Liliana Hoxha: Vrasja e tyre ishte shkatërruese për Enver Hoxhën
(Pjese nga shkrimi i Liliana Hoxhës botuar tek Gazeta Shqiptare )


„7- Finalja 1979-1981, projektimi i ndërhyrjes ushtarake nga Shqipëria me strateg Mehmet Shehun e Komandant Enver Hoxhën të kryengritjes së armatosur të Kosovës për bashkim me Shqipërinë, nxitur nga Enver Hoxha. Gjë që sabotohet me vrasjen e Mehmet Shehut dhe spiunimin nga vetë shteti shqiptar në kurthin e ngritur ndaj liderëve të kryengritjes, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, në 17 janar ‘82 në një fshat të Gjermanisë.

Vrasja e tyre ishte shkatërruese për Enver Hoxhën, aq më shumë që me Jusuf Gërvallën kishte pasur takime të drejtpërdrejta në zyrën e tij. Është i paimagjinueshëm injorimi që i bën Iliri të atit (sipas orientimeve të Nexhmijes), kur thotë që shteti ia kishte fshehur babait shpërthimin e trazirave në ‘81 në Kosovë. Çka vetë Enver Hoxha kishte organizuar dhe priste nga çasti në çast plasjen.

Kur ndodhi, u nis urgjent nga Vlora në Tiranë. Ndërkaq që s’mund t’i fshihej asgjë, se së paku për Kosovën, edhe i izoluar e i sëmurë ai informohej personalisht çdo çast nga jashtë e nga brenda pa ndërmjetësinë e Nexhmijes. Është gjithashtu paturpësi, përveçse revansh UDB-ist i Ilirit t’iu kujtojë shqiptarëve se si i ka pritur Enveri e Nexhmija gruan e fëmijët e heroit Jusuf Gërvalla dhe se si këta ia shpërblyen duke u futur në grevën e urisë të studentëve të dhjetorit në ‘90-ën. Çka ishte lëvizja më e pastër kombëtare për të rrëzuar komunizmin. Me këtë qëndrim sot në 2014-ën mbetet në mentalitet po ai ish-pretendent i fronit dinastik pas atij të Nexhmijes, po t’iu ishin realizuar ëndrrat, që ua prishën pikërisht fëmijët e Gërvallës e gjithë djemtë e vajzat shqiptare.”

****
“Si u vra Gërvalla? Ibrahim Kelmendi, pjesëmarrës në UÇK, ka botuar librin “Atentatet”, ku thotë dhe emrat e vrasësve. Siç ndodh rëndom kur thua të vërtetën, përderisa e vërteta djeg, të interesuarit e posaçëm bëjnë tym, jo vetëm duke vënë në dyshim çka thuhet, por duke akuzuar pikërisht akuzatorin. Ndërkaq unë kam dëshmitë e mia.

Natën vonë përpara takimit të tre heronjve me kontaktin që përfaqësonte Tiranën, Ëngjëll Kolaneci, krushk i Nexhmijes, në atë kohë sekretari i parë i ambasadës sonë në Vjenë, bie telefoni nga Tirana në zyrën e ambasadorit  Musin Kroi. Porosia ishte që Ëngjëll Kolaneci nuk duhej të shkonte në takim. Ëngjëlli nuk shkoi, kurse tre të tjerët u prenë në besë e u vranë në vendin e takimit, në një fshat të Gjermanisë, në 17 janar 1982.

Kush e bëri telefonatën përveç atyre që mbronin “Tanët” dhe sabotonin Kosovën dhe Enver Hoxhën???


(Liliana Hoxha është bashkëshortja e të birit të Enver Hoxhës, Sokolit) /gsh/


Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?