Fakte që nuk përkojnë me realitetin në
mërgatën shqiptare në Gjermani
Bota Sot 09.03.2012
Në intervistën dhënë
televizionit “Klan Kosova”, përkatësisht kryeredaktorit të saj z. Baton
Haxhiut, Ibrahim Kelmendi, ish anëtar i kryesisë së LPK-së, Dega jashtë vendit,
pranë shpalimit që i bëri punës së kësaj lëvizjeje, ai, me emër dhe mbiemër
akuzoi Riza Salihun si vrasës të heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri
Zekës. Foli edhe për grevën e urisë që e ka organizuar në Bonn dhe Shtutgart
kundër presidentit Sali Berisha dhe Ibrahim Rugova. Nuk e tha se para
përfundimit të grevës ata hynë në zyre të Qeverisë së Republikës së Kosovës në
exil me kryeministër Bujar Bukoshin dhe Isa Mustafën ministër i financave, ku
gjetën strehimin.
Akuza bizare kundër Rugovës
e LDK-së
Andaj, me të drejtë është
pritur që ndonjëri nga anëtarët e kryesisë së LDK-së të reagonte ndaj kësaj
interviste, ku I. K. zbrazi për të njëqindtën herë me radhë, akuzat e tij
bizare kundër presidentit Rugova dhe rolit të LDK-së në luftën e çlirimit dhe
pavarësimit të Kosovës, duke thënë se ajo (LDK-ja) “ishte formuar nga
strukturat e pushtetit serb me qëllim për ta shuar rezistencën e popullit
shqiptar, alias të LPK-së ndaj robërisë dhe pushtimit serb të Kosovës..”!?
Nëse Ibrahim Kelmendi dhe
bashkëpunëtorët e tij e kërkonin dorëheqjen e Rugovës përmes dhunës dhe
fyerjeve që i bënin dje, por edhe sot në media dhe libra të famshme, shtrohet
pyetja; pse kryetari aktual i LDK-së nuk ka reaguar ende ndaj akuzës së I. K.
drejtuar LDK-së, apo ndoshta e ka zgjedhur heshtjen për faktin sepse ai në atë
kohë ishte rreshtuar krah njerëzve që kërkonin kokën e Dr. I. Rugovës. Ndërsa
qëkur ka hyrë në LDK vazhdimisht thirret në figurën e Ibrahim Rugovës dhe
filozofinë e tij politike.
Me këtë rast do mund të
shtroheshin edhe shumë pyetje tjera për diskutim rreth intervistës së Ibrahim
Kelmendit, por edhe rreth lojërave dhe disa lojtarëve politik në ato vite
(1993-99), të cilët luanin me ndjenjat patriotike të mijëra bashkatdhetarëve
tanë, madje shpeshherë të fshehur pas patriotizmave të rremë. Kësaj radhe do
mjaftohemi vetëm me kaq, meqenëse reagimi ynë ka të bëjë më shumë me
shtrembërimin e ngjarjeve në mërgatën shqiptare në Gjermani dhe disa vende
tjera të Evropës, pikërisht nga Ibrahim Kelmendi me bashkëmendimtarët e tij, të
cilët angazhimin e tyre “patriotik” e bënin gjithnjë mbi urrejtjet e pa
kuptimta ndaj Ibrahim Rugovës dhe LDK-së, duke shkaktuar ndasi dhe përçarje
brendapërbrenda Lëvizjes shqiptare për çlirim dhe pavarësi. Kjo, me vetë faktin
se Ibrahim Kelmendi me një grup të vogël në LPK-së ka qenë pakicë politike si
brenda ashtu dhe jashtë vendit, andaj përpjekjet për ta imponuar një histori të
rrejshme nga një grup minor, ndodhë vetëm në vendet e dala përmes
revolucioneve. Dhe, jemi të sigurt se në Kosovë nuk do të ketë vend një regjim
i tillë, sepse shumica e shqiptarëve kanë qenë dhe janë me LDK-në si
alternativa më e mirë demokratike. Madje, pakica politike askund në botë nuk e
ka dhe as nuk do ta ketë të drejtën absolute që të shkruajë historinë e një
populli sipas këndvështrimit të saj ideologjik, egocentrik dhe të njëanshëm,
bile plotë me shtrembërime të fakteve, ngjarjeve, personazheve dhe rrethanave
që i kanë paraprirë luftës sonë çlirimtare, por edhe të ngjarjeve që kanë
ndodhur pas çlirimit të Kosovës e deri më sot.
Duke mos u zgjatur shumë në
këtë reagim, publikisht shprehim habinë tonë; se deri kur do lejohen njerëz të
tillë me shpif dhe akuzuar një lider historik dhe një parti nacionale, siç
ishte LDK-ja, e cila ndërtoi dhe ngriti bazat e shtetit të Kosovës në rrethana
shumë të vështira të okupimit. Po ashtu, për ne është i pa pranuar fakti se si
shpifjet dhe trillimet gjatë kësaj interviste I. K. i paraqiti para opinionit
si të arritura politike dhe kombëtare si “produkt” vetëm i LPK-së, duke mohuar angazhimet
madhore që ka bërë LDK-ja bashkë me partneret e saja politike në Kosovë dhe
diasporë për zgjidhjen e kauzës tonë kombëtare si dhe për lirinë të cilën sot e
gëzon populli shqiptar. Prandaj kërkohet nga akterët e asaj kohe që kanë qenë
të angazhuar në LDK brenda dhe jashtë Kosovës që t’i publikojnë faktet e asaj
kohe, në mënyrë që t’u ndërpritet rruga falsifikatorëve të historisë siç është
I. Kelmendi.
Shtutgart, me 07. 03. 2012
Kommentare
Kommentar veröffentlichen