Jusufi nuk u vra sepse i binte mirë kitarës (letër e hapur drejtuar I. Rugovës)

Epoka e Re, 25.01.2003 (kosovë) dhe 27.01.2003 (perëndim)



LETËR E HAPUR kryetarit të Kosovës I.Rugova


Z. KRYETAR,  JUSUFI NUK  U  VRA  SEPSE  I BINTE  MIRË  KITARËS



Ai "ndokush" je ti i nderuari dhe shumë i respektuari kryetar i  Kosovës I. Rugova. Askush nuk mund të ta mohojë të drejtën me e pas atë pjesë të Jusuf Gërvallës që ti e don. Jusuf Gërvallën si kitarist! Po të lutem i nderuari kryetar i Kosovës I. Rugova, mos u përpiq t'ua mohosh luftëtarëve të lirisë dhe popullit shqiptar, Jusuf Gërvallën si veprimtar politik. Si organizator i mirëfilltë. Si ideolog madhor, idealet e të cilit u realizuan nga pasardhësit e tij. Nga luftëtarët e lirisë. Edhe në këtë rast, kryetari i Suedisë, apo një bajraktar i fiseve shqiptare, së paku do të mbante qëndrim asnjanjës e jo ta përjetësonte Jusuf Gërvallën si kitarist e ta varros si luftëtar të  lirisë.

I nderuari dhe shumë i respektuari kryetar  I. Rugova.

Të drejtohem me këtë letër si kryetarit të Kosovës, edhe i imi, edhe pse për ty nuk kam votuar (nuk kam votuar fare).

Të lavdërojnë apo të shajnë dy ekstremet e politikës shqiptare. Unë nuk pajtohem me asnjërën palë. Të lavdërohet apo të shahet kryetari i një shteti nuk është në rregull. Për kryetarin duhet të thuhet e vërteta e argumentuar. Kam bindjen se e vërteta nuk është sharje as lavdatë.

E dini se kam jetuar 20 vjet në diasporë. Më së shumti në Suedinë demokratike. Gjithnjë kam ëndërruar Kosovën e lirë me kryetar si në Suedi, i cili është kryetar i atyre që e kanë votuar, i atyre që kanë votuar kundër tij, i atyre që nuk kane votua fare. Dhe asnjëherë nuk është  akuzuar se i ka mbështetur ata që kanë votuar për të, e nuk i ka mbështetur ata qe nuk kanë votuar apo kanë votuar kundër tij. Gjatë qëndrimit tim në Suedi, disa herë kanë ndodhur vrasje të veprimtarëve të ndryshëm. Është vrarë edhe kryetari i partisë më të madhe, Partisë Sodaldemokrate të Suedisë, Ulof Palme. Asnjëherë, absolutisht asnjëherë, jo mbreti por asnjë përfaqësues i partise së UIof Palmes, nuk i kanë akuzuar përfaqësuesit e partive tjera për vrasjen e Ulof Palmes, që siç dihet ishte edhe kryeministër. Të githë kanë kërkuar nga hetuesia, nga prokuroria, nga gjyqësia, që të vihet drejtësia në vend, duke e ditur se lufta më e suksesshme kundër krimit  është vënia e drejtësisë në vend.

Ju i nderuari kryetar i Kosovës, I. Rugova, e dini se edhe bajraqet - fisef shqiptare e kanë pas bajraktarin-të parin e fisit. Bajraktarit i ka ndodhë që ti vrahen dy familje mes vedi. Nuk ka ndodhur që bajraktari ta mbështesë njërën familje, e të ngritet kundër familjes tjetër. Po të ndodhte një ajë e tillë, do ta humbiste të drejtën për të qenë bajraktar i fisit te vet. Në këto raste, edhe pse e ka dashtë njërën familje më tepër, e ka ruajtë asnjanësinë. Edhe bajraktari për ta luftuar krimin i ka thirrë pleqnarët për ta vënë drejtësinë në vend. Për t'i penguar vëllavrasjet, ka ndodhë që anëtari i familjes së bajraktarit të vritet nga ndonjë kundërshtar i tij. Prapë bajraktari e ka ruajtur asnjanësinë. I ka thirrë pleqnarët për te vënë drejtësinë në vend. Po të vepronte ndryshe do ta humbiste të drejtën për të qenë bajraktari i fisit të vet. I nderuari, shumë i respektuari Kryetar i Kosovës I. Rugova, a veproni ju si në Suedi, apo si bajraktar i një fisi  që vepronte në të kaluarën?!!!

Ju, mbi kufomën e njërit derdhni lot, kufomën e tjetrit nuk e shihni fare. Njërin e shpallni hero, tjetrin e shpallni Tradhtar.  Për njërin shpalni ditë zie, për tjetrin bubullojnë tupanat?!!!

 Ju, i nderuari dhe shumë i respektuari kryetar i Kosovës I. Rugova, jeni kryetar i të gjithëve!!!

Më 17 jahar 2003, u bëne 21 vjet nga dita e rënies në altarin e lirisë të heroit Jusuf Gërvalla, bashkë me Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën. Ju, i nderuari kryetar i  Kosovës I. Rugova, mbajtët mbledhje komemorative. Në atë tubim, nuk na thatë pse u vra Jusuf Gërvalla me dy të tjerët! E shpallët se do të ndahet qmimi: "Kitara e artë e Jusuf Gërvallës". Mos, vallë, i nderuari kryetar i Kosovës I. Rugova, keni menduar se Jusuf Gërvalla u vra se i binte mirë kitarës?'!!

Ju njoftoj i nderuari dhe shumë i respektuari kryetar i kosovës I. Rugova, se në vitin 1976, Jusuf Gërvalla u inkuadrua në Oganizatën Kombëtare "Lëviqa Nacionalçlirimtare e Kosovës" që udhëhiqej nga Tribuni popullor Metush Krasniqi (këtë e ka shpjeguar shumë mirë adhuruesi juaj i flakët Shefqet Jashari-Strovci), e cila organizatë luftonte për të arritur këtë që ju sot keni mundësi në Teatrin Kombëtar të mbani mbledhje komemorative mu për Jusuf Gërvailën etj.

Në këtë tubim, as nga ju apo nga ndonjë pjesëmarrës tjetër nuk u përmend se çka ka berë Jusuf Gërvalla për t'u ndjekur këmba-këmbës në Gjermaninë e largët dhe për tu derdhur  gjithë ata plumba  mbi të.

Jo i nderuari kryetar i Kosovës I. Rugova !  Jusuf Gërvalla nuk u vra pse i binte kitarës. Shumë të tjerë i binin kitares edhe më mirë, por askush nuk i vrau.

Okupatorët serbo-sllavë nuk i burgosnin, nuk i dënonin, nuk i vrisnin luftëtarët e lirisë kot. Okupatori kishte arsye të forta dhe i burgoste, i dënonte, i vriste. Okupatorit i rrezikohej Kosova nga luftëtaret e lirisë. I rrezikohei Kosova për ti dalë nga dora, jo nga kitara e Jusuf Gërvallës, për çka ju i nderuari kryetar i Kosovës I, Rugova mbani mbledhje komemorative dhe ndani shpërblimin për kitaristin Jusuf Gërvalla.

Jusuf Gërvalla meriton që emri i tij të përjetësohet për veprën e tij madhore. Vepër që e bëri të pavdekshëm dhe e vuri në ballë të atyre qe ranë në altarin e lirisë. Jusuf Gërvalla që ra në altarin e lirisë  është tjetër Jusuf Gërvallë. Jo ashtu si e dëshironi Ju i nderuari dhe shumë i respektuari kryetar i Kosovës I. Rugova!.  Edhe një adhumes i juaji e tha: "Jusuf Gërvallen don t'ia marrin kulturës shqiptare dhe t'ia dhënë grupeve politike". Jusuf Gërvalla, kulturës shqiptare per aq sa e ka merituar, kurse historisë kombëtare, prapë për aq sa e ka merituar. Merita e Jusuf Gërvallës është aq sa okupatorëve serbo-sllavë iu deshtë të marrin vendim që vetëm i vdekur të jetë i parrezikshëm për ta Jusuf Gërvalla i  historisë shqiptare u vra nga plumbat e okupatorëve serbo-sllave, mu pse e shtroi çështjen shqiptare për ZGJIDHJE.

Jusuf Gërvalla doli para popullit të vet dhe tha: "Nuk pyesim për çmimin e lirisë".

Jusuf Gërvalla për veprimtarinë e tij si aktivist i LNÇK-së, si njëri nga prijësit kryesor, si njëri nga organizatorët  kryesorë u dëshmua se nuk  pyeste për çmimin e lirisë.

Jusuf Gërvalla iu drejtua popullit të vet me fjalët "Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli , vdekjen do ta përjetojmë si çastin më të bukur në jetë dhe  nuk do të ketë forcë të na ndalë në rrugën tonë të ndritshme".

Jusuf Gërvalla edhe këte e dëshmoi me jetën e vet. Nuk pat forcë që ta ndalë në rrugën e tij të ndritëshme dhe vdekjen e përjetoi si çastin më të bukur të jetës. Bashkë me frymën e fundit dha amanetin: " Për mua zi nos mbani. Në varrin tim, kënga të jehojë".

 Porosit e Heroit Jusuf Gërvalla u bënë programi jetësor i luftërave të lirisë dhe në shembullin e tij luftonin dhe binin në alfarin e lirisë.

Pushkët që jehonin në malet e Kosovës ishin porosia e Jusuf Gërvallës. Ishin vetë thirrjet e Jusuf Gërvallës si luftëtar i lirisë, e jo si kitarist me të cilën në ndonjë çast pushimi i shprehte ndjenjat e tij  shume njerëzore.

Jusuf Gërvalla edhe sot nga varri në Dubovik, në  Kosovën e tij të dashur, thotë përmes gojës së Nënës Ajshe: "Dua të më varros Ushtria Shqiptare. Po të mos ishte kjo ushtri, as eshtrat e mia nuk do të preheshin këtu, pavarësisht a do të vij ndokush apo jo në varrimin tim". Ai "ndokush" je ti i nderuari dhe shumë i respektuari kryetar i Kosovës I. Rugova. Askush nuk mund të ta mohojë të drejtën me e pas atë pjesë të Jusuf Gërvallës që ti e don. Jusuf Gërvallën si kitarist!

Po të lutem i nderuari kryetar i Kosovës I. Rugova, mos u perpiq tua mohosh luftëtarëve të lirisë dhe popullit shqiptar, Jusuf Gërvallën si veprimtar politik. Si organizator i mirëfilltë. Si ideolog madhor, idealet e të cilit u realizuan nga pasardhësit e tij. Nga luftëtarët e lirisë.

 Edhe në ketë rast, kryetari i Suedisë, apo një bajraktar i fiseve shqiptare, së paku do të mbante qëndrim asnjanjës e jo ta përjetësonte Jusuf Gërvallën si kitarist e ta varros si luftëtar të lirisë. (Sabri Novosella)

Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?