Nënë Ajshja - amanet Gjeneral Çekut të varroset me nderime ushtarake

NËNË AJSHJA – AMANET GJENERAL ÇEKUT TË VARROSET „ME NDERIME NGA NGA USHTRIA JONË 

Prishtinë, Deçan, 18 janar (Kosovapress) Time: 11:45  

Sikur tash e më shumë se dhjetë vjet më parë, manifestimet në shënim të përvjetorit të rënies së atdhetarëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, janë shënuar ndaras, më dysh. Në Prishtinë, në organizim të LDK-së u mbajt tubim përkujtimor, ku dominonte flamuri i Rugovës. Nënë Ajshja priti në shtëpinë e saj komandantin e TMK-së, gjenerallejtnant Agim Çekun dhe një delegacion të TMK-së, që vuri kurora në varrezat e vëllezërve Gërvalla në Dubovik. “Kur të vdes, dua të më varrosë ushtria jonë”, tha nëna e vëllezërve Gërvalla, duke aluduar në TMK-në. “Të tjerët nëse duan le të vijnë në varrimin tim, nëse jo, është punë e tyre”. LPK organizoi një tubim tjetër në Deçan, në përkujtim të bashkëveprimtarëve të hershëm.


Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?