Heilbroner Stimme,
06.02.1982
300 TË PIKËLLUAR TEK
VARRET E TË VRARËVE
U varrosën jugosllavët në ekzil
Nga Gerhard Viel
Ndërsa policia e Stuttgart-it ka
llogaritur se do të prezantojnë rrafsh 1000 mysafir të pikëlluar nga afër dhe
largë, përfshirë këtu edhe përfaqësuesit e shtypit, të premten në varrezat
Steinhalden u panë plot 300 burra dhe gra pas arkivoleve të tre jugosllavëve të vrarë në ekzil në
Untergrupenbach. Sipas dëshirës së shprehur të të afërmëve është hequr dorë nga
simbolet fetare; kufomat ishin të stolisura me flamuj kombëtarë shqiptarë me
një shqiponjë të zezë dy krerëshe në një fushë të kuqe.
Të papritura në 80 minutëshin, sa zgjati
ceremonia e varrimeve në anën e lindjes së kryeqytetit të landit nuk kanë ndodhur.
Mysafirët e pikëlluar, numri më i madh i tyre
kishte ardhur nga i tërë territori federal. Një autobus i vetëm kishte ardhur
nga zona industriale Ruhr. Mbasandej kan
ecur në këmbë nga Ziegelerei i epërm në Stuttgart-Bad Cannstatt deri në
varreza. Ata paraqitnin pikëllimin e tyre përmes mbizotërimit të shallave të
kuqe në fyt, disa kishin të veshur veshje kombëtare shqiptare me kapela të
bardha. Edhe foshnjat me shishe merrnin pjesë në varrimin pikëllues.
Fjalimet mortore, nga folës të
ndryshëm mbizotëronin në gjuhën e atdheut të tyre, pjesërisht edhe me
përkthime, falënderonin të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre e sidomos fqinjët
nga Untergrupenbach-u. Pastja u kalua tek historiku i vëllezërve Gërvalla,
babai i të cilëve ka humbë jetë në trazira në Kosovë në jug të jugosllavisë.
Edhe dy të vrarët, siq tha një folës, kan njohur kampet jugosllave të
përqëndrimit dhe kanë luftuar kundër padrejtësisë që popullit shqiptarë i është
bërë nga Qeveria Jugosllave. Ngjajshëm si mes Izraelit dhe Palestinezëve janë
marrëdhënjet në mes Kosovës, ku shqiptarët-jugosllavë dëshirojnë një Republikë
për vehte, sikur Mali i Zi.
Të dy azilantët Gërvalla në
Untergrupenbach janë “ vrarë në atentat. Ne këtu nuk do të mirremi me
urdhërdhënisin “, theksoi një folës para varreve. Në të njejtën kohë në një
transparencë të KPD/ML ishte për tu
lexuar “ jemi të pikëlluar për shokët tanë të vrarë nga shërbimi i fsheht”.
Folësit tek varret kritikuan kreun e Qeverisë së Landit dhe atë Federativ,
për mos marrjen e veprimeve të efekshme kundër shërbimit të fsheht
jugosllav. “Politika e Qeverisë së
Landit po i hynë në punë regjimit të Beogradit” tha një përfaqësues i KPD dhe
tërheqi vëmendjen në deklaratën e kryetarit të grupit parlamentar të Landit nga
CDU, Teufel, se në sulmin në Untergrupenbach bëhet fjalë për grindje të grupeve
të huaja ekstemiste në tokën gjermane. Këtu vrasësësit vihen në një nivel me të
vrarët.
Sipas deklaratës së avokatit të
zonjës Gërvalla, Michael Wolff, të hënën e ardhshme proçesi i hetimeve të
prokurorisë së Heilbronit do të mbyllet në vendin e ngjarjes. Patjetës shtrohet
pyetja, përkrah gjurmëve dhe kërkimit të atentatorëve a ka patur momente të
mbrojtjes së shtetit të cilat janë vënë në planë të parë. Kështu Enti
kriminalistik shikon në qëndrueshmërisë
e veprës penale të mashkujve të vrarë në një bashkim kriminalë. Fakt është
megjate, që policia në Untergrupenbach rastin e vrasjes “deri sot pa gjurmë
konkrete” e ka vërtetuar sikur edhe enti kriminalistik i landit. Ndjekja ndaj
dy burrave të moshës nga 30 deri 35 vjeç që jan parë pran banesës së të vrarëve
akoma vazhdon.
Përfaqësues të KPD/ML, në prani të
një numri të afërmve të të vrarëve , në
një konferencë shtypi kritikuan institucionet gjermane për mënyrën e veprimeve.
Kështu nuk kishte dhënën progran zyrtar ngushëllimi, as kryetari i parë i
bashkisë së Heilbron-it as nga Qeveria e Landit as edhe nga këshilli bashkiak i
Stuttgart-it në drejtimin e kryetarit të parë Rommel ska marrë hise nga fati i
jugoslavëve nga Kosova. Enti i Varrezave të kryeqytetit të Landit ka refuzuar
që varrimi të bëhet të shtunën, edhe pse në raste të veçanta ekziston mundësi
të jashtëzakonshme, atëherë shumë më tepër se 22.000 të ardhur nga Kosova
punëtorë në rajonin Federal do të kishin patur mundi pjesëmarrjeje. Edhe pjesmarrja e trupave policore ishte
shumë e madhe në varreza, megjithëse është vërtetuar mënyra paqësore e një
tubimi të tillë para një javë në Stuttgart gjatë një marshimi pikëllues. Së
fundi i prekur thellë dukej avokati i të afërmëve për ate që Enti i varrezave
më parë ka dëshiruar nënshkrimin për shkakun e shpenzimeve të varrimit.
përktheu Xhavit
Selmani
Kommentare
Kommentar veröffentlichen