Afër Shtutgartit u bënë nderimet e fundit për tre dëshmorët...
QIK 23.02..2002 (www.kosova.com)
Afër Shtutgartit u bënë nderimet e fundit për tre dëshmorët Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka
Shtutgart, 23 shkurt - Sot afër Shtugartit të Gjermanisë qindra shqiptarë bënë homazhet e fundit para eshtrave të dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, të cilët kishin ardhur nga shumë vise të Gjermanisë dhe nga vendet e tjera. Me emocione të paprëshrkuara kalonin para arkivoleve të dëshmorëve qindra bashkatdhetarë për t'u bërë nderimet e fundit këtyre martirëve, para se eshtrat e tyre të sillen në Atdheun e lirë.
Varrimi i Jusuf e Bardhosh Gërvallës do të bëhet nesër në Dobovik të Deçanit përkatisësht i Kadri Zekës në Gjilan.
QIK e njejta faqe
Nesër bëhet varrimi tre dëshmorëve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe i Kadri Zekës
Prishtinë, 23 shkurt - Sot në Kosovë do të mbërrijnë eshtrat e tre dëshmorëve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe të Kadri Zekës. Ndërkaq nesër është paraprë që qytetarët e kryeqytetit të Kosovës atyre t'u bëjnë homazhe në orën 9.00 para monumentit të Skënderbeut në Prishtinë.

Varrimi i vëllezërve Gërvalla bëhet nesër më 24 shkurt në varrezat e fshatit të vendlindjes Dubovik të Deçanit në orën 15.00, kurse varrimi i Kadri Zekës bëhet në Gjilan po në të njëjtën orë.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen