Në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan me nderime të mëdha u bë rivarrimi i atdhetarit Kadri Zeka

Në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan me nderime të mëdha u bë rivarrimi i atdhetarit Kadri Zeka 

Gjilan, 25 shkurt (QIK) - Në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan me nderime të larta në praninë e mijëra qytetarëve u bë rivarrimi i dëshmorit Kadri Zeka. Para se të bëhej varrimi kufoma e Kadri Zekës u vendos para Teatrit të Gjilanit ku qytetarët gjithandej vendit shprehnin dhembjen për dëshmorin Kadri Zeka. Ndërkaq para se të bëhej rivarrimi në Teatrin e qytetit u mbajtë një akademi përkujtimore ku për figurën e këtij atdhetari folën Basri Musmurati dhe Mehmet Hajrizi. Ata thanë se Kadriu, Jusufi dhe Bardhoshi kanë qenë ambasadorët e parë të çështjes së drejtë të Kosovës tek qarqet dioplomatike në Evropë. Në këtë akademi përkujtimore u theksua se Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi ashtu siç shkuan atje për ta shpëtuar Kosovën e jo vetën e tyre, ata tash u kthyen jo për t'u çmallur me të si qëndronin por t'i bëjnë roje lirisë së saj për të cilën edhe e dhanë jetën.

Ndryshe moti i lig pengoi që të realizohet deri në fund ceremoniali për nderimin e dëshmorit Zeka.




Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?