Rrënimet dhe ngritjet e lëvizjes majtiste shqiptare

Zëri,23.05.1992

Lëvizja Nacional – Majtiste Kosovare

Shënime mbi Organizatën Shqiptare në Evropë 1979-1985



RRËNIMET DHE NGRITJET E LËVIZJES MAJTISTE SHQIPTARE 


Në dy numra, në dy vazhdime, në "Zërin e Kosovës" është botuar rrëfimi i Sabri Novosellës për figurat më të shquara të emigracionit majtist. Eshtë e natyrshme, që dashur e pa dashur, shpeshherë autori në tregime të tilla është personazhi ikryesor pasi i përshkruan ato momente në të cilat ka qenë më afër. Për shkak se artikulli përmban një varg të pavërtetash e gjysmë të vërtetash dua të jap këto shënime si më poshtë;                      

Udhëheqja e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi

(LNÇKVSHJ) dhe Jusuf Gërvalla

Jusuf Gërvalla nuk e ka njohur Metush Krasniqin në cilësinë e kryetarit të LNÇKVSHJ. Në qoftë se shërbehemi, për hir të qartësisë me gjeometri, nuk ka ekzistuar trekëndëshi Sabri-Metush-Jusuf dhe as segmenti Metush-Jusuf, pralidhja e drejtëpërdrejtë Metush Krasniqi-Jusuf Gërvalla.

Jusuf Gërvalla nuk ka pasur kunë lidhje me Metush Krasniqin. Për këtë nuk ka asnjë dëshmi. Ai që do is nxjerrë Metush Krasniqin si kryetar të lëvizjes, duhet të sjellë fakte.

Në një bisedë me Jusufin, në verën e vitit 81, lidhur me udhëheqësinë e lëvizjes, ai thotë se Sabriu është kryetari i lëvizjes.

Lidhja Sabri Novosella - Jusuf Gërvalla


Kjo lidhje ka ekzistuar.

Sabri Novosella është ai i cili i ka ofruar anëtarësimin Jusuf Gërvallës në LNÇKVSHJ. Jusufi pranon menjëherë me kënaqësi të madhe. Eshtë meritë e Sabri Novosellës që duke organizuar Jusuf Gërvallën në LNÇKVSHJ bëri që energjia dhe talenti i tij të derdhen e të kanalizohen menjëherë në mënyrë të drejtëpërdrejtë për çështjen e popullit shqiptar në Jugosllavi. Përveç Sabriut, Jusufi nuk ka njohur asnjë kuadër më të lartë, as personalisht, as përmes ndonjë vepre. Natyrisht se Sabriu i ka folur Jusufit se ekziston Komiteti Qcndror, kryetar e gjëra të tjera.

Në dhjetor të vitit 1979 Sabriu për t'iu shmangur ndjekjes e burgosjes, rrethanat e nxorrën në Turqi, ndërsa Jusufi, për shkak se Bardhosh Gërvalla punonte në Gjermani, shkoi në Gjermani. (Sabri Novosella dhe Jusuf Gërvalla e lëshuan Kosovën pothuaj njëkohësisht).

Nënvizoni, jemi në mesin e dhjetorit 79.

Prej dhjetorit 1979 e deri në mars 1981 Jusuf Gërvalla nuk ka asnjë lidhje të vetme me Sabri Novosellën, e lëre më me Metush Krasniqin.

Si e udhëhoqën LNÇKVSHJ Sabri Novosella e Metush Krasniqi prej dhjetorit '79 e deri në mars '81?

Pse ata gjatë gjithë kësaj kohe nuk mundën të jenë në kontakt me Jusuf Gërvallën edhe pse nuk ishte kurrfarë sekreti se ai kishte shkuar te vëllai i vet Bardhoshi, i cili prej vitesh punonte në rrethinën e Shtutgartit?

Çfarë bënë Sabriu me Metushin gjatë kësaj kohe e që do të meritonte për t'u përmendur si ngjarje politike në jetën e popullit shqiptar?

Po Jusuf Gërvalla?

Dalja e Jusufit jashtë si personalitet i njohur bëri jehonë të madhe në Kosovë. Jehona ishte e ngjashme edhe në Gjermani. Ai u kontaktua nga Ibrahim Kelmendi i cili i kërkoi ndihmë për nxjerrjen e "Bashkimit" si organ i Frontit të Kuq Popullor.

Ibrahim Kelmendi vetë e kishte nxjerrë vetëm një numër në verën e vitit 1979. Jusufi i ofroi çdo ndihmë Ibrahimit. duke i lënë në dispozicion artikuj të shumtë të cilët Ibrahimi i zgjidhte sipas dëshirës.

Në fillim të vitit '81 Jusufi e ndërpreu bashkëpunimin me Ibrahim Kelmendin, çka bëri që "Bashkimi" nuk doli më.

Në gusht '80 doli numri i parë i "Lajmëtarit të Lirisë". "Lajmëtari i Lirisë" doli gjithsej në tre numra, nr.l, gusht 1980, nr. 2, tetor 1980, nr. 3 janar '81.

Në pyetje të drejtëpërdrejtë Jusuf Gërvallës, pse e ke nxjerrë "Lajmëtarin e Lirisë", pa e përzier atë me organizatën të cilës i takonte, përgjigjet: "Unë nuk kam pasur lidhje me LNÇKVSHJ e me KQ, unë nuk kam marrë asnjë direktivë për të nxjerrë ndonjë gazetë. Kam vepruar kështu që të mos mund të më thotë nesër dikush se me kë u more vesh që e nxore gazetën në emrin e LNÇKVSHJ". Se ka dalë një revistë me emrin "Lajmëtari i Lirisë", Sabri Novosella e ka marrë vesh kah fundi i janarit '81, d.m.th., pasi qëjanë nxjerrë të gjitha numrat dhe është ndërprerë dalja e saj.
LNÇKVSHJ dhe Organizata e Marksistë-Leninistëve të Kosovës (OMLK)

Jusuf Gërvalla - Kadri Zeka

Në tetor '80, dy muaj pas numrit të parë të "Lajmëtarit të Lirisë", filloi dalja e revistës "Liria", organ i markistë-leninistëve të Kosovës, që pati si rrjedhim dhe njohjen e Kadri Zekës me Jusuf Gërvallën. Ata duhet të jenë takuar në mes të shkurtit '81. Por, nuk është e vërtetë se ata filluan menjëherë bisedimet për bashkim. Pra, fjalët e Sabriut, se menjëherë pas kontaktit të Jusufit me Kadriun filluan bisedimet për bashkim nuk janë të vërteta.

Por, fakti që ai nuk mund të zhvillonte bisedime për bashkim nuk do të thotë se edhe nuk bënte punë për bashkim. Ai Kadri Zekës i ofroi ndihmë ashtu siç i kishte ndihmuar më parë Ibrahim Kelmendit. I la në dispozicion disa artikuj Kadri Zekës që të zgjedhë për numrin e tretë të "Lirisë", i cili doli në mars '81, nën mbikqyrjen teknike të  Jusuf  Gërvallës.

Pranvera e vitit '81 edhe në Evropën Perëndimore shkoi në shenjën e demonstratave të ndryshme e të një aktiviteti intensiv në përkrahje të demonstratave të Kosovës.

Kurse në mars, pas 15 muajve, Sabriu mori kontakt me Jusufin dhe menjëherë filloi të diskutojë me të për çështjen e nxjenjes së "Zërit të Kosovës" si organ i LNÇKVSHJ.

Jusufi përgatiti teknikisht numrin 4-5 të "Lirisë" që doli në korrik dhe kontribuoi me artikuj. Çështja e bashkimit u aktualizua pas pushimit të demonstratave në mërgim aty kah mesi i korrikut, ku numri 4-5 i "Lirisë" doli nga shtypi. Për një përvojë të bashkimit flitej e bëhej shumë fjalë. Në pritje të një bashkimi u vendos që të mos dilet me "Zërin e Kosovës" si organ i  LNÇKVSHJ.

Tezat e OMLK-së rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës


Në shtator erdhën tezat rreth frontit popullor për Republikën e Kosovës te Jusufi. Jusufi ishte parimisht 100% për tezat që shtroheshin. Bashkimi shikohej si një çështje dite, bisedat dukej se do të ishin vetëm formalitet me një procedurë shumë të shkurtër.

"Unë dhe Bardhoshi dolëm me qëndrimet e organizatës që përfaqësonim:

Të bashkohemi në një organizatë të vetme e cila mund të quhet Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi".

Jusufi nuk ka përgatitur asgjë me shkrim për bisedimet e Stambollit të tetorit '81, as Bardhoshi nuk ia ka thënë asnjë fjalë për ndonjëfarë lëvizjeje për republikë.

Jusufi është pajtuar me germën dhe me frymën e tezave rreth frontit për republikë, ashtu siç ai i ka lexuar ato dhe siç ua ka përcjellë vetë të tjerëve. Tezat Jusufi i ka kuptuar në këtë formë:

- Formimi i partisë - pararojë e cila do ta udhëheqë frontin,

- Në parti do të hyjnë kuadrot më të formuara dhe më të dëshmuara.

Këtë lloj kuptimi e ka lënë të nënkuptohet Kadri Zeka gjatë kontakteve me Jusufin.

Sa i përket takimit të Stambollit, Bardhoshi tregoi se bisedimet në mes Sabri Novosellës e Kadri Zekës, sa i përket bashkimit, ishin të shkurtëra dhe u ndërprenë shumë shpejt, pasi Kadri Zeka tha se nuk ka ardhur të bisedojë për bashkim.

Thelbin e bisedimeve ai e tregoi me këto fjalë:

Sabri Novosella: Mund të fillojmë bisedimet për çka jemi mbledhur, bisedimet për bashkimin e organizatave në një të vetme?

Kadri Zeka: Ne jemi për krijimin e një fronti në bazë të këtyre tezave, i cili do të udhëhiqet nga  OMLK!

SN: Ne kemi menduar se do te vish për çështjen e bashkimit të organizatave. Eshtë çështja e këtyre bisedimeve për shkak të të cilave ne e kemi pezulluar nxjerrjen e "Zërit të Kosovës" që disa muaj!

KZ: Unë nuk kam autorizime për të biseduar për bashkimin më shumë se ajo që thashë e që është teza!

SN: Atëherë pse ke ardhur!

KZ: Që të shihemi!

SN: Sa për t'u parë, mua më shumë më ka marrë malli për familjen time që nuk e kam parë që dy vjet.

Bardhi vazhdon, se menjëherë pas mbylljes së bisedimeve u vendos që të fillohet me nxjerrjen e "Zërit të Kosovës", si organ i LNÇKVSHJ.

Jusufi u befasua nga mosrezultati i takimit, por edhe ishte i kënaqur që gjërat ishin qartësuar. Puna në nxjerrjen e "Zërit të Kosovës" qe e shpejtë dhe numri i parë doli pas njëzet ditësh, pra në fillim të nëntorit '81.

Në bisedimet e Stambollit roli përçarës i Bujar Hoxhës nuk ka qenë vendimtar për njedhën e tyre.

Bisedimet në Ankara


LNÇKVSHJ dhe Partia Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi. (PKMLSHJ)

Rruga ime në Turqi, më 13 shkurt '82, në radhë të parë ka qenë për ta informuar Sabriun për gjendjen e krijuar pas atentatit të 17 janarit dhe për të planifikuar punën e ardhshme.

Sabriu thotë se shtabi i partisë, me Abdullahun në krye, me gjithë gjërat qesharake e budallallëqet e tyre, çmohet shumë nga diplomacia shqiptare e Bujar Hoxha. Ne do të bisedojmë me ta për bashkim.

Udhëheqja e partisë përbëhej nga:

- Abdullah Prapashtica, kryetar i Partisë Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ),

- gruaja e tij duhet të jetë  kryetare e organizatës së gruas,

- Osman Osmani, sekretar,

- Faton Topalli, kryetar i organizatës së rinisë dhe nipi i Abdullahut.

I vetmi prej tyre që di diçka, thotë Sabriu është Fatoni, por si nip i Abdullahut nuk guxon të ketë mendime të pavarura.

Thelbi i aktivitetit të partisë në gjithë "modestinë" e vet ishte ky:

-Partia është autore e kërkesës Kosova Republikë dhe organizuese e demonstratave të vitit '81.

- Abdullahu, në cilësinë e inspektorit të sigurimit shtetëror, ka pasur mundësinë ta studiojë aktin e Adem Demaçit. Për këtë arsye Adem Demaçi i takon PKMLSHJ, ai është ideologu i saj.

- Kriteri kryesor për zgjerimin e radhëve të partisë janë lidhjet familjare,

- Partia ka nxjerrë organin e vet "Revolucioni", në të cilin kryetari i partisë dhe sekretari i saj shpallen heronj të popullit, si dhe organin e rinisë "Atdheu",

- Partia i ka shkruar KQ të LKJ-së dhe e ka thirrë në bisedime nga pozita të barabarta,

Pas tri ditë bisedimesh në Adapazar, në mbrëmjen e 16 shkurtit, u nisëm me Sabriun për në Ankara, atje ku ishte vendosur udhëheqja e PKMLSHJ. Së pari në Ankara, në paraditën e 17 shkurtit takuam Bujar Hoxhën dhe biseduam për gjëra të. përgjithshme. Ai e dinte se ne do të bisedonim për bashkimin. Ai shtroi një pyetje të drejtëpërdrejtë: Pse unë isha kundër asaj që organizata e krijuar të quhet parti dhe shtoi më pas: Bashkohuni!

Partia e Punës e Shqipërisë dhe organizatat e majta të Kosovës


Partia e Punës në rolin e drejtuesit të shtetit ka pasur ndikim të madh në disponimin shpirtëror të Kosovës.

Partia e Punës ka bërë intriga kundër organizatave të Kosovës dhe është shërbyer me trillime dhe me shpifje ajo në këtë punë ka angazhuar shqiptarë me banim në Shqipëri, që kanë pasur e i kanë rrënjët në Kosovë. Por, mosbashkimi i tetorit 1981 nuk është vepër e diplomacisë shqiptare. Bujar Hoxha ka pasur ndikim në bashkimin e 17 shkurtit 1982 në Ankara.  Intrigat kundër Xhafer Shatrit, gjithashtu, kanë qenë të mëdha, por jo vetëm kundër tij, por kundër të gjithëve, sipas nevojës e situatës, me përjashtim të Abdullah Prapashticës. Por, këto intriga nuk kanë qenë kurrë vendimtare as në bashkim e as në përçarje.

Vetë fakti se mbështetja e Republikës së Kosovës ka qenë dhe mbetet e karakterit kombëtar, qëndrim, aq i diferencuar dhe i ndryshëm ndaj ideologjisë së Partisë së Punës, nuk ka qenë kurrë shkak vendimtar për përçarje në organizatat e Kosovës.

Është një gënjeshtër e paskrupullt dhe një fallsifikim i ngjarjeve të thuhet se gjithçka të keqe në organizatat e Kosovës ka qenë e mbjellur nga PPSH dhe se sikur të mos ishte puna e saj gjithçka do të ishte mirë. Eshtë po aq dobëri për të gjithë ata që thonë se Kosova ia ka zgjatur jetën pushtetit të Partisë së Punës.

Partia e Punës e ka xhirollogarinë e vet, të mbushur me krime e poshtërsi, gjatë ushtrimit të pushtetit mbi ata nënshtetas shqiptarë të kohës, së vet dhe nuk besoj se mund të lakmoj që të marrë mbi vete edhe ato të të tjerëve.

Si ushtruese, pushteti në një tokë të lirë dhe e një subjekti të afirmuar e të pavarur në marrëdhëniet ndërkombëtare Partia e Punës mban përgjegjësinë historike, për mospunen e vet në interesin e gjithë kombit. Për të njëjtat arsye, kërkesat dhe përgjegjësia më e madhe do të bjerë edhe më tej mbi ata që do të qeverisin nga Tirana. 

Prishja e Sabri NovoseIIës me Xhafer Shatrin


Ardhja e Sabriut nga Turqia në Evropën Perëndimore nuk ishte ndonjë çështje e shpëtimit të vijës së lëvizjes. Sabriu ishte mërzitur vetëm në Turqi dhe donte të vinte në Perëndim. Si refugjat politik në Turqi ai e kishte shumë të vështirë të merrte pasaportë. Xhafer Shatri ia dërgoi disa vërtetime e dokumente përmes lidhjeve që kishte me një shok në Suedi e të cilat patën rëndësi për t'iu dhënë pasaporta. Pregatitjet për sigurimin e dokumentave të udhëtimit të Sabriut i ka bërë pothuajse gjatë gjithë vitit 83.  Këto m'i thotë Xhafer Shatri kur po përgatisnim numrin e dytë të "Zërit të Kosovës" në mars 1983 në banesën e tij në Gjenevë. Ai shprehej kështu: "Ta shpëtojmë Sabriun nga kënetat e Anadollit".

Në fillim të nëntorit' 83, Sabriu erdhi në Gjenevë te Xhafer Shatri dhe dukej sikur "moti ishte i kthjellët" e çdo gjë do të jetë mirë. Sidomos qëndrimi i tyre ndaj diplomacisë shqiptare ishte pika më unike.

Sabriu sheh se, për gjithë ato kontakte që ishin krijuar përmes adresës së "Zërit" në Biel Bienne, ai ishte i painformuar dhe e ndjen veten të mënjanuar. Divergjenca të tjera lindin edhe për atë se, në historinë e Lëvizjes për Republikë cila datë është më e rëndësishme: 17 shkurti 82, apo 15 maji 82. Pikë tjetër fërkimi ishin edhe bisedimet e tetorit '81 të Stambollit me Kadri Zekën, ku Sabriu e paska paraqitur Xhafer Shatrin si anëtar të organizatës së vet dhe krejt lindjen e OMLK, vetëm si rezultat i këputjes së lidhjeve me LNÇKVSHJ.

Akuzat e Sabriut pra nuk ishin ndonjë kritikë, por akuza të vrazhda që kishin për qëllim shkarkimin e Xhafer Shatrit si drejtues i "Zërit të Kosovës", qërimin e hesapeve me të, në stilin "ose-ose". Në akuzat e tilla Sabriu mbeti i vetmuar, sepse ato nuk i pranoi askush.

Nga procesvërbali i  mbajtur prej Ibrahim Kelmendit, del se Xhafer Durmishi, lidhur me fjalët që lëshonte diplomacia shqiptare kundër Xhafer Shatrit në vende të ndryshme tek shumë njerëz e jo vetëm tek  Sabriu i cili u bë zëdhënësi i tyre, thotë:

"Nuk jam për atë që të bazuar në Shqipërinë të akuzohen shokët".

Ky qënrim i imi ndaj intrigave të diplomacisë shqiptare figuron edhe në letrën e Sabri Novosellës të 16 janarit 84 dërguar Xhafer Durmishit e Faridin Tafallarit.

Xhafer Durmishi dhe Faridin Tafallari nuk e pranuan propozimin e Ibrahim Kelmendit për përjashtimin e Sabriut nga Lëvizja dhe kështu erdhi tek një thyemje e re, thotë Sabriu në shkrimin e tij.

Pikëpamjet e ndryshme e diametralisht të kundërta të Xhafer Durmishit me Ibrahim Kelmendin kanë qenë rregull dhe votimi i ndryshëm në këtë pikë nuk ishte diçka e re.  As  Xhafer Shatri nuk ishte për thellimin e acarimeve për faktin e thjeshtë, se sulmi i Sabriut mbeti i paefekt. Kjo nuk do të thoshte se do të vazhdonte loja sikundër nuk ka ndodhur asgjë.

Sabriu ishte i vetmi që ngutej, ishte i vetmi që kishte interes që përçarjen ta çonte deri në shkëputje. Vetë sulmi i tij nuk kishte qenë i atij lloji për të lënë ndonjë urëlidhje. Ai ishte i interesuar për këtë, sepse pas atyre sjelljeve skandaloze, ai kurrë më nuk do të mund të pretendonte për ndonjë vend me rëndësi në Lëvizje.

Prandaj ai vazhdoi me disa "komunikata", "proklama" e "qarkore" për të cilat vazhdimisht e ngarkon diplomacinë shqiptare.

Fushata kundër meje prej diplomacisë shqiptare, e as ndonjë fjalë e mirë prej tyre (nëse është thënë ndonjëherë) kurrë nuk kanë pasë ndikim në vendimet e mia. Fushatat e periferisë (me periferi nënkuptoj edhe intrigat e PPSH) nuk luajtën asnjëherë ndonjë farë roli, nëqoftëse ata që ulen në një tavolinë janë unik dhe i mbajnë fjalët edhe pas përfundimit të mbledhjeve.

Komunikatat, qarkoret, një gazetë që doli në Bruksel, si organ i një dege të Lëvizjes, pa marrëveshje me udhëheqjen dhe pikëpamjet e ndryshme sollën deri tek shkëputja.   

Arsyeja që edhe unë u largova nga Xhafer Shatri e Ibrahim Kelmendi ishin pikëpamjet krejtësisht të kundërta lidhur me qëndrimin ndaj klubeve shqiptare e çështjeve organizative, pikë në të cilën Xhafer Shatri e Ibrahim Kelmendi mendonin njësoj. Për shkak të këtyre dallimeve unë kisha kërkuar dorëheqje nga Qendra Ekzekutive e Lëvizjes qysh në korrik '83 e që nuk ishte pranuar.



“Zëri i Kosovës”, Suedi



"Zëri i Kosovës" që ka dalë në Suedi, për ndryshim nga shumë gazeta të asaj kohe, pikë qendrore në politikën e saj nuk ka pasë informatën bardhë e zi, por të përpunojë qëndrimet ndaj:

- taktikës për Kosovën Republikë,

- klubeve shqiptare, që kanë qëndruar jashtë lëvizjes,

-punës ilegale e legale, . - metodave reale dhe atyre aventuriere,

- çështjeve të organizimit,

- punës për nxjerrjen e një gazete,

Me fjalë të tjera të përshkruajë jetën e asaj organizate nga e cila është mundësuar dhe kushtëzuar dalja e tij.

Për këtë edhe ka pasur shumë kritika në adresë të tij. Por ato gjithmonë kanë qenë nga një krah më i majtë e "revolucionar".

Epitetet kanë qenë: likuidatorë, revizionistë, republikanë, dorështrirës etj.

Nga procesverbali i mbledhjeve në banesën e Hasan Malës dhe nga letra e Sabriut e 16 janarit 84, del se unë nuk i kam pasur kurrë për busull pëshpëritjet e Bujar Hoxhës, Ibrahim Çavollit dhe as të Engjell Kolanecit, dhe kam pasë guxim me u deklaruar për to, edhe pse dihej që atë proces Sabriu ia dërgonte Ibrahim Çavollit, në konsullatën shqiptare të Stambollit.

Pas tri ditësh bisedash në Adapazar, në mbrëmjen e 16 shkurtit, u nisëm me Sabriun për në Ankara, atje ku ishte vendosur udhëheqja e PKMLSHJ. Së pari në Ankara, në paraditën e 17 shkurtit takuam Bujar Hoxhën dhe biseduam për gjëra të përgjithshme. Ai e dinte se ne do të bidesonim për bashkimin. Ai shtroi një pyetje të drejtëpërdrejtë: "Pse unë isha kundër asaj që organizata e krijuar të quhet parti", dhe shtoi më pas:

"Bashkohuni!"

Ndërhyrja e tij kishte një peshë. Por kryesorja ishte ajo që ne (unë e Sabri Novosella) nuk ishim kundër  bashkimit, ndërsa "motivi kryesor" i udhëheqjes së partisë për dalje jashtë, thuhej se ishte pikërisht që t'i bashkojë organizatat. D.m.th.

ekzistonte baza për fillimin e bisedimeve pa kushte, me mundësi për marrje vendimesh, pa u fshehur pas mungesës së autorizimeve.

Kam parë dhe një letër.

Urdhëro e lexo se çfarë letre ka ardhur, vazhdon ai. Një letër nga më të rëndomtat e provokativet me plotë sharje, nga të cilat, çdo gazetë me një troh palcë

kumzore duhet të llogarisë se përshëndetet. Pos tjerash në të ishin edhe këto fjali:

"Qëllimi  juaj nuk është udhëheqj'a e lëvizjes. Qëllimi i juaj i vërtetë është ta merrni udhëheqjen në dorë dhe ta shuani luftën, ta leni popullin pa udhëheqje. Këto porosi ua jep Beogradi prej të cilit edhe paguheni. Po ju nuk do të keni sukses dhe populli do t'ua japë dënimin".

Provokatori e kishte gjetur thembrën e Akilit. Ta akuzosh Sabriun se qëllimi i tij kryesor nuk është udhëheqja e luftës ishte më tepër se sa ai mund të duronte.

Letra ka baza, ti je kundër luftës së organizuar, kundër organizatave.

 Pohim tjetër i Sabriut lidhur me Zërin që dilte në Suedi:

"e jepte bekimin diplomacia shqiptare për çdo numër të organit". Unë nuk di asnjëherë se si reagonte diplomacia shqiptare ndaj gazetës. Ata janë interesuar shumë se çfarë po shkruhet dhe kontaktonin vazhdimisht me të gjithë ata që kishin të bënin me gazetën, por kurrë drejtëpërdrejt me drejtuesit e gazetave. Sipas logjikës së tyre, ai që drejton gazetën duhej vetë të merrte iniciativën për t'i takuar.

Disa fjalë për historiatin e "Zërit të Kosovës" si emër gazete Zëri i Kosovës, si organ i LNÇKVSHJ

Në vitin 1979 në statutin e LNÇKVSHJ, thuhet organ i LNÇKVSHJ është "Zëri i Kosovës". Se si duket ky organ para nëntorit të vitit 1981, kur doli numri i parë, i nxjerrë nga Jusuf Gërvalla, unë nuk e di dhe nuk kam takuar asnjë njeri që mund ta qesë në tavolinë organin e lartëpërmendur. Për këtë arsye ekzistenca e një gazete me emrin "Zëri i Kosovës" si organ i LNÇLVSHJ, përderisa të mos vërtetohet e kundërta, mbetet një trillim, një çështje që në mungesë faktesh s'ka se si të besohet.

"Zëri i Kosovës" si organ i Grupit Komunist të Riza Salihut.

Në fillim të vitit 1980 në Kosovë ka qarkulluar një fletushkë e "Grupit komunist Zëri i Kosovës" që është nxjerrë nga Riza Salihu në Shtutgart.

Në verën e vitit' 80 Sabri Novosella lajmërohet në Stamboll për fletushkën e grupit komunist "Zëri i Kosovës", për çka ai dëshiron t'i sigurohet shpejt një kopje që ta dërgojë në konsullatën e Stambolllit, dhe t'ua dëshmojë atyre tetekëve se shokët e Sabrisë dhe Komiteti Qendror me Kryetarin e vet nuk hanë bukë badihava.

Po në verën e vitit 1980 Jusuf Gërvalla takohet me Riza Salihun. Në bisedë e sipër Rizahu e pyet  Jusufin se çfarë organi nxjerr organizata e juaj. Kur Jusufi i përgjigjet se organ i LNÇKVSHJ është "Zëri i Kosovës", Riza Salihu dëshpërohet e revoltohet shumë dhe e prish bisedën me Jusufin. Më vonë kur Jusufi merr kontakt me Sabriun, në një ndër letrat e para i thotë se emri "Zëri i Kosovës" nuk është i përshtatshëm për organizatën tonë pasi te njëjtin emër e përdorë Riza Salihu për grupin e tij.

 Sabriu thotë se "Zëri i Kosovës" i grupit të Riza Salihut është diçka tjetër nga "Zëri i Kosovës" i  LNÇKVSHJ.

"Zëri i Kosovës" si organ i  LNÇKVSHJ, i drejtuar nga Jusuf Gërvalla. Dalja me "Zërin e Kosovës" si organ i LNÇKVSHJ ishte planifikuar në verën e vitit 1981, por bisedimet me OMLK e me gazetën "Liria" e pezulluan këtë punë gjer në nëntor 81, kur në fillim të nëntorit doli numri i parë i saj. Në janar '82 doli numri i dytë. Vetura e Bardhosh Gërvallës, në të cilën u vranë vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, ishte e mbushur me këtë numër i cili posa ishte marrë nga shtypshkronja. Mu për këtë, për aktivistët e rrethit të Shtutgartit kjo gazetë mori një përmbajtje shumë më të thellë se sa kishte pasur përpara.

"Zëri i Kosovës", organ i LRSHJ-së

Në bisedimet e Ankaras të l7 shkurtit l982 erdhi pyetja se çfarë emri të ketë gazeta e LRSHJ-së. Për shkak të ngjarjes së 17 janarit, para se të shkojmë në bisedimet e 17 shkurtit, ishim marrë vesh me Sabriun që të mbrojmë emrin "Zëri i Kosovës" për organizatën e bashkuar, e cila u quajt LRSHJ me propozim të Osman Osmanit.

Kur Sabriu ua propozoi "Zërin e Kosovës", shokëve të partisë u qitshin sytë xhixha. Kurrsesi thanë ata në fillim. Ne kemi nxjerrë dy organe, "Revolucionin" si organ të partisë dhe "Atdheun" si organ të rinisë që ka luftuar për republikë dhe po heqim dorë nga emri i tyre për hir të bashkimit, kurse ju kërkoni ta mbajmë emrin e "Zërit të Kosovës", emër i cili është i kompromentuar me kërkesën për bashkim e për luftë kundër Jugosllavisë. Parimisht ata kishin të drejtë, por nga ato që kishin thënë e kishin bërë, kishte aq mendjemadhësi të paskrupullt, kështu që ne nuk besonim aspak se organe të tilla kanë ekzistuar, bashkëbiseduesit nuk shfaqnin ato cilësi që do ta mbushin mendjen se kanë qëndroar pas çfardo gazete që meriton për t'u zënë në gojë.

Shokët e partisë u treguan mosmirënjohës dhe nuk ia dinin aspak për faleminderit Sabriut që e kishte gjetur emrin për organin e lëvizjes, duke lënë me nënkuptu se bisedimet për bashkim nuk ishin drekë ndrikullash për t'ia ngjithë emrin një foshnjeje. Por meqë ne nuk u lëshuam pe në këtë pikë, ata u pajtuan me këtë, apo thënë më drejt u detyruan të pajtohen.

Unë e Osman Osmani u kthyem në Gjermani më 22 shkurt 1982. Zëri i Kosovës, numri i tretë, ishte në fazën përfundimtare.

Unë prisja se a do të dalë si organ i LRSHJ. Ndërdmi në kokën e organit nga LNÇKVSHJ në LRSHJ ishte një çështje tepër e thjeshtë.

Osman Osmani ndërhyri duke thënë: "Le të dalë edhe ky numër si organ i LNÇKVSHJ në mënyrë që armiku të mos kujtojë se mbas atentatit u shkatërrua LNÇKVSHJ". Si intrigant i talentuar e me udhëzime nga Stambolli ne në rrethin e Shtutgartit nuk e kundërshtuam në këtë pikë. Ne e shtypëm komunikatën në 2000 ekzemplarë për ta komunikuar bashkimin, por Osmani prapë ndërhyri me arsyetimin: "Komunikata nuk bën të shpëmdahet njëkohësisht me Zërin se mund të lindin keqkuptime".

Por të gjitha këto ishin dredhi e intriga të cilat kishin për qëllim të vononin çështjen deri më 15 maj në mënyrë që aty të shtrohej prap çështja e emrit të gazetës për LRSHJ. Pra në këtë pikë ku ata vetëm nuk kishin mundur të bënin asnjë ndryshim, shpresonin tani se më 15 maj me ndihmën e Xhafer Shatrit, do të bënin ndërrimin e emrit të Organit.

Xhafer Shatri, si përfaqësues i OMLK-së dhe i revistës "Liria" kishte arsye shumë më të mëdha që të kërkonte një emër më neutral se sa "Zërin e Kosovës", për LRSHJ.

Por emri i "Zërit të Kosovës" nuk u ndryshua as më 15 maj, përkundër faktit se ishte e vetmja pikë që u diskutua.

"Zëri i Kosovës" si organ i grupit revolucionar të Xhafer Shatrit.

Më vonë, në vitin 1984  Xhafer Shatri shkroi një artikull se një gazetë që ka dalë me emrin "Zëri i Kosovës" diku në vitet  70 ka qenë organ i Grupit Revolucionar.

Për shkak të gjithë këtij pluhuri e pështjellimeve rreth emrit "Zëri i Kosovës", në gusht të vitit 1985, në "Zërin e Kosovës", Suedi, doli artikulli me lajmërimin për ndërrimin e emrit të gazetës dhe organizatës.

Shkaqet bazë mbi mosdaljen e një gazete me ndonjë emër tjetër në Suedi, nën drejtimin tim janë dhënë më lart.

Partia e Punës së Shqipërisë dhe Organizatat e majta të Kosovës

Partia e Punës në rolin e drejtuesit të shtetit ka pasur ndikim të madh në disponimin shpirtëror të Kosovës.

Partia e Punës ka bërë intriga kundër organizatave të Kosovës dhe është shërbyer me trillime dhe shpifje. Në këtë punë ajo ka angazhuar shqiptarë me banim në Shqipëri, që kanë pasë e i kanë lënë rrënjët në Kosovë. Ka pas ndikim të Bujar Hoxhës në bashkimin e 17 shkurtit 1982 në Ankara. Intrigat kundër Xhafer Shatrit gjithashtu kanë qenë të mëdha, por jo vetëm kundër tij, por kundër të gjithëve sipas nevojës e situatës, me përjashtim të Abdullah Prapashticës. Për këto intriga kurrë nuk kanë qenë vendimtare as në bashkim e as në përçarje.

Vetë fakti se mbështetja e Republikës së Kosovës ka qenë dhe mbetet e karakterit kombëtar, qëndrimi aq i diferencuar dhe i ndryshëm ndaj ideologjisë së Partisë së Punës nuk ka qenë kurrë shkak vendimtar për përçarje në organizatat e Kosovës.

Intrigat përçarëse kanë ekzistuar, por atojanë vetëm një pjesë e të vërtetës dhe aspak krejt e vërteta.

Kur një shtëpi digjet, pronari përpiqet ta ngrejë sa më shumë vlerën e saj që mund të marrë më shumë të holla nga shoqata e sigurimeve. Kur një ndërmarrje ekonomike falimenton, kreditorët e ndryshëm përpiqen të provojnë se ata kanë qenë investuesit kryesorë prandaj edhe duhet t'ujepet përparësia kryesore për ndarjet e asaj çka ka mbetur për t'u ndarë nga ndërrmarja e falimentuar.

Bartja e ngjashme nga fusha e ekonomisë ku janë përzier një numër i vogël njerëzish dhe ku ka fonde të parapara sigurimi, në fushën politike e në fatin e kombeve është i rrezikshëm dhe i dëmshëm për të gjithë ata që shërbehen me metoda tëtilla.

Eshtë një gënjeshtër e paskrupullt dhe një falsifikim i ngjarjeve të thuhet se gjithçka të keqe në organizatat e Kosovës ka qenë e mbjellë nga PPSH dhe sikur të mos ishte puna e saj gjithçka do të ishte mirë. Është po aq dobësi për të gjithë ata që thonë se Kosova ia ka zgjatë jetën pushtetit të Partisë së Punës.

Partia e Punës e ka xhirollogarinë e vet të mbushur me krime e poshtërsi gjatë ushtrimit të pushtetit mbi ata nënshtetas shqiptarë të kohës së vet dhe nuk besoj se mund të lakmoj që të marrë mbi vete edhe ato të të tjerëve.

Si ushtruese pushteti në një tokë të lirë dhe e një subjekti të afirmuar e të pavarur në marrëdhëniet ndërkombëtare Partia e Punës mban përgjegjësinë historike për mospunën e vet në interesin e gjithë kombit. Për të njëjtat arsye, kërkesat dhe përgjegjësia më e madhe do të bien edhe më tej mbi ata që do të qeverisin nga Tirana.

Kronologji e shkurtër ngjarjesh nëjetën e organizatave në mërgim

Verë '79: Ibrahim Kelmendi nxjerr numrin e parë të "Bashkimit", organ i

Frontit të Kuq.

Dhjetor 79: Jusuf Gërvalla arratiset nga Kosova dhe shkon te vëllau i tij

Bardhoshi, në Shtugart, Gjermani.

Shkurt 80: Jusuf Gërvalla nxjerr numrin e dytë të "Bashkimit".

Maj 80: Jusuf Gërvalla nxjerr numrin e tretë të "Bashkimit".

Gusht 80: Jusuf Gërvalla nxjerr numrin e parë të "Lajmëtarit të Lirisë".

Tetor 80: Jusuf Gërvalla nxjerr numrin e dytë të "Lajmëtarit të Lirisë".

Në Zvicër del numri i parë i "Lirisë" organ i OMLK-së.

Dhjetor 80: Del numri i dytë i "Lirisë".

Janar 81: Jusuf Gërvalla nxjerr numrin e fundit të "Bashkimit", të katërtin me radhë dhe ndërpret bashkëpunimin me Ibrahim Kelmendin. Del numri i tretë dhe  i fundit i "Lajmëtarit të Lirisë".

Mars 81: Jusuf Gërvalla ndihmon dhe bën përgatitjen teknike të numrit të tretë të "Lirisë".

Prill-MaJ'-Qershor 81: Punë e madhe praktike për organizimin e tetë demonstratave në qendra të ndryshme të  Evropës në përkrahje të demonstratave të

Kosovës në Pranverën '81.

Korrik 81: Jusuf Gërvalla ndihmon dhe përgatit teknikisht numrin 4-5 të "Lirisë".

Shtator 81: Dalin Tezat rreth Frontit për Republikë të OMLK-së.

Tetor 81: Në Stamboll mbyllen pa rezultat bisedimet përbashkimin në mes

Sabri Novosellës dhe Kadri Zekës. Me propozim të Sabri Novosellës, Jusuf Gërvalla

fillon të nxjerrë "Zërin e Kosovës" si organ të LNÇKVSHJK.

Nëntor 81: Del numri i parë i "Zërit të Kosovës", LNÇKVSHJ.

Janar 82: Del numri i dytë i "Zërit të Kosovës" - LNÇKVSHJ.

Në Untergrupenbah, në mbrëmjen e 17 janarit nga armiqtë e popullit shqipar vriten vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka.

4 Shkurt 82: Varrosen Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka në varrezat kryesore të Shtutgartit.

17 shkurt 82: Në orët e vona të natës përfundojnë bisedimet për bashkimin në mes LNÇKVSHJ e PKMLSHJ në Ankara. Në bisedime marrin pjesë Abdullah Prapashtica, Osman Osmani, Faton Topalli, Xhafer Durmishi dhe Sabri Novosella.

Mars 82: Del numri i "Zërit të Kosovës", (pas atentatit të 17 janarit) nga Xhafer Durmishi, i cili u ndihmua nga Suzana Gërvalla e aktivistë të rrethit të  Shtutgartit, në kohën kur Osman Osmani mirrej me "mjekimin e të lënduarve" pas 17 janarit. U përpoq të mbjellë përçarje, por dështoi plotësisht me përjashtim të përfitimit të Nuhi Sylejmanit.

Demonstratë e shqiptarëve në Vjenë.

Prill 82: Demonstratë e shqiptareve në Bon.

Maj 82: Në Biel Bienne takohen Xhafer Shatri, Osman Osmani dhe Xhafer Durmishi. Përkundër kërkesave të Osman Osmanit e Xhafer Shatrit për ndryshimin e emrit të organit, "Zëri i Kosovës" mbetet organ i LRSHJ. Në takim ndahen detyrat, ku Xhafer Durmishi ngarkohet të vazhdojë nxjerrjen e organit të Lëvizjes, punë të cilën e bën deri në mars  83.

Takimi i 15 majit 82 është i pari dhe i fundit ku ishte e pranishme ajo pjesë që rridhte nga PKMLSHJ.

Qershor 82: Del në Shtutgart numri i parë i "Zerit të Kosovës" si organ i\ Lëvizjes për Republikë.

26/06 demonstratë shqiptare në Bem, ditën e fillimit të punimeve të Kongresit XII të LKJ.

Dhjetor 82: Demonstratë jehonmadhe në Gjenevë, më 10 dhjetor 1982, me rastin e ditës për të drejtat e njeriut.

Janar 83: Mbledhje në banesën e Hafiz Gagicës. Marrin pjesë: Xhafer Shatri, Hasan Mala, Ibrahim Kelmendi, Xhafer Durmishi. Zgjidhet Qendra Ekzekutive (emër i propozuar prej Xhafer Shatrit) e Lëvizjes. Ndaheri këto detyra:

Xhafer Shatri-nxjerrjen e gazetës,

Faridin Tafallari-arkatar,

Hasan Mala-lidhjet me Kosovën,

Ibrahim Kelmendi-lidhje me organizata të jashtme,

Xhafer Durmishi-çështjet organizative në mërgim, relacionet me klubet shqiptare.

Mars 83: Del numri i dytë i "Zërit të Kosovës" në Gjenevë nga Xhafer Shatri e Xhafer Durmishi, dhe pas përfundimit të punimeve bëhet një mbledhje e Qendrës Ekzekutive. Hasan Mala dhe Faridin Tafallari votojnë për pikëpamjet e Xhafer Durmishit lidhur me qendrimin ndaj klubeve shqiptare në mërgim.

Korrik 83: Në një shtëpi malore në Zvicër bëhet nje tubim i madh i aktivistëve më të dalluar të Lëvizjes në Evropë si dhe përfaqësues klubesh. Merret një vendim për themelimin e një Bashkësie të klubeve shqiptare dhe demaskohet puna intriguese e PKMLSHJ.

Në mbledhjen e Qendrës Ekzekutive që mbahet pas tubimit Xhafer Durmishi kërkon dorëheqje për shkak të pikëpamjeve të kundërta me Ibrahim Kelmendin e Xhafer Shatrin në çështjen e klubeve shqiptare dhe punën e tyre.

Nëntor 83: Sabri Novosella vjen nga Turqia në Gjenevë te Xhafer Shatri dhe pas disa ditësh bën një varg akuzash.

Akuzat e Novosellës hidhen poshtë nga të gjithë.

Mars 84: Mbledhje në Gjenevë ku marrin pjesë Xhafer Shatri, Ibrahim Kelmendi, Faredin Tafallari dhe Xhafer Durmishi.

Qershor 84: Del "Zëri i Kosovës" në Suedi. Gjatë vitit          84 dalin pesë numra.

Gusht 85: Del numri i fundit i "Zërit të Kosovës" në Suedi. Gjatë vitit 85 dalin 8 numra. Pjesa më e madhe e atyre që e kanë përkrahur këtë gazetë u aktivizuan në partitë e ndryshme demokratike të Kosovës.

Pas disa muajsh fillon të dalë një gazetë tjetër në Zvicër, (pas mënjanimit të Xhafer Shatrit), për shkak të rolit të paqartë e të dyfishtë të Ibrahim Kelmendit.

"Zëri' Kosovës" në Biel Bienne vazhdon të dalë. Pas tij qëndrojnë pos të tjërave Hasan Mala e Faridin Tafallari. Kjo pjesë e Lëvizjes, iu bashkua më vonë Lidhjes Demokratike të Kosovës.(Xhafer Durmishi)

Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?