Marshim i heshtur për viktimat e vrara jugosllave - Heilbroner Stimme 25/01/1982

Heilbroner Stimme, 25.01.1982 

MARSHIM I HESHTUR PËR VIKTIMAT E VRARA JUGOSLLAVE 

Në qendrën e qytetit të Stuttgart-it 

Afërsisht 500 njerëz, sipas vlerësimit të policisë, të shtunën me një marshim në heshtje mes qendrës së qytetit të Stuttgart-it janë përkujtuar tre burrat jugosllav, të cilët të dielën e kaluar janë vrarë në Untergrupenbach afër Heilbron-i nga atentatorë deri tani të pa njohur.

Për të u sqarur deri në fund këto vrasje, nga entet gjermane, demonstruesit kërkuan me pllakate, duke mbajtur lart fotografitë e të vrarëve.

Është dashur të mirren masa kundër „Veprimeve kriminale të shërbimeve të huaja të fshehta“ që po veprojnë në Republikën Federale , thuhet në një pamflet.(isw) 

(përktheu xhavit selmani)

Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?