Pesëdhjetë vjet besnikëri në shërbimet sekrete serbe
Zëri i Ditës 22.04.2002
PESËDHJETË VJET BESNIKËRI NË SHËRBIMET SEKRETE SERBE
Cili ishte Salih Salihu nga Klina e Mesme e Skënderajt, njeriu që akuzohet për ndjekjen dhe vrasjen e veprimtarëve shqiptarë në shtetet e Perëndimit
PESËDHJETË VJET BESNIKËRI NË SHËRBIMET SEKRETE SERBE
Ndër ata shqiptarë, agjentë të shërbimeve sekrete serbe, që ndoqën ose morën pjesë në vrasjen e shumë veprimtarëve, intelektualëve dhe patriotëve shqiptarë anekënd Evropës, përmendet edhe Salih Salihu nga Klina e Mesme Skënderajt, njeriu i cili gjatë tërë jetës së tij i ka shërbyer shtetit dhe regjimeve serbe, i cili po aq kohë ka punuar kundër interesave të popullit të vet, madje duke u shkaktuar dëm dhe dhembje jo vetën bashkëkombësve e bashkëfshatarëve por edhë të afërmve të gjakut.
Cili ishte në të vërtetë Salih Salihu?
Feriz Ferizi nga Klima e Mesme e Skënderajt, aktualisht krytetar i Komisionit për hulumtimin e krimeve të luftës në këtë komunë, duke folur për Salih Salihun thotë se ai ishte njëri ndër spiunët më të mëdhenj shqiptarë, i cili ka punuar për shërbimet sekrete serbe "Ai ka punuar për Serbinë që nga mosha më e re dhë se për një kohë ka qenë i leçitur nga fshati, për shkak të sjelljeve të tij antikombëtare dhe të punës pa skrupull në UDB", thotë Ferizi, i cili shton se ai ka qenë kreator i shumë vrasjeve të veprimtarëve shqiptarë, të cilët më parë kishin ikur nga Kosova. Sipas, z. Qazim Salih (56), djalë i axhës, Salihu kishte filluar të punojë për shtetin dhe interesat e Serbisë qysh në ditët e paratë pasluftës së Dytë Botërore, fillimisht në Këshillin e Rrethit, e pastaj edhe në organet më të larta të UDB-së. Ai nga komuna e Skënderajt kishte kaluar me banim në Prishtinë, bashkë me gruan e tij shqiptare, me të cilën qe ndarë dhe pastaj ishte martuar me një grua maqedonase. Djalit të parë, që i kishte lindur Salihu ia kishte dhënë emrin Zhelko ndërsa atij të dytit Bashkim. "Djemtë e tij, por edhe ai, jetonin në Prishtinë dhe vinin rrallë në fshat. Për babanë e Salihut, Hamitin dhe për të emën Ajmanen, kujdesej vazhdimisht bashkëshortja e Salihut, nëse më kujtohet, quhej Sllavica, e cila vinte shpesh në fshat dhe i vizitonte pleqtë", përkujton Qazimi.
Në fund të vitit 1970, agjenti i papërmirësueshëm shqiptar dhe njeriu më besnik i shtetit të Serbisë, Salih Salihu, avancohet në konsull, fillimisht në konsullatën jugosllave në Hamburg e pastaj edhe në Frankfurt, duke ia mundësuar kështu që më lehtë të veprojë kundër bashkëkombësve të tij, veprimtarëve dhe itnelektualëve, të cilët kishin ikur nga Kosova dhe jetonin e vepronin në ekzil.
Si veproi Salih Salihu në Gjermani dhe cilët ishin bashkëpunëtorët e tij
Sipas të dhënave. që kanë mbetur në kujtesën ë qytetarëve të Drenicës, disa prej të cilave i ka publikuar edhe gazeta gjermane "Der Spiegel" me 25 janar të vitit 1982, agjenti Salih Salihu ishte pajisur me kartën e identiflkimit 6750 dhë në konsullatën jugosllave në Hamburg vetëm formalisht kishte qenë i sistemuar në cilësinë e rojës. Pas shpërthimit të demostratave të studentëve në vitin 1981, në Frankfurt kishte filluar të veprojë treshja, Salih Salihu, Svetozar Mijaçiq dhe Rade Surla, të cilët kishin për detyrë ndjekjen dhe vrasjen e shqiptarëve që vepronin në ekzil. Në ketë kohë, Salih Salihu angazhohet për të bërë atentat mbi veprimtarin Rasim Zenelaj, i cili atëherë udhëhiqte "Beslidhjen Kombëtare Shqiptare". Salihu me perfiditetin e tij të fituar nga puna në shërbimet sekrete serbe, së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij, arrin që ta rekrutojë një grua serbe, e cila e mashtron e pastaj edhe e vret Rasimin në banesën e tij.
Për Salihun pohohet se në Gjermani ka marrë pjesë edhe në vrasjen e disa intelektualëve të tjerë shqiptarë, por që më tepër ka qenë i angazhuar për t'i zbuluar vendqëndrimet e tyre dhe për këtë është ndihmuar edhe nga bashkatdhetarë tanë, punëtorë të përkohëshëm në Gjermani. Kur kishte filluar të zbulohej, Serbia e kishte kthyer prapa dhe pastaj kishte vazhduar të punojë në Kosovë. Bashkimi, djali i dytë i Salihut, sipas kushërinjve të tij, gjatë tërë këtyre viteve kishte jetuar në Beograd, ndërkaq Zhelku ishte inkuadruar në Sigurimin Shtetëror të Serbisë.
Modelin serb të dhunës dhe të krimit, Salihu e promovoi në fshatin e tij në majin e vitit 1995
"Në. vitin 1987, Salihu erdhi nga Prishtina dhe na luti neve, vëllaznil-lakun, që t'ia blejmë, 60 arë tokë, pasi që, ai kishte vendosur t'i shiste në fshat. Ai deshi që tokën ta shesë në "paket" edhe me tokën e vëllait të tij, Veliut, pra 1,60 hektarë. E lutëm që të mos i shesë, meqë ndoshta vjen koha që të kthehet, por ai ishte këmbëngulës. Në këtë mënyrë unë i bleva 60 arë dhe menjëherë ia pagova 200 milionë dinarë të atëhershëm Salihut, ndësa pjesën tjetër, të vëllait të tij, Veliut, e bleu. një kushëri tjetër", thotë Qazim Salihu, djali i axhës së Salihut dhe shton se në çastin kur është bërë pazari ka pasur shumë dëshmitarë, kryesisht kushërinj. "Atëherë pushtetin në Kosovë akoma e kishin shqiptarët dhe asnjëherë nuk më ka rënë ndërmend që duhet të bëjmë ndonjë kontratë, meqë ishim vëllezër dhe kjo m'u hakmor", thotë pastaj Qazimi dhe shton:
"Në maj të vitit 1995 erdhi Salihu me 35 policë dhe 15 automjete të policisë. Më tha se ka ardhur ta kthejë tokën, meqë është penduar që e ka shitur. Unë kundërshtova, por atëherë policia filloi ta rrënojë shtëpinë time, dogji hambarin që kisha me misër, i preu. 250 trupa pemësh të ndryshme që kisha mbjellë, lavroi misrin dhe grurin. Nuk bënin punë lutjet, lotët dhe klithmat e fëmijëve. Atë ditë përjetova tmerrin më të. madh në jetën time", shprehet, duke iu dridhur buzët, Qazimi. "U detyrova që të largohem nga fshati dhe të shkoj në Tushillë, te një mik imi, Sejdi Selmani". Qazimi ende nuk e zgjidhur çështjen e tokës. Asambleja Komunale e Skënderajt ka vendosur t'ia ndajë Qazimit 10 arë tokë në fshatin e tij "në utrinë" dhe ta ndihmojë në ndërtimin e shtëpisë nëpërmes ndonjë donatori. "U jam mirënjohës të gjithëve, meqe e kanë kuptuar gjendjen në të cilën gjendem", shprehet Qazimi, ndërkaq për Salihun. nuk di se si ka përfunduar. "Di vetëm atë, se gjatë luftës, djali i Salihut, Zhelku ka vepruar me policinë e Serbisë në Llap dhe atje ka marrë pjesë në krimet ndaj shqiptarëve. Për Bashkimin nuk mund të them gjë, meqë nuk di, por ka të dhëna se ata tash janë në veri të Mitrovicës", thotë Qazimi.
Dhe ashtu si përfundojnë të gjithë agjentët dhe spiunët, përfundon edhe Salihu. Në Drenicë qarkullojnë të dhëna se Salih Salihun e ka vrarë policia serbe në Prishtinë vetëm pak ditë para tërheqjes së tyre nga Kosova. Misioni i tij prej agjenti dhe spiuni duket kishte përfunduar. (Kajtaz Gecaj)
Kommentare
Kommentar veröffentlichen