Familja e Kadri Zekës reagon kundër shpifjeve të gazetës BOTA SOT
FAMILJA E KADRI ZEKËS REAGON KUNDËR SHPIFJEVE TË GAZETËS “BOTA SOT”
Gjilan, 22 shkurt 2002
Familja e dëshmorit Kadri Zeka nuk ka mundur të heshtë të enjten përballë shpifjeve të gazetës Bota sot, e cila për interesa të caktuara ka manipuluar edhe me emrin e dëshmorit Kadri Zeka, të vrarë më 17 janar në Gjermani. Familja e Kadri Zekës ka lëshuar një deklaratë lidhur me këtë. Në gazetën Bota Sot është dhënë njoftimi se Dega e LDK-së në Gjermani është marrë vesh lidhur me homazhet e organizuara për Vëllazërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në Shtutgart, me rastin e rivarrimit të eshtrave të tyre. Këtu përmendet marrëveshja me familjet e dëshmorëve. Lidhur me këtë Familja e dëshmorit Kadri Zeka ka lëshuar një deklaratë për opinion në të cilën thuhet: "Ne njoftojmë opinionin se Familja Zeka nuk është marrë vesh me asnjë parti, e aq më pak me LDK-në, lidhur me homazhet dhe në përgjithësi me rivarrimin e eshtrave të dëshmorëve. Mendojmë se homazhet do të ishte mirë të bëheshin nga të gjithë të interesuarit pa dallime, po ashtu do të ishte mirë që organizimi i tyre të bëhej bashkërisht nga të gjitha subjektet e interesuara që veprojnë atje”, thuhet në fund të reagimit të familjes së dëshmorit Kadri Zeka, lidhur me shpifjet e së enjtes në të përditshmen Bota sot.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen