Çdo janar do të na e rikujtoj tradhtine e datës 17 janar 1982
"BOTA SOT" 16.Janar 2003)
NË PËRKUJTIM TË DËSHMORËVE TË KOMBIT JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA E KADRI ZEKA
ÇDO JANAR DO TË NA E RIKUJTOJ TRADHTINË E DATËS 17. JANAR 1982 - VRASJEN E VËLLEZËRVE GËRVALLA
Në kohën kur figura më komplekse e diasporës shqiptare Jusuf Gërvalla filloi publikisht demaskimin e shovinizmit serbosllav në Kosovë, si dhe në kohën kur pritej të largoheshin nga skena politike e diasporës disa fytyra të dyshimta që e pengonin me çdo kusht bashkimin e forcave të ndara politike në mërgim sepse këto fytyra "të maskuara" i merrnin urdhërat "nga lart", shërbimet sekrete antishqiptare aktivizuan provokatorët që kishin prirje agjenturore dhe realizuan vrasjen makabre të udhëheqësit nacionalist të mërgatës shqiptare Jusuf Gërvallën me të vëllanë Bardhoshin dhe bashkëveprimtarin e tyre Kadri Zekën.
Nuk ka shqiptar në hapësirën e kësaj gjithësie, të cilit i rrah zemra për Kosovën dardane e që nuk e njeh emrin e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës, respektivisht që nuk e njeh datën e 17.Janarit 1982 kur plumbat e tradhtisë goditën për vdekje këta tre martirë të Kombit Shqiptar. Pra, qysh atëherë kur populli shqiptar ishte vënë në lëvizje (1981) për t'u përgaditur për të dalur nga okupimi pesëdhjetvjeçar serbosllav, nomenklatura e Sërbisë i ka patur të përzgjedhurit e saj, që do t'ia kryenin të gjitha shërbimet në përputhje të plotë me programet antishqiptare, nën moton "përçaj e sundo", moto kjo e cila vazhdon ta mbajë aktualitetin e saj në Kosovë edhe sot e kësaj dite.
Për këtë flasin shumë qartë edhe sot vrasjet e personaliteteve politike të Kosovës, që i penguan dhe i pengojnë Serbisë dhe aleatëve të saj në realizimin e planeve për rikolonizimin e Kosovës!
Vrasja politike (atentati) e 17. Janarit 1982 ndaj Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës nga dora e zezë tradhtare, erdhi si rezultat i një koalicioni të shërbimeve sekrete antishqiptare siç ishin "Sigurimi" i Enver Hoxhës dhe UDB-ja e Beogradit, ku tashmë e kishin gjetur veten njerëz puthadorë të serbosllavisë dhe antikombëtarë të çnderuar, por që hiqeshin dinakërisht si përkrahës të Jusuf Gërvallës.
Në kohën kur figura më komplekse e diasporës shqiptare Jusuf Gërvalla filloi publikisht demaskimin e shovinizmit serbosllav në Kosovë, si dhe në kohën kur pritej të largoheshin nga skena politike e diasporës disa fytyra të dyshimta që e pengonin me çdo kusht bashkimin e forcave të ndara politike në mërgim sepse këto fytyra "të maskuara" i merrnin urdhërat "nga lart", shërbimet sekrete antishqiptare aktivizuan provokatorët që kishin prirje agjenturore dhe realizuan vrasjen makabre të udhëheqësit nacionalist të mërgatës shqiptare Jusuf Gërvallën me të vëllanë Bardhoshin dhe bashkëveprimtarin e tyre Kadri Zekën.
Edhe në atë janar të vitit 1982 në ambasadat famëkqija serbosllave në diasporë, ku ishin bashkuar kopetë e tyre prej bastardëve me moral të dyshimtë, festuan vrasjen e intelektualit largpamës Jusuf Gërvallës i cili me kohë ishte bërë i rrezikshëm për serbosllavinë, për shkak të synimeve të tij kombëtare. Ajo që synonte Jusuf Gërvalla në diasporë ishte "provokim" i rëndë për Beogradin dhe Tiranën zyrtare njëkohësisht, sepse bashkimi i grupeve politike nën një çati, pra nën udhëheqjen e Jusuf Gërvallës, do shkatërronte njëherë e përgjithmonë lidhjet e disa individëve që udhëheqnin me disa nga ato organizata politike, pra lidhjet e fshehta me shërbimet sekrete të Beogradit dhe Tiranës zyrtare, dhe kjo do të vështirësonte apo do të pamundësonte mbajtjen nën kontroll të atyre organizatave politike të mërgatës që e kërkonin Republikën e Kosovës.
Vrasja e Jusuf Gërvallës ishte një vrasje e trefishtë politike, sepse ajo vrasje ishte një grusht të rëndë ndaj organizatave politike të mërgatës që kishin orientime të qarta kombëtare, pasiqë me eliminimin fizik të ideatorit Jusuf Gërvalla nga skena politike ishte arritur dezorientimi dhe frikësimi i një pjese bukur të madhe të mërgatës, duke e ndalur kështu për disa vite hovin e aktivitetit të filluar nga Jusuf Gërvalla.
Me këtë vrasje iu janë hapur dyert individëve të UDB-së dhe "Sigurimit" për t'u infiltruar në organizata politike të mërgatës, për t'u mos arritur kurrë një bashkim i tillë, siç e dëshiroi dhe u për çfarë u angazhua i madhi Jusuf Gërvalla.
Moszbulimi i atentatorit apo atentatorëve të këtij atentati politik ka bërë që të mos dihen as urdhërdhënësit e kësaj vepre kriminale, edhe pse faktet që janë sjellur me shkrim nga veprimtarët e asaj periudhe flasin qartë për mundësinë e njohjes së atentatorit apo atentatorëve me Jusuf Gërvallën dhe bashkëpuntorët e tij, dhe lidhjeve të ndyta të atentatorit - atentatorëve me sigurimin e atëhershëm gjerman (pro - serb), serb dhe atij shqiptar (pro-serb). Sidoqoftë, lavdia dhe kujtimi i veprës së Jusuf Gërvallës vazhdon të mbetet e freskët në çdo zemër shqiptari, vazhdon të jetojë e gjallë edhe pas aq shumë 17 janarëve të shkuar.
Ndërsa, fundërrinat e degraduara që organizuan dhe realizuan këtë vrasje do të jetojnë me barrën e përgjegjësisë morale dhe me dënimin moral të shqiptarëve, do të jetojnë me vulën e tradhtisë në ballë! (Shkruan: Besim KRASNIQI)
Kommentare
Kommentar veröffentlichen