13 pyetje të Ibrahim Kelmendit për Xhafer Durmishin (autorin e librit "Lëvizja e J.G.)

(Në vend të reagimit / me 22. 10. 2011)

13 PYETJE TË IBRAHIM KELMENDIT PËR XHAFER DURMISHIN
 Autorin e librit “LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS!“

I nderuar ish Bashkëveprimtari Xhafer!

Lexova rreth 300 faqet e para të kakofonisë (“librit”) Tënde, të emërtuar “Lëvizja e Jusuf Gërvallës”, sa për të mosinjoruar fare, meqë ishim bashkëveprimtarë. Do përpiqemt’i shoh edhe rreth 700 faqet tjera.

Fillimisht dëshiroj të të falënderojpër mundin dhe përkushtimin, sepse kishe investuar energji të madhe (nëse e ke sajuar vetëm).

E mirëkuptoj hidhërimin dhe mllefin Tënd, por të kaluarënnuk mund ta ndryshoj, për hatër e qejf të askujt, po vetëkuptohet, siç e kam kuptuar, përjetuar e mbajt mend.

Besoj, edhe Ti e di, se pata shkruar roman dhe jolibër historik e dokumentar dhe as memoare. Pata bërë njoftimin se janë nga mbamendjadhe përjetimet e kohës kur kanë ndodh dhe jomendime e konstatime të kohës kur e kam shkruar romanin.

Në vend të komentimit të menjëhershëm të kakofonisë Tënde, do t’i bëja ca pyetje, nëse ke kohë e vullnet për t’u përgjigjur: 

1.     Kur, ku dhe nga kushë është themeluar LNÇKVSHJ’ja?

2.     Ka ndonjë pjesëtarë të gjallë që kasqaruar, që është përgjigj ose që do tëpërgjigjet        në pyetjet e mësipërme?

3.     Kush di për strukturën organizative dhe veprimtarinë e saj në Kosovë?

4.     Përmes cilës lidhje dhe kur e ka anëtarësuar Sabri Novosella Jusuf Gërvallën? 

5.     Kur, kush dhe si tëka anëtarësuar Ty në atëLëvizje?

6.     Çfarë veprimtarie të organizuar ke ushtruar në Kosovë dhe a ke ndonjë të bashk-organizuar që e di veprimtarinë Tënde të organizuarnë Kosovë?

7.     Kush e ka nxjerrë Sabri Novosellën deri në kufi të RPS të Shqipërisë në fund të vitit 1979, kur është “arratisur”?

8.     Di emrat e ndonjë anëtari të Komitetit “Hasan Prishtina” në Turqi gjatë vitit 1980-81, për të dëshmuar se nuk ka qenëvetëm emër fiktiv?

9.     Beson Ti se Qeveria Shqiptare i pat dhënë vetëm 10.000, - USD, aq sa iakishte kërkuar Jusuf Gërvalla përmes letrës dërguar Enver Hoxhës në vitin 1980, të cilat i erdhën përmes Sabri Novosellës?

10.  Beson se Qeveria Shqiptare nuk i ka dhënë mëmjete asaj Organizate përmes Sabri Novosellës dhe nëse i ka dhënë, i ka shfrytëzuar ato Organizata, apo i ka mbajtpër vete “udhëheqësi” Sabri Novosella?

11.  Cila është veprimtaria e “bashkëveprimtarëvetë ngushtë“ të Jusuf Gërvallësnë emigracion nga 17. 02. 1982 deri në vitin 1999, ta zëmë e jotja, Sabri Novosellës, Nuhi Sulejmanit, Xhavit Ramabajës, Besim Rexhës, Sadik Blakës, Misin Mavrës, Haxhi Berishës, Hafiz Gagicës, Fahredin Tafallarit, Demë Demaj (nuk po mëkujtohen të tjerë që vetë- lavdërohen deri në monotoni)?

12.  Kush duhet t’i ketë falsifikuar“raportet” e “letrat”, kinse të dërguarnga Jusuf Gërvalla në vitin 1981 “udhëheqësit” Sabri Novosella dhe ku janëorigjinalet e tyre?

13.  Kush e ka taniarkivin e Jusuf Gërvallës?

Po shpresoj se do të kesh vullnettë mirë që t’u përgjigjeshkëtyre pyetjeve?

Me respekt,

Ibrahim Kelmendi


Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?