Terroristi Karlos qëndroi edhe në Beograd
Rilindja,18.08.1994
Sipas burime të sigurta
TERRORISTI KARLOS QENDROI EDHE NË BEOGRAD
Ai më 1981 mori pjesë në tubimin e grupeve terroriste në ish-Jugosllavi, me dijen dhe ndihmën e policisë jugosllave
Terroristi më i kërkuar në botë, Iliç Ramirez Sançez, me pseudonimin Karlos, i cili tash tri ditë gjendet në burgun e Parisit, pasi organet sudaneze ia dorëzuan Francës, sipas burimeve të sigurta pat qëndruar edhe në Beograd.
Në librin e botuar vitin e kaluar "Gjer në fund të botës" thuhet se Karlosi qëndroi në Beograd në vitin l976,për herë të parë. Aty mori pjesë në një mbledhje të organizatave terroriste të botës, ku morën pjesë edhe dy agjentë të KGB-së. Pushteti i atëhershëm i Beogradit, jo vetëm që nuk e pengoi ketë mbledhje, ndonëse kishte marrë sinjale nga SHBA-të që të ms e lejonte, por edhe u ndihmoi terroristëve që ta kryejnë atë tubim pa kurrfarë problemi. Për këtë arsye Uashingtoni i dorëzoi Beogradit zyrtar edhe një notë të rreptë.
Kler Stuling në librin e tij "Rrjeti i terrorit", më 1981 thotë se agjentët jugosllavë dhe gjermanë ishin prezente në Beograd kur Karlosi me 5 bashkëpunëtorë të tij erdhi nga Algjeria. Ndonëse CIA kishte paralajmëruar pushtetin e Beogradit për këtë ardhje, ata nuk ia dorëzuan Perëndimit këtë terrorist por i dhanë status të posaçëm duke e lejuar kalimin e tij nëpër hyrje zyrtare të aeroportit të Beogradit. Karlosi atëbotë pat qëndruar pesë ditë në Beograd, prej nga pa kurrfarë problemi shkoi në irak.
Dejvid Giellop, i cili pohon se ishte takur me Karlosin më 19S5 në Bejrut, shton se terroristi më i kërkuar i botës i kishte pohuar se kishte marrë lejen nga pushteti i Beogradit ta themelonte çerdhen e vet terroriste edhe në trollin e ish-Jugosllavisë. Si kundërshpërblim, Karlosi ishte zotuar se nuk do të sulmonte caqet dhe interesat jugosllave. Në këte libër gjithashtu pobohet se Karlosi dhe rrjeti i tij i ka ndihmuar policisë së jugosllavisë në kryerjen e disa atentateve ndaj kundërshtarëve politikë në botë.
Të gjitha këto thënie që i transmetoi BBC, së shpejti mund të verifikohen edhe në gjykatën e Parisit, ku filloi marrja në pyetje e Karlosit për tërë veprimtarinë e i këtij kriniineli. (BP)
Kommentare
Kommentar veröffentlichen