Posts

Bild
Flet Donika Gërvalla + V I D E O Koha Ditore , 17 maj 2012.   15:34   Nuk ka asnjë dyshim se urdhrin për vrasjen e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, në janar të vitit 1982, e ka dhënë sigurimi shtetëror jugosllav, por vrasja ka mbetur pa u sqaruar ende plotësisht, ndërsa pretendimet e fundit për autorët e vrasjes së trefishtë shihen me dyshime të mëdha nga familjarët e Jusuf Gërvallës. E bija e tij, Donika Gërvalla, ka hedhur poshtë pretendimet e bëra nga njëri prej themeluesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Ibrahim Kelmendi, i cili përmes një libri dhe disa intervistave ka ngritur gishtin e akuzës për vrasjen e Gërvallajve dhe Kadri Zekës drejt një tjetër aktivisti të asaj kohe në diasporë, Riza Salihut. Në një intervistë me kryeredaktorin e Kohës Ditore, Agron Bajramin, për emisionin “Press-ing”, që transmetohet të premten prej orës 20:00, në KTV, Donika Gërvalla ka rrëfyer për ato që i di dhe ato që nuk i di në l...
Një dhembje dhe humbje e madhe për kombin Xhaferr Leci, Revista Drini 14.05.2012 Sot jemi këtu për të nderuar kujtimin dhe veprën e paharrueshme të tre heronjve të Kosovës, tre burrave që u flijuan për lirinë tonë, për lirinë e kombit tonë, tre bijve që Kosova dhe shqiptaria do t’i mbajë kurdoherë si krenarinë e saj. Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka i kanë dhënë Kosovës dhe mërgimtarëve tanë frymëzimin për të kontribuar me vetëmohim për çeshtjen tonë kombëtare. Vepra e tyre është sa e lavdishme, aq dhe burim i sakrificës dhe mobilizimit të shqiptarëve në radhët e UÇK-së për çlirimin tonë kombëtar prej pushtimit të Serbisë. Në janarin e vitit 1982 u vranë tre veprimtarë të shquar të kombit shqiptar, tre bij të devotshëm të Kosovës dhe mërgatës shqiptare. Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu ishin bërë emblema e shqiptarizmit. Ata u vunë në ballë të përpjekjeve dhe të luftës për lirinë e kombit shqiptar. Ata ishin të parët dhe të vetmit, bashkë me Enver Hadrin, të ci...
  Po bëhemi shoqëri pa asgjë të shenjtë Agjensia e Lajmeve SOT, 31 Mars 2012 02:00 Nga Faton ABDULLAHU  Në shoqërinë ku nuk ka personalitete historike, ku nuk ka ngjarje e veprime të rëndësishme nga e kaluara, të cilat meritojnë pa pikën e dyshimit të quhen të mëdha e të cilat nuk kontestohen nga shumica e qytetarëve, të cilat gjithashtu nga shumica dërmuese e qytetarëve konsiderohen vlera të çmuara gati të shenjta, ajo shoqëri i ka hapur vetes problem shumë të madh, plagë shumë të rëndë dhe shumë shtrenjtë të riparueshme. Ne gjithnjë e më shumë po bëhemi shoqëri e tillë. Është hapur “kutia e historisë tonë”, është hapur me thyerje “sefi” ku janë ruajtur, mbikëqyrur me kujdes e xhelozi, figurat e ndritshme të historisë sonë, aty ku janë deponuar ngjarjet madhështore të identitetit tonë, aty ku e kaluara e jonë e ka moralin dhe drejtësinë, të mirën dhe të përjetshmen, busullën për ecje tutje, aty ku mbi të gjitha e para se gjithash, ka shqiptarizëm të mirë, aty ku k...
Bild
Shërbimi i Sigurimit Shtetëror Uprava Državne bezbednosti (shqip: Shërbimi i Sigurimit Shtetëror), (akronim UDBA) ishte shërbimi i sigurimit jugosllav, dhe paralelisht  ishte polici sekrete  e jugosllavisë. UDBA u themelua në vitin 1946 dhe shpërbëhet me shpërbërjen e Jugosllavisë në fillim të viteve 1990. Kjo Organizatë kishte qëllimit luftimin e kundërshatërve të sistemit dhe rendit socialist në jugosllavi. Kjo rezultoi me burgime, eliminime fizike dhe  presione psiqike.  Dyshohet se UDBA është përgjegjëse e mbi 200 vrasjeve dhe rrëmbimit të kundërshtarëve politik.  Urdhëri për vrasjen dhe eliminimin e desidentëve merrej personalisht nga shefi i shtetit jugosllav Tito.  Pas vdekjes së Titos në vitin 1980,  urdhëresat e tilla merreshin nga  hartuesit e politikave në kuadër të Komiteteve Ekzekutive të Partisë Komuniste në nivel Republikan. Historia Në vitin 1943 nga partizani i  Titos Dalibor Jakaž u themelua fillmisht "qend...
Bild
Hysen Gega: KAM REFUZUAR TA VRAS JUSUF GËRVALLËN (1) Kosova Sot 28- 29 Mars 2012 Intervistoi: Reshat Sahitaj Vrasjet politike që Serbia i ka bërë mbi shqiptarët shumica mbetën enigmatike. Në diasporë, ndër të parët që pikën e fundit të gjakut ia dhuroi çlirimit të Kosovës në Bruksel ishte Vehbi Ibrahimi, i cili vritet më 10 tetor 1981, vrasja e të cilit ende sot mbetet enigmatike. Tre muaj më vonë, më 17 janar 1982, u vranë: Jusufi,Kadriu dhe Bardhoshi, po ashtu edhe ky krim politik ende mbetet enigmatik. Vrasja e tretë dhe e fundit u krye përsëri në Bruksel më 25 shkurt 1990, ku vritet Enver Hadri, por kësaj radhe policia antiterroriste belge i zbuloi tre vrasësit serbë. Javët e fundit, vrasja e Jusuf Gërvallës u riaktualizua si në debate televizive po ashtu edhe në medie elektronike dhe të shkruara. Deri më tani kemi lexuar disa versione të dëshmitarëve të gjallë : a) të Ibrahim Kelmendit sipas të cilit dyshohet së gisht në këtë vrasje mizore ka Riza Salihu; b) të Ri...