Dosja e Sigurimit shqiptar për aktivitetin e Jusuf Gërvallës
Posts
75 VJET JETË
- Link abrufen
- X
- Andere Apps
75 vjet jetë! Shumë të rinj në moshë e nisëm jetën e përbashkët pa e ditur se çfarë do të na sjellë e ardhmja. Ti i rritur në Dubovik dhe Pejë, në rrethana të vështira familjare dhe shoqërore, me mall të vazhdueshëm jo vetëm për babën, të cilin komunistët partizanë që nga paslufta e deri në vdekjen e tij pesë vjet më vonë e privuan nga e drejta për të jetuar së bashku me familjen. Në moshë shumë të re do të ballafaqoheshe me jetën duke përjetuar anët e saj më të egra: vdekjen e hershme të babait, dëbimin nga shtëpia për shkak të kolonëve malazez, largimin e Nënës Ajshe dhe vëllezërve në drejtim të Sllovenisë, vetminë dhe mallin e përhershëm për më të dashurit. Unë e rritur në Shkup, në kushte të mira deri në lazdrim, me rreth të madh familjar. Ardhja ime në Prishtinë në vitin 1967 në moshë shumë të re, me Ty si të vetmen pikënisje dhe cak, më ballafaqoi për herë të parë me jetën dhe problemet serioze, me të cilat luftonin shqiptarët në Jugosllavinë e atëhershme, me gjendjen e rëndë eko...
𝗞𝗨𝗝𝗧𝗜𝗠𝗘 𝗣𝗘̈𝗥 𝗝𝗨𝗦𝗨𝗙𝗜𝗡
- Link abrufen
- X
- Andere Apps
Shkruan: Rafet RUDI “𝗠𝗷𝗮𝗳𝘁𝗼𝗻 𝘁𝗮 𝘀𝗵𝗼𝗵𝗲̈𝘀𝗵 𝗽𝗲̈𝗿 𝗺𝘂𝗮 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶𝗻𝗲̈” Në Maj të vitit të kaluar isha mysafir i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në festivalin “Koncertet e Majit”. Atyre ditëve, si pasojë e zgjedhjeve të marsit, ndihej një tendosje e madhe. Qendra e qytetit të Tiranës ushtonte nga protestuesit. Minatorët e Valijasit kishin filluar grevën e urisë. Objektet afër pallatit të kulturës digjeshin dhe ekzistonte rreziku që edhe Biblioteka Kombëtare të digjej ose të demolohej nga protestuesit që askush s’i kuptonte. Festivali “Koncertet e Majit”, natyrisht, nuk u mbajtën. Ato dhjetë ditët në Shqipërinë e trazuar për mua, megjithatë, kalonin në një shenjë tjetër. Pas njëmbëdhjetëvjetësh do ta takoja Suzanën, Premtonin, Donikën dhe Ergonin e Jusufit. Para se t’i takoja shtëpia e tyre, në mendjen time, ishte shëndruar në një Kështjellë mistike. Por shumë shpejt, që nga çasti që hyra në të, çdo gjë erdhi në vendin e vet. Sërish ndjeva atë emocion ...
Rrëfimi i Ali Ahmetit për vrasjen e vëllezërve Gërvalla
- Link abrufen
- X
- Andere Apps
Express, 17.01.2016 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti mbrëmë në Gostivar ka folur rreth aktivitetit të veprimtarëve shqiptarë, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Në manifestimin e “Flaka e Janarit”, ai tha se Gërvallat e Zeka bashkuan grupet e ndryshme ilegale të kohës. Bënë negociata të njëpasnjëshme që këto grupe të unifikohen, dhe të shndërrohen në një front të rezistencës dhe të Lëvizjes mbarëkombëtare të shqiptarëve aso kohe në Ish Jugosllavi. Ahmeti gjithashtu u shpreh se rreziqet akoma ekzistojnë, armiqt e shqiptarëve ende punojnë, prandaj çdo përvjetori i Jusufit le të na sjellë në kujtesë planet ogurzeza të armiqve tonë shekullor. “Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka ngritën nivelin e organizimit politik të shqiptarëve nga trakte të shkruara kaluan në platforma e programe për avancim e bashkim të shqiptarëve. Bashkuan grupet e ndryshme ilegale të kohës. Bënë negociata të njëpasnjëshme që këto grupe të unifikohen, dhe të shndërrohen ...
34 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës
- Link abrufen
- X
- Andere Apps
Ferizajpress, 17.01.2016 17 janari i vitit 1982, dita kur u vranë mizorisht vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, është një datë e trishtë në historinë e shqiptarëve. Edhe pse kanë kaluar 33 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me ta. Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë. Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllavë dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë në të cilën agjentët e sigurimit jugosllav dhe kundërshtarët e pushtetit luftojnë mes tyre. Pas kroatëve në ekzil, Qeveria e Beogradit u ka shpallur luftën të përgjakshme shqiptarëve që vijnë nga Kosova, shkruan Kosovapress. Atentati ka ndodhur përderisa drejtuesi i veturës (BMW 316, targa: HN CY 353) nxirrte veturën nga garazhi, duke e drejtuar prapthi në drejtim të udhëkryqit. Në mo...
34 Vjetori i Vrasjeve të bashkëveprimtarëve
- Link abrufen
- X
- Andere Apps
Ibrahim Kelmendi, 17.01.2016, Facebook Sot (më 17 janar 2016) u mbushen 34 vite, që kur ndodhën vrasjet e kobshme të Vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Fati ose fatkeqësia deshi që momentet e fundit të jetës se tyre ti kalojmë se bashku, në krye të veprimtarisë tonë të përbashkët. Fati, sepse me rastisi nderi të jemi bashkëveprimtarë! Fatkeqësia, sepse pas vrasjes se Tyre me goditi rëndë lufta speciale e shërbimeve sekrete të Jugo-allavisë, Serbisë dhe KSA të Kosovës. Dhe jo vetëm e tyre, por edhe e viktimave të tyre, të cilët naivisht u bënë argatë të asaj lufte speciale. As disa familjarë Gërvalla nuk më kursyen, edhe pse dinin se hetuesia gjermane me kishte angazhuar dëshmitar dhe nuk po me hetonte si të dyshuar për ndonjë rrol, qoftë edhe anësor, në vrasjen e tyre. I durova edhe kur nuk do të duhej ti duroja, sepse dija që janë viktima të luftës speciale të shërbimeve! Me rastin e 30-vjetorit, përmes botimit të librit “LËVIZJA / një lindje e përgjak...
Çka ju thoshte Jusuf Gërvalla mediave të huaja për lirinë e Kosovës më 1980?
- Link abrufen
- X
- Andere Apps
Bota Sot | 16.01.2016 Jusuf Gërvalla e kishte dhënë një intervistë në vitet e 80-ta për gazetën “Tagische Zeitung”. Ai e kishte shpjeguar vizionin e tij për luftën. Më poshtë është një pyetje dhe një përgjigjje: TZ: Ju keni bashkëpunuar me një organizatë ilegale të“minoritetit shqiptar” në Jugosllavi, në Lëvizjen Çlirimtare. Si paraqitet puna e kësaj organizate përgjithësisht? JG: “Lufta ka disa faza. Fillimisht kemi të bëjmë me njohjen e historisë dhe me njohjen e së vërtetës. Hapi tjetër është që, këto njohuri t’i përhapim në popull. Kjo është faza e iluminizmit përmes trakteve, gazetave, parullave e në mënyra të tjera. Në fazën e dytë shumëçka mvaret nga relacionet në botë, në Evropë dhe në vend. Faza e dytë përmban luftën e armatosur. Siç duket kalimi në të po përshpejtohet, për shkak të terrorit të sforcuar jugosllav mbi popullin shqiptar. Por në këtë moment ende nuk jemi të përgatitur për këtë”.
Atentati politik...
- Link abrufen
- X
- Andere Apps
Kujtesë për dëshmorët e kombit: Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha (2) Ismet Rashiti (Epoka e Re, 13.01.2016) Atentati politik ndërpreu nënshkrimin e marrëveshjes për bashkim Zëri i Kadriut, pena e Jusufit dhe puna vetëmohuese e Bardhoshit kanë qenë si një trup i vetëm dhe model i afrimit e i unitetit në mes të shqiptarëve. Ndaj qëllim kryesor kishin bashkimin rreth idealeve çlirimtare. Çdo fjalë e Kadriut, Jusufit e Bardhoshit ishte bashkim. Çdo hap, çdo lëvizje që bënin dhe çdo mendim i tyre ishte bashkim. Edhe natën e errët të 17 janarit 1982, në Untergrupenbach, afër Shtudgardit, ishin bashkë, duke biseduar për bashkimin e organizatave dhe krijimin e një fronti të fuqishëm gjithëpopullor për çlirimin e Kosovës. Puna vetëmohuese e Jusufit, Kadriut, Bardhoshit, Rexhep Malës e Nuhi Berishës ishin udhërrëfyese dhe bazament i fortë mbi të cilin pastaj u ngrit Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila me sukses i priu popullit në luftën e drej...
Ranë për të mos vdekur kurrë!
- Link abrufen
- X
- Andere Apps
Kujtesë për dëshmorët e kombit: Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha (1) Ismet Rashiti (Epoka e Re, 12.01.2016) U mbushën 34 vjet nga rënia e tre dëshmorëve të kombit. Tre ideatorëve të mëvetësisë së Kosovës dhe çështjes shqiptare, tre udhëheqësve kryesorë të rezistencës ilegale: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Ndërkaq 32 vjet më parë, më 11 e 12 janar 1984, ranë heroikisht, për të mos vdekur kurrë, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, në qendër të Prishtinës, nga forca të mëdha policore të urdhëruara nga Beogradi vrasës. Tani kur jemi në këtë përvjetor të janarit tragjik, nderojmë e kujtojmë me respekt, deri në përulje, veprën e pavdekshme të tyre. Udhëheqës dhe organizatorë të demonstratave në Evropë Demonstratat e Pranverës së Madhe të vitit 1981 hapën një epokë të re për popullin shqiptar. Kishte ardhur momenti që lëvizja ilegale të dilte hapur në skenën politike për t’i orientuar e organizuar drejt masat e gjëra popul...
Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]
- Link abrufen
- X
- Andere Apps
Zoran Bozhinovski Gazetari kontrovers Zoran Bozhinovski ka shokuar opinionin në Maqedoni me publikimin e disa dosjeve, të cilat implikojnë liderin e BDI-së, Ali Ahmeti edhe në likuidimin e atdhetarëve, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka. Ali Ahmeti Ende nuk dihet nëse dokumentet e publikuara janë origjinale. Kjo mbetet të konfirmohet në të ardhmen nga organet kompetente, transmeton agjencia e lajmeve INA. Në këto dokumente Ahmeti paraqitet si spiunë i dyfishtë me nofkën Ibar.