Mbas Atentatit akoma pa "Gjurmë të nxehta"- Heilbroner Stimme 21/01/1982
Heilbroner Stimme, 21.01.1982
LKA i merr në pyetje vejushat
MBAS ATENTATIT AKOMA PA „GJURMË TË NXEHTA“
Njëzet veta në kërkim të armës së përdorur
Në kërkim të atentatorëve nga Untergrupenbach-u, akoma nuk kanë dalë „gjurmë të nxehta“, kumtoi dje enti kriminallistik i landit.
Një komando e veçant prej 20 zyrtarve policë dje kontrolloi imtësisht zonën përball rrugës Habichtoelle, ku natën para të hënes u vranë tre jugosllav në ekzil. Janë kërkuar armët e përdorura, dy pistoleta të kalibrit 7,65 mm që ndoshta janë hudhur dikund pas sulmit nga atentatorët. Aksioni i kërkimit është ka përfunduar pa rezultate.
Nga popullësia, në ndërkohë kanë rrjedhë më shumë dëshmi. Udhëheqësi i komisionit të veqant Herman Sambeth: „Por dëshmitë vendimtare mungojnë akoma !“.
Nga LKA dje janë marrë në pyetje dy vejushat e vëllezërve Gërvalla si dhe shoqja e jetës së viktimës së tretë Kadri Zeka, e cila pasi është informuar për krimin e përgjakur ka ardhur nga St.Gallen-i në Untergrupenbach.
Për hetimet e mëtejme mendon kryeprokurori Herwig Mainx, se për tu sqaruar thelbin e ngjarjes është mjaftë e vështirë dhe nevojitet kohë e gjatë“. (Jac)
(përktheu xhavit selmani)
Kommentare
Kommentar veröffentlichen