Një Pllakë përkujtimore për tre shqiptarët e vrarë nga kosova

www.stimme.de, 04.02.2003
nga Reto Bosch
Tre shqiptarë të Kosovës u vranë në vitin 1982 në Untergruppenbach. Edhe pse vrasjet e politikanëve në mërgim nuk kan mund të sqarohen, ajo është e sigurtë që shërbimi sekret jugosllav është përgjegjës për këtë akt. Tani, në Untergruppenbach është një pllakë përkujtimore për të kujtuar të tre burrat. Kjo ka shkaktuar diskutime në qytet.
17 Janari 1982: Në rrugen Habichthoehe u shkrepën disa  fishek . Jusuf Gervalla  vellai i tij Bardoshi dhe Kadri Zeka jan goditur nga plumbat derisa ishin duke  dalë nga garazhi i tyre.

Enti i kriminalistikës së Landit  vie shpejt në përfundimin se kryesit e kësaj vrasjeje ishin profesionist. Prokuroria e Heilbronn-it  në hetimin e tyre thotë se bëhet fjalë për një vepër të madhe politike.

Kryetari i i Qytetit Untergrupenbach  Joachim Weller sot ka treguar se, autoritetet konsiderojnë se bëhet fjalë për një vepër të shërbimit të fsheht jugosllav.

Jusuf Gervalla ishte një shkrimtar, këngëtar dhe politikan në mërgim. Ai përktheu në gjuhën shqipe vepra të James Joyce dhe Ernest Hemingway dhe ka shkruar këngë të shumta, poezi, pjesë teatrale.

Për këtë në Kosovë, Gervalla është bërë  një hero popullor, sepse ai luftoi për  pavarësinë  e krahinës së Kosovës brenda Jugosllavisë. Dhe për këtë ai luftoi edhe nga Untergrupenbachu.

Me këtë ai ishte bërë armiku i shtetit  Jugosllavë, tha kryetari Weller. Jusuf Gervalla dhe vëllai i tij erdhën  si refugjatë politikë në fillim të 80-tave  në Gjermani.

Tre të vdekur ishin varrosur në Bad Cannstatt. Në mars të vitit të kaluar,  nën udhëheqjen e të afërmëve u barten mbetjet e eshtrave për në Kosovë.

Në Prishtinë, sipas Frankfurter Allgemeine Zeitung dhjetëra mijëra shqiptarëve parakaluan pran funeralit me arkivole.

Gjithashtu për të përkujtuar këta  politikanë në mërgim, në Gjermani, "Shoqata jonë është duke shqyrtuar mundësinë e ngritjes të një pllakë përkujtimore në vendin e ngjarjes", Nezir Fejzaj si përfaqësues i "Qendrës  Informative të Kosovës" i shkroi  kryetarit Weller.

Banorët iu përgjigj kësaj kërkese fillimisht të brengosur. Ata dorëzuan një listë me gati 20 nënshkrime, Schultes.

Ata kishin njohur dhe vlerësuar vëllezërit Gervalla. Megjithatë, Ata kishin frikë, se pllaka përkujtimore mund të bëhet një vend pelegrinazhi për  shqiptarët. Ky shqetësim për kryetarin e komunes Weller është pastruar. "Ky nuk është një vend  pelegrinazhi."

Në mbledhjen fundit të këshillit e informuan Nezir Fejzajn dhe vajzën e të vrarit Jusuf Gërvalla me planet e tyre. Një pllakë në madhësinë e 60 nga 40 centimetra  është e mjaftueshme.

Në çështjen e lokacionit, ata janë fleksibil. Vetëm në varreza është e papërshtatshme. "Unë nuk dua ta definoj  babai tim me vdekjen e tij," tha Donika Gërvalla. Komiteti miratoi propozimin, me shumicë për vënjen e pllakës.  Vendi i vënjes akoma është  duke u kërkuar.

përktheu xhavit selmani


Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?