Shoqatat e dala nga lufta: dëshmorët të mos varrosen ndarazi

SHOQATAT E DALA NGA LUFTA: JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA DHE KADRI ZEKA TË MOS VARROSEN NDARAZI


E marte,19 shkurt 2002

 Shoqatat e dala nga lufta në Kosovë kanë kërkuar sot që tre heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka të mos varrosen ndarazi. Në një letër dërguar të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shoqata e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës drejtuar Këshillit Organizativ për Rivarrimin e Heronjve të Kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka thuhet: “Kërkojmë të çfuqizohet vendimi për rivarrosjen e tyre në vendlindje dhe të ndarë. Një gjë të tillë nuk do ta pranonin as edhe vetë ata, po të ishin gjallë. Ky këshill duhet të zëvendësohet me një këshill të nivelit kombëtar, i cili do të organizonte rivarrimin e heronjve të kombit në varrezat e dëshmorëve në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Rivarrimi i tyre të merr karakter gjithëkombëtar e asesi të bëhet në bazë grupore, klanore apo partiake. Ne, Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ajo e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, pa qëllim për të marrë kompetencat e familjeve të dëshmorëve, konkretisht të Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, megjithatë shfrytëzojmë të drejtën për të kërkuar mosndarjen e tyre për së vdekuri, mosvrasjen e tyre për së dyti, por respektimin dhe ngritjen e tyre në piadestalin më të lartë të kombit, ashtu siç e meritojnë ata. Prandaj, historia do ta vërtetojë arsyeshmërinë e kërkesës sonë dhe do t’i bashkojë ashtu siç ishin, të pandarë, në veprimtari për idealin e tyre të shenjtë për lirinë e popullit shqiptar. Kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim nga familjet e tyre, njëherit kërkojmë që të heqin dorë nga vendimi i mëhershëm”, thuhet në fund të letrës së këtyre tri shoqatave që përfaqësojnë vlera të luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?