Angazhimi i diasporës dhe emigracionit shqiptar në përkrahjen e demonstatave të vitit 1981 në kosovë
Simpoziumi për demonstratat e 81-shit
Dyseldorf 1996
ANGAZHIMI I DIASPORËS DHE EMIGRACIONIT SHQIPTAR NË PËRKRAHJEN E DEMONSTRATAVE TË VITIT 1981 NË KOSOVË
Shpërthimi i demonstratave të vitit 1981 në Kosovë të ky emigracion kaq i madh politik e ekonomik pati ndikim shumë të kufizuar. Fillimisht nuk ishin as 2 , përqind e shqiptarëve të emigruar në Shtetët e Evropës Perëndimore dhe Veriore, që u shqetësuan publikisht dhe u angazhuan për t'ju ardhur në ndihmë. Në Sh.B.A. dhe në Turqi ky lloj shqetësimi e angazhimi nuk dukej fare, pasi në këto vende nuk pati fare tubime, protesta e demonstrata të nderlidhura me demonstratat e Kosovës. Sa i përketë shqetësimit të fshehur të emigrantëve nuk kemi ndonjë studim. Deri të shifra e përafërt prej 2 përqind e shqetësimit dhe angazhimit vihet përmes krahasimit të shifrës mbi 100 mijë emigrantë ekonomikë e politikë në këto shtete evropiane dhe shifrës prej rreth 2.000 vetave që dolen në demonstratat gjatë vitit 1981, të cilat u organizuan në disa kryeqëndra të këtyre shteteve. Pra, edhe pse u mbajten disa demonstrata, numri mesatarë i pjesëmarrësve sillej rreth 1.000-shit për demonstratë. Por, pjesa më e madhe e pjesëmarrësev ishin të njëjtit patriotë që i binin an e kënd Evropës P., për të marrur pjesë në çdo demonstratë, për t'ju dhënë përforcim shqiptarëve të vendit ku mbahej demonstrata, duke i shkaktuar vetes lodhje të madhe fizike dhe shpenzime materiale.
Arsyet e këti angazhimi kaq të vogël në numër janë të shumta dhe ia vlen t'ju çasemi sado shkarazi, për aq sa lejojnë mundësitë për zgjerim në një kumtesë. Emigracioni politik, që sidomos në këto rrethana është i thirrur për të treguar veten, ishte i përqarë, i dezorientuar, i copëtuar. Pjesën më të madhe dhe më aktive të këtij emigracioni e përbënin shqiptarët e arratisur nga Shteti i Shqipërisë dhe nga territorët e Shqipërisë të ripushtuara nga Jugosllavija e Greqia. Ata ishin arratisur në mbarim të LDB dhe ishin të organizuar kryesisht në kuadër të partive e organizatave, si Balli Kombëtar, Legaliteti, Lidhja Kosovare, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Partia Agrare, e shumë grupe të vogla. I teri e vetëquante veten emigracion nacionalist, duke i dhënë kësaj shprehje konotacion të gabuar, pasi shprehjen "nacionalizëm" e barazonin me shprehjen antikomunizëm. Në fakt, për prioritet i kishin caktuar vetes luftën ideologjike kundër Qeverisë së RP, më vonë RPS të Shqipërisë. Kurse përkushtimit për çlirimin e territorëve të Shqipërisë, të pushtuara nga Jugosllavija e Greqia, ishte fare i vogël, për të mos thënë asfare.
Pjesa e emigracionit politik që drejtohej nga emigantë të afirmuar dhe të arratisur nga RP e Shqipërisë Jo vetëm që nuk u merakosen e nuk u angazhuan kur shpërthyen demonstrat në territorin e Shqipërisë të përfshira nën emërtimin gjeografike krahinor Kosovë. por edhe i përflisnin ato, duke u dhënë atyre gabimisht ngjyrim ideologjik. Ishte jo reale të prisje diç tjetër. kur ta zëmë një pjesë e krerëve të këtij emigracioni ishin arratisur nga RP e Shqipërisë në RPF të Jugosllavisë dhe me vite të tëra u kishin sherbyer sherbimeve jugo-sllave, siç ishin OZNA, UDB-ja, etj., pa i penguar fakti se edhe në RPF të Jugosllavisë ishte i njëjti sistem si në RP të Shqipërisë dhe po i sherbënin një shteti të huaj, që kishte ripushtuar gjysmën e Shqipërisë dhe synonte pushtimin edhe të gjysmës tjetër, që ishte të pakten dhe formalisht Shtet i pavarur. Sa për ilustrim po përrnendim emigrantin (Ç)Nderim Kupi, drejtues i legalitetit, i cili me vite të tëra u shkollua në Beograd dhe i bënte shërbime pushtuesve jugo-sllavë.
Edhe pjesa e emigracionit tjetër të vjetër politik, që drejtohej nga krerët e arratisur nga Kosova, krejt në plan të dytë kishte çlirimin kombëtar të pjesës së ripushtuar të Shqipërisë nga RPF e Jugosllavisë, kurse në plan të parë kishin iuftën idologjike kundër Qeverisë së RP të Shqipërisë. Kjo duhet të ketë ndodhur pasi një pjesë e këtyre krerëve ishin të kooptuar si agjentë të sigurimeve sekrete angleze, amerikane, jugo-sllave, etj., të cilat i detyronin ata të angazhoheshin në luftimin e sistemit në RP të Shqipërisë, por jo edhe të sistemit të njëjtë në RPF të Jugosllavisë. Për të vërtetuar këtë konstatim nuk janë të nevojshme gjithaq burimet nga arkivat e këtyre shteteve, pasi mjafton t'ua lexosh gazetat, broshurat e pamfletet që i botonin herë pas here. Motivet që i kishin shtyrë këta njerëz t'ju shërbenin këtyre sherbimeve, deri edhe të humbja ej etës në luftë kundër Qeverisë së RP të Shqipërisë, por jo edhe në luftë kundër Qeverisë pushtuese të RPF të Jugosllavisë, duhet të kenë qenë nga më të ndryshmet, prej atyre për interesa të ngushta materiale e prirjeve për tradhëtij e deri të mashtrimi dhe shantazhimi.
Një tjetër përcaktim e angazhim kishte emigracioni i ri politik, që përbëhej nga emigrantët e arratisur nga Kosova gjatë viteve të 70-ta. Por ky emigracion ishte i vogël në numër, shumë.i vogël, në krahasim me emigracionin e vjetër politik.
Në RFGJ ishin afirmuar emigrantët politikë, si Jusuf Gërvalla, Ibrahim Kelmendi, Emin Fazlia, Rizah Salihu, etj. Në Bruksel ishin Enver Hadri, Vebi Ibrahimi, etj. Në Zvicër Kadri Zeka. Kishte ndonjë edhe në Francë dhe në ndonjë shtet tjetër, por pa ndikim.
Edhe ky emigracion ishte i ndarë në dy grupe kryesore, në emigracion me orientim komunist, nacional-komunist e patriotik, reprezentues të të cilit ishin Kadri Zeka, Jusuf Gërvalla. Ibrahim Kelmendi, Rizah Salihu dhe atij të vetëquajtur nacionalist e demokratik, reprezentues të të cilit ishin Emin Fazliu (alias Emil Kastrioti), Enver Hadri, Vehbi Ibrahimi, etj.
Në emigracionin politik, të themi të majt, bënin pjesë anëtarët e grupeve e organizatave, si ata të OMLK, të LNÇIKVSHJ, të Frontit të kuq popullor dhe të Grupit komunist "Zëri i Kosovës". Kurse në emigracionin politik, të themi te djathtë, bënte pjesë kryesisht Beslidhja demokratike shqiptare.
Grupi komunist "Zëri i Kosovës", të cilin e kishte themeluar dhe e drejtonte Rizah Saihu, u shpërbë në vitin 1980, pasi dyshohej se vet Salihu ishte shërbëtor i sigurimeve sekrete jugosllave. Fronti i kuq popullor, për të cilin spekulohej se e drejtonte Ibrahim Kelmendi, pushoi veprimtarinë e vet në korrik të vitit 1981, pasi në atë kohë kishin filluar bisedat përbashkim të organizatave klandestine në një Organizatë të vetme. Kurse OMLK-ja dhe LNÇIKVSHJ, të cilave më vonë iu bashkua edhe PKMLShJ, për të cilën spekulohej se e kishte themeluar dhe e drejtonte Abdullah Prapashtica (ish oficerë i ShSSh, popullorqe: UDB), u bashkuan (në shkurtë maj të vitit 1992) në Lëvizje Popullore për një Republikë Shqiptare në Jugosllavi, tani LPK. OMLK-ja, LNÇIKVSHJ dhe FKP ishin organizatore të demonstratave gjatë vitit 1981 për përkrahjen e demonstratave në të Kosovës, të cilat u mbajtën në shumë kryeqëndra të EP, në të cilat pjesëmarrës ishin kryesisht e tërësisht emigrantët ekonomikë dhe të shpërngulurit shqiptarë nga Kosova me vise në Turqi dhe prej andej në Belgjikë e RFGj. Këto, organizata në dukje ishin komuniste, por angazhimi kryesor e terësor ishte patriotik - çlirimi kombëtar. .
Demonstrata organizoi edhe Beslidhja, që ishte themeluar e drejtohej atëherë e sot nga Emin Fazliu, por numri i pjesëmarrësve ishte fare simbolik dhe ata ishin kryesisht emigrantë politikë kroat. Disa tentativa për bashkëpunim në mes të këtyre dy emigracioneve politike qenë bërë, por pa sukses. Secila pal kishte rezervat e veta, të cilat pengonin bashkëpunimin.
Drejtuesit e emigracionit të majtë (Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Ibrahim Kelmendi, etj.) dyshonin të drejtuesite enigracionit të djathtë (Emin Fazlia, Enver Hadri, Vebi Ibrahimi, etj.) se janë në shërbim të sigurimeve sekrete të Jugosllavisë. Kurse ata të emigracionit të djathtë dyshonin se prapa drejtuesve të emigracionit të majtë qëndronte Sigurimi i RPS të Shqipërisë, përkatësisht se ata ishin "enveristë", "ekstremistë", etj.
Emigracioni ekonomikë, më i numerti, i përbërë nga emigrantët ekonomik nga Kosova me vise, ishte emigracion tejet i mjerë, i përvuajtur, i frikësur. Vetëdija e tij kishte stagnuar. Me një fjalë, këta emigrantë ishin skllëvër të Shekullit të 20-të, të cilët i kishte "shitur" Qeveria e RSF të Jugosllavisë dhe i kishin "blerë" shtetet e industrializuara të EP. Këta u angazhuan fare pak për të marrë pjesë në demonstrata përkrahse të vitit 1981 në kryeqëndrat e RFGj., Zvicrës e Belgjikës, kur të kemi parasysh shifrën prej rreth lOO mijë emigrantëve ekonomikë, të cilët në gjuhën zyrtare jugo-sllave quheshin "punëtorë të përkoshëm në botën e jashtme". Ata ishin të shqetësur dhe jetonin me ankth se çpo ndodhte në Kosovë, pasi atje kishin familjet e të afërmit e tyre, por ata nuk kishin vetëdijen minimale kombëtare dhe as guximin për t'u angazhuar në përkrahjen e demonstratave të shqiptarëve në Kosovë.
Në frikësimin e emigracionit ekonomik rol të madh luajti angazhimi i përfaqësive "diplomatike" jugo-sllave, angazhimi i drejtë përdrejtë i UDB-ashëve u thënçin shqiptarë, angazhimi i politikanëve të Kosovës, u thënçin gjithashtu shqiptarë, të cilët ishin këthyer në shrbëtorë të regjimit pushtues të Beogradit. Ata organizonin tubime me "punëtorë të përkohshëm në botën e jashtme", për t'i dezinfonnuar për demonstrata që ishin bërë në Kosovë, duke i ç’vlerësuar ato më epitete e dezinformata nga më të lloj-llojshmet dhe duke i kërcnuar drejtë për se drejti me marrje të pasaportave jugosllave dhe me ndjekje kur do të guxojnë të shkojnë në pushime në vendlindje. Nuk munguan edhe rastet kur në emër të këtyre tubimeve dërgoheshin telegrame për dënimin e demonstratave. E keqja ishte se edhe në mesin e këtyre emigrantëve kishte edhe të atillë që u shërbënin sigurimeve sekrete jugo-sllave me spiunim kundër kolegëve të vetë, me përcjellje të informatave për aktivitet patriotike që bëheshin, me spiunimin e atyre që mermin pjesë në ato demonstrata, etj. Prandaj nuk ishin të rralla rastet kur enigrantët ekonomikë e pësuan për angazhimin e tyre kombëtar, sidomos te disa rretheve, siç ishin Dyseldorfi, Berlini, Hamburgu, Shtutgarti, Gjeneva, Berni. Zyrihu, Brukseli, etj., pasi në këto rrethe ishin të përqëndruar emigrantët më të aneazhuar ekonomikë. (Ibrahim Kelmendi)
Kommentare
Kommentar veröffentlichen