Tre dëshmorët e pandarë - ndahen në kosovë
Koha Ditore, 25.02.2002
Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka u rivarrosën në vendlindje
TRE DËSHMORËT E PANDARË – NDAHEN NË KOSOVË
Në udhëkryqin e Fakulteti Filologjik të Prishtinës, mercedesi i zi me arkivolin me eshtrat e Kadri Zekës vazhdojë drejt rrugës për në fshatin Poliçkë të Gjilanit, ndërsa dy mercedesat me arkivolët e shokëve të tij, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, u kthyen në kthesën në të djathtë për në vendlindjen e tyre në fshtin Dubovik të Dëçanit. Të vrarë së bashku nga Shërbimi Sekret i Jugosllavisë më 17 janar, 1982, tre dëshmorët që deri të shtunën kanë qenë të varrosur së bashku në varrezat e Shtutgartit, u kthyen në Kosovë për t'u ndarë përgjithmonë.
Kufomat e tyre arritën në orën 9 të mëngjesit të së dielës para përmëndores së Skenderbeut në Prishtinë, me ç'rast qytetarë të shumtë kishin dalë për t'u bërë homazhe.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, përpara familjarëve të tre dëshmorëve dhe disa qindra qytetarëve të Prishtinës, mbajti fjalimin e nderit për dëshmorët Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, eshtrat e të cilëve të dielën paradite qëndruan një kohë të shkurtër përpara Teatrit Kombëtar të Prishtinës.
Pas nderimeve të bëra tre dëshmorëve në qendër të Prishtinës, veturat me arkivolë, nën përcjellje të familjarëve dhe veturave të policisë, parakaluan nëpër rrugën Nëna Tereze, për t'u ndarë në udhëkryqin ku. ndahen rruga për Gjilan dhe rruga për Deçan.
Veturat ku ndodhej arkivoli i Kadri Zekës dhe të afërmit e tij, prej Rrethit të Ulpianës e deri në Gjilan, u shoqëruan nga pjestarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, të cilët edhë do t'i japin homazhin e fundit në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, njoftoi Shemsi Syla, shef i shërbimit informativ të TMK-së.
Ndërkaq, veturat me arkivolët e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe familjarëve të tyre, nën percjelljen e policisë, vazhduan rrugën për në fshatin Dubovik të Dëçanit, ku fjalën mortore në varrezat e fshatit e mbajti kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova.
Homazh për tre dëshmorët përpara Teatrit Kombëtar të Prishtinës
Gra dhe burra prishtinas me fytyra të pikëlluara që qendronin prapa shiritit të kuq përpara Teatrit Kombëtar të Prishtinës, të dielën në mëngjes, nuk mund të përmbanin lotët kur arritën tre mercedesët e zinj që mbanin arkivolët me eshtrat e tre dëshmorëve që pas 20 vjetëve u sollën që të pushojnë përjetë në paqë në vendlindjet e tyre në Kosovë.
Familjarët dhe të afërmit e dëshmorëve u pritën nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, nga udhëheqësia e Komunës së Prishtinës, komandanti i TMK-së Agim Çeku, si dhe nga një numër i madh personalitetesh politike të Kosovës.
"Mirë se arritët në Kosovë, në Kosovën e ëndrrave tuaja. Në Kosovën për të cilën dhatë gjithçka, bile edhe atë më të shtrenjtën Jetën tuaj", u shpreh në fjalimin e tij Nexhat Daci dhe shtoi: "Familje Gërvalla dhe Zeka, e ndiej që shpirtrat e të dashurve tuaj dhe tanët sot janë me ne dhe pranë nesh në sheshet "Skenderbej", "Adem Jashari", Zahir Pajaziti, Haradinaj e shumë heronjëve - dëshmorë të rinj, janë me ne në Kosovën e ëndrrave të tyre dhe të realitetit tonë , në Kosovën e çliruar dhe në fillim të krijimit të institucioneve të demokracisë dhe lirisë parlamantare".
Arritja e juaj sot në Kosovë me dhembshmëri më përkujton shkuarjen e juaj dhe të tjerëve përjetë nga Kosova në kohërat e egra dhe të liga që kaluam. Megjithatë, me një ngrohtësi të shpirtit, në emër të kosovarëve dhe të Kosovës, ju them mirserdhët në shtëpinë tuaj, ndërsa shpirti juaj liridashës, nga parajsa e çiltrisë po i kthehet parajsës shqiptare të quajtur Kosovë", vazhdoi Daci, në praninë e disa qindra prishtinasve të moshave të ndryshme.
Kryatari i Kuvendit të Kosovës bëri një raport të shkurtër tre dësh-morëve për atë që ndodhi në Kosovë dhe me Kosovën gjatë kohës që ata "nuk ishin. fizikisht në mesin tonë". "Po sikur ndonjëri nga ju të më bënte një pyetje: Profesor Daci cila është paralelja në mes të kohës të luftës ilegale në të shtatëdhjeta e tetëdhjeta dhe asaj sot që po kalon Kosova. Përgjigija ime e shkurtër do të ishte: Vëllezër, ne ende nuk po e kuptojmë as sot, si ju atëherë, se tërësia është më e madhe se shuma e pjesëve", u shpreh kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Edhe pasi veturat me arkivole u larguan nga qendra e Prishtinës, një burrë në të pesëdhjetat vendoste lule në tavolinën me mbulesë të kuqe, për të cilën ishin mbështetur kurorët me emrat e dëshmorëve Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla.
Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla u varrosën në varrezat e vendlindjes në fshatin
Shtëpia e familjes së Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla në fshatin Dubovik të Deçanit, të dielën pas dite, pas 20 vjet nga vrasja, pranonte ngushllimet dhe nderimet e bashkëfshatarëve, të afërmëve dhe miqve të tyre.
Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, dorëzoi familjes Gërvalla medalën e artë të Nënës Tereze duke thënë:
'Pranojeni këtë medale nga presidenti i Kosovës, medale që tash e tutje do të jetë medalja më e lartë e shtetit të pavarur të Kosovës".
Në ceremoninë e thjeshtë të rivarrimit të dy vëllezërve dëshmorë, ishin të pranishëm edhe Ramush Haradinaj, Naim Maloku, Zekeria Cana, Kolë Berisha dhe të tjerë. Një numër i madh njerëzish e ka përcjellë ceremoninë.
Në pasditën e të dielës, arkivolet e Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla janë percjellur në varrezat e fshatit, ku fjalët mortore i mbajtën kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, djali i Jusuf Gërvallës Premtoni dhe Zekeria Cana.
Rugova vlerësoi lartë veprimtarinë e dy vëllezërve dëshmorë duke thënë se është krenari që eshtrat e tyre janë ardhur në Kosovën e lirë. Dhembja njerzore nuk shuhet, rritet krenaria për punën dhe veprën e madhe që dhanë", përfundoi Rugova.
Të shtunën, vëllai i Jusufit dhe Bardhoshit, Hysen Gërvalla, ka theksuar se varret e dy vëllezërve të tij dëshmorë nuk do të dallohen nga varret e të tjerëve.
Kadri Zeka pushon në paqë ne varrezat e dëshmorëve në kodrën e qytetit të Gjilanit
Arkivoli i Kadri Zekës, i mbështjellur me flamur është vendosur në platonë e Teatrit të Qytetit, i rrethuar nga turma e njerëzve që kishin dalë për t'u pjekur me Kadriun dhe kujtimin e tij të bartur tashmë 20 vjet. Ai po merrte në një ditë me shi nderimet e para dhe të fundit në tokën e tij të lindjes, në vendlindjen e tij në Gjilan. Vëllezërit Shaipi, Taipi e Xhelili, motra dhe nipërit e mbesat, po takoheshin me të.
"Po më duket se sot po e shoh, po e prek, po besedoj me të", thoshte vëllai i tij Shaipi. "Mërzia përsëri më është ri shfaqur, shumëfishë më shumë ngaqë e kisha. Por tashti që e di ku pushojnë eshtrat e tij kam një ngushëllim më shumë", u shpreh Taipi, vëllai tjetër i dëshmorit.
"Ai u kthye në tokën për të cilën u flijua, por kjo ndarje nga dy shokët e tjerë të idealit nuk do të deshiroja të ndodhte. Ishte dëshirë e familjeve dhe kështu ndodhi", tha Xhelili, i cili për më tepër se një javë kishte qëndruar në Gjermani për të bërë rrugëtimin këtej së bashku me të vëllanë dëshmor.
Më pas, në orën 13:00, në sallën e Teatrit u mbajt akademi përkujti-more me ç'rast u përkujtua jeta dhe vepra e Kadri Zekës dhe e vëllezërve Gërvalla.
Kori Kolegium Kantorum nga Prishtina me derigjentin Mark Kaçinari dhe një minutë heshtje për këta tre dëshmorë dhe të gjithë të tjerët që u flijuan në altarin e atdheut e çelën këtë akademi, te cilën e udhëhoqi Basri Musmurati, njëri nga anëtarët e Këshillil Organizativ të rivarrimit.
"Nëse për 20 yjet me radhë ky popull i nderoi ata, atëherë edhe sot do ta ndajmë dhembjen, duke kujtuar edhe një herë veprën e Jusufit, Bardhpshit dhe të Kadri Zekës”, tha Musmurati.
Për shëmbëlltyrën e tyre atdhetare, për veprimtarinë në ilegalitet, foli shoku i tyre i jetës dhe i luftës, siç u prezentua nga drejtuesi i akademisë përkujtimore, Mehmet Hajrizi, i cili ndër të tjera tha: "Sot po përkulemi para kujtimit të dëshmorëve dhe lavdisë së tyre", duke shtuar:
"Dëshmorët nuk i përkasin asnjë partie të veçantë, ata janë vlera e kombit. Jusufi dhe Kadriu ishin ambasadorë të së vërtetës për Kosovën, dhe kudo që vepruan përhapën të vërtetën, organizuan dhe ngritën vetëdijen kombëtare". "Pas një nate të gjatë dëshmorët u kthyen në atdhe. Prandaj, i falemi kujtimit dhe emrit të Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut. Ata erdhën këtu për t'i bërë roje lirisë", përfundoi ndër të tjera z. Hajrizi.
Në emër të SHP të TMK-se, foli Shemsi Syla, i cili theksoi: "Është një rast për t'i nderuar ata dhe për t'u përkulur para emrit dhe shem-bullit që kanë lënë për brezat".
"Kadri Zeka dhe vëllezërit Gërvalla nuk janë vetëm të Gjilanit dhe të Dobovikut, sepse bashkë u vranë për Kosovën dhe bashkë kanë hyrë. në histori. Mesazhi i tyre ishte bashkimi, por kjo ndarje e panatyrshme e ceremonisë së varrimit nuk do të jetë pengesë dhe as nuk do ta zbehë idealin e tyre që lanë për gjeneratat për t'u përjetësuar në ndërgjegjen e tyre", nënvizoi Syla.
Ismet Rashiti, ndërkaq, në emër të shokëve të Kadri Zekës dhe të shoqatës "Miqtë e TMK-së" në Zvicër, evokoi kujtime nga takimet dhe bisedat me dëshmorin Kadri Zeka, kurse aktorët e Teatrit të Qytetit, Jashar Shahiqi dhe Ramadan Kurti, deklamuan pjesë nga veprimtaria atdhetare e dëshmorëve Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Në orën 15:00 funerali me arkivolin e eshtrave të Kadri Zekës, i përcjellë nga turma e njerëzve dhe nën shoqërimin të shiut të imtë që rigoi tërë ditën mori udhë për në kodrën e qytetit, aty në varrezat e dëshmorëve, për të bërë banori më i ri dhe për të pushuar përjetësisht në tokën e lindjes. Ky edhe ishte udhëtimi i fundit i Kadri Zekës për t'u prehur i qetë në vendlindjen e tij. (Marina Gjeloshaj)
Kommentare
Kommentar veröffentlichen