Vrasje Politike - Heilbroner Stimme 29/01/1982
Heilbroner Stimme, 29.01.1982
VRASJE POLITIKE
Në rastin e vrasjes në Untergrupenbach: si gjithmonë në Gjermani duhët fluturojn gurët ose duhet të ketë të vrarë, para se zyrtarisht të mirret diq parasysh.
Kur mysafirët-punëtorë shqiptarë nga Jugosllavia, mes tyre edhe vëllezërit Gërvalla, demonstruan më 24 prill 1981 në Stuttgart, në shtyp ka pasur vlerën vetëm të një shkrimi të skajshëm nën titullin „Kërcnim me bomba në stacionin e trenit“. Shqiptarët dëshironin me demonstratën e atëhershme të përqëndronin vëmendjen në çështjen e krahinës së Kosovës në Jugosllavi. Siq më kanë treguar, rezistenca popullore shkaktoi më shumë se njëmijë viktima !.
Gjatë parapërgatitjes dhe realizimit të demonstratës ata e dinin, se me këtë rrezikojnë jetën e vet dhe këtë vetë e paraqitnin në pamflete. Këto pamflete nga shtypi nuk janë marrë seriozisht. Se shqetësimi i tyre ishte i arsyeshëm, tregon rrjedha e demonstratës: Për rreth demonstruesve, gjithnjë janë fotografuar, sigurisht nga bashkëvendasit e tyre jo shqiptarë.
Policia masivisht intervenoi, kur demonstruesit u përpjekën të mënjanojnë fotografimet; shtatë shqiptarë janë burgosur, në ndërkohë që fotografuesit janë lejuar përsëri të vazhdojnë. Kur Shqiptarët donin të kthenin vëmendjen në çështjen e vendit të tyre, institucionet dhe vëmendja jonë publike ishte e bezditëshme.
Është hipokrizi, pas kësaj ndodhie, befasia ndaj vrasjeve politike në Untergrupenbach. (Rene Talbot, Stuttgart)
(përktheu Xhavit Selmani)
Kommentare
Kommentar veröffentlichen