U përkujtua figura e Jusuf Gërvallës
Koha Ditore,18.01.2003
U PËRKUJTUA FIGURA E JUSUF GËRVALLËS
Në kazermën e brigadës 331 “Jusuf Gërvalla” në Pejë
U PËRKUJTUA FIGURA E JUSUF GËRVALLËS
Pejë, 17 Janar,
U përkujtua figura e Jusuf Gërvallës të premten në kazermën e brigadës së Zonës III të TMK-së, e cila ka emrin e tij. Njëherësh u përkujtua edhe 5- vjetori i formimit të brigadës 331 dhe 21-vjetori i vrasjes së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës. Komandanti i brigadës, nënkoloneli Rasim Agushi, tha për Jusufin se ai, bashkë me shokët e tij, ishte zëri i kushtrimit për lirinë e Kosovës, duke kujtuar 17 janarin e vitit ‘89, kur në varreza të Jusufit, Kadriut e Bardhoshit në Shtutgard ishin tubuar më shumë se 60 mijë shqiptarë, jo vetëm për të bërë homazhe, por edhe për të dhënë besën për të luftuar për lirinë e Kosovës. Nënkolonel Agushi përkujtoi edhe, siç tha ai, epopetë e lavdishme të luftës së madhe për liri të djelmoshave nga Dukagjini, që ishin rreshtuar në brigadën heroike “Jusuf Gërvalla”. “U ndez flaka e lirisë, që mori forcë në orën e madhe të lavdisë në Prekaz për t’u shpërnadrë fuqishëm në Dukagjin e kudo në Kosovë”, tha komandanti, duke shtuar se thënia o vdekje o liri, u bë moto e mijëra bijve e bijave që ishin rreshtuar në radhët e UÇK-së në luftë kundës soldateskës serbe, së cilës po i printe komandanti, gjeneral Daut Haradinaj.
Për jetën dhe veprën e Jusuf, Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës foli dr. Xhavit Aliçkaj. “Si gazeta e tij, lajmëtar i lirisë u bë bashkë me shokët”, tha Aliçkaj, duke shtuar se zëri i tyre u dëgjua larg dhe i tregoi botës demokratike se shqiptarët e Kosovës jetojnë të shtypur e pa të drejtat më elementare.
Safete Shala në emër të familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, ka nderuar familjen Gërvalla dhe ka lartësuar kujtimin për dëshmorët. Komanda e brigadës 331 “Jusuf Gërvalla” ka ndarë mirënjohje të veçanta për familjen Gërvalla dhe për gjeneralin Daut Haradinaj. “Në nderim të kontributit të madh dhe trimërisë gjatë përpjekjeve për lirinë e Kosovës dhe për kontributin e dhënë për sukseset e shumta të kësaj brigade”, thuhej në mirënjohje. (I.K.)
Kommentare
Kommentar veröffentlichen