Posts

Es werden Posts vom Januar, 2014 angezeigt.
Bild
  INTERVISTË ME DUKAGJIN GORANIN:  LIGJËRATAT E AGJENTËVE TË UDB'SË PËR MORALIN TREGOJNË PËR MJERIMIN TONË Nga Express | 31 Janar 2014 Dukagjin Gorani (PhD) nga Qendra Liberale Demokrate, në një intervistë për Gazetën Express, ka komentuar debatet e fundit për vrasjet politike të shqiptarëve në kohën e Jugosllavisë si dhe daljen në publik të disa agjentëve shqiptarë të UDB'së. "Jemi të mjerë meqë e përjetuam ditën kur agjentët e UDB-së dalin në emisione televizive dhe na ligjërojnë mbi moralin politik, çështjen kombëtare dhe përgjegjësinë shoqërore" thotë Gorani. "Mendoj se bëhet fjalë për ringjallje të luftës së vjetër mes ‘jugosllavëve’ dhe ‘anti-jugosllavëve’ shqiptarë në Kosovë, e që daton (së paku) ç’prej vitit 1945. Mirëpo, sot kjo shpërfaqet vetëm si farsë që synon që ta rrëzojë pushtetin aktual ose që ta ruajë atë—varësisht kah pozicionoheni" thekson Gorani. Express: Përvjetori i vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zek
Bild
HYSEN GEGA: E THEM PËRSËRI, NË ZYRAT E UDB'së NË PRISHTINË, PËRVE Ҫ MEHMET LUMIT, LORENC SELMANIT, M Ë KA INTERVISTUAR EDHE JUSUF BUXHOVI! Sallagrazhdë, 26. 01. 2014  Sot, ish i burgosuri politik, Hysen Gega (nga vendlindja e tij -Sallagrarzhdë) ka reaguar ndaj intervistës së z.Jusuf Buxhovi, të dhënë më 22. 01. 2014, në emisionin 'Rubikon" të KTV'së. "Në këtë intervistë Buxhovi tha se të gjithë ata që qenë pjesë e organizatave atdhetare që i organizuan demonstratat gjithëpopullore kundër Jugosllavisë më 1981 dhe e bënë luftën për çlirimin e Kosovës më 1998-99, për të nuk janë gjë tjetër - pos terroristë. Kjo është një akuzë nga më të egrat dhe më antikombëtaret që ka mundur ta bëjë dikush ndonjëherë, dhe për këtë do të duhej të viheshin në lëvizje organet e akuzës." - ka shkruar z.Gega në këtë reagim. Hysen Gega edhe një herë ka pohuar se: "Gjatë hetimeve që janë zhvilluar ndaj meje në zyrat e UDB-së në Prishtinë (pas arrestimit tim më 31 d
Bild
BISLIM ELSHANI: RASTI BUXHOVI DHE MORALI POLITIK NË KOSOVË   Bazel, 24. 01. 2014 - Nga intervista e fundit e Jusuf Buxhovit në KTV, me 22 janar fatkeqësisht kam humbur çdo respekt për të. Moralisht, tani ai është një hedhurinë që me qëndrimin e tij ka rrezikuar edhe gjithë produktin e tij intelektual. Nuk kam ndonjë respekt as për gazetarin gjysmë-injorant, A. Kelmendin, i cili gjatë bisedës nuk iu referua asnjë burimi tjetër serioz që ka kontestuar deri më tash figurën morale e shkencore të Jusuf Buxhovit, duke u kufizuar vetëm në një intervistë të Hysen Gegës, padyshim njëra ndër figurat më markante të luftës së Kosovës për liri. Mirëpo pos Hysen Gegës ekzistojnë dhe faqe të tëra të argumentuara bindshëm nga dy libra të Ibrahim Kelmendit, ndërsa në listën e bashkëpunëtorëve të UDB-së, Jusuf Buxhovin e vendos edhe njëra ndër figurat kryesore të UDB-së maqedone, Nafi Cegrani, i cili madje e akuzon atë edhe si pjesëmarrës në skenarin e likuidimit të vëllezërve Gërvalla.    
Bild
REAGON HYSEN GEGA: PO ISHIM TERRORISTË PËR BINDJET E BUXHOVIT E MILLOSHEVICIT   Ish i burgosuri politik, Hysen Gega ka reaguar ndaj deklaratave të Jusuf Buxhovit, i cili tha se organizatat politike të shqiptarëve në Gjermani kanë pasur njerëz terrorist. Por, Hysen Gega ka thënë se vetëm në mendjen e Jusuf Buxhovit dhe Sllobodan Miloshevicit shqiptarët kanë qenë terroristë. "Në këtë intervistë Buxhovi tha se të gjithë ata që qenë pjesë e organizatave atdhetare që i organizuan demonstratat gjithëpopullore kundër Jugosllavisë më 1981 dhe e bënë luftën për çlirimin e Kosovës më 1998-99, për të nuk janë gjë tjetër - pos terroristë. Kjo është një akuzë nga më të egrat dhe më ë antikombëtaret që ka mundur ta bëjë dikush ndonjëherë, dhe për këtë do të duhej të viheshin në lëvizje organet e akuzës", shkruan Gega në reagim. Sipas tij, versioni i Buxhovit se Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka janë vravrë si qërim hesapesh mes bandave shqiptarë është edhe version
Bild
Buxhovi Gegës: Nuk isha spiun i UDB-së, por gazetar i Titos?! Jusuf Buxhovi, një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishte vetëm gazetar, politikan e historian, por sipas Hysen Gegës, një i dënuar politik nga pushteti serb, ai ishte edhe pjesë e ekipeve të hetimit të UDB’së. Gega ishte arrestuar më 31 dhjetor 1980 në orët e hershme të mëngjesit dhe hetimet penale kundër tij kanë zgjatur rreth 6 muaj. “Pothuajse gjatë gjithë kohës së hetimeve më kanë marrë në pyetje Mehmet Lumi dhe Lorenc Selmani. Kah fundi i hetimeve më ka marrë në pyetje edhe Adem Ibrahimi, por në fillim të janarit 1981, data e saktë nuk më kujtohet, po ashtu më ka marrë në pyetje edhe Jusuf Buxhovi. Kështu ma kanë prezantuar atë”, deklaron Gega. I pyetur nga Express, ai thotë se për Jusuf Buxhovin kishte dëgjuar më parë se ishte korrespondent i gazetës „Rilindja“ në Bon, por nuk e kishte parë kurrë me sy, para se të hynte në dhomën e intervistimit. “Për herë të parë e kam parë aty,
Bild
Buxhovi del nga hija Bedri Islami. Epoka e Re 25.01.2014 I Ka disa njerëz, shpeshherë edhe publikë, pra të njohur, të cilët, edhe kur koha e tyre ka shkuar dhe mëkati që u rëndon është më i ashpër sesa supet e tyre, përsëri nuk zënë mend, turfullojnë dhe presin një moment të caktuar për t’u rikthyer edhe një herë në grazhdin e vjetër. Të tillët, thellësisht mjerueshëm, ende nuk janë mbushur mend se, në këtë kohë të vështirë për t’u përballuar dhe kur Kosova është në mijëra halle të tjera, shtimi edhe i një derivati politik nuk është më një gabim i përkohshëm, por një faj i qëllimshëm, i cili bëhet në një kohë të caktuar. Në një kohë kur thesi i mashtrimit është hapur në Beograd dhe fillon e derdhet edhe në botën mediale të Kosovës, kësaj here nëpërmjet gjithfarë llumi. Kjo më është kujtuar fillimisht kur dëgjova për një intervistë të Jusuf Buxhovit dhënë në emisionin “Rubikon”. Ndoshta është nga të paktët emisione që ndjek me dëshirë, pasi respektoj vizionin dhe mendimin