Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite
të stuhishme…
Intervistoi: Kadri Gërvalla
Bota sot 09.01.2012
Intervistë, ekskluzive me
Faridin Tafallarin, bashkëveprimtar i vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe
Kadri Zeka ,me rastin e 30-vjetorit të vrasjes së tyre.
“Me rastin e 30-vjetorit të vrasjes së Vëllezërve
Gërvalla dhe Kadri Zekës, kujtimi për këta TRIMA mbetet i paharruar…”
F.TAFALLARI
I nderuar Kadri, së pari ju
falenderoj për intervistën dhe njëherit i përshëndes përzemërsisht të gjithë
lexuesit, nga të gjitha viset entike shqiptare, si dhe në mërgatë.
...Po, tashmë u bënë plot
30 vite, nga atentati i kobshëm i 17 janarit të vitit 1982, kur në
Untergruppenbach të Gjermanisë, u vranë nga dora gjakatare e UDB-së ogurzezë-,
TRE YJET E PAVDEKËSISË JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA DHE KADRI ZEKA!...Dhe,
pikërisht është kjo ndarje fizike nga TRIMAT, e cila më mundon shumë edhe sot e
kësaj dite!?...Ndaj unë, jo vetëm i kujtoj, por duhet të më besoni, se jetoj i
pandarë me kujtimet e tyre!
Për mua, ATA TRIMA, JUSUFI,
BARDHOSHI, KADRIU janë gjallë...janë të pavdekshëm!!!
Tek ATA, unë “gjeta”
IDEALIN tim, të asaj rruge të jetës sime, për të cilën isha nisur, që në rininë
time të hershme, IDEALIN e SHTRENJTË të LUFTËS për LIRI dhe ÇËSHTJES KOMBËTARE
! ...Dhe në këtë rrugë të atdhetarisë isha nisur që herët....
...Isha ushqyer që në
fëmijëri me atdhedashuri për vendin, për popullin e kombin tim, por edhe me një
urrejtje kundër okupatorit barbar serbosllav. U rrita me patriotizmin e guximin
e të parëve të mi, që kurrë nuk u tutën nga gjenocidi i egër sllavoserb, nga
torturat dhe masakrat çnjerezore të ushtruar mbi këtë popull të varfër por
fisnik e trim.. Kam qenë dëshmitar i atyre viteve, kur thundra e regjimit
titist shtypte pa mëshirë të drejtat dhë liritë e shqiptarëve në Kosovë, por
edhe në viset e tjera etnike nën ish – Jugosllavi, kur UDB-a dhe udbashët i
ndiqnin këmba këmbës, i burgosnin, i torturonin, i vrisnin dhe e zhduknin pa
nam e pa nishan rininë e vendit tim! Një ndër këta të rinj isha edhe unë, që si
i papunë dhe si i përndjekur, morra rrugën e rëndë të mërgimit, por pa harruar
kurrë Kosovën, çlirimin e atdheut, i bindur e i vendosur në idealin tim dhe i
vetëdijshëm plotësisht, që rruga drejt lirisë e çlirimit nuk ishte aspak e
lehtë, përkundrazi ishte një rrugë tepër e vështirë, me sakrifica e rreziqe të
mëdha!? Sa isha në vendlindje, fare i ri, interesohesha shumë për veprimtarët
ilegalë, të cilët vepronin në atë kohë dhe binin në kurthe të të pabesëve.
Rregullisht i dëgjoja
lajmet nëpërmes valëve të radios, duke përcjellë me shumë interes çdo hap të
tyre, në lajmet e ditës, në mbarë Kosovën dhe në viset e tjera shqiptare nën
ish-Jugosllavinë e atëhershme. Ndjeja dhëmbje të madhe, ndihesha shumë keq, kur
kapeshin , burgoseshin e torturoheshin djemtë e vajzat tona, militantë të
Ilegales, sidomos, kur këta të rinj, spiunoheshin për veprimtarinë e tyre
atdhetare, nga udbashët shqipfolësa... Por, ndjeja edhe një lloj krenarie për
popullin tim, për rininë e vëndit tim, që nuk e duronte këtë robëri...dhe
luftonte për liri, pa ju trembur armikut të egër shkja!?..Dhe kjo më jepte
forcë, të isha akoma më i vendosur në rrugën time atdhetare, i bindur se,
çlirimi do të vinte një ditë, do të agonte LIRIA edhe për Kosovën Shqiptare!
Në vendlindje merrja
literaturë nga shteti amë, Shqipëria, të cilat më frymëzonin e më bënin edhe më
atdhetar...Ndëgjoja radio Tiranën dhe radio Kukësin, të cilat, tek ne, në atë
kohë, ndëgjoheshin mjaft mirë. Kishim krijuar lidhje edhe me disa shokë nga
Shipkovica e Tetovës, ku ndër ta, si më aktivin, do të veçoja shokun tim më
besnik Tasin Qahil Vokaj, me të cilin, nëpërmes bjeshkëve të Sharrit, me shumë
lodhje e rreziqe, e kalonim ilegalisht literaturën e ardhur nga
Shqipëria.…Lidhjet me Tasinin, si veprimtarë, i kemi mbajtur si dy vëllezër,që
nga vitet 1967/68 e deri në vitin 1973.
...Këto lidhje, kurrë nuk u
ndërprenë…edhe pas ardhjes sime në Gjermani, në mars të vitit 1973. U lidhëm
përsëri me Tasinin, duke shkëmbyer materiale të ndryshme, propagandistike, siç
quheshin për kohën. Çdo gjë, që ishte dhe vinte nga Shqipëria, jua shperndanim
bashkëkombasve tanë këtu në mërgim. Kishte nga ata që i merrnin, i pranonin me
dëshirë, por kishte edhe prej atyre, që kishin frikë...Kur na i merrnin ne
kënaqeshim, duke e ditur se ajo revistë apo libër, ilegalisht do të kalonte
dorë më dorë, siç qe “Shqipëria e Re”, “Shqiptarja e Re”,”Ylli”, “Nëntori”,
“Pionieri”, “Yllkat”, romane e libra me tematikë të ndryshme…
Më vonë u lidha edhe me
shokë të tjerë. Kështu që rrethi i shokëve, që bëra sa vinte e zgjerohej. Nga
shokët kishte edhe guximtarë, që kur shkonin në vendlindje për pushime e
merrnin me vete ndonjë ekzemplar dhe i çonin në atdhe edhe pse e dinin që,
rreziku qe i madh po të kapeshin, qoftë në kufi apo në vendlindje.
...Nuk më harrohet kurrë
një udhëtim nga Gjermania, nëpërmes ish Jugosllavisë, për në vendlindje, në
Kosovë, në dhjetorin e vitit 1975, me Sefidinin, vëllaun tim të paharruar,
njëherit dhe shoku im i pandarë, trim e guximtar, i cili vdiq nga torturat
çnjerëzore, që i bënë nëpër zyrat dhe burgjet e Prizrenit, kryeudbashi Vesel
Krasniqi dhe torbeshi Asllan Skënde(rr)ri bashkë me udbashë të tjerë...
Spiunët dhe tradhtarët
kishin fotografuar demonstruesit tanë në qytetet e Perëndimit, ku në mesin e
tyre ishte dhe im vëlla!? Kështu , ai udhëtim i tij, qe fatal për të...Kur
mbrriti në vendlindje e thirrën në Supin e Prizrenit, i nxorrën foton e tij në
demonstratë...,ia morrën pasaportën e burgosën... kurrë më nuk ja kthyen
pasaportën, gjë që humbi edhe punën në Gjermani…! Kështu e pësuan dhe shumë shokë
të tjerë, si miku im Ramadan Pireci, Isah Demi nga Dardana etj…
... Atë dhjetor morëm me
vete disa dhjetëra libra dhe revista të ilustruara nga të gjithë titujt...e
mbushëm një valixhe vetëm me literaturë dhe e fshehëm në një qoshe të nxemjes
së vagonit të trenit…Vëllau dhe unë herë pas here shkonim dhe e kontrollonim
valixhen, atje tek vendi ku e kishim fshehur... Dikush na kishte vënë re dhe
kishte dyshuar për lëvizjet tona dhe kishte lajmëruar policinë!? Në një stacion
hypën policë dhe vinë drejt e te ne të dy (unë dhe vëllau). Na i kontrolluan
dokumentet në imtësi, na i hapën edhe valixhet, i kontrolluan edhe ato në
imtësi…Por ky kontroll i rreptë do të na ndiqte gjithë natën, gjatë udhëtimit
nga Zagrebi e deri në Beograd. Ne, hallin e kishim tek valixhja me literaturë
ilegale për atë kohë, se mos ndoshta do ta gjenin e do ta zbulonin…Por meqë
vagoni ishte tejet i mbushur me udhëtarë, aq sa që edhe koridoret e tij ishin
plot e përplot e me bagazhe, mendonim se, ishte e vështirë ta zbulonin në atë
grumbull të madh valixhesh. Dilnim shpesh nga kupeja dhe hidhnim një sy atje ku
i kishim vendosur dhe ktheheshim në kupe, por nuk kalonte as gjysëm ore dhe
vinte përsëri policia (milicia)... na zgjonte nga gjumi... na kontrollonin
përsëri nga e para, si valixhet dhe neve kudo, nëpër xhepa e rrobat e trupit...
Dhe ky kontroll nuk na u nda deri sa mbrritëm në Beograd. Mbasi mbrritëm në
Beograd, në mëngjes herët i morëm valixhet nga vendi ku i kishim fshehur,
zbritëm dhehypëm përsëri në trenin, që udhëtonte nëpër Serbi, për të arritur në
Kosovë, në qytetin e Prizrenit....
Në stacionin e trenit, në
Beograd, për fatin tonë, treni nuk u vonua, ai u nis shpejt, pas disa minutave.
Gjatë rrugës, nga Beogradi deri në Prizren, nuk na u bë asnjë kontroll!? Kështu
u gëzuam shumë që, arritëm me sukses të shpëtonim ne, por sidomos ato materiale
të vyera…
Këto veprime apo aksione të
guximshme udhëhiqeshin në ato kohëra të vështira, vetëm nga dëshira e madhe për
të luftuar me çdo mënyrë e mjete të mundëshme okupatorin, nga ndjenja e fortë e
atdhedashurisë për çlirimin dhe lirinë e vendit!!!,
*******
Njohja me VËLLEZËRIT
GËRVALLA, JUSUFIN E MADH dhe BARDHOSHIN, në verë të vitit 1980, qe fati më i
madh i jetës sime, për të gjetur shokët e vërtetë të luftës, shokët e IDEALIT
tim, të atij IDEALI të shenjtë, në rrugën e të cilit, tashmë kisha kohë që isha
nisur...shokët, me të cilët do të bashkoheshim, për të vepruar tash e tutje në
mënyrë të organizuar!...JUSUFI na afroi në organizatën ku Ai ishte në qendër të
saj, në “Lëvizjen Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare në
Jugosllavi”. Para betimit na njoftoi për mënyrën e organizimit dhe për
rregullat e organizatës. Unë dhe vëllau im Sefidini e bëmë betimin dhe që të dy
ndiheshim të gëzuar e krenarë...Të betoheshe para FLAMURIT KUQ E ZI, përballë
JUSUFIT të MADH ishte një gëzim i papërshkruar, sa edhe sot i kam të gjalla në
sytë e mi ato momente të paharruara! Për këto momente, për BETIMIN, për shumë
veprimtari të mia të atyre viteve që janë të lidhura ngushtë me Jusufin dhe organizatën
e Jusuf Gërvallës, kam shkruar me hollësi edhe në katër librat e mi, tashmë të
botuar ndër vite:
1- TERROR, DHIMBJE,
QËNDRESË
2- DHIMBJE KRENARE
3-ZOT TË KËSAJ TOKE,JEMI NE
4-ME TRE YJET E
PAVDEKËSISË, NË ATO VITE TË STUHISHME
Para se të shpërthenin
demonstratat në Kosovë, ne mërgimtarët, këtu në Perëndim, me Jusufin e Madh në
krye, kishim si kërkesë kombëtare që, Kosova dhe viset e tjera shqiptare në
Jugosllavi duhet të bashkoheshin me Shqipërinë Amë !
Po, ne shokët, me në krye
Jusuf Gërvallën, kemi pasur ideal dhe qëllim luftën drejt Ribashkimit të
Kosovës dhe të gjitha trojeve etnike shqiptare nën Jugosllavi me shtetin amë
Shqipërinë...Ne për këtë ideal ishim organizuar, ishim betuar së bashku me
JUSUFIN...kishim shtrënguar duart e ishim përqafuar me njëri tjetrin si shokë
të vërtetë të një IDEALI!!!
„Komiteti Vëllezërit Gërvalla“. Ky komitet u formua si
pjesë e LRSHJ apo si një organizatë. Pas vdekjes së Jusufit, Kadriut dhe
Bardhit, më 26 shkurt 1982, në Ludwigsburg u formua ne vete apo si.. ?
Z.TAFALLARI
“Komiteti Vëllezërit
Gërvalla”, u formua si pjesë e LRSHJ-së, në Ludwigsburg, më 26 shkurt të vitit
1982, pothuajse një muaj pas vrasjes së TRIMAVE, me qëllimin e lartë që, ne
shokët e Jusufit, bashkëveprimtarët e tij, të vazhdonim rrugën e nisur aty ku
na e la JUSUFI I MADH, aty, ku na e lanë TRIMAT! Jusufi, Kadriu dhe bardhoshi
kishin gjetur formulën e bashkimit të shqiptarëve…
Në prag të 30-vjetorit të
vdekjes së Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, doli në dritë edhe një libër, i
shkruar nga XHAFER DURMISHI, bashkëpuntor i Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, me
titull :”LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS”...
Sa është përfshirë,veprimtaria e këtyre TRIMAVE , në
librin e Xhafer Durmishit „Lëvizja e Jusuf Gërvallës „?
Z.TAFALLARI
Kësaj pyetje, shumë të
qëlluar, do t’i përgjigjem me shumë dëshirë edhe pse e kam thënë fjalën time në
pasthënien e këtij libri me shumë vlerë. Xhafer Durmishi ka qenë bashkëpuntor i
Jusufit dhe Bardhoshit. Pas librit të tij të parë “Lëvizja e Jusuf Gërvallës”,
Xhafer Durmishi botoi librin e dytë me titull: “Zëri i Popullit dhe Zëri i
Jusuf Gërvallës”, dhe tash librin e tretë, me titull :” Të Fala s’po na çojnë
asnjëherë”, të dy këta libra po aq me rëndësi të madhe historike sa edhe libri
i parë i tij...Vlera e madhe dhe rëndësia e këtyre tre librave të Xhafer
Durmishit, është në njohjen reale, të vërtetë dhe sa më të plotë, të figurës së
heroit të kombit, të JUSUF GËRVALLËS, cila ishte veprimtaria e tij atdhetare e
patriotike në mërgim, larg atdheut, gjegjësisht në Gjermaninë Perëndimore.
Në librat e tij :”Lëvizja e
Jusuf Gërvallës” ; “ Zëri i Popullit dhe Zëri i Jusuf Gërvallës”, Xhafer
Durmishi, me dëshirë dhe vullnet të madh ka bërë një punë serioze dhe mjaft të
kujdesëshme, një punë me shumë vlerë, shumë të saktë, të dokumentuar realisht,
të faktuar në ngjarje e ndodhi, të konkretizuara me data e fakte, pa shtuar e
sajuar asgjë... Çdo gjë në librat e tij, e ka sjellë natyrshëm, në mënyrë mjaft
korrekte, ashtu siç ka qenë realiteti i atyre viteve të stuhishme. Falë
aftësive dhe përgatitjes së tij intelektuale, duke qenë bashkëveprimtar e
bashkëluftëtar i JUSUFIT , Xhaferi ka ditur mjaft mirë të dokumentojë bukur e
realisht, për të nxjerrë në pah personalitetin e JUSUFIT, karakterin e tij, ka
ditur të qartësojë, të faktojë idetë, qëllimet, mendimet, marrëdhëniet dhe
korrespondencën e tij korrekte me shokët, që e rrethonin, me bashkëpuntorët,
bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e tij. Realisht ka shkruar pikë për pikë
mbi pikpamjet e JUSUFIT, mbi idealin e tij, si të një luftëtari të paepur dhe
të vendosur për lirinë dhe çlirimin, jo vetëm të Kosovës, por edhe të viseve të
tjera etnike nën ish – Jugosllavi, si dhe çështjen madhore, atë të BASHKIMIT
MBARËKOMBËTAR SHQIPTAR.
Në faqet e librave seriozë
të Xhaferit, nuk ka munguar guximi për të shkruar të vërtetën dhe vetëm të
vërtetën për JUSUFIN dhe LËVIZJEN e tij, gjë që shumë pseudoshkruesa i kanë
ikur kësaj të vërtete, duke mos qenë aspak të saktë në shkrimet e tyre të
pavlera!? Dhe kjo është bërë prej këtyre shpirtvegjëlve cmirëzinj me qëllimin e
mbrapshtë për të shtrëmbëruar jo vetëm historinë e LËVIZJES, por edhe idetë,
pikëpamjet dhe idealin e shenjtë të JUSUFIT . Prandaj një meritë e Xhafer
Durmishit është se, librat e tij janë përballja e së vërtetës reale të
historisë, veçanërisht e asaj historie të shkruar me gjak, e cila asesi nuk
mund të shkruhet me gënjeshtra e të pavërteta!!! Dhe kjo përballje reale e së
vërtetës, tek librat e Xhafer Durmishit, me shumë mençuri ballafaqohet
konkretisht me vetë shkrimet e tyre qëllimbrapshta!
Këta pseudoshkruesa, kurrë
nuk duhet të harrojnë se, Jusufi ka pasur shokë, bashkëveprimtarë dhe
bashkëluftëtarë të vërtetë të besës dhe të penës, dëshmitarë të asaj kohe të
stuhishme, që janë ende gjallë, si unë, Xhafer Durmishi e të tjerë, që kurrë
nuk do të lejojmë të shtrembërohet e vërteta e figurës së JUSUFIT të MADH, e
vërteta e veprës së tij të pavdekshme!!!
Në librin e tij të parë
:“Lëvizja e Jusuf Gërvallës”, Xhafer Durmishi pjesërisht e ka trajtuar edhe
dramën “MISIONI” të Sabri Hamitit, dramë personazhet e së cilës personifikojnë
JUSUFIN, BARDHIN, KADRIUN, IBRAHIM KELMENDIN, SI DHE FAMILJEN E NGUSHTË të
JUSUFIT !? Por në librin e tij të tretë : “TË FALA S’PO NA ÇOJNË ASNJËHERË”,
Xhafer Durmishi, e “zbërthen” plotësisht dramën “MISIONI”!... Në analizën e
tij, të detajuar për këtë dramë Xhaferi, si të thuash, i analizon në hollësi
dialogjet e të gjithë personazheve. Pra materialin, thelbin për ndërtimin e
ngjarjes së tij Sabri Hamiti, si autor, duket se e ka marrë nga pjestarët e
familjes së ngushtë të Jusufit, bashkëshortes, Suzanës, të birit, Premtonit dhe
të bijës, Donikës. Suzana dhe Donika, në bazë të dramës „MISIONI“, pos tjerash,
përmes fjalëve:
„...Ai ballë i rrudhur, ajo
buzëqeshje e tretur. Interes i humbur
për gitarën e vet, për
flautën time...“
mundohen që, veprën
muzikore të Jusufit ta hedhin kundër veprës politike të tij. Ato mendojnë se,
vepra muzikore e tij, për ndryshim nga vepra politike, është e paprekshme,
është ajo që e përbën qenien e vërtetë të Jusufit. Ne, bashkëluftëtarët e
Jusufit nuk shohim kundërthënie në mes veprës së tij luftarake e politike me
veprimtarinë kulturore e në fushën e muzikës, por do ta potencojmë sa herë që
të jetë e nevojshme se veprimtaria politike e luftarake është ajo për të cilën
populli shqiptar e njeh dhe e përkujton Jusuf Gërvallën. Jusuf Gërvalla është
vra si luftëtar për çlirimin e popullit shqiptar dhe jo si këngëtar. Kjo nuk do
të thotë në asnjë mënyrë se pushteti serbomadh nuk ka persekutuar edhe
këngëtar.
**************
Pra, sipas Suzanës, ne,
shokët e tij, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë i jemi bashkangjitë LËVIZJES
së JUSUFIT të MADH për të “bo veçse aheng”, meqenëse e nderuemja Suzanë, e
paska “njoft” bashkëshortin e saj vetëm si muzikant!!!???
....Po, JUSUFI i MADH ishte
muzikant e këngëtar... Por...e ndoqi këmba këmbës dhe e vrau UDB-a jooo se
ishte muzikant jooo...por se ishte mbi të gjitha luftëtar i LIRISË dhe i
ÇËSHTJES KOMBËTARE, një patriot e atdhetar i madh, një prijës vizionar, një
intelektual i mençur e i ditur, i penës dhe i pushkës, që punoi e luftoi pa
rreshtur deri sa frymoi, për atdheun e tij të robëruar, për t’i parë të lira e
të bashkuara KOSOVËN e tij dhe të gjitha trojet etnike me SHQIPËRINË AMË, që aq
shumë e deshi....Sa me dashuri e thoshte i MADHI JUSUF emrin Shqipëri…!!!
... E në këtë
“menderdramë”, akademiku ynë i “ndërruar” Sabri Sulltan Hamiti, pa fije turpi
”guxon” të shtrembërojë figurën e HEROIT, sidomos nëpërmes “gojëve” të
mllefosura të personazheve të veta. Ehhhhh!!!...Por mos të harrojë as Sulltan
Hamiti, as Suzana Gërvalla e askush tjetër se, JUSUF GËRVALLA DHE VEPRA E TIJ
KURRË NUK MUND TË TJETËRSOHET...Ai mbetet i pavdekshëm, bir i Kosovës, i
popullit dhe i mbarë SHQIPTARISË, një GUR themeltar në historinë tonë
mbarëkombëtare!!!
....Nuk dua të zgjatem më
shumë, në intevistën time, për të analizuar dramën “MISIONI” të Sabri Sulltan
Hamitit, pasi LEXUES të DASHUR, do ta gjeni të analizuar mbi 70% tek libri i
tretë i Xhafer Durmishit me titull : “TË FALA S’PO NA ÇOJNË ASNJËHER“, të
trajtuar mirë e saktë nga Xhaferi.
...Por dua të theksoj edhe
një herë fuqishëm se, libri i Xhafer Durmishit :” LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS “
është një realitet i patjetërsueshëm për atë të vërtetë të madhe se, kush ishte
JUSUF GËRVALLA, cila qe LËVIZJA dhe VEPRA e tij, çfarë ishte për JUSUFIN
atdheu, Kosova, Shqipëria, populli, kombi, lufta, liria dhe Çështja Kombëtare
etj...Dhe të gjitha këto të dokumentuara katërcipërisht, duke ju dhënë kështu
një grusht të fortë penaxhinjve rrahagjoksa e pseudopatriotë!!!
Kaluan 30-vite dhe ende vështirë për ta ditur të vërtetën
e atentatit të kobshëm, të 17 Janarit, të vitit 1982. Ju, si shok i Jusufit,
Kadriut dhe Bardhoshit, a keni dijeni se, se kush i vrau , apo ...?
Z. TAFALLARI:
Deri më sot, unë kam
shkruar katër libra, tema qëndrore e të cilëve është kryesisht veprimtaria ime
atdhetare, me TRIMAT, JUSUFIN, BARDHOSHIN, KADRIUN, dhe me shokët e mi, te
tjerë bashkëveprimtarë e bashkatdhetarë në mërgim, gjatë atyre viteve të
stuhishme, bazuar në fakte dhe dokumente, të ruajtur me fanatizëm në arkivin tim
personal. Keta libra të botuar tashmë janë pritur mirë nga lexuesi i gjërë.
Përpos librave kam publikuar shumë shkrime në faqet elektronike, kryesisht në
faqen mëse atdhetare –albaniapress.com -, ku kam “folur” qartë, hapur, duke
dhënë emra konkretë, për ata të dyshuar që, sipas mendimit dhe arsyetimit tim,
kanë urdhëruar dhe e kanë ndihmuar UDB-në, që të kryhesh kjo vrasje makabre, e
cila i solli dëme të pallogarritëshme atë kohë Lëvizjes, por edhe sot Kosovës e
mbarë SHQIPTARISË!!
...Ju kam shkruar edhe organeve
më të larta të shtetit gjerman, direkt Kancelares Angela Merkel, ku kam kerkuar
të zbulohen vrasësit... sepse ATA TRIMA, u vranë në tokën
gjermane......Megjithëse shtetarët gjermanë kanë qenë mjaft korrekt në
përgjigjet e tyre, ende nuk kemi ndonjë gjë konkrete!?
I kam shkruar edhe
Kryeministrit Thaçi... por krejt ndryshe nga korrektesa e shtetit gjerman, as
ka denjuar të më kthejë asnjë rreshtë letërpërgjigje!??... Kryeministrit Thaçi
dhe qeverisë sonë as ju ha palla për të vënë para drejtësisë vrasësit e vërtetë
të TRE YJEVE TË PAVDEKËSISË...Atyre mesa duket ju “leverdis”, që me kalimin e
kohës, t’i mbulojë pluhuri i harresës!? Por duhet ta dinë mirë se, e vërteta
vonon po nuk harron dhe se askush nuk i shpëton drejtësisë, sado e largët të
jetë gjykatësja kohë!!!
Duke lexuar dhe analizuar „Dosjen Gërvalla“, raportet në
mes Jusuf Gërvallës dhe Ibrahim Kelmendit, nuk duken edhe aq të forta, apo të
mira. Për çfarë nuk janë pajtuar ata në mes veti ?
Z.TAFALLARI:
Po është e vërtetë se,
Jusuf Gërvalla dhe Ibrahim Kelmendi, as njëherë nuk kanë pasur
marrëdhënie të mira. Jusufi e ka ndihmuar shumë Ibrahim Kelmendin, për
nxjerrjen e organit të FKP, gazetën “Bashkimi”, duke qenë i vetëdijshëm se, ajo gazetë
shpërndahej në popull dhe duhej të ishte e mirë...me nivel…JUSUFI e ka ndihmuar
Ibrahimin, deri në atë kohë, sa është informuar nga shokët se, Ibrahim Kelmendi
dhe FKP, i ka rrënjët thellë në UDB-.në jugosllave. Edhe në librin e tij
“Atentatet” Ibrahim Kelmendi ka shkruar sipas qejfit të vet, të pa vërteta,
rrena, sajesa, të cilat, pse jo, edhe sot ju shkojnë për shtat serbëve!?
Në Festën e Flamurit më 28.Nëntor të vitit 1981 në
qytezën Hüpfigheim, afër Heibronit të Gjermanisë, Jusufi mbajti një fjalim të
fortë në mbështetje të demonstratave të vitit 1981.Cili ishte roli Juaj në këtë
manifestim?
Z.TAFALLARI:
Për festën e 28 Nëntorit
1981, Bardhi më kërkoi, që të shkoja më herët për t’i ndihmuar në rregullimin e
sallës...dhe të merrja me vete edhe magnetofonin tim dhe një aparat fotografik.
Duke qenë tepër i kujdesshëm dhe i vemendshëm në detyrat që më ngarkonin
TRIMAT, të cilat i kryeja me shumë kënaqësi, edhe në këtë ditë feste fjalimin e
Jusufit dhe të Kadriut i inçizova nga origjinali në kasetofon... Dikur vonë e
kam përshkruar fjalë për fjalë, duke e dëgjuar nga magnetofoni dhe e kam
publikuar në faqen - albaniapress.com - , gjithashtu edhe në librin tim, të
botuar në janar të vitit 2010 :” ME TRE YJET E PAVDEKËSISË, NË ATO VITE TË
STUHISHME”.
Këtë fjalim të JUSUFIT, pra
të 28 Nëntorit e kanë marrë... dhe e kanë shkruar edhe të tjerë
“shkruesa-hajna”, të shoqëruar bile edhe me fotot e tubimit, të bëra nga dora
ime, ashtu siç kanë marrë mjaft të dhëna apo shkrime nga librat e mi, pa
përmendur askund “burimin”se, ku i morrën, por përkundrazi, duke i bërë si të
tyret...duke gënjyer sikur ata i kanë ditur vetë?!?
Jusufi ka kërkuar ndihmë dhe këshilla nga Shqipëria dhe
Enver Hoxha. Sa e keni pasur Ju, ndihma,këshilla… Organizata dhe vetë Jusuf
Gërvalla nga Shqipëria e Enver Hoxhës ?
Z.TAFALLARI:
Jusufi sytë i ka pasur tek
Shqipëria, dhe Enver Hoxha ka qenë udhëheqësi i Shqipërisë!. Ndaj nuk ka asnjë
dilemë që Jusufi ka komunikuar me korrespondencë drejtpërdrejt me Enver Hoxhën.
Në librat e mi, unë i kam botuar letrat e Jusufit, dërguar Enver Hoxhës dhe në
ato letra del mjaft qartë se, ai ka kërkuar ndihmën dhe mbështetjen e Enver
Hoxhës, pra dhe të shtetit të Shqipërisë amë. Të gjithë ata, të cilët kanë
vepruar nëpër organizata të tjera, nuk kanë qenë të lidhur aq ngushtë me
shtetin amë, sa ka qenë « Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve të
tjera Shqiptare në Jugosllavi »...Dhe kjo LËVIZJE kishte në krye JUSUF
GËRVALLËN!
Qëllimi i JUSUFIT ishte
çlirimi i të gjitha trojeve shqiptare nën ish- Jugosllavi nga okupatori
sllavoserb dhe Bashkimi i këtyre trojeve me Shqipërinë Amë!!!
Ata, që nuk e kanë dashur
Shqipërinë Amë kanë qenë me shkjaun... Edhe sot e për ditë po dalin disa, që
deri dje na luftonin për enverista dhe sot po na luftojnë për shqiptarista!?...
Ata majmunë, din vetëm të flasin keq për Shqipërinë, që në kohën e
ish-Jugosllavisë u bënë me “kombësi jugosllave” e tash...gjoja po ju dhimset
Kosova... e po e “duan” shumë...dhe ja sajuan “ kombin e ri kosovar”.. e ja ku
jemi katandisur... në fund të pusit!?…Por shqiptari i vërtetë, atdhe e komb i
ka të shtrenjta, kurrë nuk i ndërron, kurrë në jetë të jetëve nuk e ndërron
gjakun e tij! Shqiptari lind shqiptar dhe vdes shqiptar!
Cili është borxhi, që ka Republika e Kosovës, ndaj Tre
TRIMAVE, familjes GËRVALLA dhe familjes ZEKA ?
Z.TAFALLARI:
Heronjve dhe dëshmorëve të
atdheut ju kemi borxh të gjithë... Ne, si popull e kemi për obligim që t’i
nderojmë ata, që ranë për LIRI, të cilën po e gëzojmë sot! Kurse qeveria i ka
shumë borxh të gjithë dëshmorëve. Kur jemi tek VËLLEZËRIT GËRVALLA dhe KADRI
ZEKA të cilët u vranë në Gjermani nga dora gjakatare e UDB-së jugosllave, me
ndihmën e tradhëtisë së spiunëve shqipfolës, pa dyshim se, qeveria i ka shumë
shumë borxh!
Për familjet e TRIMAVE nuk
jam aq i informuar, se si qëndron puna e tyre, por DUA të THEKSOJ që edhe për
to duhet pasur respekt të veçantë, sidomos për ata që e meritojnë t’i nderosh e
t’i respektosh!
Nuk di se kanë bërë diçka
as nga qeveritë, as nga shteti, si ato që kaluan para shpalljes së pavarësisë
por edhe nga kjo qeveri që është sot... Shpresuam më shumë se kurrë me ardhjen
në pushtet të kësaj qeverie, nga krahu i UÇK-së, me Hashim Thaçin në krye. Por
edhe kjo qeveri u kthye në një qeveri – kukull - të ndërkombëtarëve!? Dhe në
anën tjeter, me pranimin e atyre, që ishin kundër UÇK-së, të cilët sot e kanë
pushtuar Kuvendin e Kosovës. Kemi shumë fytyra negative në atë Kuvend dhe në të
gjitha institucionet që, deri dje ishin nëpër detyra të rëndësishme në qeverinë
titiste të ish-Jugosllavisë, më von në qeverin Milloshoviqiste të cilët i
shërbyen me mish e me shpirt Serbisë!?! Qeveria e Hashim Thaçit nuk ka
kurrëfarë kontrolli në qeverisjen e saj. Pra është një mjegullnajë, e cila
është vështirë të kthjellohet.... Për çdo ditë në qeveri futen më shumë elmentë
antipopull se sa ata, që luftuan e çliruan atdheun?! Me një fjalë sot pushtetin
e kanë uzurpuar antikombëtarët... dhe ata që sakrifikuan i kanë lënë anash...
në skamje e mjerim... të fyer e të përbuzuar!? E kujt po ju bëhen këto
padrejtësi atyre, që luftuan me armë në dorë, atëhere ç’mund të presim ne për
dëshmorët e lirisë, për ata që sakrifikuan dhe dhanë gjënë më të shtrenjtë,
JETËN, për popullin dhe atdheun??!.
Tash kemi edhe Ministrinë e Diasporës së Republikës së
Kosovës. A mendoni se, kjo Ministri duhet ta themelojë Qendrën e Kulturës në
Shtuttgard, sepse pikërisht, në këtë rreth, jetuan, vepruan dhe u vranë
pabesisht Jusufi, Kadriu dhe Bardhi ?
Z.TAFALLARI:
Krijimi i Ministrisë së
Diasporës është shumë i mirëpritur për ne në diasporë, pra për të gjithë
mërgimtarët dhe mund të them që, ky qe një hap i mirë...Por më duket mua se, sa po shoh
deri më sot, kjo ministri nuk ka bërë asgjë për nevojat e shumta të bashkatdhetarëve të tyre..Dhe them se, as që do të bëjnë diçka për neve, deri
sa nuk janë fare të lidhur me diasporën!? Diaspora duhet të ketë nga këtu
përfaqësuesit e vet në përbërjen e asaj ministrie. Sepse janë ata, pra këta
përfaqësues të drejtpërsëdrejtë, që i dinë, i njohin më së miri hallet, brengat
dhe nevojat e mërgimtarëve.
Po është me vend dhe do te
duhej të themelohej një Qendër Kulturore me seli në Shtuttgart, aty ku dikur u
zhvilluan aktivitete të shumta për çështjen e çlirimit të atdheut... këtu ku
milituan dhe kontribuan Jusuf Gervalla me të vëllaun Bardhosh dhe shokun e
bashkëveprimtarin e tyre, Kadri Zekën, si dhe me veprimtarë të tjerë, të
shumtë, të Shtuttgartit me rrethinë.. Ndaj ministria, nëse vazhdon të veprojë
kështu si e ka filluar, pra e shkëputur, pa pasur atje përfaqësuesit tanë, të
propozuar dhe të zgjedhur prej nesh, mërgimtarëve, nuk mund të bëjë asgjë...në
distancë!? Kurrë nuk mund të na shërbejë personi, që vjen nga Kosova dhe nuk i
njeh hallet e mërgimtarëve. Mërgata ka mjaft kuadro të përgatitur, që i
plotësojnë të gjitha kushtet e duhura. Prandaj edhe në këtë drejtim duhet që,
patjetër qeveria ta marrë seriozisht për të dëgjuar edhe zërin tonë!!! Në
veçanti qeveria jonë duhet të shqetësohet në mënyrë urgjente për problemin e
asimilimit të fëmijve, një çështje tepër shqetësuese për mbarë Mërgatën
shqiptare.
Sa e keni respektin ju dhe shokët e tjerë të Jusufit dhe
Kadriut në mesin e bashkatdhetarëve ?
Z.TAFALLARI:
Po, së pari dua t’i
falenderoj dhe ju jam mirënjohës të gjithë atyre bashkatdhetarëve, që
sinqerisht më nderojnë dhe më respektojnë!. Dhe këtë respekt e has kudo, jo
vetëm në tubime, manifestime, ditë përkujtimore, festa kombëtare, në promovime
të librave të mi e të shokëve dhe autorëve të ndryshëm, ku unë jam prezent, por
edhe në thirrjet, ftesat e ndryshme, lajmërimet, përshëndetjet e përzemërta
edhe me anë të telefonit apo postës elektronike, gjë që më japin jo vetëm
kënaqësi por njëherit edhe forcë për të vazhduar punën time krijuese, për të
nxjerrë akoma dritë mbi veprimtarinë atdhetare të TRIMAVE dhe të shokëve të mi
të LËVIZJES, që milituam, vepruam dhe luftuam së bashku në rrugën drejt LIRISË
dhe Çështjes Mbarëkombëtare, që fatkeqësisht ende nuk është realizuar...Për
Bashkimin Kombëtar, ëndrrën e JUSUFIT të MADH, do të vazhdoj të punoj dhe
luftoj pa u lodhur dhe pa kursyer asgjë!
Thonë: “Trimi i mirë me
shokë shumë” Ndaj ndihem i lumtur kur jam në
mesin e shokëve dhe
bashkatdhetarëve të mi.
Jam krenar, që kam qenë
shok e bashkëveprimtar i afërt me VËLLEZËRIT GËRVALLA, por edhe për atë që kam
qenë shok dhe e kam njohur mirë dhe KADRI ZEKËN!
Ju jam shumë mirënjohës, së
pari Kryesisë, por edhe gjithë antarëve të Klubit “Bardhosh Gërvalla”, të cilët
më kanë ftuar për çdo përvjetor, në përkujtim të TRIMAVE, të organizuar në emër
të klubit “Bardhosh Gërvalla” me seli në Ludwigsburg, që nga krijimi i tij e
deri më sot, pra në prag të këtij 30 vjetori. Këto mbrëmje përkujtimore për TRE
YJET E PAVDEKËSISË, kanë qenë të organizuara më së miri, në salla të mëdha, me
pjesëmarrje të shumë bashkëatdhetarëve dhe ku unë janë respektuar e nderuar si
shoku e bashkëveprimtari më i afërt i VËLLEZËRVE GËRVALLA, duke ma dhënë fjalën
pa limit kohe. Prandaj, duke u nisur nga kryetari i parë i klubit e deri tek ky
që është tash, sikurse dhe antarët në përgjithësi, të cilët më kanë nderuar dhe
vazhdojnë të më nderojnë e respektojnë dëshiroj t’i përshëndes përzemërsisht në
këtë intervistë, duke ju uruar, që këta bashkatdhetarë të nderuar, por edhe
brezat që do të vinë ta vazhdojnë për vite e vite me radhë organizimin e ketyre
përkujtimeve se TRIMAT nuk vdesin kurrë, ashtu si nuk vdes kurrë vepra, fjala,
ideali i tyre për Çështjen Mbarëkombëtare, për SHQIPTARINË!!!
Dua të falenderoj edhe «
Bashkësinë Islame » dhe Shoqatën « Pavarësia » me seli në Shtuttgart, të cilët
po ashtu, më nderojnë e më respektojnë duke më thirrur për çdo tubim, që e
organizojnë....Falenderoj edhe Shoqatën « Liria » në Haidelberg, e cila i
përkujton dhe i nderon për çdo janar heronjtë e kombit Jusuf e Bardhosh
Gërvalla dhe Kadri Zekën!
E di se, jeni i merzitur në këtë 30-vjetor...pa shokët
dhe veprimtarët Tuaj më të dashur, më të afërt, apo siç i quani Ju „ME TRE YJET
E PAVDEKËSISË, NË ATO VITE TË STUHISHME…“.A keni donjë porosi për opinionin,
lexuesit dhe mërgimtarët ?
Z.TAFALLARI:
Po, e thashë që në fillim
se, pa shokët e idealit është vështirë të jetohet!... Por unë, kurrë nuk jam
nda nga ata TRE YJE TË PASHUAR…kurrë!!!
Për lexuesit e nderuar, dua
tu them se, kur është çështja që lidhet me dëshmorët e
Kombit, duhet të lexojnë
dhe të mësojnë për veprat e tyre dhe sakrificat që bënë ATA
për ATDHEUN, POPULLIN,
LIRINË ! Nuk ka gjë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë se, të luftosh dhe të
sakrifikosh për popull e atdhe, për liri e pavarësi. Pra dua tu them se, nuk do
të thotë se, ata që luftuan dhe sakrifikuan duhet të bien të gjithë në fushën e
nderit, jo, por, që edhe ata, të cilët luftuan e janë gjallë duhen nderuar dhe
respektuar për veprimtarinë e tyre atdhetare e patriotike! Dhe në radhë të parë
janë dëshmorët veteranët dhe familjet e tyre. Po nuk i vlerësuam ata, që
luftuan dhe ranë dëshmorë, ata, të cilët e vaditën tokën mëmë me gjakun e tyre,
ata, që na e sollën lirinë nuk mund të jemi kurrë një popull i respektuar!
Kommentare
Kommentar veröffentlichen