34 Vjetori i Vrasjeve të bashkëveprimtarëve

Ibrahim Kelmendi, 17.01.2016, Facebook

Sot (më 17 janar 2016) u mbushen 34 vite, që kur ndodhën vrasjet e kobshme të Vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Fati ose fatkeqësia deshi që momentet e fundit të jetës se tyre ti kalojmë se bashku, në krye të veprimtarisë tonë të përbashkët. Fati, sepse me rastisi nderi të jemi bashkëveprimtarë! Fatkeqësia, sepse pas vrasjes se Tyre me goditi rëndë lufta speciale e shërbimeve sekrete të Jugo-allavisë, Serbisë dhe KSA të Kosovës. Dhe jo vetëm e tyre, por edhe e viktimave të tyre, të cilët naivisht u bënë argatë të asaj lufte speciale.

As disa familjarë Gërvalla nuk më kursyen, edhe pse dinin se hetuesia gjermane me kishte angazhuar dëshmitar dhe nuk po me hetonte si të dyshuar për ndonjë rrol, qoftë edhe anësor, në vrasjen e tyre.
I durova edhe kur nuk do të duhej ti duroja, sepse dija që janë viktima të luftës speciale të shërbimeve!

Me rastin e 30-vjetorit, përmes botimit të librit “LËVIZJA / një lindje e përgjakur”, qenë riaktualizuar vrasjet e tyre, respektivisht zvarritja për të zbuluar e dënuar vrasësit. Edhe asaj radhe pata diskredituar një të dyshuar potencial për vrasës: Riza Salihun. Ai në media të Kosovës, hapur i rivrau Jusufin e Bardhoshin, duke i akuzuar se ishin bashkëpunëtorë të UDB-së. Shkoi edhe më tej: Akuzoi Shtetin gjerman si vrasës! I bëri gjithë këto denigrime e deversione në Kosovë, pa iu tremb fare institucioneve të drejtësisë. Dhe e dinte se nuk kishte kujt ti trembej. Dorëzova kallëzim penal në Prokurori të Përgjithshme dhe Speciale. Asnjëra nuk u aktivizuar për të hetuar akuzat e denigrimet tij aq të rënda...

Fatkeqësisht, edhe në Gjermani edhe në Kosovë, po zvarritën hetimet. Edhe në Gjermani edhe në Kosovë kam ofruar emrin edhe të bashkë-vrasësit të mundshëm, që duhet ta ketë shoqëruar Riza Salihun, por nuk kam përgjigje nëse janë duke e hetuar...

Kommentare

  1. Është gabim shum i madhe që Drejtësia e Kosovës nuk po merret me zbardhjen e rastit,po i len vrasësit qe te bëjnë edhe ndonjë krim e atëherë te vërtetohet se ai Kriminelë ka jetuar i lirë tash e 34 a pse?

    AntwortenLöschen

Kommentar veröffentlichen

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?