Homazhet e fundit në Shtuttgart

TË SHTUNËN, HOMAZHE NË VARREZAT E  SHTUTGARTIT 

Cyrih, 21 shkurt (Kosovapress.com)
 

Bashkëveprimtarët e dëshmorit Kadri Zeka që jetojnë në Zvicër, përkatësisht në Gjenevë, Bern, Biel e Bienne, Cyrih, Sangallë dhe Lucern, njoftojnë opinionin se janë bërë të gjitha përgatitjet për sjelljen e eshtrave të dëshmorëve Kadri Zeka dhe vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla në Kosovë, thuhet në një njoftim të tyrin.    

Ata më tej njoftojnë të gjithë bashkatdhetarët se homazhe për dëshmorët do të bëhen të shtunën nga ora 11,00 tek varrëzat kryesore të Shtutgardit. Në të njëtën ditë do të nisen për në Prishtinë.  

Në rivarrosjen e dëshmorëve në mënyrë të organizuar do të merr pjesë një numër i madh bashkatdhetarësh e bashkveprimtarësh të dëshmorëve nga Zvicra dhe Gjermania, thuhet në fund të njoftimit.

Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?