Në Përkujtim - Dy Akademi

Koha ditore, 18.01.2003 

Në Deçan, në 21 vjetorin e vrasjeve së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës 

NJË PËRKUJTIM, DY AKADEMI 


Deçan, 17 janar

Me rastin e 21 vjetorit të vrasjes dhe njëvjetorit të rivarrosjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, në Deçan, u mbajtën 2 akademi përkujtimore. Si atëherë në Bad Canstat të Gjermanisë ku për 20 vjet kishin pushuar eshtrat e këtyre 3 dëshmorëve edhe tani në vendlindje dolën në shesh ndasitë politike të atyre viteve.

Në orët e paraditës ishte LDK-ja ajo që organizoi akademinë e parë në selinë e saj dhe vetëm pak orë me vonë LPK-ja organizoi një manifestim të ngjashëm në pallatin e kulturës, i cili mban emrin e Jusuf Gërvallës.

Përderisa në manifestim e pare mungonin pjesëtarët e TMK-së, ndërsa në të dytin ata ishin prezentë, në Dubovik, tek varret e dy dëshmorëve janë gjendur përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike dhe të atyre të institucioneve të uniformuara.

Një delegacion i lartë i LDK-së është kryesuar nga Nimon Alimusaj. Ai para se të bënte homazhe në selinë e Degës së LDK-së në Deçan i ardhur për të përkujtuar veprën dhe jetën e të rënëve, tha se ata u flijuan heroikisht, punuan për të nesërmen, për historinë dhe rnbetën në historinë tonë të re. "Kjo punë kom-bëtare e bërë me guxim, me entuziazëm, me përbuzje heroike për sunduesin me tipare mesjetare. Ata kishin në ballë vulën e së nesërmes, ndaj kujtohen aq mirë nga e sotmja. Bota është e guximtarëve, ata mbrojnë ide të reja, ata vëzhgojnë thellë ngjarjet, ata e kanë vetëtimë intuitën dhe sjellin ide krejt te reja dhe kur binden dhe vërsulen si titanikë në luftë për fitore. Ata e pëlqyen rrezikun sepse e deshën Kosovën dhe u përpinë nga deti i rreziqeve -vdiqën   për   Kosovën,   por  Duboviku pati idenë e bukur dhe delikate t'i sillte eshtrat e tyre në varret e t'parëve", tha ai i gjendur pranë fotografive    2  vëllezërve Gërvalla, por jo edhe të Kadri Zekës, e cila mungonte.

Dy orë me vonë, organizuar nga LPK-ja, u mbajt akademia e dytë përkujtimore. Aty kryetari i këtij subjekti    politik,    Emrush Xhemajli, i cili shoqërohej edhe nga deputeti i kësaj partie në Parlamentin e Kosovës, Hasan Meta, tha se emri dhe vepra e Jusuf Gërvallës ishin frymëzim për luftëtarët e lirisë, të cilët me emrin e tij treguan se si luftohet për atdhe. Ai me këtë rast tha se për të nderuar emrin e patriotit, i cili është sinonim i Lëvizjes kombëtare, përmendi kontributin e Brigadës 131 "Jusuf Gërvalla" e cila vlerësohet ndër brigadat me të suksesshme të ZOD-it.

Në këtë përvjetor të shënuar me dy akademi, folën edhe pjesëmarrës të tjerë, të cilët vlerësuan lartë veprën e 3 dëshmorëve.(Shkëlzen Tahirsylaj)




Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?