Riza Salihu: Nuk i vrava unë vëllezërit
Gërvalla
Telegrafi: 9:15 / 13.03.2012
Vazhdon debati për vrasjen
e Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka. Pas rrëfimit që e ka bërë Ibrahim
Kelemendi i cili ka akuzuar Riza Salihun si autor të vrasjes, ka ardhur rrëfimi
edhe nga ky i fundit.
Ai ka mohuar kategorikisht
të jetë i përfshirë në këtë vrasje, megjithëse pranon se është takuar disa herë
me Jusuf Gërvalllan dhe po ashtu pranon se ka kontrolluar postat e tij dhe për
këtë shkak ishte arrestuar asokohe nga policia gjermane.
“Postën e kontrollova sepse
kisha dyshime se ata ishin në shërbim të agjencive inteligjente të
Jugosllavisë”, ka thënë Saihu. Ai ka rrëfyer se atëherë ka udhëhequr një
organizatë me emrin ‘Zëri i Kosovës’, transmeton Indeksonline.
Salihu u pyet shumë herë
nëse ishte vrasi por insistoi se ai nuk e ka bërë një gjë të tillë,madje thotë
se në kohën kur u vranë vëllezërit Gërvalla ishte në qytet tjetër.
“Kur ka ndodh vrasja kam
qenë në Bremen të motra këtë e ka besuar edhe policia gjermane për shkak se
kanë dëshmuar edhe gjermanët”, ka rrëfyer Salhiu.
Ai është shprehur i bindur
se vrasjen e ka bërë policia sekrete gjermane. Sipas tij në momentin kur ishte
arrestuar, policia i kishte thënë se Jusufi do të vritet dhe sipas tij vrasja
ndodhi një vit më pas. Salihu tha se deri vonë ka pasur një zyre për përkthime
nga gjuha gjermane në Prizren, ndërsa tani është i papunë. /Telegrafi/
Kommentare
Kommentar veröffentlichen