Faridin Tafallari
TI I DI
DORËVRASËSIT E JUSUF GËRVALLËS!!! TREGOI PRA O HYSEN GEGA...!!!
QË NGA MOMENTI I
VRASJES SË TRE YJEVE TË PASHUAR, JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLA E KADRI ZEKA, NË
ATË 17 JANAR OGURZI TË VITIT 1982, E DERI MË SOT, PRA PËR 32 VITE RRESHT, U THA
E ÇFARË NUK U THA, U SHKRUA E ÇFARË NUK U SHKRUA PËR KËTË VRASJE, ME E PA
ARGUMENTE... DISA SHKRUAN ME QËLLIME DJALLEZORE E DISA IA FUTËN KOT SA PËR TË
THËNË DIÇKA, BASH ASHTU SIÇ THUHET NË POPULL SE, NJË BUDALLË E HEDH NJË GUR NË
LUM E NJËQIND TË MENÇUR NUK E NXJERRIN DOT!!!... DHE DËRI NË DITËT E SOTME ASGJË
KONKRETE NUK KA DALË NË DRITË PËR VRASËSIT E VËRTETË TË TRE TRIMAVE!!!
NUK KA ASNJË DYSHIM
SE, ATË KRIM E BËRI UDB-a, POR CILI ISHTE AI, APO CILËT ISHIN ATA, SPIUNËT
UDBASHË SHQIPFOLËS, QË NDIHMUAN NË KËTË KRIM TË RËNDË, QË DO T’I KUSHTONTE
SHTRENJTË JO VËTËM KOSOVËS POR DHE MBARË KOMBIT SHQIPTAR?!?
...DHE ËSHTË PËR TU
HABIT SE, ATA, QË ISHIN PRANË TYRE (VETËM DY NET PARA SE TË VRITESHIN TRIMAT) E
DINË MË MIRË SE, SI KANË RRJEDHUR NGJARJET E ASAJ VRASJE!? POR, AMA, ATA KURRË
DHE ASNJËHERË NUK U PYETËN NGA ASKUSH!?..DHE SOT ËSHTË FJALA PËR ORGANET E
DREJTËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS…!?
E pra, tash e 32
vite vetëm fjalë, fjalë pa krye e pa fund për këtë vrasje, e cila ju morri
jetën TRE BIJVE TË KOSOVËS, TRE YJEVE të KOMBIT SHQIPTAR...Dhe më e bukura, i
tjerrin fjalët kot së koti tamam si ato plakat, kur nuk mund të bëjnë punë të
tjera veç të tjerrin lesh!? Kështu po ndodh edhe sa here që, Ibrahim Kelmendi e
hedh një rrenë për vrasjen e tre shokëve të “tij” Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe
Kadri Zeka!? Ibrahimi e di më së miri realitetin e kësaj çështje, por ja që nuk
e ka thënë akoma të vërtetën!? Ai e di dhe e njeh mirë edhe informatorin... por
ama i njeh edhe vrasësit!?...
Po sa Ibrahimat po
kakarisin sot vend e pa vend, me rrena e shpifje të paskrupullta...dhe ne
kështu po merremi me vetëveten, me akuza, shpifje, kundërakuza, thënie e
kundërthënie. Të përçarë e të ndarë nëpër gjashtë shtete e mbi dyqind parti, jo
vetëm jemi duke mos bërë asnjë hap përpara drejt bashkimit e të bashkuar të
ecim për qëllimin tonë final, atë të RIBASHKIMIT MBARËKOMBËTAR, por po jetojmë
së bashku me spiunët e tradhëtarët shqipëfolës! Janë ata, që na spiunuan, ata
që na tradhëtuan, ata, që na vranë pas shpine shokët tanë të idealit... dhe ne
i mbyllëm e po vazhdojmë t’i mbyllim sytë e veshët, para këtij realiteti shumë
të hidhur e shumë të rrezikshëm!!!
Çështja është këtu
se, tolerimi ynë, që po ua bëjmë spiunëve e tradhëtarëve udbashë, shqipfolës,
na ka kushtuar shumë shtrejtë, por dhe po na kushton edhe sot e kësaj dite!?
Dhe të tilla raste
kemi shumë, por unë do të marrë shembullin e hidhur të ish bashkëveprimtarit
tim të dikurshëm,të nderuar, njëherit dhe ish-shoku im i ngushtë Hysen Gega, i
cili edhe më dha shtysë të shkruaj, në bazë të shkrimit të tij, të botuar, më 26
janar 2014, në portalin e njohur “pashtriku.org”!?
Në atë shkrim të
Hysen Gegës, bëhet fjalë për një periudhë kohore, të para 32 viteve dhe ai,
akoma vazhdon të hesht, për shumëçka, që di?!!, a duhet të presim edhe 32 vite
të tjera për ta thënë të vërtetën?! Hyseni e di mirë se, për rënjen e tij në
burg, ishte i tradhëtuar, pikërisht nga Ibrahim Kelmendi, i cili e dërgojë në
Kosovë me detyrën e atentatorit!?! Ibrahimi e dërgoj Hysenin bashkë me
superspiunin-kriminelin e Udbë-s fashiste të ish-Jugosllavisë, me atë të
pabesin, shërbëtorin, bythëlëpirësin e shkijeve dhe të shkinave, Sadik Blakajn,
nga Istogu (Burimi) i Pejës!?
Hyseni po hesht,
por ngjarjet tragjike që ndodhën një pas një dhe për të cilat ai i di mjaft
mirë, kanë qenë dhe janë humbje të mëdha për mbarë shqiptarinë!? Dhe Hyseni a
thua nuk e kupton këtë, apo po bëhet ashtu, sikur nuk e kupton!?!
Pra pas rënjes së
tij në burg, pos vetëvetes, ai rrezikoi edhe shumë shokë, të cilëve ju morri
adresat, para se të nisej për misionin e tij, kinse për tu strehuar deri sa do
t’i kryente atentatet (që nuk i kreu kurrë), të cilat i kishte të shënuara,
duke filluar nga Mahmut Bakalli, Dushan Ristiçi dhe shumë Mahmuta e Dushana të
tjerë!
Por gjëma më e
madhe, që tronditi mbarë shqiptarinë, ndodhi me vrasjen e shokëve tanë të
idealit të shtrenjtë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, pikërisht mbas
dymbëdhjetë muajve e shtatëmbëdhjetë ditëve, të rënies së Hysenit në burg!?!...
Dhe pas lirimit nga
burgu, Hyseni,nuk u bë burrë që, qoftë edhe një here të vetme të interesohej
se, si ndodhi gjithë ajo tragjedi tronditëse, vrasje e trefishtë e shokëve të
tij të idealit, në tokën gjermane, gjë që nuk mbahej në mend të kishte ndodhur
ndonjëherë!?
Hysen Gega, në
gusht të 1990-tës, erdhi për të rregulluar dokumentet e tij, në Esslingen, në
firmën “Nokia”, në të cilën kishte punuar, sa kishte qenë në Gjermani, para se
të burgosej.
Por dhe në takimin
tim me të, mbeta disi i habitur se, ai nuk hyri fare në bisedë, për të gjitha
ato që kishin ngjarë, a thua të mos kishte ndodhur asgjë!?...Dhe tregohej aq i
largët me mua, sikur po shiheshim për herë të parë!?? Ndërsa për mua ngjarjet e
ndodhura ishin me shumë interes dhe disa herë tentova të hy në këto biseda, por
ishte e kotë!? Ai u bë sikur t’i kishte ndodhur dikujt tjetër dhe jo atij
(neve)!?!
Ardhja e Hysenit,
pas dhjetë viteve, më gëzoi vërtetë se, kishim një dekadë, që nuk ishim parë,
më kishte marrë malli, ai në burg e unë në mërgim, aq më shumë, për ta parë si
shokun, bashkëveprimtarin tim, dikur shumë i nderuar dhe i besuar për mua…
Për Hysenin,
sinqerisht, ruaja një respekt edhe pse ai i kishte bërë disa veprime jo të
mira, por aq edhe të pabesuara para shkuarjes së tij në Kosovë, duke bërë disa
muhabete fshehurazi me Dem Demën, Sadik Blakajn e Ibrahim Kelmendin, nëpër
guzhina e nëpër do qoshe të errta...!?
Gabimin më të madh
e bëri që, pranoi të shkonte në Kosovë me kryekriminelin e Udbë-s jugosllave
shqipfolësin Sadik Blakaj... dhe aq më tepër shkoi pa u konsultuar me Jusufin,
gjoja me pretekstin, sipas tij, se, Jusufi nuk ishte për atentate?!?
Por mesa ndodhi, ai
e kishte pasur parasysh se, çdo gjë mund t’i ndodhte, sepse u nis me një spiun
dhe tradhëtar të njohur!? Dhe, kur unë i thashë, me plotë gojën se, përse po
shkon me këtë njeri të pabesë, ai mu përgjigj se, do të behem kurban i Jusufit
dhe i Ibrahimit!!! E përse kurban i tyre??!...
Unë me shumë të
drejtë, bile me forcë i them Hysenit se ti u bëre kurban i Ibrahimit, sepse nuk
ke pasur asnjë arsye të bëheshe kurban i tij se, për atë asnjëherë nuk u zu në
gojë emëri i tij, që ai paska qenë i ndjekur nga UDB-A!!?
Për Jusufin e Madh
po, që ishte në shënjestër të UDB-së, për Të vinin porositë, që të ketë kujdes
se, Udb-a ka përgatitur spiunët dhe po punon për vrasjen e Jusufit!? Dhe ndodhi
ajo, gjëma, tragjedia!!! U vra JUSUF GËRVALLA!!! U VRANË TRE YJET E
PAVDEKËSISË!!!...
Po çfarë kurbani u
bëre ti o Hysen, për Jusufin??! Jusufin e vratë pas një viti nga rënja jote në
burg??! Jusufi me Bardhoshin dhe shokun e tij Kadri Zeka u vranë para derës së
shtëpisë... Kurse ti u sorollate nja 10 ditë, nëpër Prishtinë, duke luajtur
rolin e një “artisti”, si budall, i maskuar edhe si lyps, deri sa i harxhove
ato marka, që t’i dhashë e që t’i morri Sadiku e ti mbete me koqe në dorë!?
Sepse Sadiku të la në rrugë si qyqar, për të të kapur milicija, gjë që ashtu
ndodhi!? Dhe kur ti shkove në shtëpi, akoma pa u përshëndetur me familjen
tënde, pa u gdhirë, në mëngjesin e 1 janarit 1981, u gjete i rrethuar nga turma
të milicisë serbosllave!?...Duarlidhur, duke të shtyrë, si të çmendur, (mu si
udbashët e ish-Jugosllavisë, shokët e Ibrahimit) të dërguan drejt e në burgun e
Prizrenit. Por edhe pse bërtisje me zë të lartë, duke sharrë regjimin e Tito
shkjaut, me britmat e tua vetëm sa e kishe zgjuar lagjen tënde nga gjumi, në
mëngjesin e vitit të Ri 1981!!!
Hyseni, me një fjalë,
ju shkoi si cjapi te kasapi... !!!Si e thashë më lart, ai kishte dhe shumë
adresa të shokëve me vete dhe të gjitha këto adresa ranë në dorë të milicisë, e
të gjithë shokët tashmë, hynë në listën e të ndjekurëve të rrezikshëm për
Udb-ën...!!!
Jahir Jahiri,kishte
shkuar në shtëpi, në Kosovë, për pushimin dimëror. Hyseni dhe Sadiku me
Nysretin, të dashurën e udbashit Sadik Blakaj, i shkuan në shtëpi Jahirit, në
fshatin Slivovë, në orët e vona, pas mesnate... dhe kur hyri Hyseni u
prezantua, duke e gënjyer se, Sadikun e kishte dhëndërr, kurse “Dianën” vajzë
“teze”!?! Pas rënjes së Hysenit në burg, Sadik krimineli përsëri shkon te
Jahiri dhe i kërkon edhe 1000 marka dhe një revole Jahirit!? Por Jahiri i thotë
se, nuk kam më se, herën e parë u kishte dhënë 1000 marka dhe një revole,
prandaj nuk kam më tjetër...Jahiri e pyet Sadikun se, çfarë u bë me atë revole,
që ia dhashë Hysenit!? Sadik qeni i përgjigjet se,” aaa, plumbat kishin qenë të
lagur dhe nuk i bënë punë, nuk i krisën”, duke e përqesh Hysenin...
Prandaj lind një
pikëpyetje e madhe për Hysenin!? Përse ky asnjëherë nuk i tregojë këto, që
ndodhën nga nisma e tij, bile edhe shumë të tjera, që ai i di?! Ky, Hyseni, jo
vetëm që nuk i ka treguar, por as që i ka përmendur ndonjëherë, dhe as që e zë
në gojë atë njeri, që e dërgojë në Kosovë, gjoja për të kryer atentate!?!
Dhe këtu është
fjala për Ibrahim Kelmendin, kur dihet fare mirë se, ky ishte ai, i fundit, që
i përcolli dhe u nda i fundit nga Hyseni dhe Sadiku?!?
Ibrahimi e përcolli
Hysenin me një kriminel të Udb-ës, Sadik Blakajn dhe me të ndjerin, bacën
Ramadan, babai i Nami Ramadanit. Baca Ramadan dhe Namiu e pranuan me respekt
Sadikun, së bashku me një lavire, duke e futur në familjen e tyre, duke menduar
se, është atdhetar!? Kështu që me besim të plotë ndaj Sadik udbashit e strehuan
me gjithë kurvën Diana, madje duke e gënjyer të zotin e shtëpisë se, ajo
shkinë, Diana, ishte gruaja e tij!? Dhe këtë peshqesh Nami Ramadanit ia bëri
Hysen Gega!?
...Për në
vendlindje, Hyseni, u nis bashkë me Sadikun e Nysretin, po dhe me bacën
Ramadan, me makinën e tij të mbushur plotë e përplotë me Statutin e “Frontit të
Kuq Popullor”, organ, të cilin e kishte nxjerrë Jusufi në vitin 1980, në kohën
kur nuk e dinte se Fronti i Kuq është krijesë e UDB-së. Është burgosja e Hysen
Gegës që i jep Jusufit baza të mjaftueshme dyshimi se pas Frontit të Kuq
qëndron vetë UDB-ja.
UDB-a, nëpër mes
Ibrahimit, si dora e tyre e djathtë, me “Frontin e Kuq Popullor” përgatiste
terrenin, për t’i futur në kurth patriotët dhe atdhetarët, gjë, që për këtë
prejardhje të “Frontit Kuq Popullor”, e pranon dhe e ka shkruar vetë kryetari
“Frontit të Kuq Popullor” Ibrahim Kelmendi, se ishte pjellë dhe prodhim i
UDB-ës, në librin e tij “Atentatet”!!!
UDB-ja si
bashkëthemeluese dhe emërtuese e Frontit të Kuq
Ibrahim Kelmendi:
”Më vonë vendosëm për organizim legal, me bashkatdhetarë të tjerë, duke
anashkaluar Xhavitin, meqë për te krijova përshtypje se ishte informator i
UDB-së, i urdhëruar për t’u anëtarësuar në PKGj/M-L, që të informonte për veprimtarinë
e kësaj partie komuniste sigurimet e fshehta jugosllave dhe gjermane. Kurse për
Proletarin formova përshtypjen se ishte një dogmat primitiv.”(Atentatet,
Prishtinë 2007, faqe 40)
Xhahili (Xhaviti),
informatori i UDB-së propozon emërtimin "Fronti i Kuq"
Ibrahim Kelmendi:
"Xhahili propozoi ta emërtonim ’Fronti i Kuq’, duke arsyetuar se duhet të
ndjekim shembullin e organizatave çlirimtare “Brigada Rosa”, “Rote Army
Fraktion”, etj. Proletari propozonte ta quanim “Partia Komuniste e Kosovës
/Marksiste-Leniniste”, duke arsyetuar se vetëm komunistët mund të bëjnë
revolucion të vërtetë proletar. ...Me këtë demagogji të Proletarit, ata dolën
fitues, sado që edhe unë avullnetshëm u dakordova me propozimin e tyre. Edhe tani mendoj se emri që kemi miratuar është tepër
bombastik e provokues.” (Atentatet, Prishtinë 2007, f.41-42)
Jusuf Gërvalla:
"Sa për organizatën e bashkuar rreth organit ”Bashkimi”, më duket se pak
dobi mund të kemi nga iniciativa për bashkim e bashkëpunim me ta. Së paku përsa
shihet te udhëheqësi i kësaj organizate në botën e jashtme, nuk ekziston
përshtypja për organizim të mirëfillte dhe as për ndonjë organizatë të fuqishme
numerikisht. Megjithatë, po ta shihni ju të arsyeshme, ndoshta do të mund të
realizohej mundësia që shokëve të Lëvizjes në Kosovë t’u jepet lidhja me
përfaqësuesin e “Bashkimit” në Kosovë. Megjithëqë, për sa kam mundur të marr
vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet
një njeri i dyshimtë, njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në
Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të
“Bashkimit”, të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e
tij të këtushëm i kam ndërprerë. Këshilla për ndërprerjen e marrëdhënieve me të
kam pasur edhe nga ana e diplomatëve shqiptarë në Vjenë." (Letër Sabri
Novosellës, 13 maj 1981. E botuar për herë të parë në librin e Faridin
Tafallarit, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË NË ATO VITE TË STUHISHME, Tiranë 2010,
faqe 261-266)
Burgosja e Hysen
Gegës e bënë Jusufin që t'i ndërprej të gjitha marrëdhëniet me Ibrahim
Kelmendin, që faktikisht ishte edhe fundi i Frontit të Kuq. E vetmja ekzistencë
e Frontit të Kuq pas dhjetorit 1980-janarit 1981, ka qenë në reklamën që kësaj
krijese të vetë ia ka bërë UDB-ja.
Po e pyes Hysenin
se, pas vdekjes së babait të Namiut bacës Ramadan, a i ka bërë së paku një
telefon për ngushëllim për vdekjen e bacës Ramadan?! Sepse edhe ai, baca
Ramadan, u kap në një makinë së bashku me Hysenin dhe Sadik Qenin, sepse edhe
ai i vuajti torturat e tmerrëshme të UDB-ës dhe u dënua me burg!!!
Edhe Ibrahimi i dha
disa adresa Hysenit, për tu strehuar në Kosovë, dhe kur Hyseni kishte ditë që
ndodhej në Kosovë e duhej të strehohej në ato vende, përsëri Ibrahimi e
rekomandonte me telefon nga Gjermania se, ku duhej të strehohej!? Në këto
biseda telefonike, nga kabinat, ndodhesha edhe unë brenda në kabinë, sepse
jashtë bënte ftohtë dhe e dëgjoja mirë zërin e Hysenit nga recepsioni, që fliste
me Ibrahimin. Hyseni i thoshte se, në ato vende, ku ti m’i ke dhënë adresat,ata
nuk na pranojnë kur po marrin vesh se, jam me Sadik Blakajn?!!...
Për të vrarë Jusuf
Gërvallën, UDB-a titiste kishte ngritur dhe përgatitur tërë aparatin shtetëror
kriminalistik dhe spiunët e udbashët më të sprovuar, për ta ndjekur e për t’i
informuar se, ku ndodhej Jusuf Gërvalla!!! Pra ai ishte rregullisht në
përcjellje nga spiunët dhe tradhëtarët...
... Kështu që,
filluan të vinë informatat edhe nga Kosova se,Jusuf Gërvalla ishte në
shënjestër të UDB-s!!!... Jusufi banonte bashkë me vëllanë, Bardhoshin, si edhe
me familjet e tyre, në rrugën Habithtohestr.40, në Untergrupenbach...
...Jusufi ishte në
dijeni, të asaj, që pregatitej kundra tij!? Ai më kishte treguar edhe mua se,
te Ibrahim Kelmendi, kishte dyshime dhe këto dyshime m’i tha në një takim, duke
më treguar disa nga dyshimet e tij dhe duke më thënë se, i kam thënë Ibrahim
qenit, që mos të më afrohet te banesa ime, më shumë se 50 metra…!!! Po të
njëjtin dyshim, për Ibrahim Kelmendin, ka pasë edhe Bardhoshi, vëllai i
Jusufit,i cili e ka pyetur Nami Ramadanin se, a kishte besim tek Ibrahimi?!
Namiu i është përgjigj se, po kishte besim, ndërsa Bardhoshi i është
kundërpërgjigjë se, nuk kishte BESIM TEK IBRAHIMI, “ne nuk I besojmë
atij”...!!!
Jusufi ishte
guximtar, ishte aq trim, sa që edhe pse dyshonte, nuk e ndali asnjëherë
veprimtarinë e tij! Nuk u ndal as nga të gjitha ato porosi, që i vinin nga
brenda nga miq e dashamirës, duke e porositur që, të ketë kujdes se, Udb-a i ka
lëshur spiunët për vrasjen e tij! Porositë vinin nga njerëzit e besuar, siç
ishte vëllau im, i ndjerë, Sefidini, i posa dalur nga burgu i Prizrenit, burg,
që e mbajti se, ishte marrë me veprimtari “armiqësore”!? Kështu shkuam bashkë
me Sefidinin në Untergruppenbach, ku vëllau ja dha direkt, gojarisht Jusufit,
porosinë, që UDB-a po përgatit vrasjen e tij!!! Herën tjetër kemi shkuar edhe
me Isah Demin, i cili ishte porositur nga vetë Heroi Metush Krasniqi, duke e
porositur që, të ketë kujdes Jusufi se, UDB-a ka përgatitur njerëz për vrasjen
e tij!!! Për të dy këto porosi, kemi shkuar bashkë se, kështu e kishte
porositur Metushi që, vetë Isahi personalisht, të shkojë dhe të ia çojë
porosinë Jusufit... dhe ashtu u bë. Shkuam bashkë dhe ia thamë Jusufit
personalisht, në banesën e tij në Untergruppenbach.
As këto porosi nuk
e ndalën se, ai TRIM e dinte shumë mire që, kishte dalë në ballë të Lëvizjes
Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi!!!
Pra ai e dinte se, ishte në ballë të Çlirimtarëve Revolucionarë dhe që ishte në
rrugën e drejtë dhe të duhur, me plot rreziqe e të papritura, të cilat i kishte
marrë parasysh, pa ju trembur syri, sepse e dinte fare mire se, vetëm kjo rrugë
do ta çonte atdheun e tij drejt çlirimit!!!
Jusufi e ka ditur,
sepse edhe e kemi biseduar që,“...në se UDB-a titiste vendos për të të
likuiduar, ajo këtë e kryen, prandaj ne jemi betuar, të ecim përpara drejt
qëllimit tonë, drejt idealit të shejtë, drejt çlirimit dhe RIBASHKIMIT të
trojeve tona të okupuara...!!! Jemi betuar O Liri O Vdekje!”
Jusufi e ka dashur
popullin dhe Kosovën e tij të çliruar dhe të bashkuar me shtetin amë Shqipërinë
dhe për këtë punoi dhe luftoi natë e ditë, deri sa dora gjakatare e UDB-së e
ndau me pabesi nga kjo jetë...!!!
Por duhet theksuar
se, ai tradhëtar, që ia bëri me dije armikut dhe i lajmëroi se, ata TRIMA
gjendeshin bashkë dhe se ku ndodheshin... ai padyshim ishte udbashë
shqipfolës!?...Dhe atë me sigurinë më të madhe e di mirë dhe e njeh Ibrahim
Kelmendi!!!
Këtu s’ka dyshim,
që Ibrahimi e di se, cili ishte spiuni!? Por këtë padyshim e ka ditur edhe Dem
Demaj me Sadik Blakajn!? Pra për dorëvrasësit, duhet të deklarohen Hysen Gegaj,
Dem Demaj dhe krimineli i specializuar nëpër shkollat e UDB-së titistofashiste
jugosllave Sadik Blakaj!!!
Po e përsëris se,
UDB-a e ka përgatitur vrasjen e TRE TRIMAVE dhe për këtë organizim tërë llumin
shpirtzi e ka vënë në ndjekje, veçanërisht, për ekzekutimin e JUSUFIT!!!
Por ata, që
ndihmuan, që e pregatitën këtë vrasje, pa pikë dyshimi ishin shqipfolës, të
cilët e kanë njohur e studiuar vendin mirë e mirë se, si mund të realizohej
vrasja e TRE YJEVE!!!
E theksoj përsëri
se, ai, që i di organizatorët e vrasjes dhe vrasësit është Ibrahim Kelmendi, ai
i di edhe shokët e vet dhe më saktë se, cilët ishin ata dorëvrasës!!! Sepse
rrënjët e UDB-s e kanë pasur jashtë informatorin më të besuar!?
Edhe unë jam njëri
nga dëshmitarët e drejtpërsëdrejtë i atyre viteve, ku deri në momentin e
pakpara vrasjes ishim bashkë me dëshmorët, shokët tanë. E them me bindje të
plotë se, dyshoj që, në planet e përgatitura për likuidimin e JUSUFIT TË MADH,
kanë qenë Ibrahim Kelmendi, Dem Demaj dhe Sadik Blakaj!!!
Jam i
drejtpërdrejtë për ngjarjet e atyre viteve e jo si disa që, dalin e flasin pa
pasur asnjë lidhje dhe as argumente, sa nuk e di kujt i shërbejnë dhe kujt
mundohen me i tregu fantazira!!!Të tillë ka disa, por unë do ta përmend njërin,
që është miku i ngushtë i Ibrahim Kelmendit dhe ai është Bedri Islami, për të
cilin kam pasur respekt, por tash ky po më habit shumë se, nuk po ka respekt
për të vërtetat e Jusuf Gërvallës... dhe vetëm po merret me gënjeshtrat e
Ibrahim Kelmendit!?!
Nisur nga shkrimet
e tij, si nëpër libra apo edhe shkrimet e publikuara në portale të ndryshme,
kam vë re se, ai i tejkalon gënjeshrat dhe s’ka të ndalur për këto!?.. Ndaj
duhet thënë atij, ti Bedri, kur nuk je i sigurtë, mos u merr me ato gjëra pa
fakte e argumenta, që nuk i di të sakta e reale se,...nëse i dije, pse jo...!
Jam më se i bindur se, ky futet në këto punë, pa menduar se, Jusuf Gërvalla,
ishte i rrethuar me shokë të vërtetë, të fjalës e të besës, me bashkëveprimtarë
besnikë, si LISI me degët e tij!!! Nuk e ka pasur shok Ibrahim Kelmendin
JUSUFI, por ka pasur shokë të tjerë!? Bedriu na është bërë advokati mbrojtës i
Ibrahimit! Ibrahimi di më mirë të mbrohet, se vet Bedri Islami!
Bedriu vetëm mund
të flasë për atë, që kur ai e njeh Ibrahim Kelmendin, dhe asgjë për shokët e
vrarë...!
Kur është në pyetje
Jusuf Gërvalla, figura dhe vepra e tij e pavdekëshme, unë asesi nuk mund të
toleroj, sepse jam dëshmitari më i afërt e i drejtëpërdrejtë i asaj kohe dhe i
atyre ngjarjeve famëkeqe!!! Askush
nuk mundet me i ditë rrjedhat e planeve, për ato vite, sesi dhe kush i bëri…!!!
Nuk njoh askënd e sidomos ata, që mundohen me çdo kusht të hynë aty, ku nuk e
kanë vendin dhe të tregojnë, se si na paskan qenë marrëdhëniet në mes të
drejtuesëve të grupeve ilegale në perëndim, dhe si paskan rrjedhur ato. Nuk
kanë pse futen vetëm me shkrimet apo gënjeshtrat e Ibrahim Kelmendit, përndryshe
edhe ata janë GËNJESHTAR, me qëllim të mbrapshtë e të ulët!!!
Jusuf Gërvalla,
kurrë nuk e ka pranuar si shok të mirë Ibrahim Kelmendin!? Jusufi, i ka thënë
personalisht vetë Ibrahim Kelmendit, nëpër mes letrave, që ia dërgon Sabri
Novosellës, por edhe shokëve se, si kanë qenë punët (marrëveshjet) në mes të
Jusufit dhe Ibrahimit, në mes Jusufit dhe Kadri Zekës, ndaj s’ka përse me i fut
hundët askush, në këto gjëra, që nuk ju takojnë aspak, deri sa ka fakte dhe
dëshmi konkrete nga vetë dora e Jusufit po se po, por edhe nga shokët e tyre që
janë ende gjallë, pra nga DËSHMITARËT E GJALLË TË ASAJ KOHE!!!
Fjalët e Jusufit
janë të gjalla, të sakta dhe shumë të vërteta!!! JUSUFI I MADH la pas edhe
shokë të tjerë, besnikë të betuar të tij, siç ishte Remzi Ademi, hero i
popullit, vëllezërit Sefidin e Faridin Tafallari, Xhafer Durmishi, njëri nga
bashkëpunëtorët më të ngushtë, sidomos në shkrimet e shtypit ilegal të asaj
kohe... Nami Ramadanin, Murat Kryeziun, Isah Demin, Naim Haradinaj, Haxhi
Berishën, Shaban e Ismet Klaiqin, Mejdi Rexhën, Shaban Bobaj etj. Xhafer
Durmishin, kur e kam takuar për herë të pare, ishte së bashku me Jusufin e
Bardhoshin, dhe Bardhoshi i paharruar, duke ma prezantuar Xhaferin më thotë se,
ky është shoku ynë Xhafer Durmishi... por ne do t’i thërrasim me pseudonimin
“Skënder”!E kemi kuadër të fortë dhe shok të mirë dhe të besuar!
Shokët që i
përmenda më lart, Jusufi i kishte shokët më të afërt, deri në momentet më të
fundit të jetës së tij, të cilët e vazhduan veprimtarinë aty ka na e la
Jusufi... Prandaj nuk ka nevojë Bedriu dhe as të tjerët të ndërhynë aty, ku nuk
i dinë punët!? Në atë kohë Bedriu ishte larg e besa edhe të tjerët, që as në
ëndërra nuk i ka parë!?! Dhe ç’është më e keqja ai bazohet tek njeriu, mbi të
cilin më së shumti ka dyshuar edhe vetë Jusufi?!..Bedriu, për çdo gjë, që e
dëgjon i nxjerr në shkrimet e tij, që nuk kanë as fillim e as mbarim... shkrime
që nuk kanë asgjë të vërtetë!!!
Pra, të mbulojnë
apo të shtrembërojnë...të shkruajnë me rrena e trillime të vërtetat e t’i thonë
ashtu si ua do qejfi, apo më mirë të them t’i fshehin të vërtetat, për të
humbur gjurmët e tradhëtisë e të tradhëtarëve, jo vetëm që nuk durohet, por as
që lejohet!!! Për mua, DËSHMITARIN E GJALLË, të atyre viteve të stuhishme, as
njëri e as tjetri, si Ibrahimi dhe Bedriu, nuk e thonë realitetin dhe të
vërtetën, për veprimtarinë e të MADHIT JUSUF GËRVALLA!!!
Unë, si shok dhe
bashkëveprimtar besnik i JUSUF GËRVALLES, kursesi nuk lejoj gënjeshtra të
tilla, qoftë të Bedriut apo të Ibrahimit, por ama as të askujt tjetër, gjë që e
kam theksuar mëse një herë në shkrimet dhe librat e mi, të botuar tashmë!!! E
kam thënë dhe po e përsëris se, të vërtetat për të MADHIN JUSUF i ka thënë
Kadri Rexha dhe Xhafer Durmishi, ku Xhaferi i ka shkruar të vërtetat, duke i
analizuar fill e për pe, në njëzet librat e tij, të shkruara me realizëm për
Jusufin dhe veprën e tij të pavdekëshme, për veprimtarinë e tij me shokët, që
nga dalja e Jusufit në Perëndim!
Bedri Islami, mesa
di unë, erdhi në Gjermani, pas ardhjes në pushtet të Sali Berishës, në një
fshat diku (jo shumë larg) nga Shtutgarti dhe në fillim u bë anëtar i një
këshilli të LDK-së, por, si duket hyri në adresë të gabuar dhe nga aty iku me
vrap dhe e gjeti Ibrahim Kelmendin apo kush dreqi e di, mbase Ibrahim Kelmendi
e gjeti atë!? Kështu pak kohë më pas Ibrahimi e “gradoi” Bedriun, e bëri
kryetar të LPK-së!? (Më herët LPRK). Pra Bedriu e gjeti “sofrën” e shtruar me
të gjitha të mirat!? Kurse ne, shokët e ngushtë dhe besnikë të Jusufit e
Kadriut, e vazhduam veprimtarinë me shumë vështirësira, aty ku e lanë shokët
tanë, TRIMAT Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla!!! Kështu, vjen
një ditë një Bedri Islam, futet sikur lëvizja të ishte pronë e Ibrahim
Kelmendit, kur ne, kishim vepruar e vrapuar me mish e me shpirt për një dekadë,
(pa i përmendur sakrificat e më hershme), që nga formimi i Këshillit të
Përgjithshëm të LRSSHJ-së dhe më vonë në LPRK-së! Me vite e vite e kishim
ndërtuar Lëvizjen në vazhdim, me shumë mundime e me shumë sakrifica, ku edhe
sot e kësaj dite më kujtohen të gjitha mundimet e sakrificat, që i bënim ne,
shokët e Jusufit, si ato nëpër kalime kufijsh, pa dokumente të rregullta, nëpër
thurrjen e telave kufitare, në mes të Gjermanisë dhe Zvicrës, Francës,
Belgjikës, Italisë, duke krijuar degët e LËVIZJES në shtetet e Perëndimit!
Shumë here i
kalonim kufijtë me Xhafer Durmishin e me Nami Ramadanin, i cili nuk na ndahej
se ai ishte me dokument të rregullt, sepse ishim anëtarë të Këshillit të
Përgjithshëm, të Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës, (LPRK), por unë
isha pa dokument dhe në Konstancë, vend, ku e kalonim kufirin e kishim shokun,
i cili asnjë herë nuk përtoi të na shoqëronte deri te vendi i kalimit, duke na
ndihmuar për kalimin e telave, që ishin pothuajse dy metra të lartë. Aty pranë
ishte edhe një proskë, ku kalonte një vijë uji, gjë që akoma edhe më shumë e
vështirësonte kalimin tonë. Prandaj në disa raste hypnim në krahët e Hasimit
dhe i kalonim telat. Por të njëjtin veprim e bënim edhe kur ktheheshim nga
Zvicra, përsëri po në të njëjtin vend kalonim telat e kufirit, duke kaluar
përherë kufijt ilegalisht me ndihmën e Hasim Mjakut. Hasimi, rrezikonte edhe më
shumë, por ai as që donte t’ia dinte sepse ishte anëtar dhe besnik i LPRK-së,
shumë guximtar e sy patrembur! Pra ky ishte dhe është Hasim Mjaku, nga komuna e
Ferizajt, me punë dhe banim në Konstancë të Gjermanisë.
Në nëntorin e vitit
1985, e dorëzova pasaportën për të më vazhduar vizën, në Konsullatën fashiste
të ish-Jugosllavisë, por jo që nuk ma vazhduan, por nuk ma kthyen kurrë
pasaportën! Edhe unë as jua kërkova kurrë edhe pse pa te, nuk më linin të
qëndroja në Gjermani. Ligji në Gjermani ishte i tillë dhe mu desht, që me
ndihmën e advokatit të rrija që nga nëntori i 1985 deri më 11.09.2008, vit në
të cilin e bëra pasaportën e Kosovës…! Pikërisht për këto kalime e kisha humbur
të drejtën e nënshtetësisë gjermane, sepse kisha shkelur ligjin gjerman...!?
...Ja në një kalim
kufiri, më 5 gusht 1983, u kapa nga rojet në kufirin Gjermani-Zvicër, me 1015
ekzemplarë të “Zërit të Kosovës” në shpinë, organin e LPRK-së, të cilat po i
transportoja nga Zvicra për në Gjermani, mbasi për atë kohë, ky organ botohej
në Zvicër dhe si redaktor ishte Xhafer Shatri, të cilit makinën e shkrimit të
Jusuf Gërvallës ia kisha dërguar me kerrin tim në Gjenevë në shkurt 1982. Pas
vrasjes së Jusufit me këtë makinë kishte punuar Xhafer Durmishi.
Ne ishim katër
shokë, unë, Sami Kurteshi, sot advokat i popullit të republikës së Kosovës,
shoku im, Zijah Shemsiu, i cili vidq nga tortuat në (CZ) burgun qendror të
Beogradit, maj 1985, si dhe Salih Basha, me banim në Baesel-Zvicër, shoku i
ngushtë, Shefket Musliu, me banim dhe punë në Regennsdorf, afër Zurihut-Zvicër!
Ata më lanë afër kufirit dhe u kthyan, kurse unë u kapa nga rojet kufitare duke
e kaluar kufirin me thas të mbushur me “Zërin e Kosovës”. Mua, për këtë rast më
burgosën në kufi edhe më dënuan me para, por e humba edhe të drejtën e marrjes
së shtetësisë gjermane!?
I them këto për t’i
sqaruar lexuesit edhe një herë se, për mua asgjë nuk kanë pasur vlerë, kur
ishte në pyetje atdheu, përpara çështjes atdhetare, gjithçka për mua ishte
zero!!!Kjo ka qenë dhe është motoja e jetës sime!!!
Këto bëheshin të
gjitha për atë LPRK, dhe në veçanti për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit
të Përgjithshëm të Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës që, si zakonisht
mbahej në qytetin e Biel-Bine, në Zvicër te banesa e Hasan Malajt. Kurse Bedriu
na u bë kryetar pa e njohur as rrethi i vet!? E bëri Ibrahimi kryetar të
LPK-së, nuk di se me çfarë “meritash” arriti ky njeri në majat e Lëvizjes...!!!
Dhe sot e për
gjithë ditë po na shkruan... shkruan gënjeshtra e të pavërteta, sikur është
duke parë ëndërra... Gënjeshtra të tij i quaj, vetëm kur shkruan për kohën e
Jusuf Gërvallës dhe për Jusufin... e deri sa shokët e Jusufit ishin në LPRK.
Pra, për kohën, pasi u bë kryetar, le të shkruajë çfarë t’i dojë qejfi, ama, se
lejoj të hyjë për kohën e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, dhe të shkruajë, si
t’i teket a si e “porosit” Ibrahimi...!?! Po na shkruan se, na u formua e na u
çformua “Lëvizja” në atë kohë e në këtë kohë... e plot gënjeshtra të tjera!?
Duhet t’i vijë edhe turp për këto të pa vërteta...! Sepse ata, që e kanë
formuar LËVIZJEN janë gjallë...!
Bedriu shkruan pa
menduar fare se, Jusuf Gërvalla, sa ishte gjallë, ka pasur vetë dyshime tek
Ibrahimi, por edhe ne, shokët e tjerë, kemi dyshuar se, Ibrahimi ka gisht edhe
në vrasjen e shokëve!!! Ndaj Bedriu ku e merr atë guxim dhe del para shokëve
që, sa ishte gjallë Jusufi me këta shokë i bënte aktivitetet?! Prandaj edhe ky
si person, të bën të dyshosh se, si erdhi dhe nga ku piku?!?...
Përsëri po i
drejtohem Hysen Gegës, sepse ai disa gjëra i di mirë!? Përse bëhet kaq i
mbyllur e fare i pasinqertë, pa fije përgjegjësie???
... Po e theksoj
se, unë kurrësesi nuk dua të mbroj asnjë udbash pra dhe as udbashët Jusuf
Buxhovi, Mehmet Lumin, Lorenc Selmanin, Kadri Ibrahimin etj. Për mua të gjithë
ata, që kanë spiunuar shokët dhe kanë tradhëtuar popullin e kombin e vet janë
njëngjyrësh të gjithë janë TRADHËTARË, janë qen të pa besë, me vlerë bash sa
një hale m..i!!! E për fat të keq ka shumë të tillë, mbeturina të UDB-s
famëkeqe të ish-Jugosllavisë, të cilët e gjetën mbështetjen e shqiptarëve
titistë dhe së bashku me shumë shërbyes shkërdhatash, shqipfolës të shkijeve e
të shkinave i shërbyen me besnikëri shkjaut pushtues, për të vrarë e masakruar
vëllanë e motrën e një gjaku! A ka gjë më të rëndë se, tradhëtia e
shqipfolësve, që spiunuan e tradhëtuan veten e vet, tokën e të parëve, vatrat
tona stërgjyshore?!?
Nuk e di a ka diku
një shembull të tillë të hidhur si është kombi ynë, që në të katër anët fqinjtë
tanë grabitqarë na kanë marrë mijra jetë njerëzish, na kanë grabitur
padrejtësisht pjesë të bollëshme të trojeve tona... dhe edhe sot e kësaj dite i
mbajnë nën sundimin e tyre, duke na urryer e përbuzur deri në zhdukje!!?
E kur e mendon se,
pikërisht te ky popull gjen spiun e tradhëtarë, vërtetë është për tu habitur...
nuk e besoj të ndodhë kështu edhe tek popujt e tjerë, që t’i durojnë të gjitha
këto të zeza, qoftë nga armiqtë... qoftë nga tradhëtia!!! Dhe më e
bukura...përsëri ne, po rrimë e po heshtim...!!!
Po pse o Hysen
Gega, përse bëhesh kaq injorant të mos thuash asnjëherë të vërtetën??? Pse të
mos tregosh, ato, që ndodhën si para burgosjes tënde, por edhe gjatë kohës
tënde në burg???... Unë, që po të drejtohem, kam shumë të drejtë, sepse para së
gjithash, TRIMAT, i kam pasur shokë ideali, bashkëveprimtarë, jam betuar së
bashku me Ta, në Flamurin Kombëtar,Kuq e Zi, jam betuar se, do të luftoj deri
në çlirimin e trojeve shqiptare, të okupuara, pa kursyer asgjë, deri në flijim
të jetës!!! Dhe ashtu kam vepruar deri në ditën e çlirimit të Kosovës... por po
vazhdoj të punoj dhe të luftoj për BASHKIMIN E MBARË TROJEVE SHQIPTARE!!!
Jam betuar bashkë
me të Madhin Jusuf Gërvalla dhe i kam dhënë besën se, do ta luftoj armikun, që
më ka pushtuar vatrën time, po ashtu do ta luftoj pamëshirë edhe tradhëtinë dhe
tradhëtarët, spiunët udbashë, shqipfolës!!!
A ka qenë i tillë
BETIMI YNË, o Hysen Gega, BETIM i bërë bashkë edhe me ty, apo e ke “harruar”?!
A e mban mend, kur
ti po niseshe, në sekondat e fundit i ndamë duart e përqafimit?! A të
kujtohet??? Me siguri që po, po poooooo!!! Ndaj edhe ty të takon dhe e ke për
detyrë e për borxh që të kontribosh, shumë madje, për zbardhjen e natës së
zezë, të 17 janarit 1982, ku u vranë pabesisht shokët tanë, nëpër mes
tradhëtisë, u vranë shokët e mi të shtrenjtë, por në atë kohë mos e harro, ata
TRIMA ishin edhe shokët e tu!? E ti po hesht... po hesht për 32 vite, duke
fshehur tradhëtinë dhe trashëtarët!!?
Duhet patjetër t’i
tregosh ato përgatitje, që i bënit nëpër guzhinat e shokëve, të cilët ua hapën
dyert dhe ju pranuan si njerëzit e shtëpisë!? E ju a shkelët bukën, JU A KTHYET
SHOKËVE TUAJ ME HELMIN E PABESISË! Trego ato, që i di se, s’ka aspak dyshim, që
edhe ti i di mirë se, ishe pjesë e atyre planeve të guzhinave bashkë me
Ibrahimin, Sadikun dhe Demën...!
Dem Demaj duhet të
tregojë atë, që ia tha kryekrimineli, po sa hypi në tren, në stacionin e
Nagoldit, duke iu drejtuar nga dritarja e trenit:” eiii Dem, për atë bisedën,
që e bëmë bashkë, nuk guxon ta di askush... pos unë dhe ti!!!” Për ç’ka ishte
ajo bisedë, që kishit bërë me atë kriminel vrastar...?!?, Për çfarë tradhëtie
kurdisët plane dhe që... nuk guxon ta di as kushi? E përse mos ta dija as unë, kur isha aty, me ju, duke
e përcjellë atë qen...?!
Eh si do të
tregonit ju tradhëtinë tuaj, sikur në Kosovë, të kishim një qeveri për së
mbari!? Por jo!!! Jo, nuk do të zbulohen tradhëtarët dhe vrasësit e TRIMAVE,
deri sa të jetë kjo qen(v)eri kusarësh, me në krye Hashim Thaçin, shokun dhe
bashkëluftëtarin e Ibrahim Kelmendit! Nuk ka për tu zbuluar informatori,
spiuni, udbashi shqipfolës, ai bir shkine, që tradhëtoi gjakun e vet, që vrau
pas shpine JUSUF GËRVALLËN E PAZËVENDËSUSHËM!!!
Mjerisht, kemi një
qeveri, që luan me gjakun e të rënëve dhe mbron spiunë e tradhëtarë,
bashkëpunëtorë të saj, qeveri, që mbron Ibrahim Kelmendin, i cili akuzon të
tjerë, për të shpëtuar vetëveten!?! Ai, Ibrahimi, ka mjaft aftësi që të mbrohet
vet, e sa për të tjerët, i ve si spiun e tradhëtar, me atë “aftësinë” e tij,
për të hedhur në mjegull të tjerët!
E po ku i di
Ibrahimi dhe si t’i besohet atij për këto, që ua mvesh të tjerëve, edhe pse nuk
përjashtohet as ajo e Rizah Salihut, por ky, Ibrahimi, është i pari, që duhet të
akuzohet për vrasjen e TRIMAVE!?
Si ore Hysen, ke
harruar apo nuk je në vete, por që nga ajo burgosja jote, që ta futi Ibrahim
Kelmendi, e ke krahasuar Ibrahimin edhe me fëmijët, vetëm e vetëm mos të
pranosh ta vrasësh atë, kurse për Jusufin, pranove revolen, për të shkuar me e
vra…!?!
UDB-a të ka ofruar
me qindëra valutë për të vrarë Jusufin e Ibrahimin...dhe ti nuk e pranove!?!
Por ja që Jusufi u vra kurse Ibrahimi jo! Dhe ja si ndodhi... ti ishe ai, që të
udhëzuan për të vrarë Jusufin...dhe kjo ofertë, që ta thanë në UDB, ishte hera
e dytë!? Po përse donin të të angazhonin ty, me këtë ”detyrë”, që të vrisje
Jusufin??! Dhe qëllimi I UDB-së u arrit plotësisht! JUSUF GËRVALLA U VRA!!! U
VRANË TRIMAT!!!
Ti shkove për të
vrarë Jusufin me revolen, që të dha Rizahi, ndërsa mua më the se, ai nuk ka
asnjë lidhje me këtë vrasje?!? Ti ende nuk e ke deklaruar saktësisht se, cili
ta dha Revolen, Rizahi apo Ibrahimi! Përse nuk tregon të vërtetën e kësaj
“loje” të poshtër tradhëtie???
Jusufi u vra, po
cili e tradhëtoi, kush e nxorri në pritën e UDB-së gjakatare, cila dorë
vrastare shtiu mbi Të, kush i vrau TRIMAT??? Ti duhet të thuash fjalën tënde të
qartë se, nga kush u vra JUSUF GËRVALLA?!
E më mirë se ti o
Hysen Gega, askush nuk mund ta dijë, askush!!!
A të kujtohet, kur
u takuam në gusht të vitit 1990, e të pyeta se, a mos është Rizah Salihu, ai,
që i vrau shokët?! Por ti më kërceve si i marrë, kur të përmenda emrin e
Rizahit:”... oooojobreeeee nuk është aiii, po leje ata breeeee...!”
Kurse “shefi” yt,
Ibrahimi, e deklaron hapur nëpër shkrime e nëpër ato intervistat e tij se,
vrasësi i vërtetë i TRIMAVE është Rizah Salihu...por dhe një tjetër, që, gjoja,
nuk ia tregon emërin... e ruan edhe për tri dekada të tjera…!? (nuk ka dyshim
se, Rizahi ka qenë i UDB-së, por a është edhe vrasësi?!).
Nuk ka as më të
voglin dyshim, që në këtë vrasje janë përlyer disa duar... por ama nuk mungon
këtu as dora jote, direkt apo indirekt!!!
A ishe ti në dijeni
se, te Dem Demaj kishte ardhur udbashi Sadik Blakaj, i cili do të merrte
detyrën tënde, të cilën ti nuk e kreve!? Në dhjetor të vitit 1980 erdhe tek
unë, në banesën time, me Dem Demen dhe kur po dilnim nga banesa ime, shkallëve,
më tregove për “misionin” e atentateve, me të vetmin qëllim, që të të jepja
para se, Sadiku nuk të merrte pa lek...!
Unë e kisha Isahin,
shok i imi edhe i yti, por nuk e pranuat atë ditë në shoqëri!? Pa dëshirën time
e lash Isahin, shok besnik dhe trim o Hysen Gega, sepse ty të ishte mpirë truri
dhe vetëm Dem tradhëtari e ai, kriminel Sadiku ishin shokë për ty! E lash Isah
Demin në banesë, që kishte ardhur, për të biseduar si shok të pa ndarë që
ishim. Ti o Hysen Gega me Dem Demaj u treguat të ligj dhe nuk pranuat të vinte
edhe ai se, gjoja mos të dinë të tjerë...e ti do të shkoje me kryeudbashin për
të kryer atentate, Unë jua kundërshtova ty dhe atij qen Demes, të dyve!!!
E mbaj mend si
tani, duke zbritur shkallëve Dema më tha se, kemi me bisedu diçka, që duhet të
ruhet..është shumë sekret...!?! Vazhduam dhe unë po mendoja se,çfarë kemi për
të biseduar jashtë banesës sime, kur kemi mundur të bisedonim edhe brenda në
banesë?! Më përsëriteshin në kokë fjalët e Demës se, kemi për të biseduar
diçka, që as kush nuk guxon ta di, pos ne të treve dhe...!? Po sa u ulëm në
kafen e quajtur “Qvele” në Iselshausen, në periferi të Nagoldit, porositëm për
të pirë. Dema e filloj bisedën, dhe po e dëgjoja me shumë interesim, ndërsa
Hyseni rrinte për ballë, pa folur fare. Dema fliste si ndonjë hajdut dhe, që
nga ardhja e Sadikut, ai më dukej si një njeri krejt ndryshe, i dyshimtë dhe i
padëshiruar, njëherit edhe shumë besëthyer. Që nga ardhja e Sadik qenit, ai
mundohej që me çdo kusht, ta paraqiste atë kriminel, si njeriun më të aftë e më
të zgjuar, që ka shqiptaria!? Unë ia pordhosja me kundërshtimet e mia, me plot
të drejtë, duke i thënë me plot gojën se, ai nuk është asgjë tjetër pos një
kriminel, një hajdut, një kurvar, një njeri i pamoralshëm dhe i pabesë!!! Po po
një kurvar se, ti vet më the se, pos gruas së vet i ka edhe gjashtë të tjera! I
kam thënë se, unë nuk e pranoj atë në shtëpinë time e mos të vish me atë se,
nuk ta hapë derën...por as ti mos e mbaj në banesë atë qen se, ka surratin e
tradhëtarit e të udbashit!
Në kafenenë e
lartpërmendur, Hyseni më tregoj se, kishte vendosur për të shkuar me Sadikun në
Kosovë, për t’i bërë atentat Mahmut Bakallit dhe Dushan Ristiqit si edhe shumë
të tjerëve. Thënë të drejtën në fillim më zgjojë kurreshtje, dhe u bëra
ziliqar, duke i thënë po ta kam zili besa se, duhen edhe atentatet, ndaj mua më
ke të gatshëm, kur të duhem, bile po vi edhe unë tash me ty! Jo, më tha se, po
shkoj unë e pastaj të shohim si po na ecin punët neve...!
Fjala e parë e imja
ishte se, a e ke biseduar me Jusufin dhe a është dakord për këtë rrugë e këtë
veprim..a e di Jusufi për këtë shkuarjen tënde, sepse isha shumë i sigurt se,
Hyseni pa e marrë pëlqimin e Jusufit, as që do ta merrte një hap të tillë!? Mu
përgjigje me:” jo, jo bre nuk i kam treguar se, ai po frigohej shumë me i
përmend atentatet..., jo jo as Ibrahimit nuk i kam treguar... dhe as që do t’i
tregojë...” Por, kur erdha t’i solla markat dhe me u përshëndet me ty, për
nisjen tënde, për habinë time, Ibrahimin e gjeta aty, bashkë me ty dhe me Sadik
kriminelin, pra në Esslingen më 19 dhjetor 1980..Të thashë që, mirë nuk po
bënë, që të nisesh për një rrugë kaq me rëndësi e mos të bisedosh me Jusufin,
po ta them sinqerisht se, nuk po bën mirë o Hysen, por ti po e bën ... Edhe ky
mendim i tij, për mos t’ja thënë Jusufit, më habiti shumë, sepse mendoja
ndryshe, që Jusufin patjetër e ka bërë me dije, por kur dëgjova atë përgjegje
të tij, më erdhi sikur Hyseni po ia bën një tradhëti edhe Jusufit!!!
Prandaj më the se,
unë, Faridin, tjetër kujt nuk i kërkoj as një lek, por po të kërkoj ty, sa e ke
mundin se, nuk kam për të jetuar për aq kohë, deri sa t’i kryejmë atentatet...
Ndaj po pate mundësi të m’i japësh... e në se kryejmë punë nuk di a mundem me
t’i kthye!?.. Po qe se, nuk kryejmë punë ma mirë të mos jetoj më...dhe mos më
bëni më, se jam gjallë…!? I thashë se, për momentin do t’i jap 2000 marka, dhe
këto s’ke nevojë as t’i mendosh, që të mi kthesh...kur ti po rrezikon me jetën
atëhere ç’janë markat o Hysen?! Fjalët e mia i pëlqyen...dhe u falenderua
shumë!” S’ke përse më falenderon se ti po shkon për një detyrë, që është me
rreziqe dhe këtu nuk vjen në pyetje paraja...Por unë uroj të ja dalësh me
sukses se, për lek do të dërgojmë edhe më shumë.”Në atë moment edhe Dema i dha
edhe kështu nga të dy u bënë 4000 marka!
Por u ndjeva shumë
keq dhe isha shumë i dëshpëruar dhe sepse në atë moment fillova të dyshoj... po
më vinte shumë edhe inat, përse mos ta bisedonte me Jusufin...?! Atëhere i them
se ti Hysen paske marrë një veprim shumë me rreziqe... po të pyes, a e njeh
mirë Sadikun? A është i besuar??? Hyseni mu përgjigjë se, ai herë më ngjan si i
dehur e herë më duket i pa disiplinuar se, po sillet keq e po vjedh nëpër
dyqane e...e...!!?. Po ishalla është i mirë, dhe unë po i besojë Demës se, unë
për vete tash po e njoh, këto ditë, që po rri me te!? Demës sikur i vinte keq,
që Hyseni nuk fliste aq mire për të, sa e lëvdonte Sadikun Dema!?
...O Hysen, i them,
a e di se, unë me këtë kriminel, i cili ka sjellje të tilla aq të dobëta, nuk
do të nisesha kurrë!!! Jo se më dhimset jeta joooooo, por nuk kryhet punë me
këtë lloj njeriu!!! Nuk kisha me shku me të as në hale...!? Dhe i numërova disa
punë të këqija! Por ai kriminel qenka i martuar me fëmijë...dhe i paska edhe
gjashtë gra, dashnore, bile njërën e kishte me vete të quajtur Nysrete, me
pseudonim Diana dhe ti o Hysen, këtë e dije... për mua as patriotizmi i këtij
(edhe pse s’ka) nuk më duhet...!!! Dem Demaj, kërceu nga ana tjetër, sikur e
pickoi gjarpëri, duke mu kundërvënë se, ai, Sadiku është i aftë, shumë i zgjuar
dhe besnik i madh e tjera e tjera...
Më 1 janar 1981
Hyseni ra në burg, kurse Sadik qeni u kthye si më mirë, duke e tallë Hysenin
se, ai nuk ishte as i mençur e as trim dhe aspak i zoti për asgjë, ndaj e lash
për ta kryer ushtrinë se, i kishte mbetur borxh Jugosllavisë...!?
Sadiku, udbashi
qen, tashmë kishte ardhur për të marr Jusufin se, vetëm me Jusufin mund t’i
kryente atentatet e planifikuara!?! Kështu ai qen, i thoshte Jusufit para meje
dhe në banesën time, më 15 janar 1981... Jusufi, atë natë të dimrit të ftohtë,
të 15 janarit të 1981 udhëtojë me Sadikun dhe Demën, dhe kurrësesi nuk pranojë
të shkoja edhe unë me ata, për shkak të të ftohtit, por edhe dyshimit tek ata
të pabesë se, kanë mundur të na zhduknin të dyve!? Këtë ma tha Jusufi
gojarisht, kur u takuam...!
Jusufi udhëtoi
bashkë me dy tradhëtarët Dem Demajn dhe me Sadik Blakajn...E unë, mbeta me gjak
të ngrirë tërë natën, duke friguar se, mos po i ndodhte diçka Jusufit!?! Dhe,
kur ia thash dikur Jusufit se, isha shumë i merakosur, deri sa mora vesh që ke
arritur mirë, ai mu përgjigjë se kam pasur të drejtë se, mund të na ndodhte
gjithëçka mua po se po, por edhe ty për t’i humbur gjurmët! Por ty të lash atë
natë, si DëSHMITAR te gjallë, o Faridin, që ta dish, nëse ndodh diçka!!!
Për mos të shkuar
më tej, sepse ka shumë për të thënë, si i thonë një fjale, mos me e hap grykën
e thesit se, nga thesi do të dalin shumë! Por ky thes do të hapet pa një pa dy,
kur ata, tradhëtarët udbashë, shqipfolës, do të dalin para drejtësisë, para
gjyqit të popullit...!!! GJYQI I POPULLIT VONON POR KURRË NUK
HARRON!!!
Si përfundim i bëj thirrje organeve të DREJTËSISË SË
REPUBLIKËS SË KOSOVËS, që, Ibrahim Kelmendi, Hysen Gegaj, Dem Demaj dhe Sadik
Blakaj të dalin para drejtësisë, për të dhënë llogari deri më një, për
informatorët dhe vrasësit e vërtetë të TRIMAVE, PËR TË THËNË TË VËRTETËN E ASAJ
VRASJE MAKABRE, QË I BËRI DËME TË PALLOGARITSHËM, JO VETËM KOSOVËS, POR MBARË
KOMBIT SHQIPTAR!!!
(marrë nga Albaniapress.com
, 23 mars, 2014)
Kommentare
Kommentar veröffentlichen