E vërteta e mjegulluar dhe mjegullimi i së vërtetës

E VËRTETA E MJEGULLUAR DHE MJEGULLIMI I SË VËRTETËS


(Përgjigje reagimit të Hysen Gërvallës, botuar në “Rilindja” 11.05.1993) 

            Redaksia "Zëri i Kosovës" në numrin 2 të muajit shkurt 1993 botoi një intervistë me ish të burgosurin politik Hysen Gegën, bashkëveprimtarin e dëshmorëve tanë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, me titul) "ASGJE NUK HARROHET" të intervistuar nga bashkëpunëtori ynë B. Elshani. Përkitazi me këte intervistë në "Rilindjen" në Zvicër më, 11.05.1993 u botua një reagim i Hysen Gërvallës ndaj kësaj interviste, përmes së cilës ai shtron edhe disa prej pyetjeve për Hysen Gegën. Në Redaksinë tonë nga Hysen Gega erdhi një auto-intervistë siç e quan ai, të cilën po e botojmë  në tërësi.

Pasiqë nuk ke denjuar të vish tek unë e të bisedojmë për çështjet që të paskan lënë aq shumë netë pa gjumë, po e shkruaj këtë auto-intervistë, duke u përgjigjur në pyetjet që i ke shkruar Ti, në reagimin tënd "vëllazëror", duke u përpjekur që të jem sa më korrekt, duke u përpjekur me sa kam mundësi, t'i frenoj emocionet negative që zgjon shkrimi Yt, duke u përgjegjur ashtu siç do t'i përgjegjesha cilitdo.

Ti: "Të dërgova të fala, nuk m'u përgjigje. Të kërkova por nuk të gjeta".

Unë: Nuk është e vërtetë as njëra, as tjetra. Kur isha para dy vitesh në Zvicër, ju bëra telefon. Bisedova meju. Ju shpreha ngushëllimet e mia për vëllezërit e vrarë. Ju më pyetët nëse do të vija te Ju. Unë ju thashë - Nëse kam mundësi, gjithsesi. Mirëpo, ti e di mirë traditën e mërgimtarëve tanë në Zvicër, që mysafirin nga Kosova, sidomos nëse nuk ka automobil të vetin, shkojnë dhe e marrin kudo që tëjetë. Ju prita, por nuk erdhët. Ndërkaq, unë i bëra tetë ditë të plota në Zvicër. Këtu edhe vetë  kam një pjesë të përgjegjësisë, sepse është dashur, pavarësisht prej kushteve jo të volitshme materiale, ta paguaja taksinë deri te Ti. Megjithatë, Ti ke qenë në pozitë shumë më të mirë që të vish e të më marrësh, por nuk erdhe.  Nënë Aishen e kam vizituar disa herë dhe do ta vizitoj sa herë që të më jepet mundësia.

Ti: "Asgjë nuk harrohet (?!)... Titull i njerëzishëm, aq premtues".

Unë: Si titulli ashtu edhe gjithë intervista, ka për autor të firmuarin dhe jo mua. Të miat janë vetëm përgjigjet. Ashtu siç janë edhe në këtë "Intervistë" Tënden.

Ti: "Ti... duhej ta dije, se sa e madhe është dëshira jonë që të marrim vesh, qoftë edhe fijen më të hollë, e cila do të na ndihmonte për zbulimin e së vërtetës së 17 janarit 1982"

Unë: E vërteta për vrasjen është ditur edhe më 1982, e këtë e konfirmoj edhe UDB-ja, dy muaj më parë. Ç'ju desh ky reagim kaq i vonuar!

Ti: "... ngjarja e vitit 1980 është ngjarje e cila rëndon më së shumti dhe e cila ka lënë mbresa të thella, në vetëdijen dhe ndërdijën Tënde".

Unë: Ne të dy kurrë nuk jemi takuar, pra as njohur. Në çka e mbështetni "psikoanalizën" Tuaj për ngjarjet që rëndojnë "vetëdijen dhe ndërdijen" time? A mosjanë këto konstruksione të një "vetëdije dhe ndërdije" tjetër, të largët edhe për Ty?

Ti. "Ti vendose të takoheshe me "viktimat" (Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën) para se t'i vrisje me urdhër dhe vendim të Komitetit të cilit i takoje edhe vetë".

Unë: Jusufi dhe Bardhoshi kurrë nuk kanë qenë "viktima" për mua. Kurrë  nuk kam menduar, e as që kam pasur ndonjë urdhër prej ndonjë "Komiteti", për t'i vrarë! Ata kanë qenë patriotë të shquar, si të tillë i kam konsideruar, ndërsa sot kam një konsideratë edhe më të thellë.                

Me Bardhoshin jam njohur më shumë se një vit para se të njihesha me Jusufin, dhe kam pasur një repsekt të veçantë, ashtu sikurse shumica e mërgimtarëve shqiptarë, sepse ai u ndihmonte të gjithëve. Dikur kah fundi i '79-ës jam njoftuar edhe me Jusufin. Kemi filluar edhe t'i koordinqjmë veprimet politike. Më vonë, njëri nga shokët tanë, (imi dhe i Jusufit) R.S. ka shprehur dyshimin, mos Jusufi është bashkëpunëtor i UDB-së? Dyshime të tilla kanë qenë pothuajse "të zakonshme" në kushtet e atëhershme të veprimit politik. (Më kujtohet se kishte njerëz që dyshonin se edhe gazetën "Liria" e shpëmdan UDB-ja). Në raste të tilla të dyshimit, individë të ndryshëm, emocionalë e naivë, kanë mundur të shprehen edhe me fjalët, "...e ka hak plumbin", por kjo s'do të thotë se prapa këtyre emocionaliteteve shihet një "vendim", "urdhër", apo një "Komitet" i tërë. Ti e di mirë se kjo çështje, jo vetëm ka qenë e ditur (pra s'ishte ndonjë fshehtësi e imja intime zbulimi i së cilës të paska lënë pa gjumë plotë trembëdhjetë vjet!), por kishte marrë fund dhe i ishte vënë kapaku, pikërisht para syve të vëllezërve të Tu dhe të mi, Jusufit dhe Bardhoshit, dhe ca shokëve të tjerë që janë gjallë edhe sot, (L.K.,Q., nga Dibra, R.L., BLL., dhe të tjerë që s'më kujtohen emrat). Me personin për të cilin Ti aludon (R.S), për herë të fundit jam parë në takimin e përmendur, në praninë e shokëve në fjalë, ku nuk është zhvilluar nga ana ime kurrfarë akti i ngjashëm me atë të atentatorëve të ndershëm të Hasan Prishtinës e të Demë Ali Pozharit, por thjesht, e kam kritikuar atë (R.S), për bindjet e gabueshme e të pa baza që kishte ndaj vëllezërve Gërvalla. Ndërkaq, po t'i kthej mbrapsh dhe futi në xhep krahasimet e tua qëllimëkëqia me atentatorë analfabetë që mund të ndikohen nga një çast i vetëm. Në çështjen kombëtare, nuk më kanë tërhequr autoritetet individuale, por ideali kombëtar i ngulitur në mua që nga rinia.

Ti: "...ia dorëzove armën Jusufit, i përqafove vëllezërit dhe ua fale jetën përgjithmonë...."

Unë: Kurrë nuk i kam falur ndonjë armë Jusufit. As jetën "nuk ua kam falur", sepse nuk kam qenë ai, që kam dashur e as që kam mundur t'u marrë jetën shokëve të mi të çmuar.

Kurrë nuk kam qenë i lumtur në bindjen time, për sa i përket përkushtimit të sinqertë patriotik të Jusufit e Bardhit.

Ti: "Armën tënde ia bashkove - armës së tyre"-

Unë: Unë kam qenë në shërbim të çështjes kombëtare edhe para ardhjes së Jusufit në Gjermani. Jusuf Gërvalla nuk ka qenë vetëm për "penën". Ai nuk ishte demokrat i tipit "Made in 1990". Në kopertinën e revistës "Lajmëtari i Lirisë", që e drejtonte Ai, gjendeshin portretet e rilindasve tanë kombëtarë me pushkë në dorë.

Ti: "Ti ende nuk e pe të udhës që të sqaroheshe në disa çështje dhe pyetje".

Unë: Nuk mbaj asnjë fshehtësi, zbulimi i së cilës do të ishte me interes të çështjes sonë kombëtare. Katër pyetjeve të mëposhtme:

1)       Kush dhe përse të ngarkoj që t'i vrasësh Jusufdhe Bardhosh Gërvallën nëvitin l980?

2)      Cili "Komitet" ishte ai që e mori këtë vendim dhe kush ta dha detyrën në emër të komitetit?

3)      Në emër të kujt dhe të çkafit duhej të kryhej vrasja?

4)      Kur dhe si ua fale jetën Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës?

Unë: Këto janë flluska që kanë për qëllim jo ndjekjen e vrasjes së tre vëllezërve tanë, por me vetëdije apo pa vetëdije, kjo vetëm krijon mjegullirë në të gjitha këto. Unë nuk them se Ju jeni të interesuar ta bëni këtë, por dikush tjetër gjithsei po. Dikush tjetër që dëshiron t'i qesë në hije të palarat e veta:

Ti: "Kush dhe përse të dërgojë në Kosovë? (Kjo u bë pa dijen dhe pas shpinës së Jusufit)?"

Unë: Kësaj pyetjeje, të shtruar qindra herë nga inspektorët e UDB-ës, gjatë hetimeve në vitet '80/'81, nuk i jam përgjigjur kurrë. Nuk po të përgjigjem as Ty. Sa i përket pohimit se, "kjo u bë pa dijen dhe pas shpinës së Jusufit", mund të them se nuk është e vërtetë. Jusufi pajtohej në parim me qëllimin e ardhjes sime në Kosovë, por nuk kishte dëshirë që të angazhohesha unë, sepse iu dhimbsha. pavarësisht, nga kjo, si Jusufi ashtu edhe të tjerët ishim demokratë, ndërsa e gjithë Lëvizja jonë, kishte karakter të thellë demokratik.

Ti: "... dërgimin tënd në Kosovë, Jusuf Gërvalla e ka konsidemar akt tradhtie?"

Unë: Mbase Ti nuk e kupton ose nuk do ta kuptosh drejt vëllaun tënd, z Hysen. Jusuf Gërvalla rënien time në grackë, e ka quajtur akt tradhtie të ndyrë, pas ardhjes sime në Kosovë.

Ti: "Populli shqiptar edhe më tutje pret që të përgjigjesh".

Unë: Kur kam lexur në gazetë lajmin për vrasjen e tre vëllezërve kam qenë në qelinë nr.4 "CZ" në Beograd, në mes të qelisë së Gani Kocit dhe qelisë së Naim Shalës. Të gjithë e kemi marrë me mend se vrasësi i vërtetë ishte UDB-ja, populli shqiptar e di tash këtë të vërtetë. (Në burg kam qenë që nga data 31 dhjetor 1980 deri më 24 prill të vitit 1991).

Ti: "... pastaj mund të merresh edhe me Jusuf Buxhovin".

Unë: E shoh se të dhemb fort çështja e këtij të fundit. Por, mua më duhet të them se nuk merrem me askënd as me J. Buxhovin.

(Katër paragrafet e fundit të këtij tregimi "vëllazëror" flasin për precizitetin e UDB-së për likuidimin e kundërshtarve. Dhe kjo mbase shënon, kulmin e mjehtërisë provokative të z. H. Gërvalla. Me një paturpësi të paparë në letrat tona, ai do të aludojë kështu në mosinteresimin e UDB-së për ta likuiduar edhe një vogëlsirë të tillë si Hysen Gega, i cili jo vetëm s'u vra, jo vetëm s'u gjymtua gjatë vuajtjes së dënimit, por arriti të dalë shëndosh e mirë nga burgu. Çfarë nuk mund të presësh nga vëllai!?)

Pra, siç e sheh z. Hysen, unë pata kurajon dhe durimin e jashtëzakonshëm për t'iu përgjigjur edhe pyetjeve më provokative që zor, se do t'i shqiptonte ndonjë tjetër, aq më pak një njeri që të drejtohej me fjalën vëlla. Ndërkaq populli thotë se:

"nëse do të ma shashë nënën, së paku mos më thirr vëlla!"

Z. Hysen Gërvalla, letra jote nuk është e orientuar në zbulimin e dorasve të drejtëpërdrejtë, përndryshe si do t'i kërkoje aty ku s'mund të gjendet dot? Pastaj, nëse pyetjet e shtruara në letrën tënde s'të lënë të flesh trembëdhjetë vjet, a nuk ke gjetur tjetër mënyrë për të mi bërë pos publikisht, përmes gazetës dhe sidomos pas intervistës sime në "Zërin e Kosovës"? Përse të shtyri pikërisht kjo intervistë për të mi bërë publikisht ato pyetje? Tek e fundit ke mundur të mi bësh ato edhe para se të botohej intervista, qoftë edhe publikisht! ? Por Ti nuk veprove ashtu. E bëre jo me sinqeritet dhe në mënyrën më provokuese. Megjithate, e vërteta gjithmonë del në shesh. (Hyen Gega, Sallagrazhdë, 19.05.1993)

Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?