Rrëfimi i Ali Ahmetit për vrasjen e vëllezërve Gërvalla
Express, 17.01.2016 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti mbrëmë në Gostivar ka folur rreth aktivitetit të veprimtarëve shqiptarë, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Në manifestimin e “Flaka e Janarit”, ai tha se Gërvallat e Zeka bashkuan grupet e ndryshme ilegale të kohës. Bënë negociata të njëpasnjëshme që këto grupe të unifikohen, dhe të shndërrohen në një front të rezistencës dhe të Lëvizjes mbarëkombëtare të shqiptarëve aso kohe në Ish Jugosllavi. Ahmeti gjithashtu u shpreh se rreziqet akoma ekzistojnë, armiqt e shqiptarëve ende punojnë, prandaj çdo përvjetori i Jusufit le të na sjellë në kujtesë planet ogurzeza të armiqve tonë shekullor. “Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka ngritën nivelin e organizimit politik të shqiptarëve nga trakte të shkruara kaluan në platforma e programe për avancim e bashkim të shqiptarëve. Bashkuan grupet e ndryshme ilegale të kohës. Bënë negociata të njëpasnjëshme që këto grupe të unifikohen, dhe të shndërrohen ...