Atentatet që po vazhdojnë
të na trazojnë, irritojnë e hutojnë
Ibrahim Kelmendi, botuar në Zhurnal 20.01.2014
Para 32 viteve ndodhen atentatet e kobshme ndaj Jusuf e
Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Edhe pse dihet se urdhërdhënës ishte
piramida e pushtetit të atëhershëm të Beogradit, fatkeqësisht ende nuk janë
zbuluar atentatorët dhe spiunët e logjistikës së tyre.
Nuk di ndonjë njeri t’i ketë vuajtur më shumë ato
atentate se sa unë. E para, sepse m’i vranë bashkëveprimtarët më të ngushtë, e
dyta, sepse më duhej të përballojë atentatet e pastajmë komplotiste, e treta,
qysh atëherë e deri tani m’është dashur të përballem më luftën speciale të
shërbimeve jugosllave, e cila ishte tejet brutale, vulgare dhe e pistë, sepse
pjesë e asaj lufte bëheshin edhe disa viktima (bile edhe të Familjes Gërvalla)
që i kishin manipuluar...
Siç kam dyshuar atëherë, institucionet gjermane, në
kohën kur ndodhen atentatet, nuk bënë hetime intensive, sepse Shteti gjerman
kishte prioritet marrëdhëniet e mira me pushtetin e atëhershëm të Jugosllavisë.
Edhe për një makinë me targa zvicerane më patën pyetur, por shpejt u hesht. Me shpërbërjen e Jugosllavisë (1992) institucionet
gjermane riaktivizuan hetimet. Ndodhi arrestimi i të dyshuarit Riza Salihu, si
doras potencial. Atij ju bë gjyq në Shtutgart, por trupi gjykues, në pamundësi
për të sjell dëshmitarë nga Kosova dhe Jugosllavia, e liroi atë, pas gati dy
viteve burg. Sërish ndodhi një si pauzë. Romani im ATENTATE, i botuar me rastin
e 25-vjetorit, i nxiti institucionet gjermane të riaktivizojnë hetimet. Akoma
më shumë duhet t’i ketë nxitur botimi i bashkëbisedimit të Bedri Islamit me mua
në librin me titull: “LËVIZJA / një Lindje e përgjakur (Bashkëbisedim me
Ibrahim Kelmendin)”, botuar me rastin e 30-vjetorit.Kjo mund të dëshmohet edhe
me faktin se deri atëherë hetimet i kryesonte Landeskriminalamt’i (Enti
republikan i kriminalistikës i LanditBadenWürtenberg), në ndërkohë, siç më kanë
njoftuar, hetuesia i ka kaluarBundeskriminalamt’it (BKA / Entit Federativ të
Kriminalistikës).
Paraqitja e
tanishme publike e Donika Gërvallës ritrazoi shoqërinë tonë
Ashtu siç ndodhi me
rastin e botimit të dy librave, romanit ATENTATET dhe “LËVIZJA / Një Lindje e
përgjakur (Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin)”, edhe paraqitja e tanishme
publike e Zonjës Donika Gërvalla, trazoi shoqërinë tonë. Mua më rezulton se
kësaj radhe shoqëria u trazua më shumë për shkak të luftës partiake për
pushtet, sesa për shkak të synimit për të ditur pse dhe kush i vrau Jusufin,
Kadriun e Bardhoshin.
Më rezulton se
Donika shfrytëzojë statusin e të qenit vajzë e Jusufit dhe mbesë e Bardhoshit
për të shpalos përcaktimet e saj politike, kryesisht si militante e LDK-së.
Kështu, edhe njëherë sikur u shpërdoruan dhe po shpërdorohen ato atentate.
Përse u vranë
Jusufi, Kadriu e Bardhoshi?
Pushteti i
Beogradit ka urdhëruar një mori atentatesh në Perëndim, ndaj kundërshtarëve të
tij, nëse nuk ia ka dal t’i arrestojë, torturojë e gjykojë me burgosje
shumëvjeçare. Këto atentate janë urdhëruar e ekzekutuar sidomos ndaj
emigracionit politik kroat. Ndaj emigracionit politik shqiptar nuk di të kenë
ndodhur të tilla atentate qysh pas Luftës së Dytë Botërore e deri më 17 Janar
të vitit 1982, kur na i vranë Jusufin, Kadriun dhe Bardhoshin. Pra, ekzistonin
në mori organizatash të emigracionit politik shqiptar, por pushteti i Beogradit
nuk duhet të ketë vrarë asnjë udhëheqës të tyre. Sipasdyshimit tim, nuk duhet
të ketë vrarë ndonjërin nga udhëheqësit e Legalitetit, Ballit, Lidhjes
Kosovare, Besëlidhjes shqiptare, etj., sepse udhëheqësit e tyre i kishte
rekrutuar si bashkëpunëtor e spiunë. Dyshoja se të tillë ishin Nderim Kupi,
Mulla IsufAzemi, EminFazlia, HysenTerpeza, Musa Hoti, Vebi Ibrahimi, etj.
Organizimi i ri në
mesin e emigracionit tonë, i filluar në vitin 1978, i intensifikuar me
arratisjen e Kadriut e Jusufit, duhet të ketë ndikuar që pushteti i Beogradit
të konkretizojë luftën brutale kundër nesh, sepse tashmë këta veprimtarë nuk i
kishte spiunë dhe bashkëpunëtorë.
Paraqitje
telegrafike e komploteve fillestare
Rëndom, shërbimet e
specializuara të Beogradit në luftë kundër emigracionit politik, duhet të kenë
synuar fillimisht që të përvetësojë udhëheqësit organizimeve politike, duke i
neutralizuar ato. Kur nuk ia kanë arritur rekrutimit të tyre, i kanë vrarë.
Për arratisjen dhe
veprimtarinë e Kadriut, i arratisur në Zvicër në vitin 1978, shërbimet e
Beogradit nuk duhet të kenë qenë të informuara, sepse ai praktikonte
konspiracion të thellë. Ta zëmë, më 3 prill 1981, me udhëzim të Jusufit, kam
udhëtuar në Zvicër që të takojë shokët e “Lirisë”, siç i quanim ata që botonin
e shpërndanin organin e OMLK-së “Liria”. Adresën kontaktuese të tyre e kishte
Jusufi. Ishte një librari e zviceranëve Beat e AsalSchafer në Biel, meqë nga
ajo adresë i ishte postuar organi “Liria”. Duhet të kem arritur në mbrëmjen e
ditës së premte, më 3 prill. E kam lutur Beat’it që të më
kontaktojë me shokët e “Lirisë”. Nuk kishte
asnjë adresë e as numër telefoni. Më tha se duhej të prisja nëse do të
telefononte ndonjëri. Ma ka rregulluar një krevat portabël në librari. Kam fjet
aty të premten dhe të shtunën, tek të dielën erdhi Kadriu, sepse të dielën
paradite i kishte telefonuar Beat’it për të pyetur nëse kishte ndonjë dërgesë
postare për “Lirinë”, ndërsa ky i ka treguar se po e prisja. E takova, pa ditur
se kush ishte. Më mjaftonte se ishte shokë i “Lirisë”. Mu prezantua me emrin “Zeqa”. I tregova se isha aty i
autorizuar edhe nga Jusufiqë të organizonim protesta e demonstrata. U morëm
vesh për të filluar me demonstrata, të parën në Bern, më 11 prill 1981.
Për arratisje të
Jusufit në dhjetor të vitit 1979 shërbimet ishin të informuara, meqë kishin
provuar ta arrestonin në Prishtinë. Sapo ka arritur në Gjermani më ka
telefonuar Bardhoshi. Me Bardhoshin isha njohur qysh në verë të vitit 1978.
Njëkohësisht për
arratisje të Jusufit dinte edhe Riza Salihu. Menjëherë filloi fushatën kundër
tij, duke përhap shpifje dhe dezinformomë, se e kishte dërguar UDB-ja. Kjo na
alarmojë. Ai ishte udhëheqës i Grupit komunist “Zëri i Kosovës”. Nënkryetar i
tij ishte Hysen Gega. Në ndërkohë Riza urdhëron Hysenin për ta vrarë Jusufin,
por urdhrin kundërshtoi ta zbatonteHyseni. Përkundrazi, ai na informoi për atë
urdhër. Simulojmë disa muaj sikur nuk e dinimJusufi, Bardhoshi dhe unë, që të
zbulonim kush i rrinte mbrapaRizait. E përmbyllëm atë urdhër për vrasje në
prill të vitit 1980, duke i vënë kusht Rizait që të ndërpriste fushatënshifse,
diskredituese e akuzuese kundër Jusufit. Ndodhi ashtu me pleqërim të Jusufit.
Rizai, jo vetëm që nuk e ndërpreu fushatën, por organizojë që të na vidheshin
dërgesat postare Jusufit dhe mua. E zbuloi policia gjermane dhe e arrestoi në
flagrancë. I bënë vetëm një gjykim për kundërvajtje...
Jusufi po përpiqej
të vente kontakt me Sabri Novosellën, “udhëheqësin” e Organizatës. E dinte që
ishte në Turqi, por nuk i lajmërohej, edhe pse i kishim dërguar lutjen që t’i
paraqitej. Me sa mbaj mend, në gusht të vitit 1980 Jusufi i shkroi letër Enver
Hoxhës. Nga ai kërkoi ndihmë 10 mijë dollarë, për të blerë një makinë faqosëse
“Oliveti” për të përgatit gazetat. Letrën e kishte postuar përmes postës
gjermane. Siç do të mësoi më vonë, Enver Hoxha ia kishte dërguar përmes “rrobaqepësit”
(Sabri Novosellës) ndihmën e kërkuar. Ai duhet të ketë qenë rasti që Sabriu u
ndie i detyruar t’i lajmërohetJusufit. Pas botimit të romanit ATENTATET u
informove se Shteti shqiptar ia kishte dorëzuar “rrobaqepësit” atë radhë 500
mijë dollarë, kurse ai ia kishte përcolliJusufit vetëm 10 mijëdollarë. Dhe ai
duhet të ketë qenë vetëm kësti i parë. Edhe tre herë tjerë Shteti shqiptar ia
kishte dhënë “rrobaqepësit” nga 500 mijë dollarë, pastaj “korrieri” (që më ka
treguar) ishte ndërruar nga ai post dhe nuk dinte edhe sa të tjera i janë
dërguar pastaj.
Gjatë verës së
vitit 1981, pas turit të demonstratave, Kadriut i vinë nga Kosova “Tezat e
Frontit për Republikën e Kosovës”. Autorizohet që të bisedojmë në Perëndim për
të bashkuar organizatat. Ato Teza i modifikuam dhe i miratuam. Me kërkesë të
Jusufit, Sabriu do të duhej të shpallte bashkimin, si veteran që ishte. Në
tetor 1981 shkojnë në Stamboll Kadriu e Bardhoshi. Sabriu kundërshton bashkimin
që kishim arritur. Pason ndërprerja e bashkëpunimit të Jusufit me Kadriun, i
urdhëruar nga Sabriu. Në nëntor Jusufi boton gazetën (organin) “Zëri i
Kosovës”.Aty në mënyrë diabolike shkruan për “pabesinë” e Kadriut, sepse tashmë
ishin mobilizuar edhe të tjerë keqbërës për ta dezinformuar Jusufin, ta zëmë se
si Kadri, unë dhe bashkëveprimtarët tanë po e sabotonim e luftonim Jusufin...
Më dy janar 1982
ndodh dasma e Kadriut me Saime Isufin. Të ftuar ishin një mori
bashkëveprimtarësh. Jusufi në dhjetor 1981 merr dokument udhëtimi nga organet
gjermane, por shkon në dasmë vetëm sa për formë, pa dëshirë. Në dasmë gjetëm kohë
për të biseduar dhe për t’i sqaruar komplotet e përçarjet që po na bëheshin.
Më 16 janar 1982,
me ftesë të Jusufit, shkojmë Kadriu dhe unë për t’u takuar. Vendtakimi në
banesë të Murat Kryeziut, afër aeoroportit të Shtutgartit. Aty qëndrojmë deri
rreth orës një pas mesnate. Ndërpremë ndejën, meqë nuk ishte ambient për biseda
pune. Jusufi mori Kadriun, mua dhe Sylë Nuhajn për të fjetur në shtëpi të tij.
Meqë ishte acar, borë, mjegull e dendur, rreth 60 km rrugë i bëmë për dy orë,
duke arritur në fshatin Untergruppenbach rreth orës tre të mëngjesit.
Atëherë nuk kishte telefoni mobile. Shkuarjen e rastit
e dinin vetëm ne që shkuam dhe 3-4 veta që ishin të pranishëm kur u nisem. Në
mesin e atyre që ditën se po shkojmë në shtëpi të Familjes Gërvalla duhet të kenë
qenë FahredinTafallari (i cili me insistim ftoi Kadriun dhe mua të shkonim të
ai), NuhiSulejmani, Murat Kryeziu (i cili u brengos pse nuk ndenjëm të ai) dhe
ndonjë tjetër.
Tashmë ishte e vetëkuptueshme se Jusufi po na thërriste
që të bëjmë ribashkimin e organizatave. Marrëveshja për Bashkimi ndodhi rreth
orës pesë të mëngjesit, më 17 Janar 1982, duke vendosur për t’u bashkuar në
Lëvizje...
Në mes të orës 15.00 dhe 16.00, me insistim të Jusufit
dhe Kadriut, udhëtuam me makinë unë dhe Sylë Nuhaj, meqë kishim paralajmëruar
shfaqjen e tv-dramës “Gërsheta lufte” në Klubin “Emin Duraku” në Dyzeldorf. Ata
ma kërkuan autorizimin që të firmosnin Bashkimin edhe në emrin tim.
Rreth orës 23.00 përfunduam shikimin dhe diskutimet e
tv-dramës.U shpërndamë për të fjetur. Të pranishëm ishin rreth 150 veta,
prandaj diskutimet zgjaten deri në atë kohë. U ftova nga Hysri Reka. Sapo po
bëheshim gati për t’u shtrirë në krevate, vjen Haxhi Bega dhe na njofton për
vrasjet. Atij i kishte telefonuar vëllai im, Mustafa, kurse Mustafën e kishte
informuar Suzana (ose Misin Mavraj), me sa mbaj mend.
Rreth orës katër të mëngjesit, ditë e hënë, arritëm te
Familja Gërvalla. Më rrëfyen si kishin ndodhur vrasjet.
Kadriu pat mbet të Jusufi që të kompletonin me shkrim
dokumentacionin për Bashkimin e arritur (gjithë arkivin dhe dokumentacionin në
shtëpi të Jusufit i pat bastis policia gjermane). Ai duhej të udhëtonte në
Zvicër, sepse në mëngjesin e të hënës duhej të ishte në punë në një fabrikë të
Sant Gallen. Meqë janë vonuar në përpilim të dokumentacionit, Ai duhet të ketë
anuluar shkuarjen në Zvicër. Rreth orës 22.15, me insistim të Jusufit, vendosin
të dalin në kabinë telefonike për të informuar Saimën, bashkëshorten e Kadriut,
për mos shkuarje të Kadriut (meqë Gërvallajt lidhje telefonike nuk kishin në
shtëpi). Sapo hipin në makinë dhe nisen të shkojnë te kabina telefonike e
fshatit, u dalin dy vrasës përpara dhe shtinë (sipas dëshmitarit gjerman).
Për shkak të rrethanave të këqija kohore policia dhe
ndihma e shpejtë, të informuar nga fqinji e dëshmitari gjerman, vonojnë rreth
30 minuta. Kadriu e Bardhoshi, të ulur përpara, vdesin nga plumbat aty, kurse
Jusufi vdes në spital nga plagët (qe hamendësuar se e ka mbyt një kirurg serb).
Dëshmia imenë hetuesinë gjermane
Rreth orës 09.00 erdhi kryehetuesi Odaischi, më mori në
bisedë. Biseduam rreth dy orë. Më pyeti ne ke dyshoja si atentatorë të
mundshëm. Ju përgjigja: “nëse Riza Saliu nuk ka alibi, ai është vrasësi
kryesor...” Ia rrëfeva arsyetimet. Për informatorë të vrasëseve apostrofova një
mysafir rasti (nga Bllaca e Therandës), të cilin e gjetëm fjetur në kauçin e
dhomës se ndejës, duke pritur Jusufin e Bardhin dhe Bardhi duhet ta ketë
dërguar në stacion rreth orës 18.00 të ditës së diel, pak orë para atentateve.
Nga informatorët e mundshëm për rrugëtimet e vend-qëndrimet tona të fundit
shënjova Nuhi Sulejmanin, i cili prej kohësh ishte bërë i dyshimtë për mua.
Urdhër-arresti për Riza Salihun
Në bazë të dëshmive të fqinjit gjerman, i cili e kishte
parë vrasjen nga ballkoni i tij, rreth 30 metra largësi, në bazë të dyshimit
tim, në bazë të fantom-fotos që kishin bërë ekspertet, dhe bazuar në dosjen që
kishte policia, Riza Salihut iu lëshua urdhër-arresti publik, përmes lefletëve
që shpërndante policia dhe përmes televizioneve, duke lutur qytetarët të
informojnë sapo të shohin njeriun në foto. Ndoshta pas 4-5 ditëve ia dalin ta
arrestojnë. Nuk di sa ditë e kanë mbajt në burg hetues.
Komplotet pas vrasjeve
Gjatë ceremonisë mortore filluan komplotet përçarëse.
Ajo ceremoni zgjati shumë, sepse avokati i Familjes Gërvalla kishte bërë
kërkesë në konsullatë jugosllave për leje që kufomat e Jusufit, Kadriut e
Bardhoshit të transportoheshin për varrim në Kosovë. Tek pas tre javë pritjeje
mori përgjigjën refuzuese.
Ndoshta ditën katërt pas vrasjes Zonja Suzana Gërvalla,
Bashkëshortja e Jusufit, më njofton për letrën që Jusufi ma kishte dërguar dhe
meqë ishte rekomande, ishte kthyer ditën kur po më informonte, sepse unë nuk
isha në banesë për ta pranuar. Mu përgjërua që ta hapte dhe ta lexonte, me
arsyetim se ishte letra e fundit që kishte shkruar Jusufi. Ia miratova. E lexoj
dhe ma dha.
Sabri Novosella ngarkoi Xhafer Durmishin zëvendës të
Jusufit. Ai erdhi nga Kosova 3-4 ditë pas vrasjeve, mori komandën komplotues, kurse
Nuhi Sylejmani komandën menaxhuese të ndihmave, njëherit sajonte skena
përçarëse. Përditë provokoheshim të ndodhte edhe ndonjë hata tjetër. Insistonin
të na përzinin nga ceremonia mortore mua, Saimen, Hasan Malën dhe
bashkëveprimtarët tonë të ngushtë. Familja Gërvalla kishte ngel pa zot
shtëpie...
Shpifjet, dezinformimet, difarmimet, në kuadër të lufta
speciale të shërbimeve përkatëse, ishin intensifikuar, sikur mua më kishte
përzënë Jusufi nga shtëpia, se ishim armiqësuar, deri edhe se isha vrasësi dhe
informatori... Ajo luftë vazhdoi gjatë 32 viteve, por se fundi e bënin
kryesisht viktimat e specialistët dhe spiunët e shërbimeve.
Me njëqind pengesa,
sabotime e peripeci përballuam varrimin dinjitoz
Kulmi i komploteve
të radhës ishte takimi në Stamboll, më 17 shkurt 1982, mes Sabri Novosellës e
Xhafer Durmishit me oficerin e UDB-së AvdullahPrapashticën. Ata vendosin të
bashkojnë LNÇKVSHJ (kryetar Sabri Novosella) dhe Partisë Komuniste të Kosovës /
Marksiste-Leniniste (kryetar Avdullah Prapashtica). Nga komploti i tyre
rezultoi: Lëvizja për një Republikë Socialiste Shqiptare në Jugosllavi ose
Lëvizja për një Republikë Shqiptare në Jugosllavi. Sapo u bë publike
“bashkimi”, filluan zënkat mes krahut të Sabriut, që pretendonte se kishin
vendosur pa “socialiste” dhe krahut të Avdullahut, që pretendonte se kishin
vendosur për “socialiste”...
Më 5 maj 1992
Xhafer Shatri, “në emër” të OMLK-së, i bashkohet asaj Lëvizjeje. Mua më kishin
izoluar nga bisedimet dhe informimi, se çfarë kishte ndodhur deri atëherë.
Vetëm gjatë viteve
1984 dhe 1985 arritëm që ta konsolidonim Lëvizjen mbi platformë e vendime të
Bashkimit që kishim bërë me 17 Janar 1982!
Fatmirësisht,
Këshilli për shënim të 30-Vjetorit të themelimit të Lëvizje miratoi si Datë
themeluese 17 Janarin 1982!
Pështjellimet e
pastajmë
Në ndërkohë
komplotistët kryesor, Sabri Novosella, XhaferDurmishi dhe Xhafer Shatri u
larguan nga Lëvizja, meqë nuk ishin në gjendje të bënin komplote e përçarje të
tjera. Ata veprimtarinë e tyre keqbërëse e vazhduan nga pozicionet tjera, duke
“milituar” në subjekte të reja (në kaudër të LDK-së dhe “qevrisëbukoshi”)...
Viteve të fundit
bëra të njohur informimin se arratisja e Sabri Novosellës ishte simulim i
shefit të UDB-sëIbushKllokoçi (sipas dëshmisë se ish-shefit policorDemëAdemaj),
se Sabriu kishte pranuar të paktën dy milionë dollarë nga Qeveria e Shqipërisë
në vitin 1980, si ndihmë për veprimtarinë tonë (prej tyre vetëm 10 mijë dollarë
ia kishte dhënë Jusufit, me të cilat bleu makinën radhitëse për gazetë), por
opinioni u trazua e shqetësua fare pak, siç nuk u trazua e shqetësua as nga
shpifjet e akuzat që përhapiRiza Salihu në mediat e Kosovës kundër
JusufGërvallës dhe policisë gjermane. Edhe atëherë dhe tani ai vazhdon t’i
diskreditojë Jusufin e Bardhoshin si njerëz të UDB-së, kurse policinë gjermane
si vrasëse të Jusufit, Kadriut e Bardhoshit (Prokuroria e Përgjithshme e
Kosovës nuk di nëse ka vepruar diç, edhe pas denoncimit që i bëra Riza
Salihut)...
Tek tani, paraqitja
e Donikës, po instrumentalizohetvulgarisht në luftën e paskrupullt për
pushtet...
Mbase po mirëkuptohet insistimi e angazhimi im, që të
zbulohen e dënohen të paktën vrasësit!

Kommentare
Kommentar veröffentlichen