ARDIAN GJINI: MËKAT QË JUSUF GËRVALLA NUK ARRITI TA EDUKOJË BIJËN E TIJ DONIKËN


Express 16.01.2014
Deputeti i AAK'së Ardian Gjini ka komentuar deklaratat e Donika Gërvallës duke thënë se është mëkat që Jusuf Gërvalla nuk ka arritur ta edukojë vajzën e tij.

"Kjo që thotë zonja Gërvalla...Shwartz apo si e pat mbeimenin...po më duket që është mëkat që babai i saj s'ka mbërri me eduku" ka thënë Gjini.

Deputeti Gjini ka përmendur edhe Fatos Lubonjën duke thënë se edhe ai edhe Gërvalla nuk kanë qenë në Kosovë dhe se bëjnë analiza vetëm duke shikuar portale.

Gjini ka thënë se të gjithë ata po që po flasin dhe bëjnë akuza ndaj AAK'së dhe Haradinajt do të përballen me padi por nuk ka paralajmëruar një të tillë kundër vajzës së Jusuf Gërvallës.



ERNEST LUMA E QUAN SHTRIGË DONIKA GËRVALLËN


 Express 16.01.2014
Më në fund ka reaguar edhe Ernest Luma, Zëdhënës i AAK’së, rreth deklaratave të Donika Gërvallës, e cila e quajti “kriminel ordiner” Ramush Haradinaj.

Ja dhe reagimi i plot i Lumës.

Donika Shëartz, plus një në korin e shtrigave dhe vampireve te Beogradit dhe falangave të tij shqipfolëse kunder Kosoves dhe kunder Ramush Haradinajt.

Në të njëjtat vija të atyre që vranë babanë e saj, Donika Shëarts, në KTV iu bashkua shpifjeve dhe ofendimeve të ulta të kuzhinave ndaj kryetarit Haradinaj dhe AAK-së.

Ramush Haradinaj ka respektuar gjithëherë ligjin vendor dhe ndërkombëtar dhe është i pastër para ligjit.

Iu drejtohemi organeve të ligjit për mbrojtjen e integritetit të njerëzve të Kosovës nga anëtarja më e re e kuzhinës së Rrahman Morinës dhe nga trashëguesit e JUL-it.


AAK: DONIKA GËRVALLA KA QENË NË PEJË VETËM SI TURISTE


Bota Sot 16.01.2014
Edhe dega e AAK-së në Pejë ka reaguar ndaj deklaratave të Donika Gërvallës, bijës së Jusuf Gërvallës, ku sipas saj Ramush Haradinaj dhe njerëz të tij e kanë kriminalizuar Dukagjinin, ku kanë udhëhequr pothuajse prej pasluftës.

“Donika Gërvalla asnjëherë nuk ka jetuar e as qëndruar në Pejë, përveç si turiste. Bazuar në këtë nuk ka mundur e as që e di gjendjen në Pejë për të folur për apo në emër të qytetarëve të Komunës së Pejës”.Në asnjë rrethanë dhe në asnjë formë deklarimet se biznesëve në Pejë ju bëhet presion nga njerëzit e AAK-së nuk qëndron dhe nuk është e vërtet. Qytetarët e Pejës janë ata që themeluan dhe zhvilluan AAK-në dhe i dhanë për 6 vite besimin për të udhëhequr me Komunën e Pejës. Edhe në zgjedhjet e fundit janë mbi 18 mijë qytetarë që votuan për AAK-në por edhe ata që votojnë për parti të tjera kanë respekt për njeriun që udhëheqikëtë trevë në luftën e përgjakshme të UÇK-së z.Ramush Haradinaj", thuhet në reagim.


Kjo degë poashtu i ka kujtuar Donika Gërvallës që ishin njerëzit e AAK-së që emërtuan kinemanë e qytetit me emrin e dëshmorit dhe babait të saj Jusuf Gërvalla, ishin njerëzit e AAK-së që vendosën bustin e dëshmorit Jusuf Gërvalla në Pejë.

Kommentare

Postimi më i lexuar

Gazetari Bozhinovski thotë se Ali Ahmeti organizoi eliminimin e vëllezërve Gërvalla [dokument]

Skelet për tri i biografi

Kush e vrau Kadri Zekën dhe Vllezërit Gervalla ?