Akademi përkujtimore për dëshmorët Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka
RTV 21 (Online)
Akademi përkujtimore për dëshmorët Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka
PRISHTINE, 17 janar
“Veprat e dëshmorëve të kombit nuk mund të harrohen kurrë”. Kështu theksoi presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, në akademinë përkujtimore kushtuar vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës. Rugova tha se zyra e Presidentit do të angazhohet që, së bashku me institucionet kulturore, të ndajë çmime të cilat do të simbolizojnë veprat e dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Për figurën dhe veprën e Jusuf Gërvallës, foli miku i tij Sabri Hamiti. Në akademinë përkujtimore morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci dhe përfaqësues të institucioneve e të partive politike të Kosovës. Akademia u organizua nga kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me rastin e 21 vjetorit të vrasjes së dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen