AAK e cilëson Donikën pjesë të kuzhinës së Rrahman Morinës!


Prishtinë 16.01.2014

Ndaj intervistës së Donika Gërvallës, bijës së atdhetarit Jusuf Gërvalla, në emisionin Rubikon të KTV-së, ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Në të njëjtat vija të atyre që vranë babanë e saj, Donika Schwartz (mbiemri i nusërisë, pasi martohet me politikanin e CDU-së Stephan Schwarz, i cili u bë qytetar nderi i Sarajevës për ndihmën që dha gjatë rrethimit nga serbët këtij qyteti - v.j.), sonte në KTV iu bashkua shpifjeve dhe ofendimeve të ulëta të kuzhinave ndaj kryetarit Haradinaj dhe AAK-së”, thuhet në reagimin e AAK-së, në të cilin Donika cilësohet si “pjesë e kuzhinave që ia kanë vrarë babanë, me apo pa vetëdije”, thuhet në reagimin e AAK-së, i cili vazhdon me pohimin se “Ramush Haradinaj ka respektuar gjithherë ligjin vendor dhe ndërkombëtar dhe është i pastër para ligjit. Iu drejtohemi organeve të ligjit për mbrojtjen e integritetit të njerëzve të Kosovës nga anëtarja më e re e kuzhinës së Rrahman Morinës dhe nga trashëguesit e JUL-it (E Majta Jugosllave, parti e themeluar dhe e udhëhequr nga Mirjana Mirkovic, gruaja e Slobodan Miloseviqit - v.j.)”  .Në Rubikon, Donika Gërvalla akuzon AAK-në. Sipas Ramush Haradinaj dhe njerëz të tij e kanë kriminalizuar Dukagjinin, ku kanë udhëhequr pothuajse prej pasluftës.


“Ramush Haradinaj është kriminel ordiner i pasluftës”, ka thënë ajo

Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?