Sot varrimi i viktimave të atentatit - Heilbroner Stimme 05/02/1982

Heilbroner Stimme, 05.02.1982

Grevë ulur e trashëgimtarëve 

SOT VARRIMI I VIKTIMAVE TË ATENTATIT 

Tre viktimat e atentatit në Untergrupenbach do të varrosen të premten e sotit në ora 14.00 në varrezat kryesore në Stuttgart-Steinhaldenfeld. Me një demonstartë të ulur para ndërtesës së komunës së Stuttgartit, familjarët e të vrarëve jugosllavë në ekzil, kërkuan që varrimi të bëhet të shtunën dhe jo të premten sipas kohës së caktuar.

            Mbas asaj që Qeveria jugosllave refuzoi bartjen e kufomave për në krahinën e Kosovës, të afërmit vendosën për në Stuttgart. Një folës sqaroi se , shpreson mbas ndryshimit të rrethanave politike, më vonë dë të lejohet bartja për në vendlindje. Për ti mundësuar shumë të afërmëve për pjesmarrje, dëshirojmë që varrimi të bëhet të shtunën, si ditë jo pune. Administrata e qytetit dha pëlqimin që varrimi të bëhet në Qytetin e Stuttgartit (jasht vendbanimit të viktimave vërejtja ime) por refuzoi që ajo të bëhet të shtunën si përjashtim i rregullave.

Varrimet në fundjavë parimisht nuk janë të lejueshme. Me pllakate dhe pamflete, vejushat e viktimave me fëmijët e tyre dhe të afërmit, shkuan para Komunës së Stuttgartit të mërkurën, për të realizuar kërkesën me ngulm për të shtunën, pas gjashtë orë demonstrimi ulur, janë shpërndarë pa sukse.

Një demonstratë sikur para dy jave, kurë gati 400 shqiptarë në qendrën e qytetit të Stuttgartit kërkuan “Liri për Kosovën”, nuk është paraparë. Megjithate pritet se do prezantojnë “disa qindra” mysafir të pikëlluar /pjesmarrës të pikëlluar.

(përktheu xhavit selmani)




Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?