Dëshmorët Gërvalla janë bërë frymëzim dhe forcë për luftëtarët e lirisë

Koha Ditore,18.01.2003


DËSHMORËT GËRVALLA JANË BËRË FRYMËZIM DHE FORCË PËR LUFTËTARËT E LIRISË, THA ÇEKU 

Komandanti i TMK-së vendos kurora lulesh në varreza të dëshmorëve Gërvalla në Dubovik  

Komndanti i TMK-së, gjenerallejtënant Agim Çeku vendosi kurora lulesh në varreza të dëshmorëve Gërvalla në Dubovik, të premten me rastin e 21-vjetorit të vrasjes së tyre në Shtutgard të Gjermanisë. “Jusufi dhe Bardhoshi ishin ndër bijtë më të shquar të kombit dhe ne kemi ardhur për bërë nderim në varret e tyre dhe për të takuar nënloken Ajshe që me dinjitet e përballoi këtë dhimbje”, u shpreh Çeku. Dëshmorët Gërvalla, sipas komandantit Çeku, janë kthyer në Kosovë dhe janë bërë emra brigadash, kazermash dhe janë bërë frymëzim dhe forcë për luftëtarët e lirisë. Delegacion i lartë i TMK-së, pas homazheve, ka vizituar shtëpinë e nënës së dëshmorëve. “Djemtë e mëdhenj dalin vetëm nga familjet e mëdha dhe lindin nga nënat e mëdha siç është Nëna Ajshe”, i tha Çeku Nënës Ajshe. Gjeneral Çeku është përkulur dhe me nderim të thellë ka përqafuar Nënën Ajshe. “Ju djemtë e mi, më këto vizita më mbani gjallë”, i tha nëna e dëshmorëve në Dhomën-muze të bijve të saj, e përmalluar. Ajo djalë të tretë të vrarë ka pranuar qe 21 vjet edhe Kadri Zekën, i cili nuk pushon afër vëllezërve Gërvalla. “Që 21 vjet, nanë, kurrë Kadrinë s’e kam nda, kjo më dhimti zemrën”, tha nëna plakë që po hapte zemrën për mysafirët.(Ibrahim Kelmendi, Dubovik ,17 janar 2003)

Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?