Kush e vrau Jusuf Gërvallën - reagim i H. Gërvallës ndaj Hysen Gegës
RILINDJA (në perëndim)
11 Maj 1993
Reagim
11 Maj 1993
Reagim
KUSH E VRAU JUSUF GËRVALLËN
Letër vëllazërore Hysen Gërvallës
Në numrin 2 të muajit shkurt të këtij viti, në “Zërin e Kosovës” që botohet në zvicër (Organ i LPRK), botohet intervistae B. Elshanit me ish të burgosurin politik, Hysen Gega, në të cilën përveç tjerash, mëtohet të jepen shpjegime se si u bënë përgatitjet nga UDB-ja jugosllave për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës.
Në redaksinë tonë këto ditë erdhi letër-reagimi i Hysen Gërvallës, vëllai më i madh i Jusufit dhe Bardhosh Gërvallës, i cili kërkon shpjegime dhe sqarime plotësuese, më të sakta nga i intervistuari (Hysen Gega) për vrasjen e vëllezërve të tij dhe të Kadri Zekës. Jusuf Gërvalla ka qenë gazetar i “Rilindjes” dhe informacionet rreth vrasjes së tij për këtë gazetë, janë me interes shumë të madh, madje jo vetëm për këtë gazetë. Rreth vrasjes së këtyre tre dëshmorëve të lirisë, është folur e flitet mjaft. Megjithatë, ende e vërteta rreth vrasjes së tyre nuk u dha publikisht. Nuk është kontestuese asnjëherë se UDB-ja jugosllave ka bërë regjinë e vrasjes (për çfar flitet edhe në intervistën me Hysen Gegën), por është gjithnjë dilema e madhe se kush tjetër është i përzier në këtë vrasje.
Reagimin e Hysen Gërvallës po e japim në tërësi, me dëshirë që kjo vrasje politike të sqarohet deri në fund. Redaksia e “Rilindjes” pret edhe reagime të tjera nga të fjithë ata që dinë e dëshmojnë për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës.
Para se ta lexoja artikullin, disa herë më përfitoi vështrimi në emrin që përsëritej në intervistë: Jusufu, Jusufi, Jusufi...
Asnjëherë nuk më shkoi në mend që ta lexoj edhe mbiemrin në mënyrë që ta shihja se për cilin Jusuf në të vërtetë ishte fjala. Nuk e llogaritaa se Hysen Gega mund të flasë edhe për ndonjë Jusuf tjetër, pa sqaruar atë që di për Jusuf Gërvallën.
Plot trembëdhjetë vjet prita, në heshtje, që të dalë në dritë e vërteta e vitit 1980, në të cilën ti e di shumë mirë, përherë i bindur në gjestin tënd trimëror e të guximshëm që e bëre asohohe në Shtutgart të Gjermanisë. I pata parasysh edhe fjalët e atyre që ju njohën për së afërmi Ty dhe vëllezërit e mi.
Gjatë këtyre trembëdhjetë viteve, të cilat më janë më të rënda se e tërë pjea tjetër e jetës, u ndesha me provokime të ngjyrave më të ndryshme e më të ndyra. Lloj-lloj kabinetesh ndërsyen veglat për të ma blerë mendimin. Me përpjekje të stërmundimshme përballova dëshirën dhe detyrën time: kurrë nuk kam botuar asnjë shkronjë të vetme rreth vrasjes në Shtutgart, duke qenë i vetëdijshëm se çështja kombëtare është mbi të gjitha dhe se, njëkohësisht, më mbante shpresa dhe bindja se, dikur, pasi që të dal nga burgu, ti ke për të më kërkuar dhe ke për të më gjetur kudo që ndodhem.
Ndonjëherë, ore vëlla, tmerrohesha nga frika se nuk do të dalësh i gjallë nga burgu. Gjithmonë pata frikë se edhe po dole i gjallë-do të dalësh i dëmtuar në atë masë saqë nuk do të dish ta thuash as emrin tënd. E, ky tmerr i fundit shpeshherë më ka lënë netë të tëra të pagjumë. Të vetmin ngudhëllim, shpresë dhe bindje kisha: ti do ta gjeje njeriun, i cili, besnikërisht, do ta transmetonte të vërtetën dhe amanetin që ia ke dhënë Ti.
E ti, për fat të mirë, dole i gjallë dhe shëndosh nga burgu. Për këtë u gëzuan shumë zemra. Për këtë u gëzova shumë edhe unë dhe mbarë famila ime.
Trembëdhjetë vite nuk m’u luhat aspak bindja se je prej njerëzve të rrallë me të cilin do të kem mundësi të ngujohem në një skutë dhe ashtu së bashku, të qajmë me lotë, e lotët tanë të mos na i shoh askush: as armiqtë – të cilët do të kënaqeshin, as miqtë e shumtë – të cilët shembjen do ta ndanin me ne. Këtë ndjenjë që pata për Ty, pa rezervë dhe me sukses ia përcolla familjes sonë të gjerë, e cila, si unë, ushqen respekt të jashëzakonshëm nda Teje. Idha i bindur se edhe Ti ke nevojë të vish, të ulemi dhe të bisedojmë, jo vetëm si me vëllaun, më të madh, por edhe si me prindin e diçka më tepër që më kish Jusuf Gërvalla.
E Ti, fatbardhësisht, dole nga burgu, dole gjallë dhe shëndosh.
Të dërgova të fala – nuk m’u përgjigje.
Të kërkova por nuk të gjeta.
T’u dha rasti të dalësh në Gjermani dhe Zvicër, por nuk e pe të udhës që të trokasësh në derën time. Ani, e drejta jote është që të mos më kërkosh e as që të vish në konak. Po, burrë i fortë, më lejo që t’i kërkoj disa sqarime nga Ti. “Asgjë nuk harrohet”. (?!)
Kështu, i madh dhe premtues dukej titulli i intervistës tënde të botuar në Zërin e LPRK-së, nr.2, shkurt 1993. “Asgjë nuk harrohet”(?!)
E, vetëm Ti mund ta marrësh tani me mend se çfarë kam pritur të lexoj nën atë titull aq të njerëzishëm, aq premtues.
Për një momement, duke u bazuar vetëm në titullin, e pa e patur të qartë përmbajtjen, hoqa nga supet barrën trembëdhjetëvjeçare, thirra anëtarët e tjerë të familjes dhe u thashë:- E vërteta ka zënë që të dalë në shesh.
Ti je ndër njerëzit e rrallë, i cili duhej ta dinte se sa e madhe është dëshira jonë që të marrim vesh qoftë edhe fijen më të hollë, e cila do të na ndihmonte për zbulimin e së vërtetës së 17 janarit 1982 – vrasjen në Shtutgart të Gjermanisë.
Isha i bindur se ngjarja e vitit 1980 është ngjarje e cila rëndon më së shumti dhe e cila ka lënë mbresa të thella në vetëdijen dhe ndërdijen tënde. Sepse Ti vendose të takoheshe me “viktimat”(Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën) para se t’i vritje me urdhër dhe vendim të “Komitetit” të cilit i takoje edhe vet. Pas bisedës së shkurtër që pate me vllezërit, Ti bëre gjestin e rrallë burrëror, i cili të përkujton gjestet e atentatorëve që ishin ngarkuar për vrasjen e Hasan Prishtinës në Vjenë, të Demë Ali Pozharit në Stamboll etj... Ti, në vend që taa zbatoje vendimin e Komitetit Tënd, ia dorëzove armën Jusufit, i përqafove vëllezërit dhe ua fale jetën përgjithmonë Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës. Armën tënde ia bashkove penës – armës së tyre, në luftë kundër okupatorit serbosllav.
Unë dhe shumëkush tjetër e pritëm fjalën tënde, sidomos rreth këtij rasti, të thënë publikisht. Sqarimet, të vërtetën dhe amanetin ia ke borxh kombit, historisë dhe sidomos Jusufit, i cili e shkroi me gjak dhe artikullin në të cilin flitet për burgosjen tënde.
Kurse Ti ende nuk e pe të udhës që të sqaroheshe në disa çështje dhe pyetje:
· Kush dhe përse të ngarkoi që t’i vrasësh Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën në vititn 1980?
· Cili “Komitet” ishte ai që e mori këtë vendim dhe kush ta dha detyrën në emër të Komitetit?
· Në emër të kujt dhe të çkafit duhej të kryehej vrasja?
· Kur dhe si ua fale jetën Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës?
· Kush dhe përse Të dërgoi në Kosovë (kjo u bë pa dijen dhe pas shpine të Jusufit)?
· A e din Ti se dërgimin tënd në Kosovë Jusuf Gërvalla e ka konsideruar akt tradhtie?
Merre pra guximin, vëlla i dashur, dhe thuaje të vërtetën publikisht, sepse të gjitha këto ndodhën para burgosjes tënde, para 31 dhjetorit 1980, pa dijeninë dhe prapa shpinës së Jusuf Gërvallës. Këtë e dëshmon kryeartikulli i tij me titull: “Kështu na uron UDB-ja Vitin e Ri!”
Beso se populli shqiptar edhe më tutje pret që të përgjigjesh, në rend të parë për këto pyetje, e më vonë të mirresh me ndonjë çështje tjetër, nëse dëshiron, pse jo pastaj mund të mirresh edhe me Jusuf Buxhovin.
Ofertë për vrasjen e vëllezërve Gërvalla, siç deklaron Ti, në intervistën tënde, pate edhe në burg, por këtë ofertë ta bëri UDB-ja.
Ti deklaron se UDB-ja t’i ofroi 100.000 marka gjermane të tjera po që se e merr përsipër likuidimin e Ibrahim Kelmendit.(?!)
Por, vallë, për Kadri Zekën a nuk ta ofruan asnjë metelik?! Kadriun as që ta paskan përmendur, e megjithatë, atë e vranë.
E vranë Kadri Zekën bashkë me Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën.
A thua, ta merr mendja se UDB-ja Kadriun e vrau rastësisht?!!!
Sa më përket mua, pas fjithë atyre që ndodhën, kam bindjen se UDB-ja ishte e përsosur dhe shumë-shumë precize.
UDB-së nuk i humbin atentatet e planifikuara.
UDB-ja e dinte se cilin patjetër duhej vrarë.
Dhe, kështu është. (Hysen Gërvalla, Zvicër)
Kommentare
Kommentar veröffentlichen