Jusufi-Bardhoshi dhe Kadriu i kthehen Kosovës
KOSOVAPRESS
Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka i kthehen tokës së Kosovës
Prishtinë, 25 shkurt (Kosovapress)
Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu u vranë më 17 janar 1982, në Untergrupenbah të Gjërmanis, nga njerëz të shërbimit sekret jugosllav . Eshtrat e tre martirëve pushonin në varrezat e Bad Kanstatit të Gjermanisë, ku qenë varrosur 20 vjet më parë. Eshtrat e tre dëshmorëve në mëngjesin e 24 shkurtit u sollen me aeroplan nga Gjermania në Kosovë, ndërsa pasdite me nderime të mëdha nga bashëkombasit e tyre u rivarrosen ndaras, Jusufi e Bardhoshi në Dubovikë të Deçanit, ndërsa Kadriu në “Varrezat e Dëshmorëve “ në Gjilan.
Në përcjellje të policisë dhe nga familjarët e tyre, të ardhur enkas për këtë ngjarje në Kosovë, arkivolet e tre martirëve të kombit kanë mbrritur rreth orës 9 e 30 minuta në sheshin “Skënderbeu”, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Eshtrat e tre martirëve u priten nga mijëra qytetarëve, të cilët kanë dalur për t’u bërë nderimet e fundit tri simboleve të bashkimit dhe të luftës për liri.
Të pranishëm ishin kryetari i Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci, komandanti i TMK-së, gjenerallejtënant Agim Çeku, shefi i misionit gjermanë në Kosovë Mihael Shmunk, ish-komandanti i UÇK-së Azem Syla, bashkëpunëtor të dëshmorëve dhe, përfaqësuesë të partive politike.
Duke i quajtur Jusufin, Bardhishin dhe Kadriun “të dashurit e Kosovës”, akademik Nexhat Daci, tha se shpirti i tyre liridashës ishte me Kosovën dhe me kosovarët, atëherë kur ata zhvillonin betejat ilegale.
Kortezhi me arkivolet e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës ka vazhduar për në fshatinë e lindjes në Dubovik Deçanit nën përcjelljen e policisë, ndërsa arkivoli i Kadri Zekës, pasi ka parakaluar pranë pjesëtarëve të Gardës së Kosovës të TMK-së, që i bënin nderimet në dalje të qytetit të Prishtinës, vazhdoi nën percjelljen e TMK-së për në Gjilan.
Sipas një deklarate të përgjegjësit për informim të SHP të TMK-së, Shemsi Syla, familja Gërvalla nuk ka pranuar që Jusufit e Bardhoshit t’u bëhen nderime ushtarake.
Mijëra banorë të komunës së Deçanit pritën dje me madhështi eshtrat e dëshmorëve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, në Dubovikë ku u bë rivarrimi i .
Në ceremoninë publike të rivarrimit në sheshin e fshatit, ishin mbledhur mijëra qytetarë të shumtë nga mbarë Kosova, në mesin e tyre edhe liderët e LDK-së e AAK-së dhe pjesëtarë të TMK-së .
Për figurën shumë dimensionale të Jusuf Gërvallës dhe ndikimin e tij në përpjekjet e popullit për krijimin e Kosovës së lirë folën Zekeria Cana, i biri i Jusuf Gërvallës Premton Gërvalla, i cili rikujtoi se puna e babait dhe axhës së tij së bashku me Kadri Zekën u ndërprenë nga plumbat e armiqve para njëzet vjetësh
Kommentare
Kommentar veröffentlichen