Posts

Es werden Posts vom Mai, 2021 angezeigt.

75 VJET JETË

Bild
75 vjet jetë! Shumë të rinj në moshë e nisëm jetën e përbashkët pa e ditur se çfarë do të na sjellë e ardhmja. Ti i rritur në Dubovik dhe Pejë, në rrethana të vështira familjare dhe shoqërore, me mall të vazhdueshëm jo vetëm për babën, të cilin komunistët partizanë që nga paslufta e deri në vdekjen e tij pesë vjet më vonë e privuan nga e drejta për të jetuar së bashku me familjen. Në moshë shumë të re do të ballafaqoheshe me jetën duke përjetuar anët e saj më të egra: vdekjen e hershme të babait, dëbimin nga shtëpia për shkak të kolonëve malazez, largimin e Nënës Ajshe dhe vëllezërve në drejtim të Sllovenisë, vetminë dhe mallin e përhershëm për më të dashurit. Unë e rritur në Shkup, në kushte të mira deri në lazdrim, me rreth të madh familjar. Ardhja ime në Prishtinë në vitin 1967 në moshë shumë të re, me Ty si të vetmen pikënisje dhe cak, më ballafaqoi për herë të parë me jetën dhe problemet serioze, me të cilat luftonin shqiptarët në Jugosllavinë e atëhershme, me gjendjen e rëndë eko