Diktatori Hoxha ishte kundër Lëvizjes Kombëtare - Intervistë me z.H. Gërvalla
Bota sot, 10-16 mars 2003 dhe
www.edsh.org (e djathta shqiptare)
HERETIZIM E LEQITJE
“EMISARËT SPECIALË” TË PATRIOTIZMËS!
VRASËSE ËSHTË SERBIA E NDIHMUAR MGA SHQIPFOLËSIT
KURRKUSHAT DHE KARAKUSHAT
HAGA ËSHTË TEMPULLI I DREJTËSISË
"MOS QOFSHA NË LËKURË TË DEMAÇIT E TË QOSJES"!
"PERANDORIA E SË KEQES"
DORËZANET E CYRIHUT
SHTABI I SHKATËRRIMIT TË PËRGJITHSHËM
EPOKA E ZEZË E NANOMEIDANXHUIT!
GRUSHTSHTETI I 31 JANARIT 1997
LISTAZINJTË
"BOTA SOT": Ne tetor 1997 bëhet publike lista e zezë e të dënuarve me vdekje nga Lëvizja Popullore e Kosovës. Te dënuar shpallen Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Fehmi Agani, Sabri Hamiti, Enver Maloku, Zekeria Cana...
"BOTA SOT": Pas takimit të Kretës, vrasjen e Kosovës ne Tiranë e bëri publike Fatos Nano, kur tha për Milosheviqin: "Njeriu që bën luftë, di të bëjë edhe paqe"! Kësaj vrasjeje të Kosovës ne Tiranë i ndihmoi edhe Qosja me deklaratën e njohur të lij: "Shqipëria zyrtare ka një vite sa që bën polilikën e duhur" (janar 1998)!
Hysen GËRVALLA: Qosja e di mire se krimi i organizuar ne Shqipëri ka qëllime kryekëput politike e tradhtare. Edhe njëherë me duhet ta përmendi Neronin. Ai e dogji Romën kur ishte i gjithëpushtetshëm. E dogji sepse ishte marrëzisht i dashuruar në të dhe nuk mund ta mente me mend t'ua lë trashëgim pasardhësve. Nano, Meidani, Qosja e Demaçi nuk e përmbytën Shqipërinë, nuk e dogjën Kosovën, për arsye se i donin ato. Ata e bënë këtë për pushtet, për një grime pushtet, sepse ishin të papushtetshëm. Qosja e Demaçi e dinë, mirëpo dashuria shtazarake për pushtet nuk i le të pranojnë se që nga viti 1912 Shqipëria nuk ka bërë politike me të keqe sesa kjo që bënë Nano e Meidani. Koha e udhëheqjes se këtyre dy neronëve shqiptarë mund të quhet lirisht epokë e zezë e Nanomejdanxhiut. Qosja e Demaçi e dinë po ashtu se kanë punuar për ta shpëtuar tradhtinë. Që nga vid 1945 shteti shqiptar nuk e ka kryer asnjë obligim ndaj Kosovës dhe viseve tjera shqiptarë të ndara me dhunë nga ama. Rexhep Qosja e di mire se politika e Fatos Nanos shkel mbi gjakun e të gjithë shqiptarëve të ndarë padrejtësisht nga Atdheu, duke përfshirë
AHMET KRASNIQIN E VRAU TRADHËTIA LËPËKËISTE
SHKELJA E MARRËVESHJES SË OSLOS
S’KA TRIMËRI PA FISNIKËRI
SIGURIMCAT E ENVER HOXHËS
VOTA E LIRË ËSHTË FJALA E ZOTIT
SHQIPTAROFOLËSIT SERBO-GREKË !
KUSH PO BËN SHALLTITROME ME HERONJTË?
VOTA E LIRË
www.edsh.org (e djathta shqiptare)
Intervistë ekskluzive e Hysen Gërvallës
DIKTATORI HOXHA ISHTE KUNDËR LËVIZJES KOMBËTARE !
Si bashkëpunonin natën e shaheshin ditën Shqipëria e Jugosllavia ? Pse Tirana e Enverit e quajti tradhti kombëtare raportin e Jusuf Gërvallës derguar Amnesty International !? Çka dinë për atentatin e 17 janarit 1982 Saime Jusufi, e njohur si « Bule », Hasan Mala i njohur si « Plaku » dhe Ibrahim Kelmendi ? Kush e Themeloi « Komitetin Revolucionar » për likuidimin e vëllezërve Gërvalla ? Kush është Hysen Gega ?
HERETIZIM E LEQITJE
BOTA SOT: Zoti Gërvalla, para se të vijmë te ai 17 janari i kobshëm 1982, çka dini për ngjarjet që i paraprinë këtij otentati makabër në Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën?
Hysen GËRVALLA: Shtëpia jonë kishte një biografi të moçme. Për çdo regjim të huaj ajo ishte e heretizuar dhe e leqitur. Ishim të përndjekurit e të pesë regjimeve, duke u nisur nga ai turk, malazias, serb, nga mbretëria serbe e deri te Jugosllavia e Titos. Mbaj mend mirë kohën e regjimit të Rankoviqit kur OZNA dhe UDB-a ishin porositur të na mbajnë nën mbikëqyrje dhe rrethim të përhershëm, duke na akuzuar, madje, edhe për veprimet e burrave të Gërvallajve kundër Perandorisë Osmane.Të gjithë brezat e kësaj familjeje kanë qenë të ballafaquar me padrejtësi, presion, dhunë dhe biseda të pandërprera hetimore policore. Familjen tonë e përcollen burgosjet, dënimet e rënda deri edhe me vdekje. Na u pat marrë edhe toka e trashëguar den-baba-den me anën e asaj "reformes agrare", si dënim i "kaçakëve" që kishin vepruar kundër Jugosllavisë. Kjo e kaluar e rendë por krenare për Gërvallajt ia ka lehtësuar Serbisë të ndërmarrë edhe aktin e vrasjes se Jusufit dhe Bardhoshit. Kuptohet, nëse i ka vrarë vetëm Serbosllavia. Jeta e rendë plot vuajtje e krajata na kishte vënë në lëvizje të pandërprerë kur u detyruam të marrim edhe rrugën e kurbetit .Mos të harroj. Gjatë tërë asaj kohe të rendë si plumbi, Jusufi e Bardhoshi ushqenin shpirtin e tyre me muzikë, duke i kënduar me kitarë komponimet e kohës, ato të John Lennonit, si "Let it Be, "Yesterday" etj, të cilat ndikuan ne kalitjen e shpirtit të tyre, deri në ditën e vrasjes.
“EMISARËT SPECIALË” TË PATRIOTIZMËS!
As Jusufi, as Bardhoshi nuk ishin avanturierë. Që të dy kanë patur talent edhe për muzikë, edhe për politikë. Kanë qenë shumë të vëmendshëm. Dhe kur e panë se pakkush ishte i gatshëm të kacafytet me përbindëshat (Shqipëri e Enverit e Jugosllavi e Rankoviqit) që natën bashkëpunonin e ditën shaheshin, i përvolen mënget dhe u futen të gjallë në zjarrin që përvëlonte.
Pasi dolën në Perëndim bënë përpjekjet e para për dialog kombëtar e njerëzor me "krerët" e OMLK-së dhe të grupimeve tjera që u pëmgjanin tufave të deleve, duke u përpjekur t'i ofrojnë mërgimtarët, t'i largojnë nga kursi ideologjik, në mënyrë që të viheshin të gjithë në binarë kombëtarë. Fatkeqësisht, gjithë këto përpjekje dështuan, sepse tufat e deleve që i kishte organizuar Enver Hoxha nëpër kruzhoqet partiake, ishin me tru të shpërlarë. Megjithatë, Jusufi e Bardhoshi nuk u ndalen. Dhe, deri në ditën kur u vranë nuk pushuan së insistuari për një pajtim të arsyeshëm e të qytetëruar. Sa miope ishte politika e Enverit që ishte ngulitur në kokat e këtyre tufave njerëzish, për ilustrim, ja vetëm një shembull. Jusuf Gërvalla i kishte dhënë shënime Amnesty International mbi shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë. Këtë raport të parë dorëzuar një organizate ndërkombëtare, Tirana e asaj kohe e quajti "tradhëti ndaj çështjes kombëtarë".
Pushkës që vrau Jusufin e Bardhoshin ia kanë hapur rrugën me raportet e tyre që shqipfolësit ia dorëzonin UDB-së. Deri me sot opinioni disponon me disa fakte. Gjatë takimeve të LNÇKVSHJ-së (Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi, e udhëhequr nga Jusuf Gërvalla) me përfaqësues zyrtarë të Tiranës, doli hapur se diktatori Enver Hoxha nuk ishte i interesuar për forcimin e Lëvizjes Kombëtarë, por për formimin dhe zgjerimin e organizatave komuniste në diasporë. Për këtë shkak dështojnë edhe bisedimet për bashkim në mes të Lëvizjes Kombëtare të Jusufit dhe OMLK-së se Hidajet Hysenit, që u mbajtën në Stamboll në tetor të vitit 1981. Pra kundër Lëvizjes se Jusuf e Bardhosh Gërvalles nuk ishte vetëm UDB-a por edhe Sigurimi i Tiranës. Atëbotë, në Perëndim vepronin edhe disa grupe me orientime të ndryshme, si Lidhja e dytë e Prizrenit, Lëvizja për Shqipërinë etnike, mirëpo krerët e këtyre grupimeve nuk ditën kurrë ta ndajnë shapin prej sheqerit, andaj as nga këto grupe nuk u prit mirë dalja në skenën politike të diasporës e Jusuf Gërvalles. Dhe në atë moment kur Jusufi e Bardhoshi e kuptuan se çlirimi i Atdheut nuk mund të bëhet nëpërmes "emisarëve specialë" të patriotizmës, që lansoheshin nga ambasada të ndryshme dhe nga vetë ambasada e Shqipërisë, ata u rrezikuan hapur nga qendra ideologjike e krimit me seli ne Tiranë, Beograd e gjetiu. Jusuf Gërvalla do të rrënonte kullën prej kartoni që e kishte kurdisur Enver Hoxha në bazat e ideologjisë marksist-leniniste në diasporën shqiptare.
VRASËSE ËSHTË SERBIA E NDIHMUAR MGA SHQIPFOLËSIT
"BOTA SOT“: Të kthehemi tani te atentati i 17 janarit të kobshëm. Deri me tani dihet se në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës kanë marre pjesë, përpos UDB-së jugosllave, edhe Sigurimi i Tiranës. Mirëpo, anonimati akoma mbretëron mbi këtë atentat. Pse?
Hysen GËRVALLA: Përsa i përket edhe Sigurimit të Tiranës, si i involvuar në këtë atentat, keni plotësisht të drejtë. I një rëndësie të veçantë është fakti se Tirana zyrtare ishte kundër çdo organizimi të diasporës sonë në baza kombëtarë. Dhe fakti tjetër që nga themelimi i tij, Sigurimi i Tiranës ka ekzekutuar pa fije hezitimi njerëzit me eminentë bashkë me familjet e tyre.
Sa i takon anonimitetit, deri më sot dihet se Serbia është ajo që nuk ndihet e fortë për ta shpalosë këtë vrasje. Pa fije dyshimi janë edhe disa shqiptarë që kanë ndihmuar për t'u kryer ky atentat.
"BOTA SOT": Si u gjenden këta tre dëshmorë të Kombit në një vend ditën e atentatit. Si ndodhi që bashkë me Jusufin e Bardhoshin të vritej edhe Kadri Zeka i cili i takonte OMLK-së se udhëhequr nga Hidajet Hyseni?
Hysen GËRVALLA: Si dhe pse shkoi Kadri Zeka në Gjermani për t'u takuar me Jusufin ditën e atentatit, në këtë pyetje kanë obligim historik t'i përgjigjen familjes Zekaj, por edhe familjes Gërvallaj, shoqja dhe shokët e Kadri Zekës, e këta janë Saime Jusufi e njohur si "Bule"', Hasan Mala, i njohur si "Plaku"' dhe Ibrahim Kelmendi, shok i Kadri Zekës. Pas tyre vijë edhe Faredin Tafallari.
"BOTA SOT": Është shkruar disa herë për njëfarë "Komiteti Revolucionar" për likuidimin e vëllezërve Gërvallaj!
Hysen GËRVALLA : Është e vërtetë se ka ekzistuar ai farë "Komiteti Revolucionar" i përbërë nga një grup njerëzish të organizuar. Sa di unë udhëheqës i këtij "Komiteti" ka qenë Riza Salihu nga fshati Mushtisht, ndërsa Ibrahim Kelmendi ka qenë njëri ndër udhëheqësit e atij farë "Komiteti" të famshëm. Nuk është aspak me rëndësi cili është i pari apo i dyti. Nga ky "Komitet" Hysen Gega është caktuar për të bërë atentat në Jusuf Gërvallën. Hysen Gegës iu kam drejtuar publikisht për sqarime, pa e akuzuar fare. Përkundrazi, familja Gërvallaj, Hysen Gegën e konsideron viktimë, e kurrsesi fajtor. Këtij njeriu ju kam falenderuar që ia zgjati pak jetën Jusufit, duke refuzuar detyrën që kishte marre nga ai farë "Komiteti". Falenderimi im atij nuk i ka bërë përshtypje. Ndoshta ai ka akoma ndalesa për t'u takuar me familjen tonë, kush e di? Sidoqoftë, familja jonë e falenderon atë për moszbatimin e urdhërit të "Komitetit Revolucionar".
vazhdon
KURRKUSHAT DHE KARAKUSHAT
A janë Jusuf Karakushi e Bashkim Hisari pjesëtarë të ekipeve speciale të Serbisë për vrasjen e vëllezërve Gêrvalla? Cilët janë kurrkushat e Karakushit? Pse tentai Zenun Çelaj të rehabilitojë Jusuf Karakushin? Pse heshtin nënshkruesit e Apelit? Pse tolerohen paraqitjet publike të Shkëizen Maliqit, kur dihet se i biri i kujt është? Pse shqiptarët duhet të bashkëpunojnë me Gjykatën e Hagës? Pse duhet të shkojnë në Hagë ata që kanë bërë krime
VETËM KARAKUSHAT MUND TË JENË KURRKUSHAT!
"BOTA SOT": Zoti Gërvalla, cilët janë vrasësit e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës?
Hysen GËRVALLA: E, kjo është një pyetje tjetër. Do të përgjigjem shumë shkurt: Jusufin, Bardhoshin dhe Kadri Zekën i ka vrarë Jugosllavia, me konkretisht, Serbia, me ekipe speciale të vrasësve, të ngarkuar me detyra për t'i lehtësuar Serbisë shtrirjen e sigurt mbi trojet etnike shqiptare. Vetvetiu, shtrohet pyetja tjetër plotësuese: A ka pasur shqiptarë në ato ekipe famëzeza speciale të vrasësve? Atëherë është folur për Jusuf Karakushin dhe Bashkim Hisarin, por edhe për disa të tjerë. Ndërsa sot, nëse i analizqjmë vetëm pak sjelljet e disa "shqiptarëve", si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, se ka shumë sish, siç do t'i quaja unë, kurrkusha të Karakushave që janë shumë të rrezikshëm, e të cilët i bashkon vetëm një tipar - ai i krimit, i krimit pra, i cili, nëse na do Zoti, nuk do të ecën gjatë si ai kungulli mbi ujë.
"BOTA SOT": Një e përditshme e Prishtinës, e quajtur "Zëri", para sa ditësh botoi një bisedë të gjatë në shumë e shumë vazhdime me Jusuf Karakushin. A mund të quhet ky tentim për rehabilitim të një ish-kryepolici të Kosovës?
Hysen GËRVALLA: E kam lexuar ndonjë pjesë të asaj bisedë të dhunshme maratonike që e bëri Zenun Çelaj. Tentim rehabilitimin e Jusuf Karakushit nga një gazetar, sic i thotë vetes veteran, Kosova nuk ia ka pasur borxh Zenun Çelajt të Vuthajve. Fjalët boshe për larje duarsh si Pilati të "rrushave", kurrkushave dhe Karakushave, që, fatkeqësisht nuk janë pak, nuk çojnë peshë, sepse të gjithë madhorët, që nga viti 1981, i dinë shumë mire të gjitha gjërat. Le të thonë Karakushat dhe kurrkushat e tyre sa të duan, le të bërtasin sa të mundën se "forcat progresive" "kanë bërë shumë ", por mos të harrojnë se opinioni i Kosovës e di mirë se ato "forca progresive" kanë krijuar hapësirë sot për t'i ladruar kuajt e vet, fatkeqësisht edhe të një Shkëlzen Maliqi, i cili, po të ishte normal, nuk do ta dhunonte që plot 13 vjet opinionin e gjorë me paraqitjet e tij të rezervuara në RTK- në e mjerë të Agim Zatriqit. Këta pinjoj të etërve gjakatarë do të duhej të skuqeshin para popullit të vet. Për ata që shohin me dy sy, Shteti i Pavarur i Kosovës, i inicuar para me se një dekade nga dr. Ibrahim Rugova, është i pashmangshëm. Ne emër të Zotit, nga varret do të ngriten të vrarët nga dora tradhtare dhe do të kërkojnë drejtësi. Vrasësit dhe shtisit e tyre i pret Ligji i drejtësisë se Shtetit të Kosovës, i pret edhe ligji i Kanunit, edhe përkundër vulinetit të Shkëizen Maliqit, bir i një satrapi të njohur. Sepse, ligji më i rëndë se të gjitha kodet është lënia e trashëgimtarëve ne bela të panevojë.
"BOTA SOT": Populli thotë: « Për pa gjak më vret kollaj, priti burrat masandej » !
Hysen GËRVALLA: Ne Gërvallajve nuk na ngutet. Vëllezërit tanë nuk u vranë për vadë uji, as për gur mexhe. Ata u vranë si bij të çështjes kombëtare. Ne presim ligjin e drejtësisë se shtetit të Kosovës. Sepse çështjen tonë nuk e vjetrojnë as dekadat as shekujt. Shumë herë gjatë shekujve jemi vrarë tinzisht nga dora e tharë, por askush nuk na ka mbetur borxh. Po e them, për hater të Shkëlzen Maliqit, se vrasja tradhtare që i përbiu djemtë tanë të paharrueshëm, nuk vjetrohet kurrë. Ajo mbetet amanet i varur në baski të kullës sonë në Dukagjin.
NËNSHKRUESIT E APELIT '89
"BOTA SOT": Si nuk i provokoi nënshkruesit e Apelit '89 gjithë ai rrëfim i Karakushit në "Zëri"?
Hysen GËRVALLA: Gilgameshi i para 5 mijë vjetëve para p.e.re, ka porositur: "Harroje vdekjen, tmerrin s'do ta ndiesh"! Edhe mbreti ynë Bardhyli, sikur të ishte i një gjaku me Gilgameshin, s'është për të na çuditur ndonjë lidhje mijëra shekullore iliro-pellazgo-sumere, i porosiste luftëtarët e vet: "Vraje vdekjen!" Une nuk po ju them shqiptarëve vrajeni vdekjen, por vrajeni frikën. Frika të çon në varr" para vaktit. Nëse Jusuf Karakushi është nënshkrues i vendimeve për arrestimet tejet misterioze të disave nga autorët e atij Apelit të njohur të intelektualëve shqiptarë, dhe nëse ata të arrestuar u desh të kalojnë nëpër shumë rrathë të ferrit duke u poshtëruar deri në mosqenie, për derisa këto arrestime nuk i bëri publike Janez Demovsheku, ish -kryetar i Kryesisë së ish-RSFJ-së, atëherë prej kujt kanë të frikësohen ata intelektualë që nuk i bëjnë publike dhunimet e mynxyrshme që i përjetuan. Sikur të kishte qenë normal Jusuf Karakushi i Zenun Çelës, atëbotë, ai i ka pasur vetëm dy mundësi: ose të vendosë me gjysmëkokën e tij për mosnënshkrimin e atyre vendimeve. ose të japë dorëheqje. Aq me pare kur e kanë ditur edhe fëmijët se ne vitet '90-ta Jugosllavia i kishte ditët e numëruara.
HAGA ËSHTË TEMPULLI I DREJTËSISË
"BOTA SOT": Siç jeni informuar, këto dite për ne Hagë u nisën edhe katër shqiptare të Kosovës. Hiç reagimin prej burrit të shtetit të Presidentit Rugova, një pjesë e madhe e reagimeve të krerëve të Kosovës janë plot me emocione.
Hysen GËRVALLA: Në përgjigjen e kësaj pyetjeje do të përpiqem të jem shumë i qartë. Asnjë shqiptar i shtetit të Kosovës nuk duhet të harrojë për asnjë qast, se ne vetë, shqiptarët pra, e kemi kërkuar NATO-n ne Kosovë, dhe këtë gjatë disa vjetëve me radhë.T'i kundërvihesh NATO-s dhe UNMIK-ut, siç ndodhi një aksident në protestat në Skënderaj, është njëlloj sikur t'i kundërvihesh vetvetes. Bashkë me NATO-n dhe Amerikën, shqiptarët e Kosovës kanë përshëndetur njëzëri themelimin e Gjykatës së Hagës për krime lufte të ish-Jugosllavisë, pra edhe në Kosovë. Ata që kanë shkuar në Hagë, nuk kanë shkuar në ferr. Nëse e dëshmojnë pafajësinë, prej andej do te vijnë edhe me të fuqishëm. Reagimet emocionale siç ishin lotët e kryeministrit, apo do farë "garancish" te kryeparlamentarit Daci për mundësitë e zhvillimit të procesit gjyqësor në Kosovë kundër te dërguarve ne Hagë, nuk janë gjë tjetër pos emocione. Shqiptarët duhet të bashkëpunojnë me Gjykatën e Hagës, sepse, në njëfarë mënyre, pas kroatëve, boshnjakëve e serbëve, ajo është edhe Gjykatë jona. Hagës nuk duhet t'i frikësohet askush. Hagës mund t'i frikësohen vetëm fajtorët, vetëm ata që kanë bërë krime. Nësa ka të tillë ata nuk mund t'i mbrojë as kryeministri as kryeparlamentari i Kosovës. Sepse Haga nuk është Gjykatë politike. Aty dënohet vetëm krimi. Çdo manipulim me elektoratin në emër te "pafajësisë" së atyre që kanë shkuar në Hagë është manipulim me veten tonë, manipulim me të gjitha proceset demokratike që po zhvillohen në Kosovë.
vazhdon
"MOS QOFSHA NË LËKURË TË DEMAÇIT E TË QOSJES"!
Si i shfrytëzoi Serbia budallalleqët e Demaçit dhe të Qosjes, përkatësisht si i braktisi populli këta dy "baballarë"? Qëllimet majtiste janë të kthjellëta si loti: ose do të ketë shtet siç e mendon tradhtia, ose të mos formohet fare shteti i Kosovës! Pse po vijnë dite të liga për ata që u morën me punë të këqija? Pse nuk u zgjodhën në ShP të UÇK-së Sali Çeku, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti? Kush po e mbush tokën me varre të reja?
"PERANDORIA E SË KEQES"
"BOTA SOT": Hapi me tragjik për ringjalljen e "Perandorisë të së keqes" ndër shqiptarë u bë në mars të vitit 1993, i njohur si "Marrëveshja e Cyrihut", me ç’rast stalinistët e Shqipërisë(PSSH) dhe lëpëkëistët e Kosovës lidhen marrëveshje për bashkëpunim dhe ndihmë reciproke!
Hysen GËRVALLA: Do të jem shumë konkret. Kjo marrëveshje famëkeqe parashihte ndihmën financiare që do t'i jepte LPK-ja PSSH-së për ta rrëzuar Sali Berishën, ashtu siç edhe ndodhi, ndërsa, stalinistët e Shqipërisë, pasi ta mernin pushtetin, do t'u vinin ne ndihmë stalinistëve kosovarë për ta rrëzuar Rugovën, gjë që tentuan dhe po tentojnë ende, por që fatmirësisht, falë vetëdijes se lartë kombëtare të shqiptarëve të Kosovës, nuk ia arritën dhe nuk do t'ia arrijnë kurrë.
Humbja e Adem Demaçit të pasburgut në politikën e Kosovës është ajo pushka më e rëndë, kur njeriu e vret veten me dorë të vet. Të bëhesh pjesëmarrës i një marrëveshjeje që gati fshiu nga harta gjeografike Shqipërinë e vitit 1997 duke djegur Kosovën anembanë, në psikiatri quhet neronizëm.
Budallallëqet e Demaçit dhe të Qosjes i shfrytëzoi e po i shfrytëzon Serbia në mënyrë shumë racionale. Megjithatë, mrekullia ndodhi: populli i braktisi Demaçin dhe Qosjen, këta dy "baballarë" të kombit. Ku janë sot Demaçi dhe Qosja? Thoshte Jusuf Gërvalla: "Çdo gjë që bazohet në rrenë e ka jetën e shkurtër". Ashtu ndodhi edhe me Demaçin e Qosjen. Mos ta harrojmë historinë. Pati tradhti edhe në kohën e Skënderbeut, edhe në kohën e Lidhjes së Prizrenit, edhe në të 12-dhjetën sene. Mirëpo, edhe pse na dëmtuan mjaft tradhtitë e njëpanjëshme, ato nuk arritën të triumfojnë asnjëherë në atë masën e dëshiruar të tyre, në atë masën e programeve shekullore gjenocidiale ndaj shqiptarëve. Këtyre programeve u përket edhe ajo marrëveshja famëkeqe e Cyrihut, ku u bë tentimi i hapur për restaurimin e "Perandorisë të së keqes" siç e quante presidenti Regan, perandorinë e komunizmit lindor.
"BOTA SOT": Argatët e këtyre programeve ogurzeza kanë zënë sot edhe poste ne Kosovë.
Hysefl GËRVALLA: Qëllimet majtiste tani janë të kthjelita si loti: ose do të ketë shtet siç mendon tradhtia, ose mos të formohet fare shteti i Kosovës. Ato pozita që i kanë zënë nuk ua lakmon asnjë shqiptar normal, sepse vetëm një Zot e di me çfarë do të përballen ata. Une për vetë mund të them vetëm kaq: mos qofsha në lëkurë të Demaçit e të Qosjes, e as të atyre pak argatëve që u kanë mbetur.
DORËZANET E CYRIHUT
"BOTA SOT": Zoti Gërvalla, "Marrëveshja e Cyrihut", e cila parashihte të bëjë Shqipërinë një Liban të dytë, ndërsa Kosovën një Palestine të Evropës, është ende në fuqi. Është publikuar se kujdestarë të përherëshëm të saj janë: Fatos Nano ne Tiranë, Xhavit Haliti ne Prishtinë dhe Ibrahim Kelmendi ne diasporë!
Hysen GËRVALLA: "N'komë jon çu' ni rrem komitë, me vra shqiptarë e me plaçkitë"!... Sikur lufta të ishte e mire do ta quanin ndryshe, po e zëmë, dasëm. Lufta nënkupton të gjitha të papriturat, të gjitha të këqijat. Jam optimist se të gjitha këto të papritura do të kalohen. Dite të liga po duken në horizont për të gjithë ata që u morën me punë të këqija, me punë antikombëtare. Ata që kanë punuar keq do të vazhdojnë edhe me tutje. Besa ata kanë edhe mjete të mëdha materiale, e kanë me vetë edhe Rusinë, edhe Serbinë, edhe Greqinë. Kanë edhe një shtresë të popullit të pasherr me të cilën manipulojnë pamëshirshëm. Asgjë e re. Pse? Sepse e njoh popullin tim. Ishin kohërat kur ishim shumë me të dobët, kur njerëzit tanë të ligj ishin disa herë me të forte se ne, sepse ishin të lidhur ngusht me okupatorin. Populli ishte i rrethuar me vdekje, kurse ata të ligjtë tanë i mbronte Serbia. Dhe jo vetëm e mbijetuam atë ferr, por edhe triumfuam në saje të ndihmës madhore amerikane. Nuk thotë populli kot: "Miku i forte është para Zotit"! Erërat amerikane po fryejnë tani pak me shlirshëm edhe në Shqipëri. Shqiptarët për herë e me të fuqishëm po e identifikojnë veten me Amerikën. Mire është kjo. Kombi shqiptar kurrë nuk ka shkelur në të mirën që ia ka bërë miku. E majta është duke perënduar bashkë me "Perandorinë e se keqes", e djathta po fuqizohet dhe po admirohet për herë e me shumë ne Perëndim. Qëllimi madhor i shqiptarëve të vdekur dhe të gjallë - pavarësia e Kosovës, është një realitet. Si do ta gëzojmë, ajo varet prej nesh. Mos të harrojmë: ne jemi bijtë e atyre pellazgo-iliro-shqiptarëve, që kanë ditur të bëjnë jo vetëm shtet, jo vetëm mbretëri, por edhe perandori.
SHTABI I SHKATËRRIMIT TË PËRGJITHSHËM
"BOTA SOT": Pse nuk ishin "të besueshëm" Sali Çeku, Adem Jashari e Zahir Pajaziti të zgjedheshin në "Shtabin e Përgjithshëm" të UÇK-së që e hartoi LPK-ja?
Hysen GËRVALLA: Meqë kishim Të bëjmë me një konflikt shqiptaro-serb programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, si parti evro-amerikane në fillim parashihte si formë të luftës rezistencën paqësore. Kësaj rezistence të suksesshme dhjetëvjeçare, majtistët i thurën definicione ndër me të çuditshmet. Sali Çeku ishte personalitet i rrallë, i brumosur me një horizont të gjerë njohurish si intelektual. Mbi të gjitha ishte njeri i fjalës dhe i besës. Anën (jeter të rezistencës paqësore, atë të kundërveprimit në momente te caktuara, Sali Çekut ia ka besuar akademik Fehmi Agani. Me te gjitha aftësitë intelektuale dhe profesioniste-ushtarake të Sali Çekut janë admiruar Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. Aftësitë profesionale-ushatarke që kanë ngërthyer në vete ky tresh i famshëm, nuk i kanë shkuar për shtati atij farë "Shtabit te Përgjithshëm " të UÇK-së. Te gjithë e duam diellin, sepse dielli është jetë, mirepo askush nuk mund ta shikojë se paku një ditë pa ndërprerë gjatë jetës së vet. Si mund te kërkohet nga anëtarët e shtabit të shkatërrimit te përgjithshëm të bashkëpunojnë me njerëz të ndërtimit të përgjithshëm të lirisë dhe të pavarësisë se Kosovës. Në asnjë moment nuk guxojmë ta identifikojmë UÇK-në me atë fare "Shtabin e Përgjithshëm".
vazhdon
EPOKA E ZEZË E NANOMEIDANXHUIT!
Sali Çeku, Adem Jshari dhe Zahir Pajaziti në asnjë moment nuk kanë qenë të implikuar në strukturat majtiste. Kush kishte kohë të merrej me qëndisjen emblemash? Listazinjtë dhe ekzekutorët e atyre listave i takojnë grupimit të të humburve. Politika lëpëkëiste është plot die të dezakorduara pansllaviste që punojnë për mullinjtë rusë, serbë e grekë. Që nga viti 1912 Shqipëria nuk ka bërë politikë më të keqe sesa në kohën e Fatos Nanos dhe Rexhep Meidanit.
GRUSHTSHTETI I 31 JANARIT 1997
"BOTA SOT": A ishfe grushshtet i enveristëve kosovarë atentati i 31 janarit 1997 në Zahir Pajazitin?
Hysen GËRVALLA: A ishte grushtshtet vrasja e këtij burri të madh, këtë do a thotë historia pasi të sqarohen rrethanat shumë të dyshimta në të cilat u krye ky atentat. Një gjë, por është e qartë: pas bllokimit te krijimit të ushtrisë institucionale, që e bënë komplodstët nanoistë, pas vrasjes se Adem Jasharit, me likuidimin e Zahir Pajazitit enveristët kosovarë arritën, jo vetëm te uzurpojnë lëvizjen guerile që e kishte krijuar Sali Çeku, Adem Jashari e Zahir Pajaziti, por edhe ta bëjnë atë plaçkë te Sigurimit të Tiranës. Sali Çeku, Adem Jashari e Zahir Pajaziti për asnjë çast nuk kanë qenë të implikuar në strukturat majtiste. Këta tre burra të mëdhenj të shoqëruar nga një varg i gjatë bashkëluftëtarësh të tyre morën mbi vete detyrën e shenjtë të krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, të armatës moderne të një shteti të ri që po lindte në zemër te Dardanisë antike. Me punën e tyre të mbarë plot dinjitet kombëtar dhe me shkathtësitë e talentin e tyre prej luftëtarëve origjinalë shqiptarë, e shenjtëruan fillimin e krijimit të Armatës së Kosovës, dhe atë shenjtëri e qendisën me jetët e tyre. Ata filluan krijimin e mirëfilltë të një ushtrie reale, me të cilën së pari do të mbrohej praku i shtëpisë dhe nderi i familjes, mesazh ky i përsëritur sa e sa herë nga presidenti legjitim Ibrahim Rugova, që nga viti 1991.
"BOTA SOT": Kush është kumbarë i emblemes se UÇK-së ?
Hysen GËRVALLA: Është shumë herët te flitet për kumbarë, sepse duhet të flitet edhe për shumë e shumë kumbarllëqe të njerëzve tanë me okupatorin - në te gjithë lëmenjtë e jetës, pra edhe të luftës.Ta kalojmë lumin e pastaj... Në diasporën tonë në Perëndim ka pasur e ka akoma grupe e grupe që kanë pasur kohë, e kanë edhe sot, të merren me qëndisje emblemash e emblemash. E ardhmja do t'i zbardhë te gjitha. Koha po punon për të mirën e kombit tonë në përgjithësi. Veprat e burrave që ranë për këtë dhe, si monumente të përjetshme, mbajnë sigurt themelet e çlirimit tonë kombëtar. Dikush po mundohet t'i fshehë këto monumente, por pa sukses. Dielli nuk fshihet... Kosova do të këtë ushtrinë e vet, jo të Hasanit e Hysenit, por ushtrinë reale, patjetër.
LISTAZINJTË
"BOTA SOT": Ne tetor 1997 bëhet publike lista e zezë e të dënuarve me vdekje nga Lëvizja Popullore e Kosovës. Te dënuar shpallen Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Fehmi Agani, Sabri Hamiti, Enver Maloku, Zekeria Cana...
Hysen GËRVALLA: Në mesin e popullit tonë ka jo pak njerëz me defekte mentale e që hyjnë në kategorinë e një irrezikimi të veçantë. Defektxhinjtë mentalë e kanë përcjellë historinë tonë dhe, në momente vendimtare, kanë paraqitur pengesë serioze për realizimin e aspirates shekullore që quhet pavaresi. Sipas asaj thënies "Me të mirën udhëton edhe e liga". Defektxhinjtë e këtillë, në momentet më kritike për kombin, kanë arritur të vrasin burrat më të njohur të dheut të Kosovës. Unë mendoj se ekipet e përpiluesve të listave të zeza, së bashku me ekzekutorët, i takojnë grupimit të të humburve. Ky grupim humbëtar, me pamje njeriu, por me shpirt herë të qenit, herë të zagarit, nuk e njeh as vetveten. Ky farë njeri-qen, i edukuar në bodrumet e literaturës vrastare të Enver Hoxhës, nuk është fare i vetëdijshëm se çfarë borxhi u ngarkon mbi supe bijve, nipave dhe stërnipave që le prapa. Me këto akte ogurzeza ata ngatërrojnë për jetë të jetëve, pa të drejtë, pasardhësit e tyre edhe me Ligjin e Shtetit të Kosovës, edhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit. Pasardhësit e tyre do të jenë të dënuar në të ardhmen të çojnë jetë qeni, gojëmbyllur e kokulur para shtetasve të Kosovës, brez pas brezi. I mjerë e tragjik për mua është renia edhe e ndonjë mësuesi, profesori e akademiku në nivelin e shokëve të idealit të LPK- së, dhe këtë, për një grusht frangash apo markash të ndyra. Këta vrasës tinzarë që thajnë krahët e atyre që dhanë çdo gjë për dheun e Kosovës, s'janë gjë tjetër pos farë e huaj, farë sllavo-karpatiane. Politika e LPK-së është plot e përplot ide të dezakorduara pansllaviste që çojnë ujë ne mullinjtë rusë, serbë e grekë. Për këto lista të zeza dinë edhe Demaçi e Qosja, por asnjëherë nuk ditën që, makar edhe me një fjalë, të gjykojnë këtë të zezë të madhe të kombit tonë. Heshtja e tyre nuk është as me pak e as me shumë se miratim i akteve të ekipeve vrastare.
"BOTA SOT": Pas takimit të Kretës, vrasjen e Kosovës ne Tiranë e bëri publike Fatos Nano, kur tha për Milosheviqin: "Njeriu që bën luftë, di të bëjë edhe paqe"! Kësaj vrasjeje të Kosovës ne Tiranë i ndihmoi edhe Qosja me deklaratën e njohur të lij: "Shqipëria zyrtare ka një vite sa që bën polilikën e duhur" (janar 1998)!
Hysen GËRVALLA: Qosja e di mire se krimi i organizuar ne Shqipëri ka qëllime kryekëput politike e tradhtare. Edhe njëherë me duhet ta përmendi Neronin. Ai e dogji Romën kur ishte i gjithëpushtetshëm. E dogji sepse ishte marrëzisht i dashuruar në të dhe nuk mund ta mente me mend t'ua lë trashëgim pasardhësve. Nano, Meidani, Qosja e Demaçi nuk e përmbytën Shqipërinë, nuk e dogjën Kosovën, për arsye se i donin ato. Ata e bënë këtë për pushtet, për një grime pushtet, sepse ishin të papushtetshëm. Qosja e Demaçi e dinë, mirëpo dashuria shtazarake për pushtet nuk i le të pranojnë se që nga viti 1912 Shqipëria nuk ka bërë politike me të keqe sesa kjo që bënë Nano e Meidani. Koha e udhëheqjes se këtyre dy neronëve shqiptarë mund të quhet lirisht epokë e zezë e Nanomejdanxhiut. Qosja e Demaçi e dinë po ashtu se kanë punuar për ta shpëtuar tradhtinë. Që nga vid 1945 shteti shqiptar nuk e ka kryer asnjë obligim ndaj Kosovës dhe viseve tjera shqiptarë të ndara me dhunë nga ama. Rexhep Qosja e di mire se politika e Fatos Nanos shkel mbi gjakun e të gjithë shqiptarëve të ndarë padrejtësisht nga Atdheu, duke përfshirë
këtu edhe Çamërinë. Qosja dhe Demaçi e dinë po ashtu se shumë varre gjatë luftës dhe të gjitha varret e reja të pasiuftës janë produkt final i politikës se Nanomeidanxhiut.
vazhdon
AHMET KRASNIQIN E VRAU TRADHËTIA LËPËKËISTE
Si u luajtën një mijë e një hile e dredhi për ta tradhëtuar Ahmet Krasniqin? Si ia hapi rrugën Adem Demaçi depërtimit të vëllezërisë së hilexhinjëve në ministrinë e Mbrojtjës? Pse Xhavit Haliti, Ibrahim Kelmendi dhe lëpëlistë të tjerë janë lodra fëmijësh në duartë e Tiranës kuislinge-kukullë e Greqisë dhe Serbisë? Pse nuk prononcohet Bukoshi për bllokadën e ministrisë së Mbrojtjes?
SHKELJA E MARRËVESHJES SË OSLOS
"BOTA SOT": Marrëveshja e Osllos që u arrit me 21-23 maj 1998 në mes të Ahmet Krasniqit dhe Adem Demaçit parashihte formimin e një subjekti ushtarak me një shfab komandues që do të quhej FARK. Pse u prish kjo marrëveshje?
Hysen GËRVALLA: Ahmet Krasiniqin, si emër, e njoh qe plot dyzet vjet. Akademinë ushtarake Ahmeti e kreu me sugjerimet e Metush Krasniqit të madh. Me Ahmet Krasniqin për herë të parë jam takuar ne Tïranë kur ishte ministër i Mbrojtjes i Republikës se Kosovës. Biseduam për hile dhe hilexhinj të luftës. Ishte optimist i madh dhe nuk besonte se mund të ketë ndër shqiptarët njerëz te sojit të tillë. Për ta tradhtuar këtë strateg te rrallë ushtarak janë bërë një mijë e një hile e dredhi. Ahmeti i ka besuar shumë Adem Demaçit si bashkëluftëtar i Metush Krasniqit. Në saje të këtij besimi na del se Adem Demaçi ka qenë i vetmi personalitet nëpërmes te cilit hilexhinjtë do të depërtonin te pozicionoheshin në brendinë e besimit te kolonelit. Kreatorët e tradhtisë kanë pasur informata të sakta për lidhjet sentimentale Demaçi-Krasniqi gjatë kohës së robërisë se tyre. Pa Demaçin lëpëkëistët nuk do të mund ta realizonin tradhtinë – pra shkeljen e Marrëveshjes se Oslos. Është kjo tradhti që duhet ta kthjellojnë gjyqet ushtarake te shtetit te Kosovës. Demaçit duhet t'ia kemi lakmi se si nuk ia ndien fare edhe për punët më të ndieshme të historisë sonë.
"BOTA SOT“ Nga kjo që thatë del se lëpëkëistët e bllokuan Minisirinë e Mbrojtjes se Republikës së Kosovës ne Tïranë.
Hysen GËRVALLA:Xhavit Haliti, Ibrahim Kelmendi e lëpëkëistë të tjerë si këta, janë lodra fëmijësh në duart e Tïranës zyrtare. Pa urdhrin e Serbisë, Greqisë e Rusisë nuk ka mundur tëndodhte bllokada, aq me parë kur kemi të bejmë me një epror të rrallë të rangut të Ahmet Krasniqit, i kalitur moralisht, i edukuar qysh ne fëmijëri kundër shkaut, dhe i përgatitur me një aftësi të paparë profesionalo-ushtarake. Te njëjtat bllokada i kurdisen edhe kolonelit Tahir Zemajt, këtij strategu ushtarak që vështirë da ta lindë Kosova. Kah ka ardhur tërë kjo bllokadë kundër forcave të njëmendta çlirimtare, këtë duhet ta dijë Bukoshi me stafin e tij, i cili është me i përgjegjshmi dhe me i obligueshmi për ta shpalosur te vërtetën.
S’KA TRIMËRI PA FISNIKËRI
"BOTA SOT": Zoti Gërvalla, kush ia shkeli bishtin Bukoshit?
Hysen GËRVALLA: Për të qenë trim duhet të kesh vulinet, ashtu siç duhet të kesh vulinet për te qenë fisnik. Sa i përket FARK-ut ky është një fakt. Faktet tjera duhet kërkuar në legjitimitetin e shpifjeve që iu bënë e po i bëhen kësaj strukture të një ushtrie të mirëfilltë që u konstitua për herë të parë në Kosovën martire, pas asaj strukturës ushtarake që pati krijuar Sylejman Vokshi si ministër i parë i Mbrojtjes pas Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Bukoshit dhe shumë të tjerëve rreth tij shumëkush ua ka lakmi, por edhe zili për atë që u ofroi koha, për atë privilegj me të cilin i nderoi elektorati që zgjodhi Qeverinë, për atë besim te shenjtë ndaj tij. Edhe pse frika ka lindur para njeriut, kryeministri i kohës së luftës duhet ta na sqarojë se kush ishte ai që ia shkeli bishtin. Duhet ta bëjë këtë, sepse edhe populli e zgjodhi me vullnet, edhe Bukoshi me vullnet të madh e përqafoi postin e kryeministrit. Haraçin për moskryerjen e përpiktë të detyrave nga ana e Qeverisë, e pagoi me kokë ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, i pari në histori pas robërisë deceniale nën thundrën e shkaut. Edhe njëherë për fëlliqësirat që bëri e majtakosovare ne bashkëshortësi me te majtën enveriste në Shqipëri. Është interesant se gjatë tërë historisë sonë te mundimshme, sidomos prej se u shpall Pavarësia në Vlorë me 28 Nëntor 1912, në Tïranë është mbajtur pushka e mbushur për të vrare Kosovën në momentet e saj më te vështira. A ka vrasje me te madhe te Kosovës se sa kruzhoqet enveriste të organizuara në Tiranë gjatë luftës, kur djemtë që kishin ardhur edhe nga përtej Atlantiku, për të vdekur për dheun e Kosovës, përpara se t'u jipeshin armët, mbaheshin dy-tri javë në karantin për te dëgjuar ligjëratat marksiste - leniniste, dhe për t'u bindur se ata para se të ishin djem te Kosovës, ishin djern te Enverit. Fati i grupeve që u morën me propagande te tille, fati i te gjithë atyre që kolaboruan dhe kolaborojnë edhe sot me këto grupe kriminale e ka vendin ne plehun e historisë sonë.
"BOTA SOT": Sërish shtrohet pyetja: pse nuk u njoftua zyrtarisht opinioni i Kosovës për formimin e FARK-ut?
Hysen GËRVALLA: Një arsyetim edhe pse i paqëndrueshëm, ka qarkulluar ato ditë. FARK-u ekziston, por nuk duhet te publikohet për shkak të ndonjë konflikti ndërshqiptar në mes të komandantëve të vetëshpallur që luftonin për pushtet dhe të njësive të armatosura institucionale. Sesa i qëlluar ka qenë formimi i FARK-ut për këtë dëshmon disponimi që mbretëronte në ato dite te luftës kur koloneli Tahir Zemaj shpalli të institucionalizuar Zonën III të Dukagjinit. Për këtë dëshmojnë edhe dy fitoret e mëdha, në mos qofshin edhe më të mëdhatë në tërë luftën që përjetuam, e ato janë Beteja e Loxhës e udhëhequr nga kolonel Tahir Zemaj dhe Beteja e Koshares e udhëhequr nga Sali Çeku e Agim Ramadani, e të cilat u fituan nga brigadat që i kishte formuar Ministria e Mbrojtjes e Ahmet Krasniqit. Pas këtyre dy fitoreve çdo njeri normal e ka te qartë sesa dëm i ka bërë luftës sonë moslegalizimi i FARK-ut si force kryesore ushtarake kundër makinës ushtarake të Beogradit.
vazhdon
VARGU I GJATË I BURRAVE QË I VRAU KRETA
Si u zhvilllua ofensiva antishqiptare e agjentëve të bashkuar në Kretë? Kush po I bie daulleve për të bërë, si Sulltani, ”fet”Kosovën në pranverë? Propaganduesit e trepërqindëshit kërkojnë të dinë se kush e vrau Ahmet Krasniqi. Kush e pengoi rikthimin e Tahir Zemës në Kosovë? A ishte Jashar Salihu I mbrojtur nga piramida e kuqe?
SIGURIMCAT E ENVER HOXHËS
"BOTA S0T": Në gjysinën e dytë tëvitit 1998, talibanët enveristë fillojnë serinë e terrorit më të paparë deri atëherë në trojet shqiptare. Në një komunikatë të "SHP" të UÇK-së, të shpallur gjatë kohës së atyre atentateve, thuhej: "Gjatë kësaj periudhe kohore u morën masa ndëshkuese ndaj disa elementëve tradhtarë që dëmtuan luftën tonë".
Hysen GËRVALLA: Ishte kjo një ofensivë e agjentëve të bashkuar në Kretë. Ofensivë e kobshme dhe, pothuaj e paparë që nga koha e tradhtisë se Moisiut. Në vargun e gjatë të burrave që i vrau Kreta prijnë emrat e Azem Hajdarit, Ahmet Krasniqit, Enver Malokut... Ky varg tani e ka arritur numrin 20 të personaliteteve më të shquara shqiptare, të vrarë nga, siç po thoni ju, talibanët enveristë. Sa e turpshme është politika sipas të cilës së pari duhet të freskohet populli, e pastaj "shohim e bëjmë"! Kriminelët, qofshin në uniforma apo civile, janë kriminelë. Inicialet e UÇK-së nuk guxojmë esi t'i identifikojmë me agjentët e Kretës të cilët si mision të parë kishin bastardimin e shenjëtërisë së ushtrisë së Kosovës moderne. Është kjo e njëjta qendër agjenturore e cila u përpoq më kot ta bastardojë edhe fuqinë e politikës paqësore të Ibrahim Rugovës. Është po ajo qendër që e dogji Shqipërinë (1997), që e uli këmbëkryq grekun në mes të Tiranës, sikur të mos ekzistonte shqiptar mbi atë tokë. Kryemafiozi i kësaj qendre agjenturore, që quhet Fatos Nano u tha shqiptarëve të Kosovës se "kryeqyteti juaj është Beogradi", dhe për ta realizuar edhe këtë mision, ai ka organizuar sot SHISH-in në çdo skaj të Kosovës. Këta sigurimca të Enver Hoxhës, me do farë leckash, siç janë agjentët e tipit të Idajet Beqirit, këto ditë, po u bijnë daulleve se ne këtë pranverë si në kohën e Sulltan Muratit do ta bëjnë "fet" Kosovën!-duke ia dorëzuar Beogradit.
"BOTA S0T": Si do të përfundojë kjo aventure?
Hysen GËRVALLA: Në mënyrë të turpshme, shumë të turpshme, si çdo aventurë, si çdo tradhti tjetër e fabrikuar në vegshin e tmerrshëm të ideologjisë enveristë. Populli tani është vetëdijësuar edhe në Kosovë, edhe në Maqedoninë Shqiptare, edhe ne Kosovën Lindore. Ai i ka kuptuar mirë lojërat që u bënë me të, mashtrimet që iu ofruan dhe tradhtinë më të madhe në historinë tonë të gatuar ne Kretë. Ata që ëndërrojnë ta bëjnë "fet" Kosovën do të përfundojnë në muzeun e historisë sonë si tradhtarët më të mëdhenj të Kombit.
PSE NUK DHA DORËHEQJE HALIL BICAJ?
"BOTA SOT":A keni dëgjuar për këtë deklaratë të ministrit të Brendshëm të Republikës se Kosovës, Jonuz Tërstenës: "Prokuroria e Tiranës i ka pezulluar hetimet lidhur me vrasjen e Ahmet Krasniqit, sepse prapa këtij akti terrorist fshihet një klan i madh politik shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë"?
Hysen GËRVALLA: Në një bisedë që kam pasur me Tërstenën, më ka pasë thënë: "Bac, jam i vështirë. Nuk lejoj askënd të bjerë nëpër arat e mia." U gëzova se paskëshim një ministër të Brendshëm të zotin. Ky gëzim nuk zgjati shumë. Ahmet Krasniqi u vra. E ti ku ishe more zoti Tërstena, që me pati thënë se nuk lejon kënd të bjerë nëpër arat tua?! Edhe Ahmet Krasniqi ishte argat në atë arë. Si ndodhi kjo? Pse nuk e pengove vrasjen? Për këtë arsye të gjithë parapaguesit e trepërqindëshit kërkojnë me të drejtë të sqarohet konkretisht se kush e vrau Ahmet Krasniqin, dhe të gjithë burrat tjerë të vrarë gjatë mandatit të Qeverisë së Bukoshit.
"BOTA SOT": Pse nuk e lejoi Halil Bicaj Tahir Zemën që me brigadën e tij "Mërgimi" të shkojë në Papaj?
Hysen GËRVALLA: Gabimi i parë i Halil Bicajt, që do ta zhysë në gabime edhe me të thella, është se pse nuk dha dorëheqje që në fillim, sapo i pa punët si po shkonin në Shtab dhe në atë dorëheqje t'ia sqaronte popullit, se në Bosne, ku kishte shërbyer më parë, ka pasur një organizim ushtarak të një niveli tjetër. E mbaj mend një takim që kam pasur me Bicajn në zyrën e Ministrisë se Mbrojtjes në Tiranë si i deleguar i LDK-së që isha. Zyra kishte dy dyer. Rastësisht me kanë shkuar sytë në njërën derë që rrinte e hapur gjatë bisedës sonë. Aty pashë duke përgjuar Behxhet Bajramin, azilant në Zvicërr, anëtar i devotshëm i LPK-së, me sa di unë, nga Bujanoci, i dënuar në Zvicër për trafikim droge me 7 vjet burg. E pyeta ministrin: " Po ky njeri, çka kërkon këtu?" Bicaj lëvizi nga vendi pa mund të thotë asgjë. "A e njeh?" – ishta pyetja tjetër e imja "Jo!"-m'u përgjigj, dhe i besova "Këtu e kam gjetur dhe tërë kohën rri aty", shtoi ministri. Atëherë, po ju pyes unë juve: Si mos ta ndal Halil Bicaj Tahir Zemën për të shkuar në Papaj, për t'u rikthyer në Kosovë, kur ai, si ministër i Mbrojtjes, punonte, pothuaj, vetëm sipas direktivave që i merrte nga "lart",nga "shokët e idealit". Bicaj s'ka guxuar të lejojë Tahir Zemën të rikthehet në Kosovë, sepse në dosjet e lëpëkëistëve emri i kolonel Zemës ka qenë i nënvizuar mirë si epror që ka dhënë betimin ushtarak para Ahmet Krasniqit, ministëri Mbrojtjes, që ka njohur Presidentin Rugova si komandant suprem të Forcave të Armatosura të Republikës se Kosovës dhe që ishte betuar t'ia japë edhe shpirtin lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
« BOTA SOT » : Si arrti Jashar Salihu t'i pengojë njësitë e Ministrisë se Mbrojtjes për të hyrë ne Junik?
Hysen GËRVALLA: LPK-ja, edhe pse pati filluar vonë me këto punë të mëdha, me politikën e saj prej shtrigave, sipas asaj thënies ogurzezë: "Për inat sime re, vdektë im bir", arriti që nga një hiç siç ishte, t'ia bëjë sherrin më të madh luftës dhe popullit të Kosovës. Për t'i penguar njësitë e Ministrisë se Mbrojtjes që të hyjnë në Junik, Jashar Salihu, jo vetëm ka qenë i dirigjuar prej se "larti" nga shokët e idealit, po ai ka qenë i mbrojtur nga piramida e kuqe dhe nga dreqi e i biri dreqit.
vazhdon
VOTA E LIRË ËSHTË FJALA E ZOTIT
Pse jnaë konvertuar disa shqiptarë në kombësi serbo-greko-ruse ? Pse shqiptarët u detyruan të luftojnë në dy fronte ? Kush po bënë pazar me martirët e rënë ? Cilët ishin kurbanët e tri parë zgjedhjeve të pasluftës në Kosovë ? Pse e zgjodhi Serbia Mahm*t Bakallin si « negociues » kryesor për bisedat sekrete me Beogradin ?
SHQIPTAROFOLËSIT SERBO-GREKË !
"BOTA SOT" : Pse nuk po "sosen" shqiptarët që punojnë për shërbime të huaja?
Hysen GËRVALLA: Historia nuk e mban mend të ketë qenë edhe vetëm një serb që të ketë punuar për shërbimet shqiptare në dëm të kombit të vet. Dhe, fakti tjetër, edhe me i hidhur: në Hagë po gjykohen serbët, kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët. Tragjikisht, shqiptarët janë të vetmit që akuzohen se kanë bërë krime ndaj shqiptarëve. Kështu, historia e shqipfolësve që punojnë për serbe e grekë e për dreqin e malikuar, po na ndjek këmba-këmbës. Pse është kështu, për ketë mendoj se duhet ta thonë fjalën e vet shkencëtarët duke bërë analiza historike, e besa edhe gjenealogjike të shqipfolësve të këtillë. Ai që ka gjak shqiptari nuk mund të punojë kundër vetvetes. Kundër vetvetes mund të punojnë vetëm të ashtuquajturit "të shartuar" dhe të konvertuar ne kombësi serbe, apo tjetër, të cilët janë shumë me të rrezikshëm për shqiptarët sesa çetnikët serbe, siç ishte, po e zëmë, një Ali Shukri.
Fatkeqësisht sot në Kosovë ka bukur shumë Alishukria. Ata kanë zaptuar një hapësirë të gjerë nëpër të cilën ladrojnë shlirshëm. Duke u lidhur ngushtë me atë pjesë të se majtës komuniste evroperëndimore që bën sot pushtet në Kosovë, qoftë ne kuadër të UNMIK-ut, qoftë të shoqatave të ashtuquajtura "joqeveritare", soji i shqiptarëve të konvertuar ne kombësinë serbe, prin sot, sidomos ne mediumet informative qoftë të shkruara, qoftë elektronike. Të ashtuquajturit të preferuar të Beogradit, si "politikologë", siç është një Mahm*t Bakall, si "analist", siç është një Shkëizen Maliqi, si "gazetarë", siç është një Baton Haxhi, një Veton Surroi, apo një Blerim Shalë, nuk janë gjë tjetër pos pjesë integrale e atij soji që ka arritur ta instalojë edhe drejtor të RTK-së, një vëlla siamez, siç është një Agim Zatriq.
"BOTA SOT" : Ky farë "soji", siç po e quani ju zoti Gërvalla, po i prin qe me se një decerie fushatës së egër kundër Rugovës!
Hysen GËRVALLA: Propaganda që u bë atëbotë kundër dorëzimit të librezave të Lidhjes se Komunistëve, fushata e mëvonshme kundër Referendumit me të cilin Kosova u definua shtet sovran dhe i pavarur, mosnjohja e Deklaratës së 2 Korrikut, të Kushtetutës se Kaçanikut dhe të institucioneve legjitime të Kosovës, është tentative e njohur e shqiptarëzezëve të konvertuar, për zhbërjen e çdo gjëje që shkon në favor të shqiptarëve të Kosovës. Duhet kuptuar njëherë e mirë se lufta kundër interesave të Kosovës udhëhiqet ne mënyrë perfide nga agjenturat e shteteve fqinje të ndihmuara nga agjentët shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria.
KUSH PO BËN SHALLTITROME ME HERONJTË?
"BOTA SOT": Ne vilet 1997-1999 shqiptarët u ballafaquan me dy lufta: me agresionin dhe masakrën pa maska që ushfronte Serbia mbi ta, ne një anë, dhe me luftën me maska që zhvillohej kundër luftëtarëve të devotshëm, me luftën e fëlliqët, siç thotë populli, që udhëhiqej nga njerëz me maska të LPK-së e LKÇK-së, të trajnuar nëpër zyrat e sigurimit të Tiranës!
Hysen GËRVALLA: Edhe ky është një i ashtuquajtur "specialitet" shqiptar. Maska dhe vrasja pas shpine nuk janë të traditës shqiptarë. Nuk është e traditës shqiptarë as vrasja e njeriut me thikë. As djegia e njeriut. Te gjitha këto, , janë traditë e njohur e sllavo-karpatianëve që fatkeqësisht i përvetësuan disa shqipfolës.
"BOTA SOT": Çka mendoni për dy parë heronjtë, dëshmorët e martirët që i ka Kosova sot?
Hysen GËRVALLA: Kosova i ka heronjtë, dëshmorët dhe martirët e vet. Ata nuk janë asnjë parë, as dy parë, por janë të gjithë burra të dheut që ranë për lirinë e popullit ne truallin e vet. Jemi ne të gjallët që bëjmë këto shalltitromesh, që duam të imponohemi dhunshëm si trima, politikanë e patriotë, duke bërë pazar me të rënët për Atdhe dhe për lirinë e popullit të vet, duke bërë matrapazilëqe si Elez Gabeli me kuajt! Të rënët në Kosovë nuk vdiqën për Leninin e Stalinin e as për Enverin, po për dheun e Kosovës amë.
"BOTA SOT": Para zgjedhjeve të para lokale (28 tetor 2000) Rexhep Qosja pati deklaruar : "Nëse fiton LDK-ja ajo do të jetë fitore e përgjakshme"! LDK-ja fitoi në tri parë zgjedhjet e pasiuftës. Lufta civile nuk ndodhi falë vetëdijes se lartë të elektoralit të Ibrahim Rugovës, mirëpo pasojat po na përcjellin.
Hysen GËRVALLA: Pasojat janë me përmasa shqetësuese. Gjatë kësaj periudhe, pra pas luftës, prej afro një mijë të vrarëve, mbi 20 janë personalitete të njohura. Ndër ta, si ne Kështjellën e Rozafës, Xhemail Mustafa u bë kurban i zgjedhjeve të para lokale(28 tetor 2000). Ismajl Hajdaraj u bë kurban i zgjedhjeve nacionale(17 nëntor 2001), dhe Ukë Bytyçi, kurban i zgjedhjeve të dyta lokale(26 tetor 2002). Përgjakja e LDK-së u bë dhe po vazhdon të bëhet edhe kushedi sa kohë. Për të mos e fituar "fitoren" e Bejat Sylës ("Faqen e zezë me ni parë pishtole", kësaj fatkeqësie që po na përcjell, duhet t'ia zëmë pritën, duke e gjykuar dhe dënuar ne mënyrë kolektive. Sepse, vrastarët, të nemunit e kombit, nuk kanë punë tjetër, por t'i numërojnë tinëzisht të vrarët që po i vrasin tinëzisht. Legjendën e Urës e Shenjtë, të ndërtimit të vështirë të saj, Serbia është përpjekur gjithmonë ta bëjë realitet. Për ketë shkak, Serbia prodhonte, e edhe sot prodhon, shkatëmmtarë shqiptarë me ritmin e natalitetit kinez!
"BOTA SOT": Pse e zgjodhi Serbia Mahm*t Bakallin negociues kryesor për bisedat sekrete me Beogradin?
Hysen GËRVALLA: Po kënd kishte për ta zgjedhur tjetër? Bashkëkohanikët e Bakallit, shumica, kanë vdekur. Po edhe sikur të ishin gjallë, Serbia prapë do të zgjidhte Mahm*t Bakallin, si me besniku i tyre që është.
VOTA E LIRË
„BOTA SOT“: Zoti Gërvalla, në fund, cili është mesazhi juaj për shqiptarët?
Hysen GËRVALLA: Shqiptarëve u qoftë puna e mbarë dhe u shtoftë numëri i tyre! Jam i bindur se falë shërbimit që i bëri dhe po i bën Kosovës kolona e gjatë e burrave kolosalë, të gjitha prapësitë do të dëbohen nga qielli i Kosovës ne të mire të mirëqenies se shtetit të Kosovës, sepse njeriu ynë, ne shumicën absolute të numrit të tij, është inteligjent, i ndershëm. Zoti na e dha. Na e dha Amerika e Anglia. Na e dha populli ynë i pathyeshëm nga robëria shekullore, ketë liri që gëzojmë sot.
Vlerësimi i gabueshëm i fuqisë se votes se lire nga ana e një shtrese njerëzish, ishte gabim historik. Ka bukur shumë njerëz që kanë rënë viktimë e propagandes se prirë nga agjentët shqiptarë të rekrutuar nëpër agjentura të huaja se "nuk është gjë puna e votes se lire!", sepse, e djathta, pra LDK- ja, na qenkësh ne "shërbim" të Serbisë.
Mos të harrojmë se vota e lire ka ndërtuar Amerikën, ka ndërtuar botën që quhet e qytetëruar, dhe kjo vote duhet patjetër të na ndërtojë edhe shtetin tonë. Vetëm me armën që quhet VOTA E LIRE E POPULLIT do të arrijmë t'i kapërcejmë me sukses të gjitha të këqijat që na i ka kurdisur armiku me shekuj. Vota e lire është e vetmja arme që nuk e dëmton humbësin. Vetëm me votën e lire do të arrijmë të kapërcejmë fitimtarë të gjitha fortunat qofshin ato të përgatitura edhe nga njeriu i gjakut tonë i rekrutuar ne agjenturat e kombinuara KGB-UDB. Vota e lire është fjala e Zotit!
"BOTA SOT": Ju felemnderit, Zoti Gërvalla!
Hysen GËRVALLA: Me nder qofshi e u qoftë e mbarë puna që po bëni për kombin.
Intervistoi Jusuf Ferizi
Kommentare
Kommentar veröffentlichen