Eshtat e Kadri Zekës pushojnë në varrezat e dëshmorëve

ESHTRAT E KADRI ZEKËS PUSHOJNË NË VARREZAT E DËSHMORËVE NË GJILAN

Gjilan, 22 shkurt 2002
"Me 24 shkurt do të bëhet rrivarrimi i eshtrave të dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të vrarë para 20 viteteve nga policia sekrete jugosllave, por ështe prekëse për neve ndarja që do bëhet me rastin e rrivarrimit", është shprehur Ilmi Ramadani kryetar i Këshillit Organizativ, me rastin e takimit të përfaqësues nga Këshilli organizativ i rrivarrimit me gazetarë, të enjten, në orët e pasdites, në Gjilan. Megjithatë, shtoi Ilmi Ramadani, ishte dëshira e familjes që vëllezërit Gërvalla të varrosen në fshatin e tyre të lindjes, ndërsa Kadri Zeka do të varroset në varrezat e dëshmorëve në Gjilan. Këshilli teknik dhe ai i rrivarrimit kanë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e ceremonialit të rrivarrimit të dëshmorëve, është shprehur kryetari i këshillit organizativ. Përfaqësuesi tjetër nga Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, Shemsi Syla, ka bërë të ditur rrjedhjen e ardhjes së eshtrave të dëshmorit Kadri Zeka nga Prishtina deri në aktin e fundit të rrivarrimit. Eprori i lartë i TMK-së ka theksuar se dëshmorëve në Prishtinë, në sheshin Skenderbeu, TMK-ja do t’u bëjë nderime prakalimi. Sipas Shemsi Sylës, eshtrat e dëshmorit Kadri Zeka do të përcillen me nderime nga pjesëtarët e TMK-së dhe nëpër Ferizaj do të arrijnë në Gjilan. Në Gjilan pritet t’i bëhen homazhe dëshmorit nga ana e qytetarëve, gjithnjë në roje nderi të TMK-së, Zona VI Mbrojtëse dhe më pas, pas orës përkujtimore, funerali do të niset për në varrezat e dëshmorëve ku edhe do të prehet i qetë. Ndërsa, nënkryetari i komunës së Gjilanit, Xhemajl Hyseni, theksoi se ky manifestim është dashur të organizohej nën patronatin e komunës, megjithatë komuna do ta kryejë pjesën e obligimeve të veta.

Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?