Faleminderit Ibrahim Kelmendi - Sabri Novosella


Lajme.parajsa.com
21.03.2012 06:09

Duke e shfletuar gazetën e përditshme "Kosova Sot", të datës 19.03.2012, në mes tjerash në faqen 12 lexova shkrimin e Ibrahim Kelmendit, me titull: "Sabri Novosella diskreditoi veten e tij"

Së pari më duhet ta shprehu një falënderim pa thonjëza për Ibrahim Kelmendin që nuk e thotë ndonjë fjalë të mirë për mua se kjo do të ishte fyerje e rëndë për mua dhe shokët e mi të idealit.

Emrin e Ibrahim Kelmendit e kam përmendur dhe e përmendi vetëm kur jam i detyruar të reagoj, kur i zë në gojë veprimtarët e heronjtë siç janë Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla etj.

Por këtë radhë, për hir të lexuesve të nderuar të gazetës "Kosova Sot" më duhet t'i them disa fjalë për të.

Se Ibrahim Kelmendi ka qenë dorë e zgjatur e konspiracionit antishqiptar serbo-sllav gjatë tërë jetës së tij e dëshmon edhe me këtë shkrim, ku në mes tjerash thotë: "Edhe pse i kam besuar rrëfimit të ish-kryepolicit Ademaj, unë po vazhdoj ta diskreditoj Sabriun..."

Pra Ibrahim Kelmendi e dëshmon edhe njëherë vetë nëpërmes shkrimit që e cekëm pak më parë se ai dhe eprorët e tij, siç paska qenë kryepolici Ademaj, të cilit i paska besuar aq shumë, ju paska dashur dhe po iu duhesha me e "diskreditua" Sabriun dhe të gjithë ata që kanë pasur për detyrë t'i "diskreditojnë", sepse si dorë e zgjatur e konspiracionit antishqiptar serbo -sllav kanë qenë të detyruar t'i kryejnë shërbimet e tyre në interes të okupatorit serbo-sllav.

Për hir të lexuesve të nderuar të gazetës "Kosova Sot", më duhet të them këtë të vërtetë: Pas burgosjes së Hysen Gërvallës (vëllai i Jusufit dhe Bardhoshit), Shefqet Jasharit (dhëndër i heroit Metush Krasniqit). Abdyl Lahut (dajë i dajës së heroit Adem Demaçit), Skender Jasharit (djalë i motrës së heroit Adem Demaçit) etj., si aktivistë të LNÇKVSHJ u rrezikuam të burgosemi unë dhe heroi Jusuf Gërvalla. Për arratisjen e heroit Jusuf Gërvalla, mund të argumentoj shoku i ngushtë i heroit Jusuf, Skender Blakaj, ndërsa për arratisjen time deri në kufi me shtetin shqiptar mund të argumentojnë motra ime Igballi (po ashtu aktiviste e Lëvizjes) me burrin e saj Fadil Mehmeti, të cilët më çuan nga Prishtina në Podujevë e prej atje dmth. nga Podujeva e deri në Gjakovë më përcolli Fuat Hajdini, shok i jetës i vëllait tim Bedri Novosella, deri tek aktivisti i dalluar i LNÇKVSHJ Mark Mërturi e nga Gjakova e deri në Grudë, në kufi me shtetin shqiptar, Mark Mërturi me të shoqen Tereza Mërturin. Në Gjakovë na ka pritur dhe na ka përcjellë Mire Mërturi, bija e Mark Mërturit. Të gjithë këta i kam pasur dhe i kam miq të jetës.

Po në këtë shkrim lexojmë: "... Sabri Novosellës qeveria shqiptare duhet t'ia ketë dorëzuar gjatë vitit 1981 të paktën dy milionë dollarë..."

Pra, vlera ime për Qeverinë shqiptare paska qenë të paktën dy milionë dollarë. Kishte me qenë mirë të na tregojë Ibrahim Kelmendi se sa ka qenë vlera e tij si mik i kryepolicit Ademaj dhe eprorit të Franjo Herleviq, si dorë e zgjatur e konspiracionit antishqiptar serbo-sllav ? !!! Po në këtë shkrim mësova se me milionat e dollarëve paskam kontribuar në ndërtimin e Kosovës. Një bashkëpunëtor i ngushtë i heroit Jusuf Gërvalla, Hafiz Gagica më telefonoi, ashtu si mbi 100 telefonata dhe sms që më përshëndetën për emisionin në Klan Kosova ku e kam përmendur Ibrahim Kelmendin dhe më tha: pse nuk e pyete Ibrahim Kelmendin: "Në jetën tënde a ke punuar vetëm një ditë pune dhe me çka ke jetuar një jetë të tërë?!"

Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?