Me Fotografi Fantome Policia në ndjekje të Atentatorëve - Heilbroner Stimme 30/01/1982

Heilbroner Stimme 30.01.1982

Atentatorët në Untergrupenbach më parë janë vërejtur 

ME FOTOGRAFI FANTOM POLICIA NË NDJEKJE TË ATENTATORËVE 

Me Citroen të çiltër CX 2000 në rrugë ? /Kërkohet: Riza Salihu 

Për të sqaruar atentatin në Untergrupenbach, në të cilën tre shqiptarë jugosallav në ekzil ranë viktimë, prokuroria e Heilbronit dhe enti kriminanlistik i Landit, dje kan shpallur ndjekje publike.

Sipas dëshmive të deritanishme janë punuar “fotografit – Fantom” të Atentatorëve të dyshuar. Në lidhje me Untegrupenbach kërkohet gjithashtu jugosllavi në ekzil Riza Salihu.           

Dyshimi  se nga gjuajtësit “profesionistë”  me pistoleta, kryesitë e atentatit kishte prapavijë politike, ekziston edhe më tej.  

Tre jugosllavët, që natën e 17 janarit në ora 22 15 në Untergrupenbach në veturën e tyre janë vrarë kan qenë veprimtarë për pavarësin e  vendlindjes së tyre shqiptare kosova në jugun e jugosllavisë. 

Për shenja që mund të sjellin deri te kapja e keqbërësve ofron një shpërblim prej 10.000 DM 

Siq u kumtua dje, shumë ditë më parë, para vrasjes në Untergrupenbach, dy burra janë vërejtur në rrethin e banimit , dyshohet se kanë përcjellë dy viktimat e mëvonshme. 

Përshkrimi i personave të dyshimt: 
         
I moshës rrth 30 vjet, i gjatë, figur të shkathët, krah-gjërë, mban kapel me rreth, Pallto ngjyrë kafe sikur e ndryshkur me fyt të mbyllur, bien në sy pantolla të kuq e të ngushtë, qizme të gjata sipër të kthyerën e lesht. 

Burri I dytë, i moshës rreth 25 vjet. Në krahasim me shoqëruesin e tij njaft i dobët, ai mban një kapelë të mbyllët me tufë sipër dhe një sako të ngjajshme me xhupin e mbyllët. 


Fotografia Fantome
Komisioni i veçant shpreson se nga dallimi i madh në mes të dy të dyshimtëve  dhe nga veshja e tyre karakteristike e që bie në sy edhe ndokush nga popullësia të ofroj ndonjë të dhënë tjetër e sidomos vendqëndrimin e personave të kërkuar. Ata ndoshta kanë lëvizur me një vetur të tipit Citroen CY 2000 

Vetura (model)
Për një motiv politik sipas LKA-së flet pamja dhe rrethanat , njëri nga viktimat, i ardhur nga zvicra Kadri Zeka, para disa muajve ishte kërcnuar për kthim në jugosllavi dhe ishte i kërcnuar me vdekje. 

Në lidhje me vrasjen në Untergrupenbach kërkohet gjithashtu edhe jugosllavi Riza Salihu, ndaj tij ekziston një urdhër arresti për delikte tjera. 

Saliu është i moshës 30 vjeqare,i gjatë 1.88 m., i dobët dhe ka flokë ngjyrë kafe të mbyllët. 


Riza Salihu
Faktet për personat e dyshuar dhe për Saliun  i merr komisioni i veçant nën numrin e telefonit .......si dhe qdo degë e policisë.

 (përktheu Xhavit Selmani)

Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?