Në Untergrupenbach tre të vdekur në atentat - Heilbroner Stimme 19/01/1982

Heilbroner Stimme, 19.01.1982

NË UNTERGRUPENBACH TRE TË VDEKUR NË ATENTATË

JUGOSLLAVËT  NË EKZIL TË VRARË NË VETURË


Viktimat rekomandonin një kosovë të pavarur/duke vdekur fajësoi shërbimin e fsheht 

Nga anëtari ynë i redaksisë Uwe Jacobi 

Untergrupenbach: Tre jugosllavë në ekzil humbën jetën në një atentat në untergrupenbach të rrerhit të Heilbronit në natën para se të agoj e hëna e djeshme. Pas daljes mrapa nga garazha, nga atentatorë të panjohur, në pritë janë vrarë në veturë. Tek të vrarët bëhet fjalë për dy vllezër, që jetonin me familjet e tyre në Untergrupenbach dhe një bashkvendas nga Zvicra.

Prokuroria e Heilbronit dhe enti kriminalistik i landit për motiv supozojnë prapavijë politike, për shkak se që të tre viktimat kan qenë kundër qeverisë së jugosllavisë dhe janë angazhuar për pavarësinë e krahinës së kosovës, vendlidje e tyre në jug të jugosllavisë.

Njëri nga viktimat që në fillim u dukë se i shpëtoi sulmit, për vrasjen e tij dhe për përgjegjës për sulmin ndaj tyre, fajësoi shërbimin e fsheht jugosllav “Udba”. Policia dje ftoi popullatën në ndihmë për kapjen e dorasëve.

Menjëherë pas sulmit me të shtëna që u krye rreth orës 22 15 në Habichtoelle në Untergrupenbach, dëshmitarën kanë parë dy persona, burra, duke u larguar në vrap.

Rezultatet e ndjekjes së madhe deri në mbyllje të redaksisë ishin të pa sukseshme.

Meqenëse sulmi vrasës me paramendim buron nga motivet politike, zhvillimin e hetimeve të mëtejme e merr komisioni i veçant i entiti kriminalistik të Landit.

Të dy vllezërit Isuf (36) dhe Bardhosh Gërvalla (31) të vrarë në sulmë, jetonin prej muajit gusht 1980 si azilant politik në Untergrupenbach. Bashkë me familet e tyre , nga ata u takonin njërit dy, tjetrit tre fëmijë, banonin në një shtëpi një familjare- Reihenhaus në Habichthoelle 40. Viktima e tretë ishte 28 vjeqari Kadri Zeka, reporter i radios dhe televizionit i cili sapo kishte ardhur nga zvicra natën para të dielës në ora 3 tek bashkvendasit e tij në Untergrupenbach.

Sipas njohurive të institucioneve të sigurisë të tre jugosllavët në ekzil ishin të kombësisë shqiptare, që ishin kundër situatës politike në Kosovë dhe angazhoheshin për themelimin e një republike të pavarur të Kosovës. Institucionet jugosllave i kanë fajësuar vëllezërit Gërvalla si udhëheqës të një organizate të drejtuar kundër jugosllavisë.

“Unë e jap jetën për këtë çështje !“, është shprehur më parë  Isuf Gërvalla përballë një dëshmitari. 36 vjeqari ishte gazetar, njëri ndër botuesit e gazetës së ndaluar në Jugosllavi,”Zëri i Kosovës”, e që punonte nga Untergrupenbach-u në Republikën Federale.

Vëllau i tij më i ri Bardhosh Gërvalla së fundi ishte i punësuar në “Mirëqenia e punëtorëve” në Ludwigsburg si punëtor social dhe përkujdesej për punëtorët-mysafir jugosllav dhe shqiptarë në rrethinën e Ludwigsburgut.

Për viktimën e tretë të sulmi është bërë vetëm e njohur se ishte reporter radio dhe televizioni, dhe se jetonte si azilant politik në zvicër.

Në krahinën e Kosovës në jug të Jugosllavisë është luajtur prapaskena e atentatit në Untergrupenbach, atje në vitin e kaluar disa herë kan ardhur deri trazira.

Kjo karahinë autonome mbrenda Republikës së Serbisë banohet kryesisht me shqiptarë mysliman.

Ky ”Amselfeld*”  e ndikuar nga   orientalizmi, e përkthyer në “Kosova”, i takonte më herët turqisë, më 1913 është ndarë në mes të serbisë dhe malit të zi dhe mbas formimit të jugosllavisë i mbeti e tëra serbisë.


Vllezërit Gërvalla në rrethin e ngusht konsideroheshin si fanatik të pavarësisë së krahinës së Kosovës. Sipas mendimit të  tyre ajo nuk duhet ti takoj jugosllavisë por as edhe shqipërisë  fqinje.

Në lidhje me këtë është bërë e njohur se në rrethin e gjerë Heilbron-Stuttgart jetojnë së paku 2000 banorë nga  Kosova si azilat, por edhe të tillë që jetojnë ilegalisht.

Deputeti i Landtag-ut nga CDU-ja e Heilbronit Ulrich Stechelle përsëriti dje pamjen e atentatit në Untergrupenbach dhe kërkoi “një praktikë të ashpër identifikimi kundrejt armiqëve të kushtetutës, ekstremistëve të huaj, majtistë e djathtist”.

Përmes kësaj ngjarje ai e vërteton dyshimin e vet që “Heilbroni gjithnjë e më tepër po zhvillohet në qendër potenciale në regjion të politikës së dhunshme të të huajve”.

Sipas mendimit të tij kthimi i të huajve duhet të jetë i “gatshëm për të filluar” ndaj atyre të cilët shkarravitin nëpër mure ndërtesash dhe sidomos nëse vërtetohet se janë të natyrës politike.


(përktheu xhavit selmani) 

* Amselfeld= fusha e mëllenjave

Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?