www.pasqyra.com n:61 viti IV janar 2002 Skelet për tri i biografi Jusuf Gërvalla 1945 - 1982 Jusuf Gërvalla u lind më 1 tetor 1945 në Dubovik, komuna e Deçanit. Shkollën fillore e mbaroi në Prapaçan. Kur kishte vetëm 6 vjet i vdiq i ati. Më 1959 familja e tij shpërngulet për në Slloveni, ndërsa ai mbetet në Kosovë, te daja i tij në Pejë për të mbaruar shkollimin. Pasojat e ndarjes nga familja dhe nga vendlindja do të hetohen më vonë në formë të një puhie trishtimi të pranishëm në shumë poezi të tij: E kam braktis vendlindjen E kam braktis shtëpinë Shkrepave tuaja të larta Peng ua lashë fëmijërinë Apo Dhe kështu u prenë rini e rritë Nëpër botë pastaj si njeri i vogël që jam. Me një det këngësh që më vlojnë në gji U nisa, baba, në kullën dikur si zgurr, Ja kaq i vogël, po edhe burrë… Pasi mbaron shkollën e mesme në Pejë, regjistron fakultetin në Prishtinë. Ndërkohë fillon të punojë në Teatrin e Kosovës si pëshpëritës. Në këtë cilësi, më 1969, bashkë me Tr
Kommentare