Mijëra qytetarë në Prishtinë u bënë homazhe vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës

Mijëra qytetarë në Prishtinë u bënë homazhe vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës


Prishtinë, 25 shkurt (QIK) - Më shumë se 20 vjetë pas vrasjes tinëzare në Shtutgard një aeroplan gjerman solli në Kosovë eshtrat e atdhetarëve të paepur për kauzën tonë kombëtare Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Me këtë rast me mijëra qytetarë të Kosovës ishin mbledhur në sheshin kryesor të Prishtinës "Skënderbeu" për t'u bërë homazhe këtyre dëshmorëve të kombit, eshtrat e të cilëve u sollën këtu dhe u rivarrosën në vendlindjet e tyre. Në këtë ceremonial ishin të pranishëm edhe familjarët, personalitete të jetës publike të Kosovës dhe ndërkombëtarë, si dhe shumë miq të vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës.

Duke iu drejtuar në këtë ceremonial masës së mbledhur kryetari i Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci tha se vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin atdhetarë që synim të jetës kishin çlirimin e Kosovës dhe inkuadrimin e saj në Evropë.

"Shpirti juaj liridashës ishte në Kosovën dhe kosovarët atëherë kur zhvillonit betejat tuaja ilegale, kur morët rrugën e kurbetit në një vend mik të kosovarëve, ishte me kosovarët kur mundoheshin ta hapnin autostradën evropiane të lirisë dhe të demokracisë", tha z. Daci.

Tre veprimtarët shqiptarë: Jusuf e Brdhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka u larguan ilegalisht nga Kosova në fillim të viteve të 80-ta nga frika e ndjekjes nga Shërbimi Sekret jugosllav për shkak të veprimtarisë së tyre politike. Ata u vranë më 17 janar të vitit 1982 në një qytezë të Gjermanisë me një atentat akoma të pasqaruar, për të cilin besohet të jetë kryer nga Shërbimi Sekret jugosllav. Ata ishin organizatorë të veprimtarisë politike ilegale atë botë brenda në Kosovë dhe në perëndim që për qëllim kishte arritjen e shtetësisë për Kosovën.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci tha para mijëra qytetarëve të Kosovës se ardhja e eshtrave të tre atdhetarëve shqiptarë ka një simbolikë të veçantë meqë ata e gjejnë Kosovën ashtu siç kishin dëshiruar. 

Eshtrat e dëshmorit Kadri Zeka e nderuan pjesëtarët e TMK-së të cilët e shoqëruan për në Gjilan, ndërsa eshtrat e Jusuf e Bardhosh Gërvallës nuk i shoqëruan pjesëtarët e TMK-së, pohoi shefi për informim i Shtabit të përgjithshëm të TMK-së Shemsi Syla për shkak se familja Gërvalla nuk i kishte lejuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës të shoqërojnë eshtrat e bijve të tyre për në varrezat e vendlindjes.

Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?