“Atentatori i vëllezërve
Gërvalla e Kadri Zekës ishte Riza Salihu”
“Unë nuk kam njohuri për
dosjen gjermane, sepse unë jam dëshmitar. Jam intervistuar shumë herë nga
hetuesia gjermane. Së fundi, para rreth një viti”, ka thënë Kelmendi në një
intervistë për "Tribuna". Ai thekson se është i bindur se vrasësi i
vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, është Riza Salihu, derisa shton se nuk e
di kush është personi në Qeveri, që lidhet me ketë vrasje siç pretendon Donika
Gërvalla
Organet gjermane të
hetuesisë po i vazhdojnë hetimet për atentatin nga i cili kanë humbur jetën
vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka. Konfirmimi vjen nga një
aktivistë tjetër i atëhershëm i emigrantëve shqiptarë, Ibrahim Kelmendi. Njeriu
që ka të shkruar një libër për atentatin, që ka treguar me emër e mbiemër se kë
e sheh si atentator, është dëshmitar i rastit.
Në një intervistë për
gazetën Tribuna ai nuk ka përmendur emra të njerëzve që mund të jenë të
përfshirë në vrasjen e tre heronjve, përpos Riza Salihut, derisa ka thënë se
intervistimi i fundit nga organet gjermane i ka ndodhur hiq më larg se para një
viti, duke konfirmuar kështu vazhdimin e hetimeve.
Në intervistë, Kelmendi ka
vlerësuar paraqitjen e fundit të vajzës së heroit Jusuf Gërvalla, Donika
Gërvallës, derisa ka treguar detaje të funksionimit të atëhershëm të diasporës
shqiptare.
Megjithatë, njeriu që di
shumë rreth vrasjes nuk është optimist se drejtësia do të vihet në vend.
Tribuna: Për ata që nuk ju
njohin, cilat kanë qenë lidhjet tuaja me vëllezërit Gërvalla dhe me Kadri
Zekën?
Kelmendi: Me Jusufin,
Kadriun e Bardhoshin kemi qenë shokë e bashkëveprimtarë, që kur jemi takuar e
njohur. Vet fakti që çastet e fundit të jetës i kemi kaluar së bashku, në
shtëpi të Vëllezërve Gërvalla, besoj, dëshmon afërsinë tonë në bashkëveprimtari
e jetë.
Tribuna: A mund të na shpjegoni si funksiononte atëherë diaspora
shqiptare?
Kelmendi: Unë di të flas për emigracionin shqiptar, sepse diasporë
shqiptare kemi kryesisht në Itali, Greqi, Turqi e SHBA. Veprimtarinë politike në Gjermani e kam filluar në
vitin 1977, krahas studimeve. Në vitin 1978 jam njohur me Bardhin, në dhjetor
1979 me Jusufin, kurse në prill 1981 me Kadriun. Ne kemi vepruar në meset e
emigracionit ekonomik, nuk kemi pas kontakte me emigracionin e vjetër politik.
Jemi angazhuar ta ndërgjegjësojmë dhe angazhojmë emigracionin ekonomik në
Gjermani, Zvicër, Belgjikë dhe shtete të tjera.
Tribuna: A kishte përçarje?
Kelmendi: Në radhët tona dhe mes organizimeve tona nuk kishte.
Përjashtim është bëjnë dy muaj, nëntor dhe dhjetor 1981, kur qe shkaktuar një
keqkuptim e ftohje në mes të Jusufit e Kadriut. Këtë e pat imponuar Sabri
Novosella, i cili ishte udhëheqës i Organizatës në të cilën ishte i angazhuar
Jusufi. Në dasmën e Kadriut dhe Saime Isufit u shpjeguan angazhimet përçarëse e
diversioniste të Sabriut dhe dy-tre vetave në Gjermani. Jusufi na ftoi Kadriun
dhe mua që të shkonim më 16 janar 1982 te ai. Në mëngjesin e 17 janarit
vendosëm bashkimin e organizimeve tona. Fatkeqësisht SDB/UDB-ja bëri atentatet
vrastare dhe, pos vrasjeve të udhëheqësve, goditi rëndë edhe Bashkimin që
arritëm. Tek në vitin 1984 ia dolëm ta konsolidojmë Lëvizjen mbi bazat e
përcaktimeve të Bashkimit më 17 janar 1982.
Tribuna: Kush ishte cak i atentatit dhe pse?
Kelmendi: Nuk e di kush duhet të ketë qenë cak i atentateve, sepse për
atentate janë marrë vendimet në Beograd. Mendoj se i rrezikuar, brenda e jashtë
Kosove, ka qenë secili veprimtar, nëse organet policore nuk kanë mundur ta
arrestojnë, torturojnë, dënojnë.
Tribuna: A jeni ende të bindur se atentatori është Riza Salihu?
Kelmendi: Vazhdoj të dyshoj, bile edhe të jem i bindur, sepse këtë
bindje kishte edhe hetuesia gjermane dhe gjykata në Shtutgart, ku i është bërë
proces gjyqësor. Nuk kanë mundur ta përmbyllin procesin gjyqësor, sepse nuk
mund t’i sillnin dëshmitarët nga Kosova e Jugosllavia. E kanë përzënë pastaj
nga Gjermania, pasi pati vuajt gati dy vite burg. Unë kam qenë dëshmitar i
hetuesisë edhe në proces gjyqësor.
Tribuna: A e njihnit ju në atë kohë Salihun dhe çfarë raporte kishit me
të?
Kelmendi: Po, e kam njohur dhe kam pas dy-tre takime me të gjatë vitit
1979. Njohjen dhe takimet i ka aranzhuar Bashkëveprimtari Hysen Gega. Nuk jemi
marrë vesh, jemi armiqësuar qysh në komunikimet e takimet e para. Pastaj ai
është angazhuar të bëjë survejimin tonë. Është kapur në flagrancë nga policia
gjermane në verë të vitit 1980 dhe është burgosur.
Tribuna: A e keni parë intervistën e Donika Gërvallës se çfarë mendoni
për paraqitjen e saj?
Kelmendi: Po. Unë rezervohem të jap vlerësime konkrete për Zonjën Gërvalla
për hir të kaluarës sonë. Në këtë intervistë ajo ka shkëlqyer si oratore, e
informuar, e guximshme, e zgjuar, e zhdërvjelltë, përjashto disa ç’vlerësimeve
tepër të ashpra, ta zëmë në relacion me zotëri Ramush Haradinajn dhe zotëri
Albin Kurtin.
Tribuna: A keni njohuri për dosjen e organeve gjermane që e përmendi
Donika?
Kelmendi: Unë nuk kam njohuri për dosjen gjermane, sepse unë jam
dëshmitar. Jam intervistuar shumë herë nga hetuesia gjermane. Së fundi para
rreth një viti.
Tribuna: Kush është zyrtari qeveritar i përfshirë në vrasje?
Kelmendi: Nuk e di.
Tribuna: Kur mendoni se do të vihet drejtësia në vend për atentatin?
Kelmendi: Drejtësia nuk do
të vihet në vend asnjëherë, sepse vendimmarrësit dhe urdhërdhënësit për ato atentate
vrastare i përkisnin kreut të pushtetit në Beograd dhe shumica e tyre nuk
jetojnë më. Uroj, të paktën, të zbulohen e dënohen dorasit dhe spiunët e
logjistikës së tyre.
************************
************************
(teksti integral i
intervistës, siç e ka autorizuar z.Ibrahim Kelmendi):
Pyetje: Për ata që nuk ju
njohin, cilat kanë qenë lidhjet tuaja me vëllezërit Gërvalla dhe me Kadri
Zekën?
Përgjigje: Me Jusufin,
Kadriun e Bardhoshin kemi qenë shokë e bashkëveprimtarë, që kur jemi takuar e
njohur. Vet fakti që qastet e fundit të jetës i kemi kaluar së bashku, në
shtëpi të Vëllezërve Gërvalla, besoj, dëshmon afërsinë tonë në bashkëveprimtari
e jetë.
Pyetje: A mund të na shpjegoni si funksiononte atëherë diaspora
shqiptare?
Përgjigje: Unë di di të flas për emigracionin shqiptar, sepse diasporë
shqiptare kemi kryesisht në Itali, Greqi, Turqi e SHBA.
Veprimtarinë politike në
Gjermani e kam filluar në vitin 1977, krahas studimeve. Në vitin 1978 jam
njohur me Bardhin, në dhjetor 1979 me Jusufin, kurse në prill 1981 me Kadriun.
Në kemi vepruar në meset e emigracionit ekonomik, nuk kemi pas kontakte me
emigracionin e vjetër politik. Jemi angazhuar ta ndërgjegjësojmë dhe angazhojmë
emigracionin ekonomik në Gjermani, Zvicër, Belgjikë dhe shtete të tjera.
Pyetje: A kishte përçarje?
Përgjigje: Në radhët tona
dhe mes organizimeve tona nuk kishte. Përjashtim është bëjnë dy muaj, nëntor
dhe dhjetor 1981, kur qe shkaktuar një keqkuptim e ftohje në mes të Jusufit e
Kadriut. Këtë e pat imponuar Sabri Novosella, i cili ishte udhëheqës i
Organizatës në të cilën ishte i angazhuar Jusufi. Në darsmën e Kadriut dhe
Saime Isufit u shpjeguan angazhimet përçarëse e diversioniste të Sabriut dhe
dy-tre vetave në Gjermani. Jusufi na ftojë Kadriun dhe mua që të shkonim me 16
janar 1982 të ai. Në mëngjesin e 17 Janarit vendosëm bashkimin e organizimeve
tona. Fatkeqësisht SDB/UDB-ja bëri atentatet vrastare dhe, pos vrasjesjeve të
udhëheqësve, goditi rëndë edhe Bashkimin që arritëm. Tek në vitin 1984 ia dolëm
ta konsolidojmë Lëvizjen mbi bazat e përcaktimeve të Bashkimit më 17 Janar
1982.
Pyetje: Kush ishte cak i atentatit dhe pse?
Përgjigje: Nuk e di kush duhet të ketë qenë cak i atentateve, sepse për
atentate janë marrë vendimet në Beograd. Mendoj se i rrezikuar, brenda e jashtë
Kosove, ka qenë secili veprimtar, nëse organet policore nuk kanë mundur ta
arrestojnë, torturojnë, dënojnë.
Pyetje: A jeni ende të bindur se atentatori është Riza Salihu?
Përgjigje: Vazhdoj të dyshoj, bile edhe të jem i bindur, sepse këtë
bindje kishte edhe hetuesia gjermane dhe gjykata në Shtutgart, ku i është bërë
proces gjyqësor. Nuk kanë mundur ta përmbyllin procesin gjyqësor, sepse nuk
mund t’i sjellnin dëshmitarët nga Kosova e Jugosllavia. E kanë përzënë pastaj
nga Gjermania, pasi pati vuajt gati dy vite burg. Unë kam qenë dëshmitar i
hetuesisë edhe në proces gjyqësor.
Pyetje: A e njihnit ju në atë kohë Salihun dhe çfarë raporte kishit me
të?
Përgjigje: Po, e kam
njohur dhe kam pas dy-tre takime me te gjatë vitit 1979. Njohjen dhe takimet i
ka aranzhuar Bashkëveprimtari Hysen Gega. Nuk jemi marrë vesh, jemi armiqësuar
qysh në komunikimet e takimet e para. Pastaj ai është angazhuar të bëjë
survejimin tonë. Është kapur në flagrancë nga policia gjermane në verë të vitit
1980 dhe është burgosur.
Pyetje: A e keni parë intervistën e Donika Gërvallës se çfarë mendoni
për paraqitjen e saj?
Përgjigje: Po. Unë rezervohem të jap vlerësime konkrete për Zonjën
Gërvalla për hir të kaluarës sonë. Në këtë intervistë ajo ka shkëlqyer si
oratore, e informuar, e guximshme, e zgjuar, e zhdërvjelltë, përjashto disa
ç’vlerësimeve tepër të ashpra, ta zëmë në relacion me Zotëri Ramush Haradinajn
dhe Zotëri Albin Kurtin.
Pyetje: A keni njohuri për dosjen e organeve gjermane që e përmendi
Donika?
Përgjigje: Unë nuk kam njohuri për dosjen gjermane, sepse unë jam
dëshmitar. Jam intervistuar shumë herë nga hetuesia gjermane. Se fundi para
rreth një viti.
Pyetje: Kush është zyrtari qeveritar i përfshirë në vrasje?
Përgjigje: Nuk e di.
Pyetje: Kë aludim në moshën që kanë zyrtarët qeveritar, del se nga këta
aktualët në hierarkinë e lartë mund të jenë Behgjet Pacolli ose Bujar Bukoshi.
Po flasim vetëm për çështje moshe. A është ndonjëri prej tyre? Nëse po, cili?
Përgjigje: Nuk e di. Moshën e kanë për të qenë të mundshëm.
Pyetje: Për zotin Pacolli kanë shkruar edhe disa media online.
Përgjigje: I kam përcjell, por nuk mund t’i komentojë, sepse nuk kam
prova. Nuk e fsheh, vazhdimisht kam dyshuar se është njeri me peshë i
Beogradit, bile se ka zhvilluar biznes partneriteti edhe me vëllain e Sllobodan
Millosheviqit, ish-ambasador në Moskë, i cili ia ka hapur dyert e angazhimeve
ndërtimore MABETEX-it edhe në Kremlin.
Pyetje: Kur mendoni se do
të vihet drejtësia në vend për atentatin?
Përgjigje: Drejtësia nuk
do të vihet në vend asnjëherë, sepse vendimmarrësit dhe urdhërdhënësit për ato
atentate vrastare i përkisnin kreut të pushtetit në Beograd dhe shumica e tyre
nuk jetojnë më. Uroj, të paktën, të zbulohen e dënohen dorasit dhe spiunët e
logjistikës së tyre.
Kommentare
Kommentar veröffentlichen