RIZA SALIHU: NUK I VRAVA UNË VËLLEZËRIT
GËRVALLA
Express
12 Mars 2012 23:51
Pas rrëfimit që e ka bërë,
në Klan Kosova, Ibrahim Kelemendi, i cili ka akuzuar Riza Salihun si autor të
vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, ka ardhur rrëfimi edhe nga
ky i fundit.Salihu gjatë një interviste në emisionin ‘Zona B’ në këtij
televizioni, ka thënë se Ibrahim Kelemdi ka shpifur dhe gënjyer, sipas tij dhe
gjitha ato që i ka thënë Kelmendi janë dezinformata.
Ai ka mohuar kategorikisht
të jetë i involvuar në këtë vrasje, megjithëse pranon se është takuar disa herë
me Jusuf Gërvalllan dhe po ashtu pranon se ka kontrolluar postat e tij dhe për
këtë shkak ishte arrestuar asokohe nga policia gjermane. “Postën e kontrollova
sepse kisha dyshime se ata ishin në shërbim të agjencive inteligjente të
Jugosllavisë”, ka thënë Saihu. Ai ka rrëfyer se atëherë ka udhëhequr një
organizatë me emrin ‘Zëri i Kosovës’, transmeton Indeksonline.
Siç transmeton ky portal,
Salihu është shprehur i bindur se vrasjen e ka bërë policia sekrete gjermane.
Sipas tij në momentin kur ishte arrestuar, policia i kishte thënë se Jusufi do
të vritet dhe sipas tij vrasja ndodhi një vit më pas.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen